Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Komunikimi ndërkombëtar

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-COMMIC
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: I diplomuar në komunikimin ndërkombëtar
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Komunikimi ndërkombëtar, ngërthen studime interdisiplinare dinamike dhe interaktive. Nga këto studime pritet të gjenerohen rezultate profesionale të adaptuara për nevojat e tregut global integrativ, por njëkohësisht ato do të shërbejnë si bazë për studime të nivelit postdiplomik (cikli i dytë i studimeve).
Ky program  i përgatit studentët për vende pune në institucione dhe organizata ndërkombëtare,  në industrinë dhe mediat, për vende pune në teknologji dhe strategji komunikuese të cilat rriten dhe evoluojnë shpejt dhe përdoren nga korporata dhe organizata të tjera, si dhe për vende pune për marrëdhënie me publikun dhe trajnimin e zhvillimin e politikave kadrovike.
Programi mësimor për Komunikim ndërkombëtar është dizajnuar që t’i plotësojë nevojat e tanishme dhe të ardhshme të tregut për punë në sfera të caktuara të komunikimit ndërkombëtar, në krijimin e politikave në nivel nacional dhe ndërkombëtar dhe për zhvillim korporativ në fushën e mediave, të komunikimit digjital dhe interaktiv, për zhvillim të portaleve, gazetarisë, për komunikim korporativ dhe të organizatës si dhe të marrëdhënieve me publikun, etj. Programi studimor për Komunikim ndërkombëtar u ofron studentëve kuptim të thellë dhe njohuri nga sfera e shkathtësive komunikuese ndërkombëtare dhe njëkohësisht i orienton në sfera të caktuara, të cilat do të specializohen në ciklin e dytë të studimeve. Përparësi plotësuese është ajo që studentët në  semestrin e fundit marrin pjesë në praktika studentore, nëpërmjet të cilave kanë mundësi të përfitojnë përvojë në aspektin aplikativ të shkencave të komunikimit. 
Universiteti i EJL posedon infrastrukturë teknologjike të jashtëzakonshme për realizim të kurrikulumit të propozuar në drejtimin e shkencave të komunikimit me laboratore kompjuterike, rrjetë interneti dhe mundësi për të mësuar në distancë, si dhe bibliotekë me on-line resurse të kapshme për kërkim.
Vitin e fundit studentët punojnë në projekte të mëdha individuale ose ekipore të cilat janë në formë të punës hulumtuese, zhvillimore, konstruktive ose praktike dhe në bashkëpunim të  afërt ose nëpërmjet praktikës në kompani të vendit ose globale, institucione dhe media shoqërore-politike nacionale dhe ndërkombëtare. Kjo përvojë kultivon njohuri të zhvilluara teknike, përdorim të mendimit analitik, rezonim kuantitativ, shkathtësi për menaxhim me projekte, si dhe shkathtësi komunikuese. Prezantimi i projektit final pritet në fund të këtij programi.

Programi i Komunikimit ndërkombëtar është  veçanërisht i përshtatshëm për ata të interesuar për punësim dhe karrierë profesionale në:
• organizata ndërkombëtare,
• diplomaci
• korporata shumëkombëshe,
• media,
• zyra të marrëdhënieve me publikun,
• organizata joqeveritare ndërkombëtare, etj. 

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Përfitim i bazës teorike, njohuri dhe kuptueshmëri e shkencave të komunikimit në përgjithësi, dhe posedim i njohurive më të thella për teoritë dhe qasjet globale nga komunikimi ndërkombëtar.
- Përfitim i njohurive hyrëse për modelet ndërkombëtare komunikuese, llojet e fushatave komunikuese dhe strategji për marrëdhënie me publikun, karakteristikat themelore të diplomacisë dhe mënyra e funksionimit të organizatave ndërkombëtare.
- Zhvillim i të menduarit kritik për komunikim ndërkombëtar.
- Të shkruar kompetent dhe të folur kompetent në publik dhe atmosferë private.
- Përfitim i përvojës praktike për komunikim ndërkombëtar.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Të realizojnë hulumtime dhe të jenë analitikë në sferën e komunikimit ndërkombëtar.
- Aftësi për menaxhim me programe dhe obligime të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare si dhe të udhëheqë trajnime dhe konsultime për shkathtësi komunikuese të aspektit nacional dhe ndërkombëtarë.
- Aftësi për menaxhim me konflikte, sjellje të vendimeve dhe zhvillim të ekipeve.
- Aftësi për mbajtje të marrëdhënieve me publikun dhe zhvillim të marrëdhënieve për publikun, marketing të fushatave në nivel vendor, nacional dhe global.
- Aftësi për analizë të publikut në  nivel vendor dhe ndërkombëtar, kuptueshmëri për raportin mes shoqërisë, mediave, mesazheve, institucioneve ndërkombëtare dhe publikut.

Aftësitë për të vlerësuar

- Ndihmon në evaluimin e problemeve konkrete në lidhje me komunikimin ndërkombëtar, të cilat kanë të bëjnë me planifikim të komunikimeve, menaxhment të proceseve, kontrollit dhe menaxhment strategjik;
- Posedon aftësi që të analizojë konkurrencën mediale të tregut.
- Studentët do të jenë të aftë të kyçen në debate në media dhe t’i argumentojnë qëndrimet e tyre, të bazohen në fakte, për tema në lidhshmëri me objektivitetin në gazetari, krijim të mendimit publik, etikën e mediave, trende moderne të marketingut bashkëkohor dhe marrëdhënie me publikun.
- Do të mund të vlerësojnë cilat janë strategjitë dhe taktikat më të përshtatshme të cilat do të duhet të zbatohen në fushata konkrete për marrëdhënie me publikun në nivel vendor dhe global.

Aftësitë e komunikimit

- Bën prezantimin e ideve, koncepteve dhe strategjive të reja nga sfera e komunikimit ndërkombëtar.
- Njohuri të avancuara të gjuhëve të huaja për komunikimin ndërkombëtar të nivelit akademik.
- Të angazhohen në mënyrë efikase dhe konstruktive në sfera përkatëse profesionale nga komunikimi ndërkombëtar.
- Të japin prezantim të qartë dhe koherent për ndonjë temë ose detyrë duke përdorur shembuj dhe zgjedhje referente. 
- Të përdorin burime të avancuara për përsosje dhe implementim të njohurive të përfituara.
- Të shprehen qartë dhe në mënyrë elokuente, si dhe të përfitojnë shkathtësi për të folur në publik.
- Studentët do të marrin pjesë në krijimin e rregullave dhe karakteristikave të debateve dhe në mënyrë aktive do të debatojnë në tema që janë në lidhshmëri me komunikimin ndërkombëtar. 

Aftësitë e të mësuarit

- Mund të kërkojë dhe detektojë burime për të mësuar;
- Posedon aftësi të bëjë analiza nga sfera e komunikimit ndërkombëtar dhe të përdorë literaturë shkencore dhe shqyrtime nga autorë tjerë;
- Mund të mësojë në mënyrë individuale dhe në ekip;
- Avancim i mëtutjeshëm i njohurive nëpërmjet shkathtësive për mësim interaktiv, mësim me përpilim të projekteve komunikuese praktike, të menduar kritik dhe analizë të përmbajtjeve të mediave ndërkombëtare. 

Semestri 1

  • [CCM-102] [6 SETK] Hyrje në komunikim ndërkombëtar dhe ndërkulturor
    Pas mbarimit të lëndës hyrje në shkencat e komunikimit prej studentëve do të pritet të mund të gjenden në bisedat e thjeshta, të mund të aplikojnë dituritë për skemat e Shenanit dhe Viverit, të mund t’i tejkalojnë themelet e modeleve gjuhësore të komunikimit. Po ashtu, prej studentëve do të pritet që në mënyrë të pavarur t’i përdorin këto njohuri për nevojat e tyre të mëtutjeshme, po njëherësh edhe si bazë për zhvillim të komunikimit
  • [CCM-101] [6 SETK] Hyrje në shkencat e komunikimit
    Studentët do të mund të definojnë komunikimin ndërkulturor, do të mund t’i identifikojnë dhe t’i sqarojnë politikat ndërkulturore, e ndërsa njohurinë dhe të kuptuarit do t’i aplikojnë në përpunimin e strategjive ndërkulturore me aftësi për vlerësim të identifikatorëve të identitetit të kulturave të ndryshme që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë dhe në korniza botërore.
  • [CCM-103] [6 SETK] Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare
    Studentët njoftohen me konceptet më të rëndësishme, idetë dhe institucionet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Lënda paraqet hulumtim të koncepteve themelore të disiplinës, me tendencë për t’i njoftuar studentët me skenën aktuale të marrëdhënieve ndërkombëtare (MN) dhe me problemet bashkëkohore ndërkombëtare, si dhe me ardhmërinë e MN duke i diskutuar agjendat e reja. Në përfundim të lëndës studentët do të duhet të jenë në gjendje/ të përgatitur të: - zotërojnë një kuptim/ njohuri për konceptet dhe temat të disiplinës së MN; - mësojnë fuqitë udhëheqëse dhe ndodhitë, ndikimet dhe idetë që e ndërtuan evolucionin e MN; artikulojnë dhe analizojnë temat e MN nga perspektiva të ndryshme.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CCM-201] [6 SETK] Studimet e mediave
    Qëllimet e programit të lëndës (kompetencat) janë: - T'i përgatitë studentët në funksionet themelore të mediave dhe mjeteve për komunikim masiv, - T'i njoftojë me ndikimin e tyre dhe rëndësinë e shoqërisë, - T'i njoftojë me profesionin gazetaresk, - T'i njoftojë me funksionet dhe llojet e gazetarisë dhe prodhimeve gazetareske.
  • [CCM-202] [6 SETK] Teoritë e komunikimit
    Pas mbarimit të teorive të komunikimit, prej studentëve pritet të arrijnë njohuri të duhura dhe përparim në fushën e modeleve psikologjike të komunikimit. Përveç kësaj, prej studentëve pritet të bëhen më të pavarur gjatë studimit të modeleve të njëjta dhe të marrin përgjegjësi për nxënien e tyre. Pas mbarimit të teorisë së komunikimit, studentët do të jenë të trajnuar të përpunojnë dhe të krijojnë shembuj nga modelet e Frojdit, teorinë e anksiozitetit dhe sjelljes dhe do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike për tema të ndryshme dhe të sjellin vetë përfundime në bazë të teksteve te lexuara, si dhe të fitojnë aftësi për komunikim të avancuar me shkrim dhe me gojë në fushën e teorive të ndryshme psikologjike të komunikimit.
  • [CCM-203] [6 SETK] Hyrje në shkencat politike
    Kjo lëndë ka për qëllim t'i përgatitë studentët me bazat e shkencave politike. Do të prezantohen konceptet kryesore politike, termet, idetë dhe institucionet. Lënda është dizajnuar si një hyrje në natyrën e studimit të politikës duke përfshirë shqyrtimin e koncepteve themelore të disiplinës: qeverinë, autoritetin, legjitimitetin. Sovraniteti, kombi, shteti, llojet e regjimeve. Në mënyrë të veçantë do të studiohen ideologjitë kryesore në teorinë politike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CCM-301] [6 SETK] Metodat e hulumtimit në komunikim
    Si një disiplinë shkencore e shkencave të komunikimit, lënda metodat komunikative të hulumtimit ka për qëllim t’u bëjë analizë të qasjeve më të zhvilluara teorike- metodologjike në hulumtimet bashkëkohore komunikuese, si dhe sqarimin e metodave me eksperiencë (empirike) dhe teknike në shqyrtimin e dukurive komunikuese. Qëllimi është studentët të mund të sqarojnë dhe t’i dallojnë metodat kryesore cilësore dhe sasiore (mënyrat dhe procedurat) dhe teknikat kryesore (mjetet) në hulumtimet komunikuese, t'i identifikojnë dhe t’i aplikojnë fazat e veçanta në projektin komunikues dhe ta kuptojnë mënyrën e të shkruarit të raportit hulumtues. Studentët do t’i aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit në përpunimin e skicës ideore për hulumtim komunikues me të gjithë fazat e saj e cila do të gjejë zbatim në aplikime për projekte në fusha të rëndësishme të sektorëve politikë- shoqërorë, kulturorë, profesionalë, të komunikimit masiv dhe biznesit, posaçërisht tek organizatat e sektorit civil.
  • [CCM-302] [6 SETK] Diplomacia
    Lënda i njofton studentët në themelet e sqarimit teorik të themeleve të marrëdhënieve diplomatike, jep një pasqyrë të zhvillimit, të rolit dhe rëndësisë së diplomacisë në komunikimin ndërkombëtar dhe të aplikimit praktik të aftësive diplomatike në prezantimin e jashtëm të shteteve në planin politik, ekonomik dhe kulturor.
  • [ECM-302] [6 SETK] Komunikimi ndërkombëtar dhe identiteti kulturor
    Pas përfundimit të kursit komunikimi ndërkombëtar dhe identiteti kulturor studentët do të kenë mundësi të identifikojnë dhe të analizojnë aspektet themelore të identitetit të tyre kulturor, si dhe të jenë të vetëdijshëm për ekzistencën e identiteteve të tjera kulturore përveç të tyre. Përveç kësaj, studentët do të mund të aplikojnë teori të duhura për analizim të komunikimeve të ndryshme ndërkulturore. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të komunikojnë në kontekste të ndryshme me vetëdije më të rritur për dallimin në mes njerëzve nga kultura të ndryshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LPCEN-01] Gjuhë angleze për administrate publike, shkenca politike dhe komunikim 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CCM-401] [6 SETK] Sistemet ndërkombëtare të komunikimit
    Njohje me sistemet tradicionale dhe ndërkombëtare të komunikimit. Fitimi i njohurive për sistemet e komunikimit të cilat kanë rëndësi për studimin bashkëkohor të proceseve komunikuese në shoqëri, prej tradicionaleve dhe deri te sistemet moderne të mediave në vende të ndryshme (në veçanti në hapësirën evropiane). Bëhet fjalë për sisteme të komunikimit dhe për modele të zhvilluara në korniza sociologjike, politike, psikologjike, dhe të teorive të tjera dhe shkolla vëmendja e të cilave është e përqendruar në proceset komunikuese në shoqërinë globale. Fokusi është në qasjen ndërdisiplinore në hulumtimin e proceseve të ndërlikuara të komunikimit dhe vënies së integrimit në disiplina të ndryshme shkencore.
  • [CCM-402] [6 SETK] Marrëdhënie me publikun: parimet dhe praktikat
    Njohje me parimet themelore, ligjet dhe zhvillimi i marrëdhënieve me publikun. Fitimi i njohurive për konceptin e marrëdhënieve me publikun, definicioni dhe zhvillimi historik, roli i ri i marrëdhënieve me publikun në pajtueshmëri me procesin e menaxhmentit dhe teoritë e reja për marrëdhënie me publikun.
  • [CCM-403] [6 SETK] Organizatat ndërkombëtare
    Kjo lëndë fokusohet në studimin e historisë, strukturave dhe funksioneve të organizatave ndërkombëtare dhe në sistemet e brendshme komunikuese në vetë organizatat. Duke shqyrtuar aktet e themelimit, parimet themelore të përgjegjësive ligjore dhe funksionimit të organizatave ndërkombëtare dhe vetë shteteve anëtare të atyre organizatave. Do të shqyrtohet mënyra dhe sistemi i komunikimit i Kombeve të Bashkuara, NATO-s, BE-së, OBSE, Këshillit të Evropës, etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECM-505] Komunikimi ndërkombëtar në Evropë
    • [ECM-401] Komunikimi ndërpersonal
    • [ECM-402] Studime kulturore
    • [ECM-403] Të bindurit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LPCEN-02] Gjuhë angleze për administrate publike, shkenca politike dhe komunikim 2

Semestri 5

  • [CCM-504] [6 SETK] Praktika profesionale
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë aftësi në fushën e punës praktike që t’i shtojnë mundësitë e tyre për punësim pas diplomimit. Studentët do të munden më lehtë t’i identifikojnë mundësitë për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale, si dhe njohuritë për strategjitë e teknikat për kërkime në tregun e punës në rajon dhe më gjerë.
  • [CCM-501] [6 SETK] Të shkruarit dhe raportimi medial
    Kjo lëndë ka për qëllim përparimin e aftësive praktike të studentëve për shkrim gazetaresk dhe raportim në mediat e shkruara dhe elektronike. Kjo lëndë do t’u japë studentëve udhëzime praktike për teknikat themelore të shkrimit medial. Studentët do të aftësohen të shkruajnë për gazetat, radion dhe televizionin. Po ashtu, studentët do të fokusohen si t’i mbledhin, si t’i verifikojnë dhe t’i prezantojnë lajmet para opinionit të gjerë.
  • [CCM-502] [6 SETK] Komunikimi politik
    Nëpërmjet lëndës komunikimi politik sqarohet dhe analizohet komunikimi politik, i cili ka histori që prej kur ekziston bashkësia politike, megjithatë nuk merret me anën historike, duke dashur të mbahet me kohërat moderne dhe në aktualitetin politik. Lënda po ashtu ka pikë të përbashkëta me problemet e të menduarit publik, por më së shumti merret me natyrën e marrëdhënies në mes politikanëve dhe mediave. Pas përfundimit të mësimit, studenti do të ketë mundësi të kuptojë dhe të zbatojë pikëpamjet në lidhje me krijimin politik dhe komunikimin dhe mënyrën e përvetësimit të ideve dhe qëndrimeve. Ata duhet ta kuptojnë rrezikun e psikologjisë së masave dhe etimologjinë e tyre me ndihmën e shembujve nga e kaluara e afërt dhe e largët.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECM-501] Menaxhment ndërkombëtar
    • [ECM-504] Komunikimi ndërkulturor: përmbajtjet dhe strategjitë kulturologjike
    • [ECM-503] Etika e komunikimit
    • [ECM-306] Parimet dhe рraktikat e intervistimit
    • [ECM-304] Aplikimi kompjuterik në komunikim
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECM-501] Menaxhment ndërkombëtar
    • [ECM-504] Komunikimi ndërkulturor: përmbajtjet dhe strategjitë kulturologjike
    • [ECM-503] Etika e komunikimit
    • [ECM-306] Parimet dhe рraktikat e intervistimit
    • [ECM-304] Aplikimi kompjuterik në komunikim

Semestri 6

  • [CCM-602] [6 SETK] Negociatat
    Lënda jep mundësi për të ofruar teknikat e negocimit, njohjen e taktikave të pandershme me qëllim të krijimit të situatave të ndërsjella të dobishme. Kursi fokusohet në teorinë e negocimit me zbatimin e saj praktik. Theksi është në gjuhën e trupit, llojet e personalitetit, dallimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe në kuptimin e fshehur të fjalëve.
  • [CCM-603] [6 SETK] Komunikimi dhe lidershipi
    Kjo lëndë hulumton historinë e teorive të lidershipit me vëmendje primare të lidershipit të transformimit. Motivohet pjesëmarrja e bërjes së lidershipit me vëmendje të veçantë në mundësitë të komunikohet lidershipi i transformimit.
  • [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECM-604] Studime amerikane
    • [ECM-601] Komunikimi i biznesit dhe profesional
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [ECM-605] Argumentim dhe debat
    • [ECM-606] Planifikimi i komunikimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECM-604] Studime amerikane
    • [ECM-601] Komunikimi i biznesit dhe profesional
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [ECM-605] Argumentim dhe debat
    • [ECM-606] Planifikimi i komunikimeve

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [ECM-301] [6 SETK] Mediat ndërkombëtare
    Njoftim me parimet themelore, ligjet dhe zhvillimin e mediave ndërkombëtare. Fitimi i njohurive për konceptin dhe fuqinë e mediave ndërkombëtare, roli dhe rëndësia e tyre shoqërore, tendencat dhe sfidat gjatë zhvillimit të tyre, politika mediale, efektet e mediave, standardet ndërkombëtare.
  • [CCM-503] [6 SETK] Globalizimi
    Qëllimi kryesor i programit mësimor nga kursi i globalizmit dhe identitetit kulturor është që t'i referojë studentët në disa nga çështjet qendrore në lidhje me problematikën komplekse të globalizimit dhe identitetit kulturor. Studentët do të mund t'i sqarojnë aspektet ekonomike, politike dhe kulturore të globalizimit mbi civilizmin bashkëkohor dhe në mënyrë kritike të kontribojnë në sqarimin e çështjeve të hapura si shkurtesa bashkëkohore- evropizimi, amerikanizimi, apo kosmpolitizmi i vlerave kulturore. Do të mund të shkruajnë, të krijojnë porosi komunikuese dhe të debatojnë për fenomenin shoqëria moderne dhe komunikimi modern me anë të rolit dhe ndikimit në standardizimin e vlerave evropiane dhe botërore dhe në nxitjen e zhvillimin e identiteteve të tyre kulturore.
  • [CCM-701] [6 SETK] Korrespondencë diplomatike
    Lënda ka për qëllim t’i aftësojë studentët në drejtim të të kuptuarit të rregullave ndërkombëtare të komunikimit në bashkësinë ndërkombëtare, sidomos në diplomaci. Fokusi do të përqendrohet tek rregullat dhe modalitetet për realizimin e komunikimit ndërkombëtar mes elitave politike dhe diplomatike. Rëndësi të veçantë kanë stilet e komunikimit brenda misioneve diplomatike (ambasadat dhe konsullatat). Целта на предметот е да се оспособат студентите во насока на разбирање на м
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECM-303] Studime evropiane
    • [ECM-404] Të shkruarit e lajmit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [ECM-603] [6 SETK] Politikat ndërkombëtare
    Lënda i shtjellon sistemet politike bashkëkohore, metodologjinë e hulumtimit të fenomeneve politike në planin ndërkombëtar, tipologjizimin dhe klasifikimet bashkëkohore të politikave ndërkombëtare përmes qasjes shkencore në analizën politike të strukturës, organizimit dhe funksionimit të sistemeve politike ndërkombëtare.
  • [CCM-801] [6 SETK] Rrjetat sociale
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri profesionale në lidhje me rrjetet sociale në internet, me mënyrën e operimit, përdorimit, abuzimit dhe mbrojtjen prej abuzimit. Lënda thekson se si rrjetet sociale shfrytëzohen si mjete për aktivitete të ndryshme, se si ato e ndryshojnë mënyrën në të cilën organizatat komunikojnë dhe bashkëveprojnë me audiencën e tyre, si rrjetet sociale duhet të koordinohen me objektivat e biznesit dhe të gjithë strategjinë e komunikimit dhe se si ato duhet të inkorporohen në funksione të ndryshme organizative.
  • [CCM-802] [6 SETK] Komunikimi ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve
    Komunikimi ndërkombëtar dhe zgjidhja e konflikteve është një fushë e studimit që zgjon interesim gjithnjë e më të madh si rezultat i proceseve bashkëkohore të globalizimit. Komunikimi global i mundësuar me ndihmën e teknologjisë moderne krijon një platformë për një numër të stërmadh të komunikimeve të përditshme midis të kulturave të ndryshme. Në këtë kuptim, kjo lëndë synon të na i bëjë me dije problemet që mund ta vështirësojnë procesin e komunikimit midis kulturave të ndryshme. Tema që lidhen me problematikën e stereotipeve, me përgjithësimet , shkathtësitë e komunikimit, orientimet dhe strategjitë komunikative janë pjesë e materialit thelbësor që do trajtohet në këtë lëndë. Pritjet janë që studentët të fitojnë: - Aftësi që t’i shpjegojnë dimensionet e llojllojshme të komunikimit ndërkulturor që mund të shkaktojnë një situatë konflikti; - Të jenë të aftë ta analizojnë në mënyrë kritike dinamikën e ndërveprimit ndërkulturor; - Të jenë të gatshëm për përgatitjendhe planifikimin e strategjisë për ndërveprimin ndërkulturor; - Të përgatisin një studim për ndonjë rast të komunikimit ndërkulturor dhe të zgjidhjes së konflikteve.
  • [LCC-802] [6 SETK] Projekt - Rast studimor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ECM-801] Të shkruarit për marrëdhënie me publikun
    • [ECM-305] Zhvillimi i karrierës profesionale
Google+