Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe letërsi gjermane

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-DE
Viti akademik: 0 / 1
Titulli: Profesor i gjuhës dhe letërsisë gjermane
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Struktura e programit  përmban studime të cilat nga natyra janë dinamike, integruese dhe ndërvepruese. Programi është dizajnuar të ofrojë qasje integruese në tema nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, duke e implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor. Lëndët të cilat janë përfaqësuar në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teorinë e cila është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit.
Qëllimet kryesore janë:
- T’i përgatisë studentët për pozitën e udhëheqësit në institucionet dhe organizatat arsimore, kulturore dhe shkencore në vend dhe kudo në botë.
- T’i përgatisë studentët për ndërtimin e karrierës në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
- Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë thelbin e dijes për përafrimin ndaj profesioneve të cilat më pak ose më shumë janë të lidhura me fushën e arsimit dhe kulturës.
- Ta mundësojë arritjen e shkathtësive kërkimore dhe përvojë për gjuhën, literaturën dhe kulturën në organizatat publike, private dhe ndërkombëtare.
- Ta zhvillojë konceptin e mendimit kritik tek studentët.
- Ta mundësojë qasjen aktive të studentëve në ligjëratat dhe në kryerjen e kërkimeve të pavarura në të gjitha fushat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
- Ta mundësojë zhvillimin e shkathtësive personale, pastaj shkathtësitë e komunikimit, për kërkime dhe shkathtësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
Programi për studime deridiplomike studentëve iu ofron kuptim të thellë dhe njohuri nga fusha e arsimit dhe kulturës, ndërkohë i orienton në fusha të caktuara, të cilat do të specializohen në vitin e fundit të studimeve. Studentët kanë mundësi për punë praktike (internship), me anë të së cilës do të aftësohen për zbatimin e njohurive të përfituara në fushat përkatëse.
Përbërja e programit studimor ka për qëllim kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët, për shkak se ndërlidh një spektër të plotë të lëndëve ndërdisiplinore. Kjo do të ketë dobi të konsiderueshme për formimin e tyre profesional.

Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë përkatësisht studimeve Master nga gjuha, letërsia dhe kultura gjermane, ose  ta fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjuhës gjermane në shkollat fillore dhe të mesme ose në shkollat private. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë dhe kulturës dhe didaktikës i aftësojnë për kryerjen e veprimtarive të tjera në: administratën shtetërore dhe marketing, në shërbimin diplomatik, në Institucione publike dhe private, ose si përkthyes dhe interpretUEs, në forcimin e marrëdhënieve gjermane-maqedonase, në sferën e politikës, kulturës dhe ndërmjetësimit kulturor, veprimtari në fushën e gazetarisë si dhe në shtëpitë botUEse, në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Të ketë njohuri dhe kuptim nga sfera e studimeve gjermane të cilat ndërtohen mbi arsimin e tyre të mesëm të përgjithshëm.
- Të fitojë kompetenca të mira gjuhësore të gjuhës gjermane në raport me katër aftësitë gjuhësore (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit).
- Të ketë njohuri dhe kuptim të çështjeve kulturore të cilat kanë të bëjnë me shtetet në të cilat flitet gjuha gjermane dhe të mund të analizojë dhe të vlerësojë në mënyrë kritike gjuhën, letërsinë, historinë, shoqërinë dhe mediumet gjermane.
- Të mundet t’i kuptojë periudhat e ndryshme dhe autorët e mëdhenj të letërsisë së vendeve ku flitet gjuha gjermane.
- Të njoftojë një spektër të strategjive dhe resurseve mësimore, duke kyçur teknologji për nxitjen e interesit dhe përkrahjen për mësim të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Të jenë të aftë për aplikimin e shkathtësive të tyre metodologjike në profesionin e tyre si mësimdhënës nëpër shkollat fillore dhe të mesme.
- Të jenë të aftë për aplikimin e njohurive të tyre për përkthim zyrtar gjyqësor nga gjuha gjermane në shqip apo maqedonisht dhe anasjelltas.
- Ta shfrytëzojnë gjuhën gjermane në formë të përshtatshme në situata të ndryshme akademike dhe sociale.
- Të ndërtojnë dhe mbështesin argumente dhe të zgjedhin probleme në sferën e tyre të linguistikës, letërsisë, kulturës dhe metodikës gjermane.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të mund të analizojnë pyetje dhe debate bashkëkohore në bazë të njohurive të tyre gjuhësore, kulturore dhe letrare.
- Të mund ta vlerësojnë përshtatshmërinë e teknikave studimore të cilat ngërthejnë stile të ndryshme të mësimit në klasë ku mësohet gjuha gjermane si gjuhë e huaj.
- Të vlerësojnë dhe analizojnë tekste të ndryshme nga letërsia duke u kujdesur për gjuhën, stilin, simbolet dhe metaforën. Të krahasojnë dhe dallojnë tekste letrare përgjatë kohëve dhe popujve të ndryshëm.
- T’i mbledhin dhe interpretojnë të dhënat themelore të linguistikës të cilat kanë të bëjnë me gjuhën gjermane.

Aftësitë e komunikimit

- Të komunikojnë në mënyrë efektive me studentët dhe nxënësit në ambiente të klasës.
- Të prodhojnë dhe të organizojnë shprehje të qarta gramatikore dhe fjali komplekse (të përbëra).
- Të komunikojnë në gjuhë gjermane me vokabular të përshtatshëm profesional si për publikun e veçantë ashtu edhe për atë jo të veçantë.
- Të debatojnë me mendim të informuar për aspekte të ndryshme të trendëve kulturore gjermane, mendimtarëve dhe ndodhive historike.

Aftësitë e të mësuarit

- Të kenë shkathtësi autonome për mësim dhe të jenë të vetëmotivuar për arritjen e qëllimeve profesionale përmes përdorimit të pavarur të materialeve autentike.
- Në mënyrë sistematike të zhvillojnë shkathtësi produktive dhe perceptUEse në kontekst të studimeve gjermane.
- Të kenë aftësi për zhvillimin e teknikave dhe materialeve të ndryshme studimore në lidhje me situatën e tyre studimore.

Semestri 1

  • [CGL-102] [6 SETK] Hyrje në linguistikën gjermane
    Qëllimi i lëndës hyrje në linguistikë është ofrimi i një shikimi të gjerë në linguistikën bashkëkohore gjermane. Kjo lëndë duhet të ofrojë hyrje në problemet dhe sferat e kërkimit mbi shkencën e gjuhës, konceptet e saj, metodat dhe rezultatet si dhe teoritë zhvillimore të saj. Në kuadër të lëndës do të përfshihen temat vijUEse: gjuhë, komunikim dhe semiotikë, fonetikë dhe fonologji, grafematikë dhe ortografi, fjalëformimi dhe lakimi, sintaksa; analiza tradicionale fjalish, varësia dhe valenca, semantika, sociolinguistika, pragmatika, linguistika tekstuale etj.
  • [CGL-101] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane I
    Qëllimi i lëndës është përvetësimi i kompetencave gjuhësore të nivelit А2/1. Në kuadër të lëndës, studentët do t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Përveç kësaj, ata do të fitojnë informata dhe përshtypje për vendet ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Rëndësi e veçantë i kushtohet bisedës, shkrimit, dëgjimit, leximit dhe gramatikës dhe me përfundimin e kursit studentët duhet të tregojnë njohuri fillestare nga këto shkathtësi. Në mënyrë praktike studentët ushtrojnë shqiptimin dhe intonimin e fjalëve, gramatikën fillestare, strukturimin e fjalive dhe rregullat kryesore të drejtshkrimit. Lexojnë tekste të thjeshta, dialog, letra, tregime etj. Mësim të fjalëve të reja përmes paraqitjes së situatave nga jeta e përditshme.
  • [CGL-103] [6 SETK] Hyrje në studimet e letërsisë gjermane
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë një hyrje në letërsinë gjermane, veçanërisht në epokën e letërsisë dhe kulturës gjermane të kohës së Mesjetës deri në letërsinë e kohës së tashme si dhe në terminologjinë e letërsisë në përgjithësi. Në kuadër të kësaj ligjërate do të përpunohen autorë të rëndësishëm dhe vepra të periudhave të ndryshme, zhanre etj. Parashihet një hyrje dhe studim të letërsisë gjermane në periudha duke filluar nga mesjeta, humanizmi, baroku, klasika, romantizmi, ekspresionizmi dhe letërsia e shekullit 20.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CGL-203] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane II
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel А2/2. Ky kurs është vazhdimësi e lëndës Gjuha e sotme gjermane I. Studentët do t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Krahas kësaj, ata do të përfitojnë informata dhe përshtypje për vendet ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Përfitohen shkathtësitë: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit, dhe të folurit përmes punës me librin shkollor Schritte international 4 dhe 5. Biseda në tema nga e përditshmja, dialog, përbërje të shkurtra, tekste me zbrazëtira, ushtrime të fonetikës, ushtrime për të kuptuar tekstin e folur etj.
  • [CGL-204] [6 SETK] Fonetika dhe fonologjia e gjuhës gjermane
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ofrimi i hyrjes në pjesë të ndryshme të fonetikës dhe të fonologjisë gjermane. Në plan të parë janë bazat fiziologjike të formimit të fjalës si dhe përshkrimet artikulUEse dhe akustike dhe klasifikimi i tingujve (bashkëtingëlloret dhe vokalet). Qasje në problemet e transkriptimit si dhe kërkime në prozoditë që e rrumbullakësojnë materialin. Në pjesën e dytë janë prezantuar qasje të ndryshme përshkruese të fonologjisë gjermane dhe diskutohet në gamën e tyre. Ushtrimet në fonematikë dhe artikulim të gjuhës gjermane si dhe variacionet e saja e përshkruajnë zbatimin e tyre.
  • [CGL-201] [6 SETK] Letërsia gjermane e shek. 18
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 18. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 18. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në motivet për interpretimet dhe krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lënde studentët do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane: Gottsched, Lessing, Goethe, Schiller 1. Aufklärung në historinë e kulturës në Evropë dhe në Gjermani. Sturm-und-Drang-Phase. Klasikë gjermane.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CGL-301] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane III
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel Б1/1. Në kuadër të lëndës do të thellohen njohuritë paraprake si dhe do ti jepet vëmendje e veçantë bisedës dhe shkrimit. Të shkruarit ushtrohet dhe zbatohet përmes detyrave të shtëpisë (ese, prezantime, ftesa, etj). Të folurit ushtrohet në klasë (puna në grupe, prezantime, referate, loja, etj). Punohet në mënyrë plotësUEse në thellimin e njohurive nga gramatika.
  • [CGL-304] [6 SETK] Morfologjia e gjuhës gjermane
    Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me termet themelore të morfologjisë gjermane. Në plan të parë të këtij kursi qëndrojnë para së gjithash llojet e fjalëve (të ndryshUEshme dhe të pandryshUEshme). Në kuadër të kësaj ligjërate prezantohen dhe sqarohen prej së afërmi vetitë në vijim të gjuhës standarde gjermane: nocionet themelore të morfologjisë (morfema, fjala, klasifikimi i llojeve të fjalëve), folja, klasifikimi i foljeve sipas kritereve morfologjike, foljet e rregullta dhe të parregullta, klasifikimi i foljeve sipas kritereve sintaksore, foljet e plota dhe foljet ndihmëse, klasifikimi i foljeve sipas kritereve semantike, forma infinitiv i foljes: infinitiv, particip 1, particip 2, koha, përdorimi i formave kohore, foljet modale, pasivi, funksionet e aktivit dhe pasivit, mënyra e foljes: indikativi, konjunktivi 1 и 2, imperativi, emrat, kallëzUEsit, ndajfoljet, lidhëzat, fjalët modale, etj.
  • [CGL-303] [6 SETK] Letërsia gjermane e shek. 19
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 19. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 19. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lënde studentët do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane siç është poetika e autorëve nga periudha e romantizmit dhe realizmit Kleist, Tieck, Schlegel, Novalis, Hoffmann, Grillparzer, Heine, Büchner, Keller, Fontane Grillparzer, Nestroy, Heine, Büchner, Keller, Fontane.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LPCEN-01] Gjuhë angleze për administrim publik, shkenca politike dhe komunikim 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CGL-401] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane IV
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel Б1/2. Në kuadër të lëndës d të thellohen njohuritë paraprake të shkathtësive gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit përmes punës me librin Schritte international 5. Biseda në tema nga jeta e përditshme, dialog, kompozime të shkurtra, tekste të thjeshta nga gazetat, tekste me zbrazëtira, ushtrime fonetike, ushtrime për të kuptuar tekstin e folur etj. Gjithashtu do të punohet në thellimin e njohurive nga strukturat komplekse gramatikore të gjuhës gjermane.
  • [CGL-404] [6 SETK] Sintaksa e gjuhës gjermane
    Lënda ka për qëllim që t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane. Në plan të parë të kësaj ligjërate para së gjithash qëndron struktura e fjalisë gjermane. Në kuadër të këtij kursi, në radhë të parë, do të trajtohen këto tema: konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane; çka është fjalia? Shembuj nga analiza e përbërjes së fjalisë, llojet e fjalisë, fjalia e thjeshtë, fjalia e përbërë, Angauesätze, Attributsätze, Wortstellung, Grammatische KongrUEnz und Satzfeld und Satzklammer, problemet e teorisë së valencës, dallimet në mes Ergänzungen dhe Angauen, modele të fjalisë, valenca e emrave dhe mbiemrave, modele të ndryshme gramatikore. Në fund të semestrit studentët jo vetëm që do të duhet t’i dinë nocionet më të rëndësishme të sintaksës dhe valencës gramatikore, por edhe t’i zbatojnë, analizojnë dhe t’i përdorin si duhet.
  • [CGL-405] [6 SETK] Letërsia gjermane e shek. 20 (1900-1945)
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 20. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 20. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lënde studentët do të njihen me veprat dhe autorët letrar si dhe me zhanret e letërsisë gjermane të shekullit 20, siç janë periudha e ekspresionizmit, ekzili etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EGL-401] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    • [EGL-605] Praktikum
    • [CGL-602] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    • [CGL-605] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [CGL-403] Civilizimi i arealit gjermanfolës
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LPCEN-02] Gjuhë angleze për administrim publik, shkenca politike dhe komunikim 2

Semestri 5

  • [CGL-501] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane V
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel B2/1. Lënda është vazhdimësi e gjuhës gjermane 4. Njohuritë duhet gradualisht të zgjerohen edhe atë më së tepërmi në gramatikën dhe bisedën në gjuhën gjermane. Bisedat dhe diskutimet nga materialet e lexuara me temat aktuale janë shumë të rëndësishme. Në fund të kursit duhet të jenë në gjendje të formulojnë dhe kuptojnë fjali më të përbërë. Shkathtësitë gjuhësore duhet edhe më tej të përmirësohen, veçanërisht të folurit e fjalive të përbërë dhe komplekse. Për tema të ndryshme bëhen ushtrime përkatëse dhe si rrjedhojë pasurohet fjalori.
  • [CGL-504] [6 SETK] Leksikologjia e gjuhës gjermane
    Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve me bazat e leksikologjisë dhe leksikografisë gjermane. Në fokus të kësaj ligjëratë qëndrojnë konceptet fillestare të leksikologjisë, fjalëformimi, onomastika, leksikografia etj. Në kuadër të kësaj lënde janë përfshirë temat: lënda, detyra dhe etiketimin e leksikologjisë; pozita e leksikologjisë në sistemin e disiplinave gjuhësore; fjala si njësi gjuhësore; shkenca për fjalëformimin; komponimi; derivimi; shkenca mbi kuptimin e fjalës; struktura e fjalorit, zhvillimi i fjalorit; onomastika; frazeologjia dhe leksikografia.
  • [CGL-503] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj I
    Lënda kapër qëllim të japë një pasqyrë të metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës gjermane dhe të lidhjeve të saj me disiplinat e ngjashme. Një pasqyrë të metodave të gjuhëve të huaja: gramatikore-përkthyese, të drejtpërdrejtë, audio-vizuale, audio-gjuhësore, metoda kognitive dhe qasje komunikUEse me koncept pragmatik-funksional dhe ndërkulturor. Metodat alternative. Gjermanistika interkulturore. Faktorët e ligjëratës. Parimet pedagogjike. Parimet metodologjike-didaktike. Teoritë e mësimnxënies. Strategjitë e mësimnxënies. Personaliteti i mësimdhënësit. Format sociale. Format punUEse. Kompetencat komunikUEse dhe shkathtësitë gjuhësore: dëgjim me kuptim, të folurit, shkrim dhe lexim. Vlerësimi. Testet. Testet e standardizuara. Korniza evropiane referuese e përbashkët dhe portofoli gjuhësor.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EGL-401] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    • [EGL-605] Praktikum
    • [CGL-602] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    • [CGL-605] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [CGL-403] Civilizimi i arealit gjermanfolës
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EGL-401] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    • [EGL-605] Praktikum
    • [CGL-602] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    • [CGL-605] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [CGL-403] Civilizimi i arealit gjermanfolës
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve

Semestri 6

  • [CGL-601] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane VI
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel B2/2. Lënda është vazhdimësi e gjuhës gjermane 5. Gjithashtu do të përfitohen shkathtësitë gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit, dhe bisedë përmes punës me librin Ziel Kursbuch B2/2. Në bazë të teksteve aktuale autentike e video prezantimeve, studentët do të ushtrojnë në praktikë dialogun dhe monologun, reagimin e përshtatshëm spontan gjatë diskutimit. Gjithashtu do të ushtrohen format e refuzimit, miratimit dhe përgjigjes gjatë shprehjes së mendimeve dhe propozimeve etj.
  • [CGL-603] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj II
    Kjo lëndë ka për qëllim të japë një vështrim në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane si gjuhë e huaj: llojet e orëve mësimore, planifikimi, realizimi dhe vlerësimi. Qëllimet e klasës. Ora mësimore. Zgjedhje, gradim dhe prezantim i materialit. Progres gramatikor. Zgjedhje dhe progres në temat dhe leksikun. Mediume dhe mjete ndihmëse në mësim. Në kuadër të kësaj lënde janë paraparë 10 orë hospitime nga gjuha gjermane në shkollat fillore, të mesme, gjimnazet ose institucione tjera arsimore. Secili student gjatë këtij semestri duhet në mënyrë të pavarur të mbaje 3-4 model-orë dhe një orë praktike (provim). Gjatë këtyre orëve duhet të zbatohen të gjitha njohuritë teorike dhe praktike të cilat janë përvetësuar gjatë semestrave paraprak..
  • [LCC-601] [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EGL-401] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    • [EGL-605] Praktikum
    • [CGL-602] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    • [CGL-605] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [CGL-403] Civilizimi i arealit gjermanfolës
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EGL-401] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    • [EGL-605] Praktikum
    • [CGL-602] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    • [CGL-605] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [CGL-403] Civilizimi i arealit gjermanfolës
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [CGL-701] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane VII
    Qëllimi i lëndës është që të përvetësohen shkathtësitë gjuhësore në nivelin C1/1. Gjatë punës me tekstin Ziel Kursbuch C1/1 si dhe me materiale të ndryshme për këtë nivel studentët do t’i përvetësojnë këto shkathtësi: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit. Gjithashtu do të praktikohet konverzacion rreth temave të ndryshme, dialogje, ese, tekste nga gazetat dhe revistat e ndryshme, ushtrime për kuptimin e teksteve gojore, referate dhe struktura komplekse gramatikore etj.
  • [CGL-702] [6 SETK] Fjalëformimi i gjuhës gjermane
    Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me nocionet themelore të fjalëformimit të gjermanishtes. Në plan të parë të kësaj ligjërate para së gjithash do të trajtohen këto tema: kuptimi, lënda, detyrat dhe metodat. Teoritë fjalëformUEse: Vendi i fjalëformimit në gramatikë, Fillet e fjalëformimit në gjuhën gjermane. Njësitë fjalëformUEse, proceset dhe llojet. Modelet fjalëformUEse të emrave kompleks gjermanë, të foljeve, mbiemrave dhe ndajfoljeve kundrejt atyre shqipe dhe maqedonase; modelet aktive dhe joaktive, fjalë leksiku dhe tekstuale (okazionalizma).
  • [CGL-703] [6 SETK] Gramatika kontrastive në gjuhën gjermane dhe në gjuhën shqipe/maqedonase
    Lënda ka për qëllim që t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të linguistikës kontrastive. Linguistika e kontrasteve merret me dallimet dhe përputhshmëritë në mes gjuhëve të ndryshme (perspektivë ndërgjuhësore) dhe brenda në një gjuhë (perspektivë ndërgjuhësore; p.sh: aspekte të gjuhës gjermane në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Në mënyrë të vazhdueshme mund të paraqiten çifte dhe karakteristika të ndryshme gjuhësore nga të gjitha fushat të strukturës gjuhësore (fonologji, morfologji, sintaksë, pragmatikë, fjalor etj). Ligjërimi jep një shikim për fazat dhe fushat e ndryshme për kërkimin e gjuhësisë kontrastive dhe këtë e ndërlidh me një reflektim kritik të rolit të saj në didaktikën gjuhësore. Më pas për çiftet gjuhësore gjermanisht–shqip dhe gjermanisht–maqedonisht përmes shembujve do të krahasohen strukturat më të rëndësishme fonologjike, morfologjike, sintaksore dhe pragmatike. Krahas kësaj do të diskutohet mbi shfrytëzimin e njohurive të fituara për çështjet e gjuhësisë së përgjithshme, teoritë e mësimit të gjuhës dhe didaktikës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EGL-401] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    • [EGL-605] Praktikum
    • [CGL-602] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    • [CGL-605] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [CGL-403] Civilizimi i arealit gjermanfolës
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [CGL-801] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane VIII
    Qëllimi i lëndës është që të përvetësohen shkathtësitë gjuhësore në nivelin C1/2. Gjatë punës me tekstin Ziel Kursbuch C1/2 si dhe me materiale të ndryme për këtë nivel, studentët do të përvetësojnë këto shkathtësi: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit. Gjithashtu do të praktikohet konverzacion rreth temave të ndryshme, dialogje, ese, tekste nga gazetat dhe revistat e ndryshme, ushtrime për kuptimin e teksteve gojore, referate dhe struktura komplekse gramatikore dhe idiomat etj.
  • [EGL-601] [6 SETK] Historia e gjuhës gjermane
    Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me nocionet themelore dhe rrjedhat e indo-gjermanishtes dhe gjermanishtes. Gotishtja si reprezentant i paragjuhës gjermane. Zhvendosja e parë e bashkëtingëlloreve. Theksi. Ligji i Vernerit. Zanoret. Ablaut. Zgjedhimi i foljes. Ndarja e emrave. Ndryshimi i mbiemrave. Specifikat (zhvendosja e dytë e bashkëtingëlloreve, harmonia e zanoreve: umlaut primar, kalimi i e në i; . kalim i i në e dhe i u në o etj). Përpunimi i këngës për Hildebrand. Specifikat (dobësim i zanoreve në rrokje të patheksuar, umlaut dytësor, kalim të sk në sch etj). Përpunimi i këngës për Niuelungët. Specifikat (diftongizim, monoftongizim vazhdim, shkurtim, lëshim, ngritje të zanoreve etj). Veprimtaria e Luterit.
  • [EGL-603] [6 SETK] Testimi dhe vlerësimi në gjuhën gjermane si gjuhë e huaj
    Lënda ka për qëllim t’i përgatisë studentët për bazat e vlerësimit dhe testimit në gjermanisht si gjuhë e huaj (DaF), me qëllim që dija e marrë këtu të zbatohet më vonë në mësimdhënie. Testimi dhe vlerësimi i gjuhës gjermane si gjuhë e huaj (DaF) përmban njohuri për pyetjet në vijim: Çka është një gabim? Si funksionon korrigjimi i gabimeve me shkrim dhe me gojë? Çka janë testet shkallëzUEse dhe provimet mbi gjendjen e njohurive gjuhësore? Cilat teste ekzistojnë për sa i përket të lexuarit, të dëgjuarit, të kuptuarit, të shkruarit dhe të folurit?; A ka teste për fjalorin, leksikun dhe për gramatikën? Si vlerësohen të shkruarit dhe të folurit?
  • [LCC-802] [6 SETK] Projekt - Rast studimor
    Studentët do të prezentojnë dhe diskutojnë projektet e tyre (punimet e diplomës) nga fusha e linguistikës, letërsisë, kulturës si dhe nga metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EGL-401] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    • [EGL-605] Praktikum
    • [CGL-602] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    • [CGL-605] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [CGL-403] Civilizimi i arealit gjermanfolës
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve
Google+