Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë, kulturë dhe letërsi shqipe

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-ALB
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Profesor i gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor është përpiluar duke pasur parasysh që studentëve t’u ofrohet qasje në fushën e gjuhës dhe të letërsisë duke u mbështetur gjithmonë në  atë që është aktuale në këto fusha studimi.
Njëkohësisht, studentët  kanë mundësinë e pajisjes me njohuri më të gjera duke pasur parasysh llojllojshmërinë e lëndëve që ofrohen.
Lëndët të cilat janë përfshirë në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teori që është  e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit.
Qëllimet kryesore janë:
- T’i përgatisë studentët për pozitën e liderëve në sipërmarrjet  dhe organizatat arsimore, kulturore, shkencore në vend dhe gjithkund në botë.
- T’i përgatisë studentët për ndërtim të karrierës në fushën e profesionit të tyre, në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
- Të ofrojë një mori modulesh të cilët e përfshijnë bazën e dijenive dhe për afrimin kah profesionet,  të cilat më pak ose më shumë janë të ndërlidhura  me sferën e arsimit dhe kulturës dhe mësimdhënies.
- Të mundësojë përfitimin e aftësive hulumtuese në sfera të gjuhës dhe të letërsisë,
- Të mundësojë që të fitojnë përvojë për gjuhësore dhe letrare dhe të njëjtat t`i aplikojë në organizatat publike, private dhe në organizata tjera.
- Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik të studentëve.
- Të mundësojë që studentët në mënyrë aktive  të kyçen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtim të pavarur në të gjitha sferat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
- Të mundësojë zhvillim të aftësive personale, të komunikimit, të hulumtimit dhe të aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.

Të diplomuarit e suksesshëm të programit Gjuhë, kulturë dhe letërsi shqipe vazhdojnë në plotësimin e kritereve të tyre profesionale, në shumë fusha të ndryshme të punësimit. Qëllimi ynë kryesor është përgatitja e mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të të gjithë atyre që përfundojnë dhe diplomohen për gjuhë dhe letërsi shqipe në UEJLme sukses të mirë do të kenë potencial të bëhen arsimtarë të mirë të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe. Megjithatë, programi ynë për studime deridiplomike nuk përqendrohet vetëm në aspektin gjuhësor. Ne gjithashtu përgatisim edhe profesionistë dhe hulumtues të letërsisë dhe kulturës shqipe. Të diplomuarit do të kenë mundësinë që bazuar në njohuritë e fituara të jenë të përgatitur për tregun e punës. Në fakt, elementet gjuhësore, sociale, kulturore, historike dhe artistike, që përbëjnë fushën e albanologjisë, nënkuptojnë që të diplomuarit tanë janë të përgatitur mirë për të shërbyer si mësimdhënës, përkthyes,  gjuhëtarë të korporatave, shkrimtarë, studiues, gazetarë etj.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Fiton njohuri të përgjithshme nga fusha e gjuhës, letërsisë, metodologjisë dhe përkthimit. Nga fusha e gjuhësisë fiton njohuri themelore për dialektet, strukturën gjuhësore, normat letrare, vendin e gjuhës në shoqëri, kontaktet me gjuhët tjera dhe historinë e gjuhëve.
Nga fusha e letërsisë fiton njohuri të përgjithshme për letërsinë gojore, teorinë e letërsisë, zhanret dhe drejtimet letrare, si dhe periudhat letrare që nga letërsia e vjetër deri te letërsia bashkëkohore. Njoftohet me metodat më bashkëkohore dhe me strategji për mësimdhënie dhe komunikim verbal. Pajiset me njohuri themelore për stilet e gjuhës, semantikën dhe llojet e përkthimit. 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Mund të aplikohen në shumë institucione publike dhe shtetërore, në mësimdhënie, duke punuar si mësimdhënës dhe profesorë në shkolla fillore dhe të mesme.  Njohuritë nga fusha e gjuhës dhe letërsisë mund t’i përdorin për hulumtime në institutet e albanologjisë; për të shkruar tekste të zhanreve të ndryshme, në gazetari; për redaktim të gazetave dhe librave të ndryshëm në shtëpi dhe institucione botuese; për redaktim të teksteve  në mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe çdo lloj teksti, të çfarëdo lloj stili; për përkthim simultan në institucione private dhe shtetërore, siç janë: komunat dygjuhësore, ministritë dhe institucionet tjera qeveritare, në gjyqe dhe në institucione tjera të ngjashme, në organizatat profesionale, në sektorin publik dhe privat, në organizatat ndërkombëtare dhe të tjera, për përkthime të teksteve, etj.

Aftësitë për të vlerësuar

Ka aftësi të përpilojë dhe të vlerësojë plane dhe programe mësimore nga fusha e gjuhës dhe letërsisë në shkollat fillore dhe të mesme. Ka aftësi t’i vlerësojë dhe t’i krahasojë përkthimet nga një gjuhë në tjetrën; Mund ta vlerësojë lektorimin dhe redaktimin e teksteve të ndryshme letrare, gjuhësore dhe gazetareske, duke vlerësuar shkallën e lartë të lektorimit, duke i gjetur gabimet gjuhësore eventuale.  Mund  të vlerësojë edhe vepra nga aspekti i përmbajtjes dhe kompozicionit, duke i theksuar vlerat kulturore dhe artistike të veprës. Mund të jetë i zgjedhur në ndonjë juri profesionale nga fusha e gjuhësisë, folklorit dhe letërsisë shqiptare, për vlerësim të hulumtimeve gjuhësore, për poezi, tregim dhe dramë më të mirë, etj. Është i aftë të inkuadrohet në ekipe hulumtuese, të hartojë lista për zgjedhje të lekturave sipas moshës, etj.

Aftësitë e komunikimit

Ka aftësi për të përpiluar dhe vlerësuar plane dhe programe mësimore nga fusha e gjuhës dhe letërsisë në shkollat fillore dhe të mesme. Ka aftësi t’i vlerësojë dhe t’i krahasojë përkthimet nga një gjuhë në tjetrën; mund ta vlerësojë lektorimin dhe redaktimin e teksteve të ndryshme letrare, gjuhësore dhe gazetareske, duke vlerësuar shkallën e lartë të lektorimit, duke i gjetur gabimet gjuhësore eventuale.  Mund  të vlerësojë edhe vepra nga aspekti i përmbajtjes së kompozicionit, duke  realizuar qasje kritike ndaj të njëjtave dhe duke i ndarë vlerat kulturore dhe artistike të veprës. Mund të jetë i zgjedhur në ndonjë juri profesionale nga fusha e gjuhësisë, folklorit dhe letërsisë shqiptare, për vlerësim të hulumtimeve gjuhësore, për poezi, tregim dhe dramë më të mirë, etj. Është i aftë për t’u kyçur në ekipe hulumtuese, të hartojë lista për zgjedhje të lekturave sipas moshës, etj.

Aftësitë e të mësuarit

Posedon shkathtësi për mbajtje të orës mësimore nga gramatika dhe letërsia, në pajtim me programet mësimore për shkollat fillore dhe të mesme.  Mund të përkthejë tekste shkencore dhe letërsi artistike nga gjuhët në kontakt, në gjuhën amtare dhe anasjelltas. Mund të marrë pjesë në diskutime shkencore nëpër seminare, që të avancohet me risitë në gjuhë, letërsi, mësimdhënie dhe përkthim. Mund të shkruajë recensione për programet dhe tekstet mësimore, për ndonjë pjesë teatrale ose për vepra letrare, kryesisht poezi dhe romane. Ka aftësi profesionale për të zgjedhur lektura sipas moshës dhe klasës. Mund të jetë zëdhënës për ndonjë parti politike ose në ndonjë institucion publik ose privat.

Semestri 1

  • [CAL-105] [6 SETK] Letërsi popullore
    Qëllimet e lëndës: - Të njihen me letërsinë popullore si dhe me përmbajtjen e lëndës, - Aftësim i studentëve për hetueshmëri të karakteristikave dhe gjinive letrare, - Të njihen me vargun dhe poetikën e letërsisë gojore, - Të aftësohen për analizë të krijimeve popullore si dhe të aftosohen për të bërë dallimin e kohës së paraqitjes dhe shtrirjes së kësaj letërsie.
  • [CAL-104] [6 SETK] Fonetika dhe fonologjia 1
    Qëllimet e lëndës: - Të fitojnë njohuri të përgjithshme nga fusha e gjuhësisë, fonetikës dhe fonologjisë së gjuhës shqipe: metodologjia dhe studimi i vlerave të larta të kulturës gjuhësore. - Të fitohen njohuri nga gjuha dhe kultura shqipe të cilat mund t`i përdorin për hulumtime nëpër institutet albanologjike; - Të fitojnë shkathtësi për të hartuar njohuri të ndryshme kulturore, tekste dhe monografi mbi komentimin e veprimtarisë gjuhësore, njohjen me dorëshkrimin dhe standardin e gjuhës, lëvizjen historike deri në krijimin final te gjuhës standarde; - Të fitojnë njohuri themelore mbi fonetikën dhe fonologjinë e shqipes nëpërmjet prezantimit shkencore dinjitoz të gjithë materialit duke aplikuar metodat dhe strategjitë më bashkëkohore (format akustike dhe vizuale), si dhe me komunikim verbal.
  • [CAL-103] [6 SETK] Dialektologjia 1
    Në lëndën e dialektologjisë, përveç njohurive të përgjithshme mbi rëndësinë e dialektologjisë si shkencë, studiohet edhe klasifikimi i dialekteve dhe karakteristikat e tyre në të gjitha vendet ku jetojnë shiptarët, duke u bazuar edhe në të folmet e diasporës. Gjeografia gjuhësore. tiparet dalluese fonetike, morfologjike dhe sintaksore të të folmeve përkatëse. Njohja me dialektet dhe veçoritë karakteristike të dialekteve të shqipes në të gjitha rajonet ku jetojnë shqiptarët. Zhvillimi historik i dialekteve, Ndarja dialektore e gjuhës shqipe, dialektet, të folmet kalimtare, nëndialektet, grupet e të folmeve, histori e degëzimit dialektor të gjuhës shqipe nga aspekti fonetik, morfologjik, sintaksor leksikor dhe frazeologjik; si dhe të karakteristikave tjera të studimit të dialekteve, nëndialekteve të gjuhës shqipe.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CAL-204] [6 SETK] Fonetika dhe fonologjia 2
    Qëllimet e lëndës: - Vazhdim i lëndës fonetika I, fonologjia; - Të mësojnë tingujt dhe fonemat e gjuhës shqipe standarde; - Të mësojnë artikulimin e tingujve dhe ndarjen në bazë të pjesëmarrjes së organeve të të folurit ; - Të mësojnë ndarje e shkronjave (zanore dhe bashkëtingëllore); - Theksi në gjuhën shqipe; - Rrokjet dhe llojet e rrokjeve në gjuhën shqipe (të hapura dhe të mbyllura).
  • [CAL-202] [6 SETK] Dialektologjia 2
    Studentët do të njihen me: - Тranskripcionin dialektologjik, shenjat për shkrimin e fonemave. - Zhvillimin historik të dialekteve. - Тiparet dalluese fonetike dhe gramatikore. - Përshkrimet sinkronike dhe diakronike të dialekteve. - Marrëdhëniet e dialekteve me gjuhën letrare. - Tiparet dalluese dialektore që hyjnë në gjuhën letrare për pasurimin, pastrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj, si dhe raporti i dialektiti me gjuhën letrare. - Formacionet shoqërore që ndikojnë në ndarjen e gjuhës. - Do të studiohen në mënyrë të posaçme të folmet e diasporës së vjetër, siç janë: e folmja e arbëreshëve të Italisë, Greqisë, Ukrainës, Zarës etj., të cilët kanë ruajtur forma arkaike të gjuhës shqipe dhe janë me interes për dialektologjinë shqiptare.
  • [CAL-205] [6 SETK] Historia e letërsisë së vjetër shqipe
    Qëllimet e lëndës: - Të njihen me fillimin e letërsisë së vjetër shqipe; - Të njihen me natyrën e temave dhe motiveve të letërsisë së vjetër; - Të njihen me gjuhën dhe stilin e shkrimeve të kësaj periudhe; - Të fitojnë njohuri për veprat dhe autorët më eminentë të kësaj periudhe deri në periudhën e Rilindjes kombëtare; - Të fitojnë njohuri dhe të aftësohen për njohjen e ngjarjeve shoqërore dhe kulturore në të cilën zhvillohej kjo letërsi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CAL-302] [6 SETK] Morfologjia 1
    Qëllimet e lëndës: - Studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme nga fusha e gjuhës, konkretisht nga fusha e morfologjisë, të njihen me morfemat e gjuhës shqipe; - Ta përvetësojnë metodologjinë dhe studimin e vlerave të mëdha të kulturës gjuhësore në fushën e fjalës dhe përmbajtjes së saj; - Të njoftohen me historikun e gjuhës dhe kulturës shqipe, duke fituar njohuri themelore mbi morfemat, nocionet themelore si: emri, mbiemri, përemri, ndajfolje, etj; - Studentët të njihen me rolin e fjalës dhe lidhshmërinë e saj në fjali dhe periudhë; - Të aftësohen me format dhe metodat më bashkëkohore, mësohen nocionet si: emra, mbiemra, deri te kategoritë e palakueshme siç janë: lidhëzat, pasthirrmat, pjesëzat etj, që u jep studentëve një pasqyrë të qartë për gjuhën dhe për një komunikim më të mirë.
  • [CAL-304] [6 SETK] Letërsia shqipe e Rilindjes 1
    Qëllimi i lëndës është që studentët: - Të njihen me karakteristikat e përgjithshme të periudhës së Rilindjes kombëtare; - Të njihen me romantizmin dhe me letërsinë artistike të kohës, në veçanti me atë artistike; - Të fitojnë njohuri për njohjen e karakteristikave të përgjithshme të letërsisë së kësaj periudhe; - Të fitojnë njohuri për ndikimin e iluminizmit si dhe të romantizmit evropian në letërsinë shqipe të periudhës së Rilindjes; - Të njihen me zhvillimin dhe veprimtarinë e romantizmit të kolonisë arbëreshe; - Të njihen me vargun shqiptar, zhanrin dhe poetikën letrare në këtë periudhë të letërsisë shqiptare.
  • [EAL-501] [6 SETK] Leksikologjia dhe semantika 1
    Në këtë lëndë shqyrtohen veçoritë, zhvillimi historik dhe vlerat e fjalëve në gjuhën shqipe. Semantika leksikore e gjuhës shqipe: rrugët e formimit të saj dhe konceptimi i sistemit në semantikë. Kategoritë themelore të semantikës: kuptimi leksikor e lëvizja kuptimore, strukturat e kuptimit leksikor, teoria e fushave leksikore e semantike. Dukuri të semantikës leksikore: prejardhja e kuptimeve leksikore në gjuhën shqipe, ngjyrimi emocional si përbërës i kuptimit, lëvizjet kuptimore dhe tropet gjuhësore. Lëvizjet kuptimore gjatë formimit të fjalëve. Tipat dhe shpjegimi i kuptimit leksikor.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LPCEN-01] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CAL-402] [6 SETK] Morfologjia 2
    Qëllimet e lëndës: - Vazhdimi i lëndës morfologjia I; - Njohuritë e fituara nga kursi paraprak duhet t`i aplikojnë në këtë kurs; - Grupet e fjalëve/togfjalëshat; - Ndarja morfologjike e fjalëve (pjesë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme të ligjëratës); - Fjalë të ndryshueshme (emri, mbiemri, përemri, folja, numri); - Fjalë tëë pandryshueshme (ndajfolja, pjesëza, lidhëza, pasthirrma).
  • [CAL-404] [6 SETK] Letërsia shqipe e Rilindjes 2
    Qëllimet e lëndës janë që studentët: - Të njihen me krijimtarinë e autorëve të periudhës së letërsisë së Rilindjes; - Të njihen me zhvillimin e rrethanave kulturore dhe shoqërore të letërsisë në veçanti; - Të fitojnë aftësi për analizën e relacionit tekst-kontekst; - Të aftësohen për analizë krahasimtare; - T’i ndërlidhin dituritë e fituara me terminologjinë teoriko-letrare; - Të nxiten shkathtësitë për nxënie të letërsisë së romantizmit në kontekst me letërsitë në përgjithësi.
  • [EAL-601] [6 SETK] Leksikologjia dhe semantika 2
    Në pjesën e dytë të programit janë përfshieë: homonimet, sinonimet dhe antonimet në gjuhën shqipe. Grupe paradigmatike fjalësh sipas ndërtimit e kuptimit: fjali të formuara me ndajshtesa e pa ndajshtesa, fjali të formuara me përbërje dhe me përngjitje. Vend i posaçëm i jepet frazeologjisë së gjuhës shqipe: fjala, togfjalëshi dhe njësia frazeologjike, klasifikimi e përdorimi i njësive frazeologjike në ligjërim. Shtresimi i leksikut të shqipes sipas burimit e sipas përdorimit. Leksiku i gjuhës letrare shqipe. Zhvillimi i leksikografisë shqipe, duke u njhohur me historikun e botimit të fjalorëve, klasifikimi i fjalorëve dhe puna teorike dhe praktike në hartimin e fjalorëve.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CAL3030] Teoria e letërsisë 1
    • [CTTA49] Teoria e letërsisë 2
    • [EAL3010] Sociolinguistika 1
    • [CAL4050] Sociolinguistika 2
    • [EAL-701] Vlerësimi dhe planifikimi
    • [LCC-803] Inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta
    • [EAL3020] Letërsia për fëmijë
    • [EAL-801] Analiza e tekstit dhe kritika letrare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LPCEN-02] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 2

Semestri 5

  • [EAL-502] [6 SETK] Sintaksa 1
    Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët për përdorimin e drejtë të fjalëve në periudhë, respektivisht t’i mësojë studentët mbi kombinimet, nga njësitë më të vogla deri te më të mëdhatë. Nëpërmjet kësaj lënde studentët pajisen me njohuri mbi përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe në përputhje me normën gjuhësore në sferat e ndryshme të jetës shoqërore, si pedagogë të ardhshëm të gjuhës shqipe në shkolla dhe institucione tjera arsimore. Gjithashtu këto njohuri përbëjnë bazë në zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive gjuhësore në përgjithësi.
  • [CAL-504] [6 SETK] Letërsia shqipe pas Pavarësisë
    Qëllimet e lëndës: - Të njihen me letërsinë pas Pavarësisë; - Të njihen me përfaqësuesit e kësaj letërsie; - T’i shkoqisin poezitë e përfaqësuesve me eminentë të kësaj periudhe; - T’i shkoqisin romanet e përfaqësuesve më të rinj të kësaj periudhe; - T’i shkoqisin dukuritë teorike-kritike të autorëve të letësisë së pas Pavarësisë.
  • [CAL-505] [6 SETK] Metodika e gjuhës shqipe
    Metodika e gjuhës amtare u mundëson studentëve, t’i bartin në mënyrë më praktike njohuritё e pёrgjithshme pёr gjuhёn dhe letёrsinё shqipe te studenti apo nxënësi. E gjithë kjo si lëmi ka për qëllim që njohuritë e fituara studentët të mund t’ua përcjellin gjeneratave të ardhshme duke e zbatuar këtë në praktikë edhe tek nxënësit e studentët. Format e tanishme të mësimdhënies i mundësojnë secilit që ta përcjellë dijen me format më bashkëkohore të punës të cilat janë paraparë në didaktikën bashkëkohore. Këtu nuk është qëllimi që të përfshihen format e vjetra të punës, por studentët të njihen tërësisht me medodologjinë e re të punës për mësimdhënie e mësimnxënie, përmes video-filmave, internetit, përdorimit të mjeteve teknologjike bashkëkohore si: FB dhe Classroom nepërmjet të cilëve studentët kanë qasje për detyrat, pyetjet dhe njëkohësisht japin pergjigjen e njohurive të fituara nga format me efikase të sotme për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës dhe letërsisë shqipe.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CAL3030] Teoria e letërsisë 1
    • [CTTA49] Teoria e letërsisë 2
    • [EAL3010] Sociolinguistika 1
    • [CAL4050] Sociolinguistika 2
    • [EAL-701] Vlerësimi dhe planifikimi
    • [LCC-803] Inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta
    • [EAL3020] Letërsia për fëmijë
    • [EAL-801] Analiza e tekstit dhe kritika letrare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CAL3030] Teoria e letërsisë 1
    • [CTTA49] Teoria e letërsisë 2
    • [EAL3010] Sociolinguistika 1
    • [CAL4050] Sociolinguistika 2
    • [EAL-701] Vlerësimi dhe planifikimi
    • [LCC-803] Inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta
    • [EAL3020] Letërsia për fëmijë
    • [EAL-801] Analiza e tekstit dhe kritika letrare

Semestri 6

  • [EAL-602] [6 SETK] Sintaksa 2
    Qëllimi i lëndës është që studentët t’i mësojnë llojet e lidhjes së fjalëve në fjali të thjeshta dhe te përbëra. Gjithashtu, në kuadër të lëndës studentët i mësojnë llojet e lidhjeve të fjalive në mes vetes, si: fjali me nënrenditje dhe bashkërenditje, llojet e tyre. Po ashtu, studentët i fitojnë njohuritë adekuate mbi përdorimin e drejtë të të folurit dhe të të shkruarit, rëndësinë mbi formimin dhe përdorimin e drejtë të fjalive të përbëra, pra formulimin e paragrafëve në tekst. Lënda përmbyllet me përdorimin adekuat të ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë.
  • [CAL-603] [6 SETK] Letërsia bashkëkohore shqipe
    Qëllimet e lëndës: - Të njihen me rrethanat dhe kohёn kur është paraqitur letërsia bashkëkohore; - Të njihen me karakteristikat e stileve, llojeve dhe gjinive letrare; - Të njihen me përfaqësuesit si dhe me krijimet e tyre letrare; - Tё fitojnё aftësi për analizë të teksteve konkrete; - Tё fitojnё aftësi për qasje krahasuese dhe aftësi për analizë të relacionit tekst - kontekst.
  • [LCC-601] [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CAL3030] Teoria e letërsisë 1
    • [CTTA49] Teoria e letërsisë 2
    • [EAL3010] Sociolinguistika 1
    • [CAL4050] Sociolinguistika 2
    • [EAL-701] Vlerësimi dhe planifikimi
    • [LCC-803] Inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta
    • [EAL3020] Letërsia për fëmijë
    • [EAL-801] Analiza e tekstit dhe kritika letrare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CAL3030] Teoria e letërsisë 1
    • [CTTA49] Teoria e letërsisë 2
    • [EAL3010] Sociolinguistika 1
    • [CAL4050] Sociolinguistika 2
    • [EAL-701] Vlerësimi dhe planifikimi
    • [LCC-803] Inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta
    • [EAL3020] Letërsia për fëmijë
    • [EAL-801] Analiza e tekstit dhe kritika letrare

240 SETK (4 vitе)

Semestri 7

  • [EAL-303] [6 SETK] Gjuhësi e përgjithshme
    Qëllimi i lëndës gjuhësi e përgjithshme është që studentët të njihen me: - gjuhësinë si disiplinë shkencore - si kornizë teorike për hulumtimet gjuhësore; - fillimet dhe historikun e gjuhësisë si shkencë; - kontributin e shkollave linguistike për gjuhësinë e përgjithshme; - përfaqësuesit kryesorë të këtyre shkollave;
  • [CAL-701] [6 SETK] Vështrim mbi letërsinë botërore
    Qëllimet e lëndës: - Të njihen me arritjet më të mëdha në letërsinë botërore si dhe me aplikimin e njohurive teorike në tekstet konkrete - Të njihen me periodizimin dhe klasifikimin e letërsisë botërore (zhanret, përfaqësuesit, karakteristikat); - Të njihen me shembujt nga letërsia botërore shikuar nga këndvështimi teorik dhe me mundësinë e aplikimit në veprat letrare; - Ta zhvillojnë aftësinë për krahasim kontrasti të periudhave kryesore dhe autorëve eminentë.
  • [CAL-702] [6 SETK] Stilistika dhe pragmatika
    Qëllimi i lëndës është që studentët të njihen me veçoritë e specifikuara të gjuhës e stilit. Meqë gjuha është një mjet që shërben për komunikim; ajo ka për qëllim që në sistemin e saj të vërë në disponim mjete si: morfema, tinguj, fjalë, togfjasha etj., të cilët realizojnë një mënyrë të komunikimit të mirëfilltë. Ky është edhe qëllimi kryesor në të cilin sistemi i sotëm i komunikimit nxjerr në sipërfaqe elemente, të cilat e zbukurojnë dhe e specifikojnë gjuhën e folësit. E gjithë kjo e bën të aftë studentin për të komunikuar e për t`u dalluar nga folësit e gjuhës së rëndomtë. Pra, qëllimi i kësaj materie është organizimi i variteteve gjuhësore të shprehura në tekste të ndryshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CAL3030] Teoria e letërsisë 1
    • [CTTA49] Teoria e letërsisë 2
    • [EAL3010] Sociolinguistika 1
    • [CAL4050] Sociolinguistika 2
    • [EAL-701] Vlerësimi dhe planifikimi
    • [LCC-803] Inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta
    • [EAL3020] Letërsia për fëmijë
    • [EAL-801] Analiza e tekstit dhe kritika letrare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [CTAM1050] [6 SETK] Gjuhësi ballkanike
    Në gjuhësinë bashkëkohore nga fillimi i shekullit XX, interes të veçantë tërhoqi Lidhja e gjuhëve ballkanike. Gjuhët që bëjnë pjesë në këtë Lidhje ballkanike të gjuhëve kanë zhvilluar një sistem të dukurive të përbashkëta (pra jo përputhje të rastësishme) të cilat janë quajtur si ballkanizma. Që një dukuri gjuhësore të quhet ballkanizëm, duhet ta ketë në më së paku 2 deri 3 gjuhë ballkanike. Dukuri të tilla të përputhshme ka në të gjitha rrafshet gramatikore, si ato: fonetike, morfologjike, sintaksore dhe leksikore.
  • [CTTA70] [6 SETK] Histori e gjuhës shqipe
    Lënda përfshin një pjesë të madhe të programit nga historia e shkrimit të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe. Këtu janë paraparë informata të hollësishme për alfabetin e gjuhës shqipe, rrugë kjo që ishte e gjatë dhe e vështirë, por që solli si rezultat realizimin e shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetin aktual. Studentët do të mësojnë pjesë që nga koha e Mesjetës e deri më sot. Studentët do të njihen me historinë e gjuhës shqipe, alfabetin dhe rrjedhat bashkëkohore të sukseseve të arritura në fushën e gjuhësisë dhe kulturës shqipe.
  • [CAL-801] [6 SETK] Letërsi krahasimtare
    Qëllimi i lëndës është njoftimi i studentëve me konceptet krahasuese, si dhe me zhvillimin aktual të letërsisë së sotme përgjithësisht. Përmes këtij programi, studentët do të njoftohen me mënyrat krahasimtare të letërsisë së sotme shqipe (autorëve shqiptarë), me letërsinë e popujve të tjerë në konotacion krahasimtar. Me këtë do të mësohen që ta shikojnë një vepër në këndvështrim kritikë me qëllim të perfeksiononimit në veprimtari kritike.
  • [LCC-802] [6 SETK] Projekt - Rast studimor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CAL3030] Teoria e letërsisë 1
    • [CTTA49] Teoria e letërsisë 2
    • [EAL3010] Sociolinguistika 1
    • [CAL4050] Sociolinguistika 2
    • [EAL-701] Vlerësimi dhe planifikimi
    • [LCC-803] Inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta
    • [EAL3020] Letërsia për fëmijë
    • [EAL-801] Analiza e tekstit dhe kritika letrare
Google+