Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Informatikë biznesi

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: N-MBI120C
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: Magjistër në Informatikë biznesi
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

             Informatika e biznesit është një disiplinë e njohur gjerësisht në Evropën kontinentale. Edhe pse është e ngjashme me sistemet e informacionit, ajo më shumë fokusohet në çështjet teknike, duke përfshirë këtu sistemet informatike dhe qasjet strukturore për modelimin dhe analizimin e proceseve të biznesit dhe problemet lidhur me to.
             Informatika e biznesit është veçanërisht e rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe mjedisit ndërmarrës. Ajo karakterizohet me bashkimet strategjike, outsourcing, mjedise operative të shpërndara fizikisht dhe partneritete globale të biznesit. Objektivi kryesor i këtij programi do të jenë strategjitë e reja, teknikat, mjetet dhe teknologjitë për zhvillimin e një fushe të përshtatshme si informatika e biznesit.
             Kuptimi i biznesit dhe informatikës është e një rëndësie të madhe për punën e të gjithë profesionistëve të biznesit, duke përfshirë këtu edhe menaxherët ekzekutivë të cilët e përcaktojnë drejtimin strategjik të organizatës, profesionistët e informacionit që hartojnë dhe ofrojnë shërbime të reja të informacionit; kontabiliteti dhe menaxherët financiarë të cilët përdorin sistemet e informacionit për menaxhimin e financave dhe krijimin e raporteve të biznesit dhe menaxherët e marketingut e të shitjes të cilët përdorin sistemet e informacionit për të ndjekur blerjen e konsumatorit dhe për të promovuar produkte të reja.
               Informatika e biznesit është studim i teknologjisë së informacionit në kontekstin e biznesit. Informacioni është bërë burim kyç i biznesit që çon në krijimin e karrierave të reja për individët të cilët e kuptojnë se si të veprojnë me informacionin. Këta "punëtorë të ditur" - njerëz të cilët e kuptojnë si ta ruajnë, ta rimarrin, ta analizojë dhe ta shpërndajnë informacionin - aktualisht kanë një karrierë premtuese dhe produktive e cila është e cila i pret ata.
            Kjo baraspeshë, gjithashtu, pasqyron lidhjen ndërmjet përmbajtjes teorike dhe praktike të lëndëve të fituara përmes ligjëratave, udhëzimeve, seminareve, sesioneve në laboratorë kompjuterikë dhe vetëstudim. Njohuritë nga lëndët fitohen përmes metodave të ndryshme të përafrimit duke përfshirë sesionet e provimit, testet në klasë, ato tutoriale, detyrat individuale, punën në grup dhe prezantimet. Studentët pritet të demonstrojnë aspekte të origjinalitetit dhe të shpikjes.
             Objektivi i programit është që t’i pajisë studentët me përvoja cilësore të studimit të cilat do t’u ofrojnë atyre mundësitë më të mira për të kuptuar fushat e mbuluara dhe ta kuptojnë potencialin e tyre maksimal.
            Të gjithë mësimdhënësit në fakultetin tonë janë profesionistë shumë të respektuar të cilët mbeten aktivë në fushat e tyre dhe mbajnë kontakte personale në rajon dhe rrethinë. Një program i projektuar për cilësi gjithashtu është mbajtur dhe në të  mësimi përfshin përvojat reale botërore, punën praktike dhe bashkëpunimin me kompanitë e suksesshme në fushën e biznesit gjë që  mund të çojë në punësim të shpejtë.

With the Master of Science in Business Informatics, the graduates will find employment in the fields of system development, software project management, ultimate users of IT support, programming, and as business system analysts, system analysts. For this reason, the individuals who have not only the ability to design technical, computer-based solutions, but also have the ability to notice the possibilities of IT from a business perspective, will be sought for employment by every organization. Students will be equipped with the following skills:
- To manage information function in middle-size and big organizations
- To analyze, plan and develop IT solutions which support the market needs.
- To plan the required business analysis and business risk estimates.
- To develop skillfulness, to contribute in the decision making, design and implementation of the changes in the business process.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Njohuritë dhe të kuptuarit e fushave të biznesit dhe të informatikës (ekonomi, menaxhim, marketing, financa dhe përkatësisht, programim, bazat e të dhënave, sistemet kompjuterike dhe të informacionit, rrjetet dhe inxhinieria e të dhënave) në një nivel që shtrihet përtej njohurive themelore përmes njohurive elementare të orientuara në hulumtime dhe aftësi për të demonstruar ekspertizë në trajtimin e problemeve të botës reale në këtë fushë.
- Aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe kreative në një mjedis që kërkon njohuri ndërdisiplinore, fusha të ndërlidhura të biznesit dhe informatikës dhe të tregojë kompetenca specialiste në të njëjtën mënyrë.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Në mënyrë origjinale, kritike, të pavarur dhe krijuese mund të zbatojë, të përdorë, të zhvillojë dhe të zgjidhë probleme në mjedise të reja dhe të panjohura në një kontekst shumëdisiplinor të një biznesi të vërtetë dhe në mjediset organizative.
- Mund të planifikojë, të zbatojë dhe t’i vlerësojë çështjet e pavarura kërkimore në fushën e biznesit duke zbatuar metoda dhe metodologji të ndryshme të zhvillimit të softuerit në bizneset komerciale.
- Mund të përdorë një shumëllojshmëri të mjeteve të zhvillimit të softuerit dhe t’i programojë ato duke përdorur skripte shell dhe programe të hartuara për mjedise ueb ose programe të pavarura.
- Në mënyrë origjinale, kritike dhe krijuese mund të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes së problemeve në mjedise të reja, të papara ose të panjohura për zhvillimin e softuerit.
- Është në gjendje t’i organizojë sistemet softuerike në mënyrë që të zgjidhë çështje të ndryshme sociale, ekonomike dhe/ose teknologjike.
- Është në gjendje të marrë pjesë në projekte kërkimore si një bazë për zhvillimin e mëtejshëm akademik.
- Demonstron ekspertizë në trajtimin e problemeve reale në fushën e zhvillimit të softuerit dhe të menaxhimit të projekteve.
- Mund të zhvillojë dhe të aplikojë ide origjinale dhe krijuese.Demonstron ekspertizë në trajtimin e problemeve reale në fushën e zhvillimit të softuerit dhe menaxhimin e projekteve.
- Mund të zhvillojë dhe aplikojnë ide origjinale dhe krijuese.

Aftësitë për të vlerësuar

- Në mënyrë adekuate mund të mbledhë, të analizojë dhe të vlerësojë të dhënat duke përdorur mjete dhe sisteme moderne për çështje të caktuara ekonomike dhe/ose informative dhe organizative, zakonisht nga perspektiva e menaxhimit dhe marketingut.
- Mund të argumentojë ide dhe koncepte cilësore dhe sasiore me karakter biznesi dhe organizativ duke përdorur dhe duke zbatuar njohuritë e sistemeve të informacionit, bazave të të dhënave të korporatave dhe mjete të tjera softuerike.
- Ka aftësi që në mënyrë adekuate të vlerësojë afatet e kërkuara, burimet dhe rreziqet në planifikimin, zhvillimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e softuerit, duke përdorur mjetet e duhura.
- Mund të testojë, të vlerësojë dhe të vendosë mbi përshtatshmërinë e IT zgjidhjeve të mundshme në perspektivë komerciale.

Aftësitë e komunikimit

- Ka aftësi që në mënyrë të qartë dhe pa ambiguitet t’u komunikojë rezultatet dhe njohuritë e studimit audiencave të specializuara nga fushat e biznesit dhe informatikës me shkathtësinë për ta përshtatur stilin dhe formën e të shprehurit për audiencë jo-specialiste.
- Ka kompetenca për të kryer hulumtime në mënyrë kritike, krijuese, të pavarur dhe të argumentuar dhe për të vlerësuar metodologjitë dhe për të zhvilluar kritikat kur duhet të propozojë dhe të mbrojë hipoteza të reja.
- Mund të demonstrojë aftësi për inicim, duke udhëhequr dhe duke marrë përgjegjësinë për një punë individuale dhe grupore, ku kompetencat e biznesit dhe informatikës janë vendimtare për llojin e pozitës.

Aftësitë e të mësuarit

- Është në gjendje t’i identifikojë nevojat personale dhe drejtimet për studimin individual dhe autonom siç mund ta kryejë atë në mënyrë të vetë-drejtuar dhe autonome në fushat e biznesit dhe informatikës.
- Është në gjendje të marrë përgjegjësi për të mësuarit e vazhdueshëm individual dhe atë në grup, në fusha të specializuara të biznesit dhe të informatikës brenda ekonomisë në rrjet, duke përfshirë këtu edhe përcaktimin e objektivave të të nxënit afatmesëm dhe afatgjatë.

Semestri 1

  • [MCBI-01] [6 SETK] Modelimi i proceseve të biznesit
    Qëllimet e lëndës janë: Proceset janë teknologjitë kryesore të të gjitha organizatave për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve që kënaqin nevojat e konsumatorëve. Gjithnjë e më shumë, në mënyrë që të vazhdojë të ju shërbejnë klientëve të tyre dhe të mbeten konkurrues, organizatat duhet të vazhdimisht të analizojne, ridizajnojne, dhe të përmirësojnë proceset e tyre të biznesit në kohë më të shkurtër për të arritur qëllimet operacionale. Duke kuptuar këtë, procesi i integrimit të biznesit kërkon një infrastrukturë IT që mundëson njerëzit, proceset dhe informacione të integrohet në mënyrë fleksibile. Ky kurs do të shqyrtojë se si organizatat mund të modelojnë proceset e biznesit, si hap i parë në arritjen e proceseve fleksibile dhe të integruar të biznesit. Kursi do të shqyrtojë teknologjitë e informacionit dhe arkitekturat që premtojnë për të bërë të mundur këtë integrim të biznes procesëve. Kursi do të pajisë studentët me: - Një kornizë për të kuptuar projektimin, kontrollin dhe përmirësimin e proceseve të biznesit. Pjesa më e madhe e këtij materiali do të jetë nga fusha e menaxhimit të operacioneve. - Një metodologji për të analizuar, modeluar dhe dizajnuar biznes procese, duke përfshirë përdorimin e simulimit për matjen dhe krahasimin e performancës së modeleve të ndryshme. - Njohja e teknologjive aktuale në zhvillimin e sistemeve të informacionit dhe arkitekturave si fasilitatorët e përmirësimit, integrimit dhe automatizimit t procesit të biznesit biznes proceseve.
  • [EMBI1030] [6 SETK] E-kontabilitet
    Lënda synon të analizojë prizmin e kontabilitetit në sistemet e informacionit. Lënda gjithashtu analizon kontabilitetin nga perspektiva e biznesit dhe nga perspektiva e sistemit. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë proceset e brendshme në kontabilitet, si këto procese janë të lidhura, çfarë efekti ka çdo proces në procese të tjera, llogaritë dhe raportet vjetore. Këto njohuri studentët do të mund t’i përdorin në karrierën e tyre si analistë të biznesit.
  • [ECSIS-05] [6 SETK] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    Qëllimi i lëndës është të japë hyrje më të zgjeruar në sistemet e informacionit nga aspekti organizativ dhe prizma shoqërore. Qëllimi është që t’i ushqejë studentët me balancë adekuate nga teknikat dhe perspektivat organizative, të cilat do të shfrytëzohen si bazë për studime të mëtutjeshme në këtë fushë studimi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECSDE-01] Inxhinieringu i dijes
    • [ECSDE-02] Gjurmimi i të dhënave nga Ueb për inteligjencë biznesi
    • [ECSDE-03] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECSDE-07] Programimi i bazave të të dhënave
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
    • [ECSWMS-04] Zvillimi i sofuerit për njësi mobile
    • [ECSWMS-07] Teknologjitë e kalkulimeve në “Cloud”
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSIS-02] Strategjia e TI-së
    • [ECSIS-03] IT Project Management
    • [ECSIS-09] Trende të reja në sistemet e informacionit
    • [ECSIS-10] Biznesi elektronik dhe ai mobil
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCBI2021] [6 SETK] E-tregtia
    Transaksionet tregtare në një epokë elektronike, të kuptuarit e teknologjisë, të transaksioneve, të marketingut dhe tregtisë, biznesit, menaxhimit dhe teknikave të implementimit të e-tregtisë. Studentët do të fitojnë aftësitë e udhëheqjes, të planifikimit dhe menaxhimit me ekipe të përfshira në inicimin dhe zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë.
  • [SAD0102] [6 SETK] Inxhinieria softuerike
    Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri dhe të kuptuarit e koncepteve të në inxhinierinë softuerike. Duke filluar nga specifikacionet formale, cilat notacione, simbole dhe specifikime ("metoda formale") janë të nevojshme për të përcaktuar një sistem formal softuerik? Studentët do të njihen me ndërtimin e një specifikimi të qartë formal. Ajo gjithashtu synon të trajtojë aspektet e inxhinierisë softuerike të avancuar: cilat janë aktivitetet kryesore teknike të kryera gjatë procesit të zhvillimit te procesit softuerik? Çfarë inxhinieri softuerike të bazuar në komponentë është përdorur për të krijuar sisteme me komponentë të përdorshëm? Si realizohet një klient / server arkitekturë të ndikojë në mënyrën e softuerit që është zhvilluar? A janë konceptet dhe parimet e inxhinierisë softuerike të aplikueshme për aplikacionet të bazuara në ueb dhe produkte në ueb?
  • [MCBI2022] [6 SETK] Menaxhimi me projektet e TIK
    Lënda ofron nje hyrje ne fushen e menaxhimit te projekteve ne TIK, teknikat e prezentimit dhe qasjet me qellim te zhvillimit te vetedijes kritike per sfidat dhe mangesite ne kete fushe. Ky modul bazohet mbi njohurite nga fusha e inxhinierise softuerike si dhe kurseve tjera qe lidhen me sistemet e informacionit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECSDE-01] Inxhinieringu i dijes
    • [ECSDE-02] Gjurmimi i të dhënave nga Ueb për inteligjencë biznesi
    • [ECSDE-03] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECSDE-07] Programimi i bazave të të dhënave
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
    • [ECSWMS-04] Zvillimi i sofuerit për njësi mobile
    • [ECSWMS-07] Teknologjitë e kalkulimeve në “Cloud”
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSIS-02] Strategjia e TI-së
    • [ECSIS-03] IT Project Management
    • [ECSIS-09] Trende të reja në sistemet e informacionit
    • [ECSIS-10] Biznesi elektronik dhe ai mobil
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MCBI3031] [6 SETK] Inteligjenca e biznesit dhe analitika
    Qëllimi i lëndës është që të ju sigurojë studentëve një kuptim të disa teknikave të shkencës së menaxhimit dhe të ofrojë disa njohuri se si këto mjete mund të përdoren për të analizuar problemet komplekse të biznesit dhe të arrijnë në një zgjidhje racionale. Teknikat për të studiuar përfshijnë parashikimin, planifikimin linear, simulimin, dhe modelimin. Rastet e kompleksitetit në rritje do të përdoren për të theksuar përshkrimin e problemit, përkufizimin, dhe formulimin. Kompjuteri do të përdoret gjerësisht në të gjithë kursit, kryesisht duke përdorur programe në dispozicion për të kryer llogaritjet pasi problemi është formuluar si duhet. Theksi do të vendoset në interpretimin dhe zbatimin e rezultateve. Përveç kësaj, ne do të shqyrtojë të ardhmen e analitikës.
  • [ECSIS-07] [6 SETK] Analiza dhe dizajnimi i sistemeve
    Qëllimi i lëndës është që studentët të kuptojnë dhe të përdorin metodologjitë, teknikat, mjetet dhe perspektivat thelbësore për analistët e sistemeve që të hetohen dhe të zhvillohen me sukses kërkesat e sistemeve të informacionit, si dhe të jepen zgjidhje të përshtatura për kërkesat duke përdorur teknika standarde të modelimit të tilla si teknikat e strukturuara të modelimit, teknikat e modelimit të inxhinierisë informatike dhe teknikat e modelimit të objekteve. Për më tepër, të kuptohen metodat dhe kufizimet e përfshira në krijimin e një dizajni të realizueshëm nga rezultatet e përdorimit të analitikës së sistemeve të përmendura më sipër.
  • [EMCS-01] [6 SETK] Arkitekturat e orientuara në shërbime
    Qëllimi i lëndës është që të ofrojë një studim më të thellë të Arkitekturave të Orientuara në Shërbime (SOA) nga tri këndvështrime kryesore: biznes perspektiva, perspektiva arkitektonike dhe këndvështrimi teknologjik. Nga perspektiva e biznesit, adaptimi i SOA është thelbësor në sigurinë e zhdërvjelltësisë së biznesit, prandaj rëndësia e SOA në industri do të shpjegohet. Perspektiva arkitektonike do të trajtojë modele të ndryshme arkitekturore të zhvillimit të softuerit, me fokus të veçantë në atë të projektimit të SOAs dhe të projektimit të modeleve në SOA. Nga perspektiva teknologjike, studentët do të kenë mundësinë të fitojnë përvojën e nevojshme për të implementuar dhe për të zbatuar zgjidhje të ndryshme SOA që plotësojnë kërkesat funksionale dhe jo - funksionale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECSDE-01] Inxhinieringu i dijes
    • [ECSDE-02] Gjurmimi i të dhënave nga Ueb për inteligjencë biznesi
    • [ECSDE-03] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECSDE-07] Programimi i bazave të të dhënave
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
    • [ECSWMS-04] Zvillimi i sofuerit për njësi mobile
    • [ECSWMS-07] Teknologjitë e kalkulimeve në “Cloud”
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSIS-02] Strategjia e TI-së
    • [ECSIS-03] IT Project Management
    • [ECSIS-09] Trende të reja në sistemet e informacionit
    • [ECSIS-10] Biznesi elektronik dhe ai mobil
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECSDE-01] Inxhinieringu i dijes
    • [ECSDE-02] Gjurmimi i të dhënave nga Ueb për inteligjencë biznesi
    • [ECSDE-03] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECSDE-07] Programimi i bazave të të dhënave
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
    • [ECSWMS-04] Zvillimi i sofuerit për njësi mobile
    • [ECSWMS-07] Teknologjitë e kalkulimeve në “Cloud”
    • [ECSSE-01] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSIS-02] Strategjia e TI-së
    • [ECSIS-03] IT Project Management
    • [ECSIS-09] Trende të reja në sistemet e informacionit
    • [ECSIS-10] Biznesi elektronik dhe ai mobil

Semestri 4

  • [CST-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+