Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca kompjuterike

Drejtimi: Inxhinieria softuerike
Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: MCS-SE120C
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: Magjistër i shkencave kompjuterike - Drejtimi: Inxhinieria softuerike
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Ndryshimet në shkencat kompjuterike dhe aplikimi i tyre janë shumë dinamike. Sfida kryesore e hulumtimit dhe studimeve në këtë drejtim është zhvillimi i sistemeve dhe teknologjive të reja të avancuara që do të ofrojnë zgjidhje në fushën e informatikës dhe teknologjive të komunikimit.
Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit janë bërë sektorë të mëdhenj dhe të famshëm që zgjerohen në mënyrë të shpejtë dhe janë sektorë më të zhvilluar në Bashkimin Evropian dhe në ekonominë globale.
Përveç kësaj, shfaqja e tregjeve të reja të softuerit dhe në sektorin e telekomunikacionit në Evropën Juglindore ka iniciuar rritjen e kërkesës për profesionistë të kualifikuar dhe të specializuar në këtë fushë.
Studentët e diplomuar mund të punojnë si inxhinierë profesionalë të softuerit, ose si arkitektë softueri në zhvillimin e kompanive të softuerit ose në departamentet e TI.
Niveli i lartë i aftësive profesionale do t'u mundësojë studentëve të diplomuar që më shpejt të bëhen udhëheqës të suksesshëm në industrinë e softuerit. Gjithashtu, specializimi në katër drejtime (Inxhinieria e të dhënave, Sistemet ueb dhe mobile, Inxhinieria softuerike dhe Sistemet e informacionit) u mundëson studentëve të diplomuar të fitojnë ekspertizë në fusha të caktuara dhe të jenë edhe më konkurrues në vendin e punës.

Programi do t’u ofrojë studentëve njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të kontribuar në të gjitha aspektet e procesit të zhvillimit të softuerit, duke përfshirë planifikimin, bashkëpunimin, specifikimin, projektimin, zhvillimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e produkteve softuerike. Përveç kësaj, studentët do të fitojnë aftësi të përgjithshme si në të menduarit analitik dhe kritik, në punën ekipore dhe punën në mjediset shumëkulturore, në planifikim dhe organizim etj. Pas mbarimit të këtij programi, të diplomuarit do të kenë mundësi të bëjnë karrierë në industri të ndryshme, kryesisht duke përmbushur nevojat për hartimin e sistemeve kompjuterike, si zhvillues softueri, zhvillues softueri mobil dhe Ueb, inxhinierë të bazave të të dhënave, menaxherë të projekteve dhe të proceseve softuerike apo dizajnues të sistemeve të informacionit, të gjitha këto varësisht nga drejtimi brenda programit studimor që studentët do të zgjedhin. Semestri i fundit i studimeve përfshin përpilimin e tezës së magjistraturës, duke u mundësuar të diplomuarve të vazhdojnë studimet e tyre drejt doktoratës në shkencat kompjuterike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Fiton aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe kreative të TI, për të siguruar cilësi, dizajnimi dhe menaxhimi të aplikacioneve që ndërlidhen me fushën e telekomunikacionit si aplikacione, mbrojtje  dhe ruajtjen e cilësisë;
- Fiton aftësi për të aplikuar shkathtësitë e TI, njohuri dhe demonstrim të kompetencave të specializuara të shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit në mënyrë që të organizojë lidhjen e proceseve të telekomunikacionit si strukturë që menaxhohet dhe monitorohet si në aspektin e transferit të të dhënave ashtu dhe në drejtim të krijimit të ndërfaqes së përdoruesit;
- Fiton njohuri dhe kuptim në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike (programim, teknologjitë ueb, bazat e të dhënave, rrjete, sisteme kompjuterike dhe të informacionit dhe multimedia);
- Fiton njohuri të një apo më shumë fushave të industrisë së telekomunikacionit me të cilat mund të kualifikohet studenti si ekspert mbi aplikimin e njohurive në një fushë të caktuar;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi të zgjedhjes së problemeve në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative në mjedise të reja të pa hasura më herët  pa përvojë të mëparshme në telekomunikacion;
- Planifikim, menaxhim dhe vlerësim i hulumtimeve të pavarura në fushën e telekomunikacionit si dhe zhvillimit dhe zbatimit të mjeteve të përshtatshme për testim, simulim dhe implementim;
- Kreativitet dhe origjinalitet në interpretimin e njohurive nga informatika për të zgjidhur problemet që lidhen me objektivat e zonës industriale të prodhimit të telekomunikacionit;

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për integrim kreativ e sintezë të njohurive nga disa lëmi në fushën e telekomunikacionit, dhe administrim të proceseve dhe sistemeve me aplikim të mjeteve të TI të dizajnuara për çështje të caktuara. Krijimi i proceseve arsimore duke përdorur mjete dhe teknika kompjuterike;
- Aftësi për t'u marrë me situata komplekse që lidhen me procese specifike që rezultojnë në kohë reale në hapësirën e telekomunikacionit;
- Aftësi për të identifikuar instancat e përshtatshme të specializuara dhe për të bërë vlerësime të kapshme në situata të mungesës së informacionit apo të dhënave të plota dhe të bazuara në parime e përgjegjësi personale, sociale dhe etike që lidhen me aplikimin e njohurive dhe të kuptuarit;

Aftësitë e komunikimit

- Aftësi për të këmbyer përfundime dhe propozime të argumentuara dhe mbështetjen e tyre në mënyrë racionale,  si me individë profesionalë ashtu edhe me të tjerë, në mënyrë të qartë dhe pa dykuptimësi;
- Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; udhëheqje dhe inicim të aktiviteteve.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësia për të identifikuar nevojat individuale dhe drejtimet për zhvillim të mëtutjeshëm individual dhe autonom në fushat e zakonshme të informacionit;
- Aftësia për të marrë përgjegjësinë për studim të vazhdueshëm në fusha të specializuara të biznesit dhe të informacionit në kuadër të ekonomisë në rrjet;
- Aftësi për të marrë përgjegjësi për zhvillimin dhe trajnimin e mëtejshëm profesional;

Semestri 1

  • [MCS-101] [6 SETK] Bazat e të dhënave të avancuara
    Qëllimet e kësaj lënde janë vazhdimi i studimit të thelluar të bazave të të dhënave. Lënda është vazhdim i lëndës Bazat e të dhënave nga cikli i parë i studimeve. Ajo fillon me një përsëritje të dizajnimit konceptual dhe vazhdon me dizajnimin konceptual të zgjeruar. Në të sqarohet koncepti i normalizimit të skemave të bazës së të dhënave, përkufizohen format normale dhe aplikohen në dizajnimin e bazave të të dhënave. Pastaj vazhdon me mënyrat e ruajtjes (memorimit) të të dhënave, paraqitjen (prezantimin) e të dhënave, arkitekturën e sistemit për udhëheqje me bazat e të dhënave, procesimin dhe optimizimin e përzgjedhësve, transakcionet, teknikat e kontrollit të njëkohshmërisë, teknikat e rikthimit të bazës së të dhënave dhe sigurimi i bazës së të dhënave dhe autentifikimi.
  • [MCS-102] [6 SETK] Programim dhe dizajnimi i orinetuar në objekte
    Qëllimi i kësaj lëndë është të mësohet programimi dhe dizajnimi i orientuar në objekte me një qasje më rigoroze, duke theksuar abstraktimin, modularitetin dhe ri-përdorimin e kodit gjatë ndërtimit dhe kuptimit të sistemeve të mëdha. Në kuadër të koncepteve të programimit me objekte, lënda përfshin modelim të orientuar në objekte duke përdorur UML, praktikat më të mira të dizajnimit, shabllone të dizajnit, si dhe aplikimin e tyre në zgjidhje të problemeve nga bota reale dhe modelim të aplikacioneve.
  • [MCS-103] [6 SETK] Inxhinieri a softuerike e avancuar
    Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri dhe të kuptuarit e koncepteve të avancuara në inxhinierinë softuerike. Duke filluar nga specifikacionet formale, cilat notacione, simbole dhe specifikime ("metoda formale") janë të nevojshme për të përcaktuar një sistem formal softuerik? Studentët do të njihen me ndërtimin e një specifikimi të qartë formal. Ajo gjithashtu synon të trajtojë aspektet e inxhinierisë softuerike të avancuar: cilat janë aktivitetet kryesore teknike të kryera gjatë procesit të zhvillimit te procesit softuerik? Çfarë inxhinieri softuerike të bazuar në komponentë është përdorur për të krijuar sisteme me komponentë të përdorshëm? Si realizohet një klient / server arkitekturë të ndikojë në mënyrën e softuerit që është zhvilluar? A janë konceptet dhe parimet e inxhinierisë softuerike të aplikueshme për aplikacionet të bazuara në ueb dhe produkte në ueb?
  • [6 SETK]
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [ECSSE-04] Zhvillim softuerik me metodologjinë 'Agile'
    • [ECSSE-05] Zhvillimi i softuerit ‘Model - Driven’
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSSE-07] Çështjet etike për TI profesionistët
    • [EMCS-01] Arkitekturat e orientuara në shërbime
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
  • [6 SETK]
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCS-201] [6 SETK] Strukturat e të dhënave dhe algoritmet e avancuara
    Kjo lëndë bazohet në dituri paraprake nga lëmi i algoritmeve dhe strukturave të të dhënave. Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me algoritme të avancuara dhe efikase dhe strukturat e përshtatshme të cilat përdoren për organizimin, kërkimin dhe optimizmin e të dhënave. Gjithashtu mbulohet edhe efikasiteti teorik i algoritmeve dhe përcaktimi praktik i tij me qëllim që të mundësohet krahasimi i algoritmeve të ndryshme. Gjatë mësimit, studentët do të njihen me disa algoritme të njohura, veçanërisht për kërkim dhe optimizim në struktura jolineare, siç janë pemët dhe grafet.
  • [MCS-202] [6 SETK] Ueb sistemet e informacionit
    Lënda ofron hyrje rreth teknologjive për zhvillim të sistemeve të informacionit për Ueb e orientuar në të dhënat si dhe aplikimin praktik të sistemeve të tilla. Lënda do të fokusohet rreth aspekteve siç janë: teknologjitë dhe arkitekturat e ueb sistemeve të informacionit, menaxhimi me të dhënat në ueb, semantika e të dhënave në ueb, uebi social si dhe shkenca mbi uebin (web science).
  • [MCS-203] [6 SETK] Programim i distribuar Дистрибуирано програмирање
    Në këtë lëndë studentët e ciklit pasdiplomik njoftohen me tema të avancuara të softuerëve, algoritmeve dhe modeleve të sistemeve të shpërndara. Në mënyrë të veçantë, në këtë lëndë do të theksohen teknikat e fundit të përdorura nga sistemet e shpërndara si: sistemet e shpërndara të skedarëve, “lock” shërbimet, qendrat e të dhënave të ndërmarrjeve, shërbimet në “cloud”, rrjetat sensorike pa tel dhe aplikacionet e qëndrueshme. Studimet e rasteve do të bëhen duke u bazuar në sisteme të shpërndara reale si dhe do të rishikohet literatura e fundit kërkimore në këtë fushë.
  • [6 SETK]
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [ECSSE-04] Zhvillim softuerik me metodologjinë 'Agile'
    • [ECSSE-05] Zhvillimi i softuerit ‘Model - Driven’
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSSE-07] Çështjet etike për TI profesionistët
    • [EMCS-01] Arkitekturat e orientuara në shërbime
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
  • [6 SETK]
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MCS-301] [6 SETK] Ndërfaqet softuerike
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët t’i mësojnë parimet e dizajnimit të aplikacioneve kompjuterike për të arritur nivel të lartë të përdorshmërisë. Më konkretisht, studentët do të marrin njohuri rreth metodës së dizajnimit që ka në qendër përdoruesin, e cila përshin dizajnimin e aplikacioneve në bazë të analizës së përdoruesve dhe kushteve në të cilat aplikacioni ka për qëllim të përdoret. Gjithashtu, do të mësohen metoda të ndryshme për vlerësimin e aplikacioneve për të siguruar që aplikacioni I krijuar të arrijë përdorshmëri të lartë nga përdoruesit.
  • [MCS-302] [6 SETK] Inxhinieria e avancuar e të dhënave
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’i mësojë studentët si të analizojnë të dhënat me qëllim që të njëjtat të përdoren për të mundësuar parashikime të dobishme. Me rëndësi të veçantë është procesi i ndarjes së sinjalit nga 'zhurma', problem ndaj të cilit do ti qasemi nga këndvështrimi statistikor dhe i shkencave kompjuterike. Duke përdorur probleme reale, në këtë lëndë studentët do të mund të mësojnë që të zgjedhin probleme praktike duke përdorur metodat dhe teknikat e mësuara në klasë.
  • [MCS-303] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësive shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull studentët do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
  • [6 SETK]
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [ECSSE-04] Zhvillim softuerik me metodologjinë 'Agile'
    • [ECSSE-05] Zhvillimi i softuerit ‘Model - Driven’
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSSE-07] Çështjet etike për TI profesionistët
    • [EMCS-01] Arkitekturat e orientuara në shërbime
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
  • [6 SETK]
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [ECSSE-04] Zhvillim softuerik me metodologjinë 'Agile'
    • [ECSSE-05] Zhvillimi i softuerit ‘Model - Driven’
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSSE-07] Çështjet etike për TI profesionistët
    • [EMCS-01] Arkitekturat e orientuara në shërbime
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu

Semestri 4

  • [CST-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+