Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Binznes dhe ekonomiks

Në bashkëpunim me Universitetin e Londrës (UoL)
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-BE
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: I diplomuar në biznes dhe ekonomiks
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor “Biznes dhe ekonomiks” paraqet kombinim të barazpeshuar të njohurive bazë teorike dhe shkathtësive specifike profesionale. Struktura e programit trevjeçar përfshin studime të cilat nga natyra janë dinamike dhe interaktive. Programi është i dizajnuar të ofrojë tema nga lëmi i ekonomisë dhe menaxhmentit, duke bërë implementinimin e konceptit në fjalë përmes programit studimor. Lëndët të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen mbi teorinë e cila është ngushtë e ndërlidhur me implementimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve përvetësim të aftësive dhe përvojave të nevojshme për: teoritë ekonomike, përdorimin e menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
Programi studimor “Biznes dhe ekonomiks” ka për qëllim:
• T’i përgatisë studentët për pozita të liderëve në organizata profitabile apo joprofitabile në vend dhe çdo kund në botë.
• T’i përgatisë studentët për ndërtim të karrierës në lëmin e ekonomisë dhe menaxhmentit, por edhe të sektorit privat në lëmin e financave.
• Të mundësojë përvetësim të aftësive dhe përvoja hulumtuese për: teoritë ekonomike, përdorim të menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
• Ta zhvillojë konceptin e punës praktike tek studentët.
• Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik tek studentët.
• T’u mundësoj studentëve në mënyrë aktive të kyçen në ligjëratat me qëllim që në mënyrë të pavarur t’i kryejnë hulumtimet në të gjitha fushat e ekonomisë dhe menaxhmentit.
• Të mundësojë zhvillim të aftësive personale, komunikuese, hulumtuese dhe aftësive të tjera që janë të rëndësishme për punësim.
Gjatë kohës së studimeve trevjeçare, studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka ata do të aftësohen t’i implementojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëmi.
Programi studimor “Biznes dhe ekonomiks” jep mundësi për diplomë të dyfishtë (Dauble Degree) në bashkëpunim me Universitetin e Londrës (UoL) – London School of Economics (LSE). Përmbajtja kryesore e programit përfshin lëndë të cilat ofrohen edhe nga ana e universitetit britanik – LSE. Lëndët e programit janë kompatibile me programin mësimor të LSE-së. LSE gjithashtu siguron mbështetje për realizim të programit përmes ofrimit të literaturës, lëndëve programore, planeve mësimore, provimeve dhe shembuj të video ligjëratave.

Programi studimor “Biznes dhe ekonomiks” do t’u mundësojë studentëve të:
- Fitojnë një arsimim të përgjithshëm në disiplina që nënvizojnë teorinë dhe praktikën e menaxhmentit ndërsa nga ana tjetër ende ngelen të specializuarit në ekonomi.;
- Ndërmarrin studim të thelluar të ekonomisë me opsionet e menaxhmentit që do t’u mundësojë të shikohen në mënyrë kritike çështjet e menaxhmentit;
- Fitojnë trajnim në parimet e ekonomisë dhe aplikimeve të tyre;
- Zhvillojnë të kuptuarit se menaxhmenti është një shkencë me bazë të gjerë sociale dhe fushë multidisiplinare;
- Njihen me mjetet e përshtatshme të analizës për të trajtuar çështje dhe problematika të politikave ekonomike;
- T’i kuptojnë organizatat, aspektet kyçe të menaxhimit të tyre dhe ambientin e jashtëm në të cilin ato operojnë;
- Kenë një mjedis ku ata mund t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre interpersonale dhe komunikative;
- Kenë një bazë të fortë për studime të mëtejshme dhe për punësim;

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të nevojshme për funksionet biznesore si në vijim: ekonomi, menaxhment,financa,
biznes dhe menaxhment ne kontekstin global,parimet e kontabilitetit,financat e  korporatave,menaxhimin strategjik,menaxhimin e burimeve njerëzore dhe marketing;
- Ka njohuri të fushave funksionale të ekonomisë dhe menaxhmentit,hulumtimet dhe
inovacionet aktuale, trendet e ardhshme si dhe ndikimin e këtyre ndodhive në teori dhe praktikë.
- Ka njohuri dhe të kuptuarit e  situatës kombëtare,rajonale dhe globale ekonomike në treg;
- Ka njohuri të teorive menaxheriale, analizave dhe raportimeve;
- Të fitojë një bazë të fortë për atë se si të zhvillohet më shpejt ekonomia dhe të jetë i gatshëm për karrierë dhe studime postdiplomike që kanë të bëjnë me ekonominë dhe menaxhmentin, ose me drejtime tjera të përafërta;
- Ka njohuri për mjetet e ndryshme të nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të shkruar në mënyrë profesionale dhe zhvillim të mëtutjeshëm të detyrave në ekonomi dhe menaxhment dhe implementimi i tyre në jetën reale;
- Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të planeve të suksesshme të menaxhimit të përgjithshëm dhe strategjive;

Aftësitë për të vlerësuar

- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë dijet teorike dhe praktike dhe eksperiencën për identifikimin dhe analizën e problemeve ekonomike;
- Të analizojnë në mënyrë kritike dhe ta vlerësojnë identifikimin e mundësive menaxheriale;

Aftësitë e komunikimit

- Ta tregojnë të kuptuarit e dinamikës individuale dhe grupore;
- Të funksionojnë në mënyrë efikase në punën ekipore;
- Të merren në mënyrë efektive me njerëz që kanë prejardhje të ndryshme në aspektin shoqëror, ekonomik,kulturor dhe fetar;
- Të demonstrojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri për përgjegjësitë etike, sociale dhe ligjore të kompanive;
- Të shfaqin idetë e biznesit në mënyrë efektive;
- Të demonstrojnë aftësi kyce negociuese;
- Të interpretojnë të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomikë;

Aftësitë e të mësuarit

- Mund të hulumtojnë dhe te dektektojnë burimet e të mesuarit;
- Mund të trajnohen për mësim individual dhe ekipor;
- Kanë aftësinë për të përdorur literaturë shkencore dhe analizat e opinioneve dhe vlerësimeve të autorëve të tjerë;

Semestri 1

  • [BE-102] [6 SETK] Hyrje në biznes dhe menaxhment
    Synimi i lëndës është futja e studentit në botën e menaxhmentit në veçanti dhe biznesit në përgjithësi. Në mes tjerash kjo lëndë përfshin funksionet bazë të menaxhmentit, si: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli. Krahas kësaj studentët do të njoftohen dhe me tema më specifike siç janë: delegimi i autoritetit, përpilimi i strukturave organizative, krijimi dhe implementimi i politikave organizative, organizimi i procesit të prodhimtarisë, cilësia, kontrolli i shpenzimeve etj. Pas përfundimit të lëndës, studentët do t’i realizojnë përfitimet në vijim: - Studentët do të aftësohen që në situata pune ta identifikojnë punën e menaxherit në përputhshmëri me aktivitetet kyçe që përfshihen me procesin e menaxhmentit si dhe funksionet e zbatuara menaxheriale dhe ekzekutive. - Studentët do të aftësohen të zbatojnë analiza të mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të biznesit, përfshirë këtu edhe kulturën organizative si dhe sfidat që dalin nga funksionimi në mjedis ndërkombëtar, multinacional dhe global. - Studentët do të aftësohen që në situata specifike të zbatojnë analiza përkatëse si dhe të ofrojnë propozime në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve me të cilat do të promovohet sjellje etike. - Studentët do të aftësohen të bëjnë vlerësim të planeve afariste dhe të ofrojnë alternativa për përmirësimin e tyre në drejtim të zmadhimit të efektivitetit të planifikimit dhe vendimmarrjes. - Studentët do të aftësohen që në suaza të skemave organizative ta bëjnë identifikimin e elementeve funksionale të organizatës dhe në këtë mënyrë të ofrojnë alternativa për përmirësim të dizajnit organizativ. - Studentët do të aftësohen që në varësi nga nevoja e identifikuar për burimet njerëzore të krijojnë një sistem funksional të rekrutimit dhe seleksionimit që do të rezultojë me një ekipim përkatës të organizatës së biznesit. - Studentët do të aftësohen që nga pozita e liderit të rekomandojnë aktivitete që do të nënkuptonin hapa konkretë për motivim përmes lidershipit në drejtim të modifikimit të sjelljes së të punësuarve. - Studentët do të aftësohen të ofrojnë mendime alternative për përmirësim të procesit të komunikimit te organizatat e biznesit duke përfshirë edhe disa aspekte specifike siç janë menaxhimi i relacioneve ndërpersonale, grupet e punës dhe ekipet. - Studentët do të aftësohen që sipas nevojës të përpilojnë plane që do t’i kishin përfshirë aspektet kyçe të kontrollit menaxherial siç janë: menaxhimi me informata, operacione, cilësi dhe produktivitet. Marrë në përgjithësi, kjo lëndë përfshin qëllimet vijuese të përgjithshme: - Përfitim i diturisë (terminologji, klasifikime, trende) - Mësim i teorive ose parimeve themelore. - Mësim se si të zbatohen dituritë e përfituara (për të përmirësuar procesin e të menduarit, aftësia për të zgjidhur probleme dhe për të sjellë vendime) - Zhvillim i shkathtësive të veçanta, kompetencave dhe qasjeve në të menduar për situata dhe probleme. - Përfitim i aftësisë për bashkëpunim me të tjerët si pjesë e grupeve punuese ose ekipeve. - Nxitje e kreativitetit. - Zhvillim i aftësisë për të shprehur në mënyrë gojore dhe të shkruar mendimet dhe qëndrimet. - Mësim se si të gjenden dhe të shfrytëzohen burime përkatëse për zgjedhje dhe tejkalim të problemeve. - Krijim i një kuptimi më të qartë për koncepcionin e vlerave personale si dhe zhvillimin e tyre. - Aftësim për analizë kritike të ideve, argumenteve dhe mendimeve - Nxitje për t’u kyçur në debate dhe për të hapur tema diskutimi.
  • [BE-103] [6 SETK] Bazat e matematikës
    Qëllimi i programit të lëndës: Qëllimi është që studentët të marrin njohuri themelore në lëmin e kalkulusit dhe të algjebrës lineare që ato t’i zbatojnë në lëmenjtë tjerë si dhe në fushat e ndryshme në sferën e ekonomisë. Në mes tjerash qëllimi është që studentët të njihen dhe të aftësohen me kuptimet: funksionin (si një pasqyrim I veçantë), me mënyrat e dhënies së një funksioni, vetitë e funksionit, gjetjen e derivatit të funksionit, zgjidhjen e problemeve në lidhje me vizatimin e grafikut të funksionit prej nga mund të lexohen të gjitha vetitë dhe karakteristikat e funksioneve të cilët mund të zbatohen në lëmin e ekonomisë. Po ashtu ka për qëllim që studentët të njihen me konceptin e integralit dhe të njëjtin ta zbatojnë në probleme të ndryshme praktike. Qëllimi tjetër është zgjidhja dhe zbatimi I problemeve nga fusha e algjebrës lineare.
  • [BE-101] [6 SETK] Hyrje në ekonomi
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ta zhvillojë kuptimin bazik të koncepteve dhe teorive kryesore ekonomike, të cilat përdoren për analizë të çështjeve ekonomike. Kjo lëndë është e dizajnuar në atë formë që t’u mundësojë studentëve të pajisen me njohuri për parimet bazë, me konceptet dhe teknikat në fushën e ekonomisë si shkencë si dhe në analizat ekonomike. Kjo lëndë siguron hulumtimin e parimeve të mikroekonomisë dhe makroekonomisë, duke u fokusuar në implementimin e dijes në sjelljen e vendimeve në një ambient global. Pas mbarimit të lëndës, studentët duhet të aftësohen të: përdorin modelin e ofertës dhe kërkesës dhe të përcaktojnë ndikimin e ndryshimeve të kërkesës dhe ofertës mbi çmimin dhe sasinë; të definojnë PBB (GDP) dhe të kalkulojnë matjen, përdorimin dhe kufizimin e PBB (GDP) si mjet të mirëqenies ekonomike; të definojnë inflacionin dhe ta kalkulojnë atë, të njihen me pasojat dhe si të përshtaten në to; si dhe të përshkruajnë rolet dhe mjetet e bankës qendrore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-01] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-02] Ekonomiksi i zhvillimit
    • [EBE-03] Matematika ekonomike
    • [EBE-04] Ekonomiksi menaxherial
    • [EBE-05] Menaxhimi i zhvillimit
    • [EBE-06] Metodat hulumtuese shoqërore
    • [EBE-07] Sjellja konsumatore
    • [EBE-08] Menaxhimi i portofolit
    • [EBE-09] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-10] E-tregtia
    • [EBE-11] Biznesi i vogël dhe sipëmarrësia
    • [EBE-12] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EBE-13] Financat ndërkombëtare
    • [EBE-14] Ekonomiksi ndërkombëtar
    • [EBE-15] Strategjia
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [BE-201] [6 SETK] Parimet e kontabilitetit
    Qëllimi i lëndës është t’i ndihmojë studentët ta kuptojnë esencën e kontabilitetit; t’i mësojnë bazat e kontabilitetit, konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Me theks të veçantë, studentët do të marrin njohuri dhe do t’i kuptojnë pasqyrat financiare, komponentët e tyre, rregullat bazë të regjistrimit të të dhënave kontabël si dhe do të dinë ta përdorin dokumentacionin kontabël.
  • [BE-202] [6 SETK] Mikroekonomia
    Qëllimet e lëndës janë: • Thellimi i kuptimit të teorive bazike të optimizimit nga agjentët ekonomikë dhe efikasitetit të rezultatit përfundimtar për tregun si tërësi; • T’i njoftojë studentët me analizën e ndërveprimit strategjik si dhe të ndërveprimit nën informacionit asimetrik; • Ta qartësojë rolin e politikave ekonomike si mjete për përmirësimin e efikasitetit nën prezencën e dështimeve të tregut (market failure); • Ta nxisë aftësinë e të menduarit në një kornizë të strukturuar dhe ta qartësojë rëndësinë e argumenteve formale; • Ta demonstroj artin e modelimit që kërkon thjeshtësimin e problemit duke identifikuar elementet kryesore, pa thjeshtësuar çështjen.
  • [BE-203] [6 SETK] Bazat e statistikës
    Qëllimi i lëndës është në aplikimin e metodave statistikore në menaxhmentit e ,ekonomisë dhe në shkencat shoqërore. Vëmendja do të përqendrohet në interpretimin e tabelave dhe rezultateve dhe mënyrën më të përshtatshme për qasjen e problemeve statistikore. Trajtimi është në një nivel elementar matematikor. Idetë e probabilitetit,konkluzionet dhe analizat mund t’i gjejmë më tej në lëndën Statistikë2.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-01] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-02] Ekonomiksi i zhvillimit
    • [EBE-03] Matematika ekonomike
    • [EBE-04] Ekonomiksi menaxherial
    • [EBE-05] Menaxhimi i zhvillimit
    • [EBE-06] Metodat hulumtuese shoqërore
    • [EBE-07] Sjellja konsumatore
    • [?B?-08] Menaxhimi i portofolit
    • [EBE-09] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-10] E-tregtia
    • [EBE-11] Biznesi i vogël dhe sipëmarrësia
    • [EBE-12] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EBE-13] Financat ndërkombëtare
    • [EBE-14] Ekonomiksi ndërkombëtar
    • [EBE-15] Strategjia
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 3

  • [BE-301] [6 SETK] Makroekonomia
    Lënda ka për qëllim t’i krijojë dijet bazike dhe të thellojë ato nga fusha e makroekonomise. Në të përfshihen analizat e gjendjeve dhe draftimi i masave për optimizimin e ekonomisë nacionale në tërësi. Një vështrim i veçantë do të fokusohet në caqet që studentët praktikisht t’i kuptojnë gjendjet ekonomike dhe të munden t’i kuptojnë metodat e dizajnimit dhe miratimit të politikave makroekonomike në nivel të ekonomisë nacionale. Aspekti i menaxhimit të politikave makroekonomike si ato të llojeve të IS-LM deri në zbatimin praktik të tyre. Faktorët makroekonomikë si bartës të një ekonomie nacionale me vështrim të veçantë në ekonominë e Maqedonisë. T’i trajtojë të gjitha këto aspekte si nga aspekti i ekonomisë së kërkesës dhe ofertës gjithashtu.
  • [BE-302] [6 SETK] Konceptet bazike të menaxhmentit
    Qëllimi i kësaj lënde është që të japë një hyrje për bazat e menaxhmentit dhe definimin e tij,në konceptet bazike të menaxhmentit për cdo menaxher. Mësimi i kësaj lëndë synon gjithashtu që tju ofroj studentëve kuptimin e funksionit themelor të menaxhmentit,duke përfshirë, planifikimin, personelin, oragnizimin,dhe kontrollin. Pas përfundimit të kësaj lënde ,studentet duhet të jenë në gjendje që: - Duke pasur parasysh një përshkrim për një ndërmarrje specifike biznesore,ta bëjë një përshkrim të punës menaxheriale, që përfshin aktivitetet themelore të procesit të menaxhmentit dhe punës së menaxherit; - Duke pasur parasysh një rast, ku do ta përshkruajë situatën në mjedisin e jashtëm, të shkruajë një raport për analizën e mjedisit biznesor të jashtëm dhe të brendëshëm, duke përfshirë kulturën organizative dhe sfidat e veprimit në një mjedis ndërkombëtar, multikulturor dhe global; - Duke pasur parasysh një situatë specifike etike, ta analizojë situatën dhe të përgatisë rekomandime për lëndën ku do të nxitet sjella etike; - Duke pasur parasysh një shembull të një plani të biznesit, ta vlerësojë planin dhe të japë rekomandime se si plani do ta përmirësojë planifikimin efektiv gjatë vendimmarrjes; - Duke pasur parasysh një strukturë organizative të propozuar, t’i identifikojë elementet funksionale të organizatës, ta krijojë një dizajn organizativ dhe t’i ofrojë rekomandimet për ndryshimin organizativ; - Duke pasur parasysh një skenar të udhëheqjes, të rekomandojë një kurs veprimi që përfshin konceptet e motivimit dhe udhëheqjes për të influencuar në sjelljen; - Duke pasur parasysh një situatë që bën thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale brenda një organizate, të krijojë një plan të veprimit që trajton procesin e komunikimit, si dhe çështjet dhe metodat e menaxhimit të marrëdhënieve ndërpersonale të individëve, grupeve të punës dhe ekipeve; - Duke pasur parasysh një situatë qe kërkon nevojën për të rregulluar veprimtaritë organizative, studentët do të krijojnë një plan të menaxhimit që përfshin elementet bazë të kontrollit në organizatat dhe që specifikon se si ta menaxhojnë informatën, operacionet, cilësinë, produktivitetin.
  • [BE-303] [6 SETK] Kontabiliteti financiar
    Qëllimet e programit të lëndës: Procesi i regjistrimit, përmbledhjes dhe raportimit të një morie të transaksioneve nga një biznes, në mënyrë që të sigurohet një pasqyrë e saktë e pozicionit të saj financiar dhe të performancës. Objektivi kryesor i kontabilitetit financiar është përgatitja e pasqyrave financiare: bilanci i gjendjes, pasqyra e të ardhurave dhe rrjedha e parave me çka bëhet publike performanca operative e kompanisë gjatë një periudhe të caktuar dhe pozita financiare në një datë të caktuar kohore. Këto pasqyra - të cilat janë përgatitur në periudha kohore kuartale dhe vjetore dhe që janë në përputhje me SNK u dedikohen palëve të jashtme, duke përfshirë investitorët, kreditorët, regullatorët dhe autoritetet tatimore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-01] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-02] Ekonomiksi i zhvillimit
    • [EBE-03] Matematika ekonomike
    • [EBE-04] Ekonomiksi menaxherial
    • [EBE-05] Menaxhimi i zhvillimit
    • [EBE-06] Metodat hulumtuese shoqërore
    • [EBE-07] Sjellja konsumatore
    • [?B?-08] Menaxhimi i portofolit
    • [EBE-09] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-10] E-tregtia
    • [EBE-11] Biznesi i vogël dhe sipëmarrësia
    • [EBE-12] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EBE-13] Financat ndërkombëtare
    • [EBE-14] Ekonomiksi ndërkombëtar
    • [EBE-15] Strategjia
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [BE-401] [6 SETK] Parimet e bankierisë dhe financave
    Qëllimi i lëndës: - të mundësojë diskutim për sistemet financiare, pse ekzistojnë ato dhe si janë të strukturuar; - të shpjegojë pse rëndësia relative e ndërmjetësve financiarë dhe tregjeve financiare është e ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe si sistemet e bazuara në banka dallojnë nga sistemet e bazuara në treg; - të mundësojë të kuptohet se pse ekzistojnë ndërmjetësuesit financiarë dhe të diskutohet për rolin e kostove të transaksionit dhe teorive mbi informacionet asimetrike në sigurimin e një justifikimi ekonomik; - të shpjegojë pse bankat kanë nevojë për rregullim, t’i ilustrojë arsyet kryesore për dhe kundër rregullimit të sistemit bankar; - të mundësojë diskutim rreth llojeve kryesore të risqeve me të cilat përballen bankat dhe t’i përdorin teknikat kryesore të përdorura nga bankat për të menaxhuar me risqet; - të shpjegojë se si të vlerësohen aktivet reale dhe ato financiare dhe të mund të përdorin teknikat kryesore të buxhetimit të kapitalit (Neto vlera aktuale Norma e brendshme e kthimit); - të shpjegojë se si të vlerësohen aktivet financiare (obligacionet dhe aksionet); - të mundësojë të kuptohet se si risku ndikon në kthimin e aktiviteteve me risk si dhe si risku ndikon në vlerën e aktives në ekuilibër në bazë të paradigmave të çmimeve të aktiveve themelore (Modeli i çmimit të aktiveve të kapitalit dhe teoria e çmimeve të aktiveve); - të mundësojë diskutim nëse çmimet e aksioneve i reflektojnë të gjitha informatat në dispozicion dhe të vlerësojë evidencën empirike mbi efikasitetin e informatave në tregjet financiare.
  • [BE-403] [6 SETK] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    Kjo lëndë ka për synim t’i pajisë studentët me njohuri të mjaftueshme rreth koncepcioneve klasike të menaxhimit të burimeve njerëzore , por njëkohësisht edhe me njohuri bazike rreth aspekteve më bashkëkohore të menaxhimit të burimeve njerëzore. Lënda “Menaxhimi i burimeve njerëzore” në nivelin e studimeve deridiplomike ka qëllimet në vijim: - Të pajisen studentët me njohuri bazë rreth koncepteve kyçe të menaxhimit të burimeve njerëzore; - Studentët të krijojnë një qëndrim personal mbi rolin dhe rëndësinë e punëtorit si individ për sigurimin e mbijetesës së organizatave të biznesit në botën bashkëkohore të globalizimit dhe zhvillimit të gjithanshëm teknik dhe teknologjik; - Studentët të ndërtojnë një qëndrim personal mbi rëndësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore për sigurimin e mbijetesës së organizatave bashkëkohore të biznesit; - Studentët të pajisen me informata dhe dituri të mjaftueshme mbi aktivitetet bazë të menaxhimit të burimeve njerëzore duke filluar nga dizajnimi i vendeve të punës dhe analiza e punës, përmes rekrutimit dhe seleksionimit e deri te zhvillimi dhe largimi nga puna e punonjësve; Marrë në përgjithësi, kjo lëndë përfshin qëllimet vijuese të përgjithshme: - Përfitim i diturisë (terminologji, klasifikime, trende); - Mësim i teorive ose parimeve bazë; - Mësim se si të zbatohen dituritë e përfituara (për t’u përmirësuar procesi i të menduarit, aftësia për të zgjedhur probleme dhe për të sjellë vendime) - Zhvillim i shkathtësive të veçanta, kompetencave dhe qasjeve në të menduar për situata dhe probleme.; - Përfitim i aftësisë për bashkëpunim me të tjerët si pjesë e grupeve punuese ose ekipeve. - Nxitje e kreativitetit; - Zhvillim i aftësisë për të shprehur në mënyrë gojore dhe të shkruar mendimet dhe qëndrimet; - Mësim se si të gjenden dhe shfrytëzohen resurse përkatëse për zgjedhje dhe tejkalim të problemeve; - Krijim i një kuptimi më të qartë për koncepcionin e vlerave personal si dhe zhvillim të të njëjtave; - Aftësim për analizë kritike të ideve, argumenteve dhe mendimeve; - Nxitje për t’u kyçur në debate dhe për të hapur tema diskutimi;
  • [BE-402] [6 SETK] Bazat e ekonometrisë
    Qëllimet e programit të lëndës: - Të zhvillohet një kuptim për përdorimin e analizës së regresionit dhe teknikave përkatëse për përcaktimin sasior të marrëdhënieve ekonomike dhe testimin e teorive ekonomike; - T'i aftësojë studentët t’i lexojnë dhe t’i vlerësojnë studimet empirike në revista profesionale; - T’i pajisë studentët me përvojë praktike të përdorimit të programeve të zakonshme të regresionit që përshtaten me modelet ekonomike;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-01] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-02] Ekonomiksi i zhvillimit
    • [EBE-03] Matematika ekonomike
    • [EBE-04] Ekonomiksi menaxherial
    • [EBE-05] Menaxhimi i zhvillimit
    • [EBE-06] Metodat hulumtuese shoqërore
    • [EBE-07] Sjellja konsumatore
    • [?B?-08] Menaxhimi i portofolit
    • [EBE-09] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-10] E-tregtia
    • [EBE-11] Biznesi i vogël dhe sipëmarrësia
    • [EBE-12] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EBE-13] Financat ndërkombëtare
    • [EBE-14] Ekonomiksi ndërkombëtar
    • [EBE-15] Strategjia
  • [6 SETK] Lëndë nga lista e lëndëve të përgjithshme zgjedhore
    • [GEBE-01] Sistemet e infomacionet dhe organizatat
    • [GEBE-02] E drejta afariste e organizatave
    • [GEBE-03] Komunikimi afarist
    • [GEBE-04] Demokracia dhe demokratizimi
    • [GEBE-05] Shteti dhe politika demokratike
    • [GEBE-06] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [GEBE-07] Zhvillimi i karrierës

Semestri 5

  • [BE-501] [6 SETK] Financat e korporatës
    Qëllimi i lëndës është transferimi i shkathtësive dhe njohurive të nevojshme teorike në fushën e menaxhimit financiar, si dhe përgatitja e studentëve me njohuri dhe me përvojë bashkëkohore teorike në analizën e koncepteve themelore të financave korporative, projekteve investuese financiare e reale dhe vlerësimi i tyre përmes dimensionit kohor të parave. Qëllimi i lëndës vazhdon me trajnimin e studentëve se si të përdorin burime adekuate të financimit, si ta bëjnë menaxhimin efikas të kapitalit dhe si ta bëjnë përcaktimin e strukturës adekuate, përcaktimin e politikës adekuate të shpërndarjes së fitimit - politikës së dividentit dhe si të bëhet finalizimi i planifikimit financiar dhe parashikimi, etj. Arritja e objektivave të synuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje më konkurruese në tregun e punës ose menaxhim më efikas të bizneseve të tyre reale.
  • [BE-502] [6 SETK] Ekonomia monetare
    Qëllimet e lëndës janë: • ta zhvillojë të kuptuarit e teorive që ndërlidhen me ekzistimin e parasë, të shpjegojë pse ajo kërkohet nga individët dhe për përdorimin në tregti; • ta zhvillojë të kuptuarit e mekanizimit të transmetimit monetar, ku vendimet e marra nga autoritetet monetare në lidhje me ofertën e parasë ose normat e interesit mund të ketë efekte reale në ekonomi; • të zhvilloj një numër të caktuar të modeleve makroekonomike përmes së cilës politika monetare mund të vlerësohet. Këto modele do të përfshijnë si mendimet e shkollës klasike ashtu edhe atë Kejnsiane dhe do të konsiderojë se pse çështjet e politikës monetare kanë rëndësi dhe kur vendimet e politikës monetare mund të jetë impotente; • ta zhvillojë të kuptuarit e pasigurive me të cilat ballafaqohen politikëbërësit dhe se si politikëbërësit mund t’i menaxhojnë me këto.
  • [BE-503] [6 SETK] Parimet e marketingut
    Kjo lëndë u ofron studentëve një pasqyrë të funksioneve të marketingut me theks të veçantë në krijimin e vlerës përmes marketingut, kërkimeve të marketingut, sjelljes së konsumatorëve, strategjive të çmimeve, kanaleve të shpërndarjes dhe metodave të ndryshme të promocionit. Studentët do të mund të: - kuptojnë rolin e marketingut brenda shoqërisë dhe brenda sistemit ekonomik; - mësojnë rolin jetik të marketingut brenda ndërmarrjes dhe marrëdhëniet e nevojshme mes marketingut dhe fushave të tjera funksionale të biznesit; - kenë në konsideratë fushat e ndryshme vendimmarrëse brenda marketingut dhe metodat e përdorura nga menaxherët e marketingut për marrjen e vendimeve; - mësojnë parimet kryesore të marketingut si dhe terminologjinë dhe konceptet; - vlerësojnë se si një perspektivë e marketingut është e rëndësishme në zhvillimin e tyre personal dhe profesional;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-01] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-02] Ekonomiksi i zhvillimit
    • [EBE-03] Matematika ekonomike
    • [EBE-04] Ekonomiksi menaxherial
    • [EBE-05] Menaxhimi i zhvillimit
    • [EBE-06] Metodat hulumtuese shoqërore
    • [EBE-07] Sjellja konsumatore
    • [?B?-08] Menaxhimi i portofolit
    • [EBE-09] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-10] E-tregtia
    • [EBE-11] Biznesi i vogël dhe sipëmarrësia
    • [EBE-12] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EBE-13] Financat ndërkombëtare
    • [EBE-14] Ekonomiksi ndërkombëtar
    • [EBE-15] Strategjia
  • [6 SETK] Lëndë nga lista e lëndëve të përgjithshme zgjedhore
    • [GEBE-01] Sistemet e infomacionet dhe organizatat
    • [GEBE-02] E drejta afariste e organizatave
    • [GEBE-03] Komunikimi afarist
    • [GEBE-04] Demokracia dhe demokratizimi
    • [GEBE-05] Shteti dhe politika demokratike
    • [GEBE-06] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [GEBE-07] Zhvillimi i karrierës

Semestri 6

  • [BE-601] [6 SETK] Biznes - Modelime me Excel
    Qëllimet e programit të lëndës: - Të kuptojnë se si ndërmarrjet krijojnë vlerë duke aplikuar të menduarit e modelit të biznesit; - Përdorimi i funksioneve excel për modelin e biznesit; - Aplikimi i Excel-it në sfera të ndryshme të biznesit përmes modelimit;
  • [BE-602] [6 SETK] Financat publike
    Qëllimet e programit të lëndës: Studentët të aftësohen me kuptimet bazike të koncepteve dhe parimeve të financave publike si dhe t’i mësojnë instrumentet fundamentale të financave publike dhe mënyrën e zbatimit të tyre në nivel të një ekonomie nacionale; Përmbajtjet bazike të financave publike duke filluar nga aspektet normative dhe pozitive të financave publike, krijimi i caqeve bazike dhe realizimi i tyre përmes të ardhurave publike, shpenzimeve publike, diferencave buxhetore (suficit/deficit) dhe menaxhimi me huatë publike; Posaçërisht studentët të përgatiten me dije të mjaftueshme rreth metodave të vlerësimit dhe matjes së shpenzimeve publike për projekte dhe përcaktimin e prioriteteve për financimin e tyre me burime nga të ardhurat publike. Përfundimisht decentralizimi fiskal dhe financat publike të BE-së përfshi edhe trendet e tyre.
  • [BE-603] [6 SETK] Ekonomia e punës
    Qëllimet e lëndës studimore: Studentët të jenë të aftë: - Ta kuptojnë procesin e tregut në përcaktimin e pagës përmes ndërveprimit të ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore; - Ta analizojnë ndikimin e tregut të punës, papërsosshmërinë dhe politikat e ndryshme qeveritare mbi pagat dhe motivimin për punë; - T’i kuptojnë dhe t’i vlerësojnë implikimet e ndryshme të institucioneve të ndryshme politike dhe ekonomike mbi pagat dhe punësimin; - Ta analizojnë dhe ta bëjnë dallimin mes strukturave të tregut të punës; - Ta kuptojnë papunësinë, llojet e ndryshme të papunësisë dhe politikat për zvogëlimin e saj; - T’i analizojnë marrëdhëniet mes inflacionit dhe papunësisë.
  • [6 SETK] Lëndë nga lista e lëndëve të përgjithshme zgjedhore
    • [GEBE-01] Sistemet e infomacionet dhe organizatat
    • [GEBE-02] E drejta afariste e organizatave
    • [GEBE-03] Komunikimi afarist
    • [GEBE-04] Demokracia dhe demokratizimi
    • [GEBE-05] Shteti dhe politika demokratike
    • [GEBE-06] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [GEBE-07] Zhvillimi i karrierës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-01] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-02] Ekonomiksi i zhvillimit
    • [EBE-03] Matematika ekonomike
    • [EBE-04] Ekonomiksi menaxherial
    • [EBE-05] Menaxhimi i zhvillimit
    • [EBE-06] Metodat hulumtuese shoqërore
    • [EBE-07] Sjellja konsumatore
    • [?B?-08] Menaxhimi i portofolit
    • [EBE-09] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-10] E-tregtia
    • [EBE-11] Biznesi i vogël dhe sipëmarrësia
    • [EBE-12] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EBE-13] Financat ndërkombëtare
    • [EBE-14] Ekonomiksi ndërkombëtar
    • [EBE-15] Strategjia
Google+