Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe letërsi angleze

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-EN
Viti akademik: -0001 / 0
Titulli: Profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze
SETK: 180 (3 vite)
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit)

Struktura e programit  përmban studime të cilat sipas natyrës së tyre janë dinamike, integruese dhe interaktive. Programi është dizajnuar për të ofruar qasje integruese ndaj temave nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve duke implementuar këtë koncept përmes programit mësimor. Lëndët të cilat janë përfaqësuar në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në një teori që është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimimit dhe komunikimit.
Qëllimet kryesore janë:
- T'i përgatisë studentët për pozicionin e liderit në institucionet dhe organizatat arsimore, kulturore, shkencore në vend dhe kudo në botë.
- T'i përgatisë studentët për të ndërtuar karrierë në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
- Të ofrojë një varg modulesh të cilat mbulojnë themelet e njohurive për afrim drejt profesioneve të cilat pak ose shumë janë të lidhura me sferën e arsimit dhe kulturës.
- Të mundësojë përvetësim të shkathtësive hulumtuese  dhe përvojë për gjuhën dhe literaturën në organizatat publike, private dhe të tjera
- Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik të studentëve.
- T'u mundësojë studentëve të kyçen në ligjërata në mënyrë aktive dhe të bëjnë hulumtim të pavarur në të gjithа fushat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
- Të mundësojë zhvillim të shkathtësive personale të komunikimit, hulumtimit dhe shkathtësive të tjera të rëndësishme të cilat nevojiten për punësim.
Programi për studime deridiplomike u ofron studentëve kuptim dhe njohuri të thella nga fusha e arsimit dhe kulturës dhe njëherësh i orienton ata në fusha të caktuara të cilat do të jenë të specializuara në vitin e fundit të studimeve. Përbërja e planprogramit synon kombinim balancues të njohurive themelore dhe shkathtësive të caktuara profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët pasi përfshin një spektër të tërë të lëndëve ndërdisiplinore. Ky do të jetë me përfitim të konsiderueshëm për formimin e tyre profesional.      

Programi i  gjuhës angleze është menduar në radhë të parë për ata të cilët janë të interesuar ligjërues ose përkthyes. Të dy fushat janë të mundshme. Ne kemi hartuar një program pak më të ndryshëm  mësimor për secilin specializim. Kemi të diplomuar nga të dy fushat.
Megjithatë, lrahas  mësimdhënies dhe përkthimit, gjuha angleze është çelësi i botës. Anglishtja është gjuha e dytë në botë, kështu që, për të diplomuarit e programit tonë të anglishtes ka mundësi për punësim në mësimdhënie, përkthim, interpretim, gazetari, në industrinë e turizmit, mësimdhënie korporative të gjuhës, interpretime biznesi, redaktime dhe shkrim kreativ.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri teorike dhe praktike të strukturave gramatikore dhe vokabularit bashkëkohor anglez, që mjafton për përmbushjen e nevojave mësimore.
- Ka kompetencë gjuhësore të barabartë ose më të mirë se Korniza e Përbashkët Evropiane në nivelin B2 në të gjitha shkathtësitë (të folurit, të ndëgjuarit, lexim dhe shkrim). 
- Ka njohuri të literaturës së gjuhës angleze sa u përket periudhave, zhanreve dhe autorëve kryesorë. njohuri praktike themelore të shkathtësive të përkthimit nga Anglishtja e përgjithshme.
- Ka shkathtësi themelore praktike në  lëndën e anglishtes
- Kupton strategji të ndryshme të mësimnxënies dhe mësimdhënies të cilat përdoren në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e huaj.
- Ka kuptim të mirë për aspektet e ndryshme të historisë dhe kulturës së shteteve që flasin anglisht. 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Është i/e kualifikuar të ligjërojë në mjedise të ndryshme, në pajtim me ligjin për arsimim të Republikës së Maqedonisë.
- Aplikon metodikë të përshtatshme të mësimdhënies e cila u përgjigjet nevojave të studentëve.
- Mund të përkthejë në anglisht dhe prej anglishtes në gjuhën amtare për përmbajtjen e mësimit.
- E përdor gjuhën angleze në mënyrë të përshtatshme sa i përket të folurit dhe llojeve të ndryshme të diskurseve në mjedise të ndryshme sociale dhe profesionale. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka aftësi të vlerësojë tekste literature duke u kujdesur për paqartësitë e gjuhës, stilit të literaturës, simbolit dhe metaforës.
- Mund të sjellë vendim të qartë dhe informues për çështje dhe debate në bazë të njohurive gjuhësore, kulturore dhe të literaturës.
- Ka aftësi t’i analizojë nevojat e studentve dhe të zhvillojë programe mësimore me zgjedhje të teknikave të përshtatshme si dhe dizajnim të programeve mësimore. 

Aftësitë e komunikimit

- Mund t’i artikulojë në mënyrë të qartë mendimet dhe t'i transferojë mesazhet në gjuhën angleze akademike dhe të folur.
- Ka aftësi të prodhojë dhe të organizojë gramatikisht fjali dhe shprehje të sakta.
- Zotëron me njohuri për lexim me vetëbesim, shkrim dhe të folurit për një numër të madh të teksteve letrare si dhe shkruan argumente të qarta duke përdorur shembuj tekstualë me progres të logjikshëm dhe qartësi të të shpjeguarit. 
- Mund t’i vlerësojë dhe t’i notojë trendet kulturore në botën anglofone duke përfshirë mendimtarët dhe ngjarjet historike. 

Aftësitë e të mësuarit

- Ka aftësi të pavarura të të mësuarit gjatë bërjes së detyrave profesionale dhe mund të tregojë pavarësi në aplikimin e tyre në sferën profesionale.
- Është në gjendje të zhvillojë materiale mësimore në lidhje me praktikat e tij/ saj mësimore duke përdorur udhëzime dhe resurse të përshtatshme.
- Ka kapacitet të marrë pjesë në ngjarjet e reja gjuhësore dhe kulturore në studimet e anglishtes dhe t’u përshtatet atyre.
- Mund të përdorë dhe të praktikojë të mësuarit e përjetshëm.

Semestri 1

  • [CEL-103] [6 SETK] Fonetikë dhe fonologji
    Lënda fokusohet në konceptet themelore të fonologjisë, siç janë shpikja dhe shpërndarja e fonemave të anglishtës, tingujve, karakteristikat e tyre, morfo-fonologjia, struktura e rrokjes dhe karakteristikat e theksit. Po ashtu, fokusohet edhe në fonetikën akustike, artikulative dhe auditive, duke përfshirë edhe përshkrimin dhe klasifikimin e bashkëtingëlloreve të anglishtës, zanoret e thjeshta dhe të përbëra.
  • [CEL-105] [6 SETK] Anglishtja bashkëkohore 1
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit: Ka njohuri dhe kuptim për përdorimin e drejtë të kohëve të foljeve, krahasimit të mbiemrave, të folurit indirekt, për paskajoren dhe për supozime logjike. Të ketë kompetencë gramatikore dhe të vokabularit për të marrë pjesë në diskutime rreth temave me përmbajtje sociale dhe të tjera. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: Ai/ajo është në gjendje t’i aplikojë njohuritë e tij/saj në situata të ndryshme komunikative dhe për t'iu përgjigjur me një dozë të lartë të saktësisë gjuhësore mbi tema të ndryshme të debatit. Ai/ajo ka njohuri të pyesë dhe të shprehet, të kundërshtojë dhe spekulojë ide, të bëjë oferta dhe të kundërshtojë ide , por dhe të sugjerojë. Aftësitë e komunikimit: Studenti është në gjendje të fillojë dhe të mbajë një diskutim me një dozë të konsiderueshme te vështirësisë së lëmisë. Ka njohuri dhe kompetencë të shkruajë një korrespondencë me pragrafë të mirë-organizuar, por edhe korespondencë të mirë me shkrim. Studenti ka zhvilluar aftësi të cilat mundësojnë leximin efektiv. Vlerësimi: Studenti është i aftë për të përdorur rregullat forma të ndryshme gramatikore, të tilla si kohë, ndërtime verbale, idioma dhe të tjerët. Ai/ajo është i,e aftë për të shprehur mendime të mirë-organizuara mbi tema të ndryshme të debatit. Aftësitë e të mësuarit: Studentët kanë zhvilluar aftësi për mësim të pavarur përmes mjeteve të ndryshme interaktive. Ata janë në gjendje të gjeje burime për të mësuar mëtej dhe për të përmirësuar katër aftësitë (lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur).
  • [ETTE04] [3 SETK] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve t’i përdorin aftësitë e gjuhës në kontekstin e shkrimit akademik që përfshin të shkruarit një ese akademik, paragrafe dhe ese me të cilat arsyetohet problemi dhe ofrohet një zgjidhje, krahasohen dhe dhe konstatohen situata dhe probleme dhe elaborohet teza ose mendimin. Më tutje, studentit duhet të jenë në aftë të dëgjojnë dhe të lexojnë dhe ta kuptojnë thelbin dhe detajet, dhe të shkruajnë me sukses një paragraf me të cilin e argumentojnë mendimin e tyre. Po ashtu studentët duhet t’i organizojnë pikëpamjet dhe mendimet e tyre të cilat do jenë të justifikuara në një paragraf të caktuar apo ese. Gjithashtu duhet t’i organizojnë idetë e tyre dhe të shkruajnë me sukses një paragraf dhe ese duhet shpjeguar problemin por dhe të propozojnë një zgjidhje, e cila jep detaje, fakte dhe argumente dhe përmend burime. Ata duhet të jenë në gjendje të identifikojne idetë kryesore dhe detajet në tekst, objektivat dhe mesazhet e tekstit, si dhe mënyrat e organizimit të tekstit dhe t’i aplikojnë me shkrim. Në fazat e avancuara, studentët pritet të kalojnë në shkrimin e detyrave akademike që janë më komplekse, si psh. një punim akademik me shqyrtim të literaturës, hulumtim, konkluzione dhe rekomandime.
  • [CEL-106] [6 SETK] Letërsia angleze 1
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit e studentve: • Përdorimi i studimeve paraprake për poezi dhe prozë dhe e kritikës së dramave të mëparshme; • Lidhja e zhvillimit të dramës angleze me sfond historik dhe kulturor që ata kanë bërë. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: • Përdorimi i terminologjisë së duhur kritike me shkrim dhe në të folur; • Kontrollimi karakteristikave të mëdha dhe specifikat e fushës. Aftësitë për të vlerësuar: • Analizon i veprave dramatike si vepra letrare dhe të performuara; • Zbulimi, analiza dhe interpretimi i dallimeve të mëdha midis dramaturgëve dhe autorëve të mëdhenj. Aftësitë e komunikimit: • Lexon veprat origjinale në gjuhën angleze; • Krahasime, hulumtime dhe të shkruarit një ese me kolegët e të njëjtës radhë; • Formularë, shfaqje, mbështetje mendimesh kritike të tekstit dhe diskutime me instruktorin dhe kolegët. Aftësitë e të mësuarit: • Lexon veprat si tekst, por edhe si interpretim; • Diskutimi i përshtashëm në orë, interpretimi personal dhe ese të pavarur hulumtues; • Përdorimi i përformancës për informacion, ndikimi dhe të kuptuarit të thellë të tekstit.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CEL-205] [6 SETK] Anglishtja bashkëkohore 2
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit: Të ketë njohuri dhe t’i kuptojë strukturat gramatikore si bie fjala pasivin, fjalitë kushtore, lidhëzat, strukturat, e theksuara, klauzurat etj. Po ashtu te kete kompetencë gramatikore dhe të vokabularit, të marrë pjesë në diskutimet mbi tema të ndryshme sociale dhe përmbajtje të tilla si mjedisi, ekologjia, teknologjia, shkenca, moda etj. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: Studenti duhet të jetë në gjendje t’i aplikojë njohuritë e veta në situata të ndryshme komunikative dhe t'u përgjigjet me një dozë të lartë të saktësisë gjuhësore temave të ndryshme të debatit. Ka njohuri të shprehë interes dhe shqetësim, supozim i shprehur dhe interes për të kerkuar falje, të ankohet, përsëris dhe të konfirmoj. Aftësitë e komunikimit: Studenti është në gjendje për të filluar dhe të mbajë një diskutim me një të veshtiresi te kenaqshme. Ka njohuri dhe kompetencë për të shkruar ese të mire-organizuar dhe të organizoje korrespondencën e shkruar mirë. Është i aftë ta zbatojë diturinë e vet në rrethana të ndryshme komunikative dhe të përgjigjet me një dozë të lartë të përpikmërisë lingustike temave të ndryshme për debatim. Ka dituri të tregojë interesim dhe kujdes, ta thotë supozimin, të pyesë dhe të tregojë interesim, të ankohet, të kërkojë falje, të përsërisë dhe të pohojë. Комуникациски вештини Aftësitë për të vlerësuar: Studenti është i aftë t’i përdorë rregullat dhe format e ndryshme gramatikore, si: kohët, konstruksionet foljore, idiomat etj. Ai / ajo është i aftë për shprehjen e mendimeve të organizuara mirë në tema të ndryshme të debatit, si për shembull: krimi, moda, kushtet e motit, ekologjia, teknologjia, etj. Aftësitë e të mësuarit: Studentët kanë zhvilluar aftësi për mësim të pavarur me ndihmën e mjeteve të ndryshme interaktive. Ata janë në gjendje të gjejne burime për të mësuar mëtej dhe për të përmirësuar kater aftësitë (lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur).
  • [CEL-202] [6 SETK] Morfologjia
    Lënda koncentrohet në karakteristikat morfologjike të gjuhës angleze. Ajo i merr parasysh, i trajton edhe kategoritë gramatikore dhe funksionet tjera të fjalëve të gjuhës amtare të studentëve siç janë: emrat, përemrat, mbiemrat, ndajfoljet, parafjalët, nyjet e shquara dhe të pashquara, lidhëzat, numrat dhe pasthirrmat. Me kujdes të veçantë trajtohen format dhe funksionet e pjesëve të lartëpërmendura të ligjëratës.
  • [CEL-206] [6 SETK] Letërsia angleze 2
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohuritë dhe të kuptuarit: • Përdorimi dhe kuptimi i vokabularit të duhur kritik lidhur me poezinë dhe modelet poetike; • Angazhimi i aftësive kritike në interpretimin e teksteve poetike; • Demonstrimi i të kuptuarit historik të poetëve, jeta e tyre, stilet e tyre dhe arritjet e tyre. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: • Prezantimi dhe vlerësimi i zhvillimit të poezisë angleze nga Çoseri (Chaucer) dhe Larkin (Larkini). • Identifikimi i temave të ngjashme, në poezi dhe analiza dhe trajtime të ndryshme. • Lidhja e zhanreve specifike, stilet dhe lëvizjet me kultura të përshtatshme në periudha të caktuara kronologjike. Aftësitë për të vlerësuar: • Përcaktimi i niveleve te ndryshme të anashkalimit në shkrimin e poezisë. • Gjenerimi dhe artikulimi i lavdërimeve të interpretuara në vjershë. • Vlerësimi i përshtatshmërisë së formës së vargjeve dhe metrika. Aftësitë e komunikimit: • Leximi i punimeve në formën e tyre origjinale në gjuhën angleze • Kryerja e hulumtimeve të kujdesshme në një ese të shkruar dhe paraqitja e gjetjeve në klasë • Përfshirja në diskutimin kritik dhe estetik të materialeve të studiuara me ligjërues dhe anëtarë të tjerë të klasës. Aftësitë e të mësuarit • Leximi dhe interpretimi i artit në gjuhë angleze të avancuar; • Lidhja e kritikave lidhur me punimet studiuara në klasë dhe përfshirja e kritikave më bindëse duke interpretuar vet studenti; • Arritja e një vokabulari të pazakonshëm teknik bazuar në kontekst dhe në shembuj.
  • [CTTE18] [3 SETK] Hartim anglisht
    Qëllimet e lëndës janë që studentët: - Të kenë një vëllim të gjerë të specifikave në të shkruarit akademik në gjuhën angleze dhe t’i kuptojnë specifikat e hulumtimit; - T’i identifikojnë llojet e ndryshme të informnatave kthyese në detyra me shkrim të studentëve; - T’i zbatojnë aftësitë e tyre me shkrim në profesionin e tyre si ligjërues në shkollat fillore dhe të mesme; - T’i identifikojnë dhe t’i vlerësojnë zhanret e ndryshme të shkrimit në klasë ku anglishtja është gjuhë huaj; - T’i zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të shkruar letra kërkimore; - Të shkruajne paragrafë dhe artikuj të formuluar mirë; - Të shkruajnë me besim për çështjet e lidhura me gjuhën angleze akademike; të përdorin burime primare dhe sekundare të fokusuar në argumentin akademik; - Të përdorin stile të ndryshme të citimit në shkrimin e tyre; - Të mund të përdorin metoda të ndryshme të hulumtimit;
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 3

  • [CEL-304] [6 SETK] Anglishtja bashkëkohore 3
    Studentët në këtë lëndë do t’i pasurojnë përvojat e tyre gjuhësore: Njohuritë dhe të kuptuarit: - Përdorimi i strukturave komplekse gramatikore si fjali të varura dhe pyetje indirekte; zhvillimi i ndjeshmërisë ndaj kulturave angleze dhe stili i komunikimit. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: - Ndërprerje e bisedës me edukatë dhe në mënyrë të sjellshme të kontribuohet në diskutimet në klasë; spekulime në diskurs; formimi i fjalive më të sakta gramatikore dhe stilistike që tregojnë përdorimin e drejtë të formave të foljes, krahasime dhe gjuhë përshkruese. Aftesi komunikimi: - Duke shprehur përparësi, pakënaqësi, qëllime, ndjenja dhe ankesa; shkrimi i eseve dhe korrespondencës zyrtare, zhvillimi i të folurit dhe të shkruarit rrjedhshëm. Aftësitë për të vlerësuar: - Rishikimi i shkrimit, leximit dhe dëgjimit për motivin kryesor dhe detajet, duke shprehur gjuhën e hetimit dhe tendencave dhe eksplorimi i konteksteve të tyre të ndryshme; shfrytëzimi i gjuhës së përshtatshme në një situatë të dhënë, duke përfshirë edhe aspekte të tjera, por jo të kufizuara në shprehje akademike dhe të përditshme. Aftësitë e të mësuarit: - Pasurimi i përvojës së tyre kulturore dhe i dijes ne shfrytëzimin e teksteve ekspresive dhe skenarëve për nxitjen e të mësuarit të pavarur; menaxhimi i burimeve gjuhësore, siç janë: shërbimet e ueb-it dhe ato bibliotekare; shfrytëzimi i gjuhës angleze për zgjidhjen e problemeve për mësim.
  • [CEL-305] [6 SETK] Historia dhe kultura e vendeve Anglishtfolëse 1
    Studentët: - Do të fitojnë njohuri të mirë të aspekteve të ndryshme të historisë dhe kulturës së vendeve të hapësirës anglishtfolëse; - Do t’i analizojne perspektivat e ndryshme të historisë britanike më shumë si një proces sesa si ngjarje te njëpasnjëshme kronologjike; - Do ta kuptojnë ndërveprimin në mes të zhvillimit politik dhe ekonomik dhe ndryshimit shoqëror (p.sh. në fushën e të drejtave të grave), dhe gjithashtu do të mësojnë t’i vlerësojnë faktorët ql janë përfshirë në zhvillimin e shoqërisë multi-kulturore; - Do të jenë në gjendje të angazhohen në një anaëizë diskurzive të historisë shoqërore të Britanisë (ekonomike, demografike, politike, kulturore);
  • [CTTA56] [6 SETK] Sintaksa
    Qellimet e lëndës: - T’i përvetësojnë konceptet dhe kategoritë e sintaksës së gjuhës angleze me një theks të veçantë në aplikimin pedagogjik; dituria e tyre teorike dhe praktike e sintaksës së gjuhës angleze, të jetë në nivelin e duhur me nevojat e mësimit se gjuhës angleze; - Të mund ta përvetësojnë gjuhën angleze, jo vetëm si një seri komplekse të modeleve sintaksore dhe leksikore, por të aftësohen me një kompetencë të tillë gjuhësore me të cilën do t’i njohin dhe do t’i përdorin këto modele në kontekste përkatëse socio-kulturore; - Të kenë njohuri të burimeve të literaturës së mësimdhënies së sintaksës së gjuhës angleze; - Të jenë të trajnuar me njohuri dhe shkathtësi për të kryer një krahasim për dallimet dhe ngjashmëritë mes gjuhes amtare dhe gjuhës angleze;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CEL-404] [6 SETK] Anglishtja bashkëkohore 4
    Studentët në këtë lëndë do t’i pasurojnë përvojat e tyre gjuhësore: Aftësitë e komunikimit: Dërgimi i llogarisë, blerja e gjërave, tregim përvojash, kontrast idesh, shprehje ndjenjash, ndjekje diskursesh; bërje propozimesh përkatëse, shprehje gjasash, përparësi/mangësi, vendos për ushqim/pije dhe shpreh pajtim/mospajtim. Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: Miratojnë ide, shprehin bezdi/simpati, bëjnë refuzime, japin propozime, pranojnë/refuzojnë/sjellin vendime; japin komplimente, alternativa; bën supozime; prodhojnë shumë fjali të sakta gramatikisht dhe stilistikisht të cilat tregojnë përdorimin e saktë të formave foljore dhe formave pasive. Aftësitë për të vlerësuar: Rishikimi i shkrimit, leximit dhe dëgjimit, detajet kryesore, hetimet kërkimore, trendet në kontekste të ndryshme, duke përdorur gjuhën e përshtatshme në një situatë të caktuar, duke përfshirë shprehje akademike dhe sociale. Njohuritë dhe të kuptuarit: Përdorimi i strukturave komplekse gramatikore, si klauzola të koncesionit, folje modale, pasive, kuantifikatorë, pyetje indirekte; perdorim i vokabularit të lidhur me kriminalistikën, evolucionin e arsimit, trashëgiminë, hapësirën dhe ushqimin; zhvillimi i ndjeshmërisë së anglo -kulturave dhe stili i komunikimit. Aftësitë e të mësuarit: Pasurimi i përvojës kulturore dhe njohurive me përdorimin e teksteve dhe skenareve shprehëse për nxitjen e të mësuarit të pavarur; kompetencë hulumtuese dhe strategjike, menaxhim me burimet gjuhësore siç janë: ueb faqet dhe shërbimet bibliotekare; përdorimi i gjuhës angleze zgjidhjen e problemeve të mësimit.
  • [CEL-405] [6 SETK] Historia dhe kultura e vendeve Anglishtfolëse 2
    Studentët: - Do të fitojnë njohuri të mirë të aspekteve të ndryshme të historisë dhe kulturës së vendeve të botës anglishtfolëse; - Do t’i analizojnë perspektivat e ndryshme të historinë amerikane më shumë si një proces se sa si ngjarje te njëpasnjëshme kronologjike; - Do ta kuptojë ndërveprimin në mes të zhvillimit politik dhe ekonomik dhe ndryshimit shoqëror (p.sh. në fushën e të drejtave të grave, të drejtave civile, etj), dhe gjithashtu do të mësojnë t’i vlerësojnë faktorët e përfshirë në zhvillimin e SHBA-ve si një shoqëri shumëkulturore; - Do të jenë në gjendje të angazhohen në mënyrë kritike në një analizë të diskursit të historisë sociale të Shteteve të Bashkuara (ekonomike, demografike, politike, kulturore);
  • [CEL-504] [6 SETK] Përkthim 1
    Lënda hulumton metodat, teknikat, qasjet dhe teoritë e përkthimit. Jep instruksione për përkthim të suksesshëm dhe për një interpretim të rrjedhshëm të pandërprerë. Fokusi është në përkthimin e teksteve letrare si proza dhe poezia. Edhe dokumente të tjera analizohen dhe përkthehen, si p.sh. artikuj gazetash, dokumente oficiale dhe tekste profesionale nga fusha e biznesit, drejtësisë, dhe administratës. Lënda po ashtu hulumton etikën, moralin dhe përgjegjësitë e të përkthyerit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta

Semestri 5

  • [CEL-603] [6 SETK] Përkthim 2
    Lënda mundëson informata të reja që lidhen me ligjëratat dhe mësimin e vokabularit në klasat e mësimdhënies së gjuhës angleze si gjuhë e huaj. Përfshin përshkrimin e asaj si mësohet vokabulari, si përdoret në të folur e me shkrim dhe diskutime për praktikat më të mira momentale të mësimdhënies së vokabularit. Pyetjet specifike të përfshira në këtë lëndë janë: ç’farë domethënë të dish një fjalë, sa fjalë ka, cilat fjalë duhet të mësohen, në mënyrë të hapur është kundër mësimit të rastësishëm të vokabularit, vlera e leximit në mësimin e vokabularit, strategjitë e mësimit të vokabularit, teknikat e mësimdhënies së vokabularit dhe testimi i vokabularit.
  • [CEL-403] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës angleze 1
    Kjo lëndë synon t’i njoftojë studentët me mendimet teorike dhe praktike për mësimdhënie dhe nxënie të gjuhëve si dhe i reflekton metodologjitë aktuale të mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj. Lënda hulumton mënyra me të cilat me qasje dhe metoda të ndryshme mund të bëhet një ligjëratë për gjuhë të huaj. Lënda ka për qëllim të krijojë një nivel themelor për të kuptuar komponentët kryesorë të përfshirë në mësimdhënien e gjuhës së huaj. Temat e përfshira janë: të mësuarit e gjuhës së huaj në nivelin themelor, mësimdhënia e të gjithë aftësive gjuhësore, mësimdhënia e vokabularit, mësimdhënia e gramatikës dhe shqiptimit, planifikimi i orës, përdorimi i literaturës në mësimdhënie, teknologjia e mësimdhënies, testimi dhe vlerësimi etj.
  • [CEL-503] [6 SETK] Testimi dhe vlerësimi
    Kjo lëndë ka për qëllim t’i bëjë të afërta parimet themelore të nevojshme për përgatitje dhe aplikim të procesit të vlerësimit. Përmes njohjes me këto parime studentët i identifikojnë edhe llojet më të rëndësishme të vlerësimeve, dallimin ndërmjet vlerësimit standart dhe alternativ. Një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi është vlefshmëria dhe besueshmëria e instrumenteve të vlerësimit. Gjatë semestrit studentët gjithashtu do të njihen me lloje të ndryshme të testeve, lloje të pyetjeve dhe detyrave të duhura gjatë dizajnimit të testeve dhe implementimit të procesit të vlerësimit dhe notimit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta

Semestri 6

  • [CEL-602] [6 SETK] Analiza e nevojave dhe përpilimi i kurrikulave
    Lënda ka për qëllim të njoftojë studentët me parimet bazë të nevojshme për përgatitjen dhe aplikimin e lëndëve moderne akademike. Me anë të njohjes me këto parime studentët mund ta bëjnë dallimin në mes të lëndëve të ndryshme varësisht nga nevojat e studentëve dhe tregut. Një element shumë i rëndësishëm në këtë process është kontrollimi i vlefshmërisë dhe besueshmërisë së instrumenteve të përdorura në procesin e vlerësimit dhe përpilimit të lëndës sipas standardeve dhe parimeve të njohura në akademi dhe pedagogji.
  • [CEL-605] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës angleze 2
    Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentëtë me përsiatjet teorike e praktike për ligjërim dhe mësim të gjuhëve si dhe i reflekton metodologjitë e tashme të ligjërimit të anglishtes si gjuhë e huaj. Lënda po ashtu synon që t’i njoftojë studentët me procedurat themelore që përdoren në leksionet e gjuhës angleze si dhe me elementet kryesore të dizajnimit të planit mësimor. Studentët duhet të përgatisin dhe të mbajnë një projekt si leksion të shkurtër, t’i vlerësojnë materialet mësimore dhe teknikat e mësimdhënies si dhe t’i përgatisin aktivitetet e tyre të cilat përdoren në orët e gjuhës angleze. Mbas mbarimit të lëndës studentët duhet të posedojnë njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike dhe të ndjehen të sigurt mjaftueshëm që të jenë në gjendje të japin mësim në shkollat fillore dhe të mesme.
  • [CEL-601] [6 SETK] Punim diplome (praktikë)
    Qëllimi kryesor i shkrimit të diplomës është që të ndihmojë studentët të bëjnë hulumtim në një temë të zgjedhur vetë në fushën e gjuhës angleze. Punimi i diplomës është një pjesë e hulumtimeve shkencore që u jep studentëve mundësi t’i aplikojnë njohuritë dhe aftësitë që kanë fituar gjatë studimeve të tyre deridiplomike. Studentët mbikëqyren nga një anëtari i stafit, një mentor, i cili i udhëzon ata përmes procesit të hulumtimit dhe shkrimit të tezës së tyre. Punimi duhet të sigurojë shpjegime të hollësishme dhe të mbështetura në baza tematike, metodologjike dhe teorike për punë. Materiali empirik i analizuar duhet të paraqitet në mënyrë të qartë, duke treguar edhe lidhjet me kornizën teorike dhe metodologjinë e aplikuar. Përveç kësaj, në punim duhet të ndiqen parimet themelore të etikës kërkimore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [CEL-701] [6 SETK] Anglishtja profesionale 1
    Pas përfundimit me sukses të lëndës studentët do të jenë në gjendje të mësojnë e fjalë të reja dhe t’i shfrytëzojnë në kontekst të ndryshëm profesional; më mirë ta kuptojnë diskursin shkrimor i cili më së shumti përdoret në profesionet e ndryshme si nga ana e folësve burimorë të anglishtes, ashtu edhe nga ata të cilët e mësojnë si gjuhë të huaj; të angazhohen në diskutime dinamike lidhur me tema të ndryshme bashkëkohore; të mësojnë të komunikojnë në mënyrë efektive në situata të ndryshme formale dhe joformale; të shqyrtojnë kategori gramatikore nëpër fjali dhe të shkruajnë paragrafë e dokumente të cilat do t’u mundësojnë komunikim dhe kuptim më efikas të teksteve të cilat më së shumti përdoren në kontekstin profesional.
  • [EEL-307] [6 SETK] Psikologjia e edukimit
    Qëllimi i lëndës është të ofrojë zhvillimin, mësimin dhe ligjërimin si koncepte dhe praktika themelore që u mundësojnë mësimdhënësve të ligjërojnë për zhvillimin e mendimit. Studentët do të fitojnë një bazë teorike dhe një tërësi strategjish që e zhvillojnë mendimin dhe aftësitë e tyre për të pasqyruar mendimin, një proces shpesh quhet metakognicion. Studentët do të mësojnë për strategji të ndryshme të cilat e nxisin mësimin për dhe rreth të menduarit. Gjithashtu ata do të kenë detyrë t’i dizajnojnë dhe t’i vlerësojnë strategjitë e tyre. Që të nxitet mendimi reflektues dhe dituria metakognitive te studentët, pjesëmarrësit do të kenë rast të informohen për zhvillimin, mësimin, shprehitë, mendimin kritik dhe procesin e zgjidhjes së problemeve. Studentët të njihen me temën e psikologjisë pedagogjike. Studentët të njihen me lëndën e psikologjisë pedagogjike. Studentit të njihen me metodat dhe teknikat te problemet psikologjike në arsim. Mësimi dhe faktorët e mësimit. Llojet e mësimit, sjelljes dhe dhe mësimi biheviorist dhe kognitiv. Teoritë dhe praktikat e ndryshme të mësimit. Teoritë e mësimit dhe a dhe aftësive. Struktura e aftësive dhe llojeve të saj dhe transferi i mësimit.
  • [CEL-702] [6 SETK] Mësimdhënia praktike
    Njohuritë dhe të kuptuarit: Studentët të cilët përfundojnë me sukses këtë kurs do të fitojë: - Njohuri teorike dhe praktike në lidhje me planifikimin e mësimit dhe mësimdhënies; - Njohuri teorike dhe të kuptuarit e planifikimit të programeve mësimore; - Njohja e e qëllimeve të planifikimit akademik, proceset dhe funksionet që lidhen me llojet e ndryshme mësimit p.sh. leksion / praktike / etj; - Kuptojnë planifikimin dhe menaxhimin e klasave; Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit: - Përgatitje për të dhënë mësim në shkollat fillore dhe të mesme, në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë; - Njohuri për të aplikuar metodologji të përshtatshme që plotëson nevojat e studentve; - Për të përdorur teknika të përshtatshme dhe funksionale të llojeve të ndryshme, në mënyrë që t’u bartë dituri studentëve. Aftësitë për të vlerësuar: - Vlerësim dhe përzgjedhje të strategjive dhe materialeve për orët e caktuara; - Dhënie e mendimeve të qarta dhe të informuara në lidhje me diskutimin e çështjeve kulturologjike; - Analiza për qëllime të studentit, si dhe dizajnë dhe zhvillim të oreve duke zgjedhur materialet dhe burimet e duhura; Aftesi komunikimi: - Mumdësi t’i artikulojnë qartë mendimet/idetë dhe të përcjellin mesazhe në gjuhën angleze për grupe të ndryshme të studentëve; - Të prodhojë një plan të mirë-konceptuar, për ta zbatuar në orë; - Lexim, shkrim dhe të folur me vetebesim, etikë dhe sinqerisht në lidhje me tema dhe çështje nga fusha të ndryshme; Aftësitë e të mësuarit: - Të kenë shkathtësi të pavarura në kryerjen e detyrave profesionale dhe të tregojnë pavarësi në postime në sferën profesionale; - Mund të zhvillojnë materiale që lidhen me fushën e tyre praktikë përmes përdorimit të udhëzimeve dhe burimeve adekuate;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [CEL-801] [6 SETK] Anglishtja profesionale 2
    Kjo lëndë është vazhdimësi dhe zgjerim i nivelit të mëparshëm të gjuhës profesionale angleze 1 dhe i ka të njëjtat synime si dhe pjesa e parë. Pas përfundimit me sukses të këtij kursi studentët do të jenë në gjendje për të përvetësuar një vëllim edhe më të madh të fjalëve të rejadhe t’i shfrytëzojnë në kontekst të ndryshëm profesional; më mirë ta kuptojnë diskursin shkrimor i cili më së shumti përdoret në profesione të të ndryshme si nga ana e folësve burimorë të anglishtes, ashtu edhe nga ata të cilët e mësojnë si gjuhë të huaj; të inkuadrohen në diskutime dinamike në lidhje me tema të ndryshme bashkëkohore; të mësojnë në mënyrë efikasre të komunikojnë në situata të ndryshme formale e joformale: të shqyrtojnë kategori gramatike nëpër fjali dhe të shkruajnë paragrafë e dokumente të cilat do t’u mundësojnë komunikim dhe kuptim të teksteve të cilat më së shpeshti shfrytëzohen në kontekst profesional.
  • [CEL-802] [6 SETK] Familja dhe shoqëria
    Qëllimet e programit të lëndës: - Studentët do të fitojnë njohuri më të thella për kushtet shoqërore në të cilin zhvillohet arsimi, familja dhe shoqëria; - Specificitetet e familjes dhe shoqëria si një disiplinë sociologjike; - Pabarazitë në arsim; - Do të mund të bëjnë analiza më të thella të familjes dhe shoqërisë dhe të faktorëve aktorëve socialë në të; - Do të mund të zhvillojnë qëndrim kritik dhe krijues ndaj teorisë dhe praktikës arsimore në një shoqëri veçantë; - Inicimi dhe kompletimi i hulumtime të pavarura; - Aftësia për përshtatje në marrëdhënie dhe rrethana të ndryshme kulturore dhe ndërnjerëzore; - Demonstrimi i aftësisë për transferin e diturisë në lidhje me kompleksitetin e reperkusioneve sociologjike, antropologjike të teknologjive të komunikimit; - Aftësia për të zhvilluar diskutime elokuente;
  • [CEL-803] [6 SETK] Mësimdhënia e përshtatur sipas aftësive
    Pas përfundimit me sukses të lëndës, studentët do të jenë në gjendje: t’i identifikojnë karakteristikat e ligjëratës sipas aftësive gjuhësore te ndryshme; t’i shpjegojnë shkaqet për të cilat mënyra e këtillë e ligjërimit është parakusht për mësim të suksesshëm të të gjitha niveleve, të krijojnë leksione të cilat e demonstrojnë qasjen e këtillë sipas përmbajtjes dhe të implementojnë strategji për angazhimin e studentëve përmes dallimit të aftësive të tyre në klasë.
  • [LCC-802] [6 SETK] Projekt - Rast studimor
    Lënda është një burim për të gjithë studentët që t’u ndihmojë në këmbimin e ideve dhe praktikave për mësimin e gjuhës. Lënda do të sigurojë skenarë dhe raste duke filluar nga përmirësimet themelore të punës me ndihmën e kolegëve dhe aktivitete të punës në grup për të përmirësuar shkrimin deri në bërjen e hulumtimeve shkencore, por gjithashtu edhe bazat e të dhënave nga institucionet dhe profesionistët me qëllim të shtohen informacionet e studentëve gjatë dizajnimit të lëndëve dhe zhvillimit profesional. Baza e të dhënave e përditësuar vazhdimisht synon të ofrojë zgjidhje për çështjet në menaxhimin e klasës dhe të shpjegojë pse ata janë të suksesshëm.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EEL-306] Përkthim nga fusha e mas mediave
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EEL-301] Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë
    • [EEL-603] Mësimdhënia dhe nxënia e vokabularit
    • [EEL-602] Analiza kontrastive
    • [EEL-502] Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • [EEL-407] Përkthimi juridik
    • [EEL-606] Përkthim konsekutiv
    • [EEl-505] Përkthim simultan
    • [EEL-703] Mësimi dhe njohja në procesin mësimor
    • [EEL-409] Të menduarit kritik dhe arsimimi multikulturor
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [LCC-803] Inkluzioni i studentve me nevoja të veçanta
Google+