Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Kriminalistikë dhe siguri

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-LAWCRIM
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: I diplomuar në kriminalistikë dhe siguri
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi

Ky program nënkupton zgjerimin dhe thellimin gjegjësisht diferenciminin e arsimimit të lartë në kuadër të studimeve për drejtësi.
Ky program studimor ka për qëllim që studentëve t’u mundësojë:
Të fitojnë njohuri themelore lidhur me konceptet dhe çështjet kryesore në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
Të zhvillojnë aftësi për përdorimin e terminologjisë përkatëse  si dhe koncepteve përkatëse në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
Të identifikojnë dhe analizojnë probleme në lidhshmëri me kriminalistikën dhe sigurinë.
Të jenë në gjendje të analizojnë në mënyrë kritike kuptime lidhur me kriminalistikën dhe sigurinë.
Të fitojnë aftësi dhe njohuri të veçanta me rëndësi praktike për karrierën e tyre të mëtejshme në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.
Të zgjedhin dhe të aplikojnë kornizë adekuate nga lëmi përkatës gjatë zgjidhjes së problemeve duke përdorur teknikat përkatëse.
T’i integrojnë njohuritë e akumuluara në organizatë në funksion të sjelljes së vendimeve.
T’i bartin në mënyrë efikase zgjidhjet dhe njohuritë.
T’i zhvillojnë aftësitë personale të komunikimit, hulumtimit dhe analizës të cilat nevojiten për punësimin e studentëve të diplomuar nga ky program.
Të zhvillohet mësim multilingual përmes promovimit të dialogut ndëretnik dhe ndërkulturor.

Për realizimin e programit është angazhuar një kuadër akademik nga UEJL, UKIM – Shkup, si dhe nga universitetet në rajon: Zagreb, Prishtinë, Sarajevë dhe Tiranë. Për realizimin e programit studimor është planifikuar edhe angazhimi i visiting-ligjëruesve nga universitetet me të cilat bashkëpunon UEJL në kontekst të mobilitetit në Hapësirën e përbashkët evropiane të arsimit të lartë (HPEAL), bazuar në parimet e Kartës së Bolonjës.

Pas mbarimit të studimeve studentët duhet:
- Të kenë njohuri themelore për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
- Të kenë njohuri të hollësishme për objektin e studimit dhe kuptimet specifike të teknikës dhe taktikës kriminalistike.
- Të kenë mendimin e vetë kritik.
- Të jenë të aftë të analizojnë dhe hulumtojnë ngjarje relevante për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
- Të fitojnë aftësi të caktuara nga teknika dhe taktika kriminalistike të nevojshme për karrierën e tyre të mëtejshme.
- Të jenë të aftë të prezantojnë rezultate nga hulumtimet, të punojnë në ekip dhe të marrin pjesë në debat.
- Të jenë në gjendje ta aplikojnë teorinë në rastet praktike nga jeta reale.
 

Për realizimin e programit është angazhuar kuadri akademik i UEJL, UKIM – Shkup, por edhe nga universitetet në rajon: Zagreb, Prishtinë, Sarajevë dhe Tiranë. Për realizimin e programit studimor është planifikuar edhe angazhimi i visiting-ligjëruesve nga universitetet me të cilat bashkëpunon UEJL në kontekst të mobilitetit në hapësirën e përbashkët evropiane të arsimit të lartë (HPEAL), bazuar në parimet e Kartës së Bolonjës.
Studimet e programit studimor të ciklit të parë kriminalistikë dhe siguri zgjasin tre ose katër vjet. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do të marrë titullin: I diplomuar në kriminalistikë dhe siguri me mundësi për vazhdimin e studimeve të magjistraturës në lëmin e sigurisë si dhe për punësim në organet dhe institucionet e sistemit të sigurisë në RM.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me burimet dhe institucionet e së drejtës në kuptim të gjerë, e që posaçërisht përfshijnë: fillet e së drejtës, të drejtën kushtetuese, të drejtën administrative, kuptimin historik të së drejtës (e drejta romake dhe historia e shtetit dhe së drejtës), të drejtën civile dhe atë pronësore.
- Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me burimet dhe institucionet e shkencave specifike juridiko-penale si p.sh.: e drejta penale dhe e drejta e procedurës penale, kriminologjia, penologjia, viktimologjia, si dhe kuptimi ndërkombëtar për të drejtën penale (e drejta ndërkombëtare penale, të drejtat e njeriut, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe terrorizmi ndërkombëtar).
- Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë si p.sh.: kriminalistika (teknika, taktika dhe metodika), e drejta policore, si dhe njohuri nga lëndët forenzike (gjyqësore).

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Identifikon dhe analizon probleme nga lëmia e kriminalistikës dhe sigurisë, dhe merr pjesë në përgatitjen e akteve dhe dokumenteve juridike në një procedurë penale, shkruan padi, kërkesa si dhe dokumente tjera të nevojshme në një procedurë penale.
- Zgjidh dhe aplikon një kornizë adekuate nga fusha e tij e studimit me qëllim që të zgjidhë probleme duke përdorur teknikën adekuate në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.

Aftësitë për të vlerësuar

- Analizon në mënyrë kritike konceptet dhe nocionet që përdoren në faza të ndryshme të procedurës penale (si në procedurën parapenale-policore, ashtu edhe në procedurën gjyqësore penale).
- Integron njohuritë e akumuluara për të sjellë vendime themelore (fillestare) në kuadër të interpretimit të të drejtës sa i përket çështjeve të sigurisë.
- Analizon dhe raporton lidhur me rezultatet e arritura në kuadër të profesionit të tij, bazuar në njohuritë e tij dhe në aftësitë e interpretimit të së drejtës.
- Punon si nëpunës në institucionet shtetërore që veprojnë në fushën e parandalimit të kriminalitetit.

Aftësitë e komunikimit

- Posedon një spektër të gjerë të aftësive të prezantimit gojor dhe të shkruar që janë të domosdoshme për profesionin e juristit, në veçanti në kontekstin e kriminalistikës dhe sigurisë.
- Angazhohet në mënyre efektive në argumentim dhe debatim në një procedurë penale, me subjektet e procedurës penale si gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, duke përdorur terminologji profesionale.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon sistem të mësimit që përfshin identifikimin, klasifikimin dhe përdorimin e burimeve të së drejtës.
- Shfrytëzon me sukses aftësitë që lidhen me përdorimin e literaturës dhe teknologjive të informimit për të fituar njohuri juridike.
- Transferon me sukses zgjidhjen e problemeve në relacion me publikun e specializuar dhe jo të specializuar.

Semestri 1

  • [CLE-104] [6 SETK] Historia e së drejtës
    Kjo lëndë ka për qëllim: - T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. - Të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. - Studentët duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio – juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. - Studentët të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). - Studentët duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • [CLE-101] [6 SETK] Fillet e të drejtës
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ballafaqohet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Т’i shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • [CLE-403] [6 SETK] E drejta e BE-së
    Me përfundimin e kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje ta njohin thelbin dhe shtrirjen e të drejtës së BE-së, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative – juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe zbatimin e rregullt të dispozitave të akteve të BE-së që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CLE-201] [6 SETK] E drejta kushtetuese
    Qëllimet e programit të lëndës: - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institutet e të drejtës kushtetuese, si dhe për institucioneve shtetërore në RM, duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; përmes këtij moduli studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RM, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RM dhe në kuadër të BE-së, me ç’rast do mbahet llogari për profilin e juristit evropian i cili në të ardhmen si profesionist do të duhet të interpretojë dhe të zbatojë të drejtën kushtetuese evropiane si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami gjithashtu do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RM që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RM, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin lokal, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami do të përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore e pushtetit shtetëror në RM, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001 që kanë ndikim të madh për demokracinë e RM, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RM, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005 në lidhje me reformat e gjyqësore në RM; - Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RM në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe komuniteteve etnike;
  • [CLE2020] [6 SETK] E drejta civile
    Qëllimi i programit studimor e drejta civile është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet që të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës civile, për subjektet , për parimet e së drejtës civile, për burimet e së drejtës civile, për zotësinë juridike dhe zotësinë e veprimit, për marrëdhënien juridiko-civile, për punët juridike etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute si edhe shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentit ligjor nga lëmia e së drejtës civile.
  • [CLE1020] [6 SETK] E drejta romake
    Qëllimet e programit të lëndës: - t’u ofrojë studentëve të dhëna për procesin e krijimit, zhvillimin dhe ndryshimet e institucioneve dhe normave të së drejtës romake nën ndikimin e rrethanave të ndryshme historike; - t’i njoftojë studentët me rolin e së drejtës romake si forcë unifikuese në traditën juridike evropiane; - t’u ofrohet studentëve mundësia e përvetësimit të bazave të terminologjisë juridike romake; - të tregohet historia e mendimit juridik romak prej fillimeve të veta në periudhën republikane në Romë; - të shpjegohet rëndësia historike e recipimit të së drejtës romake në Evropën kontinentale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CCR-301] [6 SETK] Teoritë bashkëkohore të kriminalistikës
    Përmes kësaj lënde zgjedhore studentët do të përfitojnë njohuri për format më të reja të zhvillimit të shkencës së kriminalistikës. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një lëndë dinamike, si dhe duke u bazuar në atë se lënda ofron njohuri bashkëkohore për shkencat e kriminalistikës, është më se e qartë prania e kësaj lënde në kuadër të këtij programi. Kjo lëndë në mënyrë sistematike do të prezantojë të gjitha teoritë më të rëndësishme bashkëkohore në fushën e kriminalistikës duke pasur parasysh karakterin e tyre utilitar si dhe zbatimin e teknologjive bashkëkohore për studimin e kriminalistikës.
  • [CCR-302] [6 SETK] Bazat e kriminalistikës
    Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri të thelluara nga kriminalistika. Kjo disiplinë, në kuptimin e gjerë të fjalës, kontribuon në luftën kundër kriminalitetit përmes zbulimit dhe parandalimit të tij. Kjo lëndë mësimore do të përpunohet në mënyrë teorike dhe praktike (përmes konsultimeve, literaturës së propozuar, debateve dhe diskutimeve me studentët). Qëllimi i këtij programi është përgatitja dhe aftësimi i studentëve për përdorimin e mjeteve dhe metodave kriminalistike që përdoren për zbulimin dhe sqarimin e veprave penale si dhe për parandalimin e kriminalitetit.
  • [CCR-303] [6 SETK] Kriminologjia
    Qëllimet e programit të lëndës: - Fitimi i njohurive lidhur me objektin e studimit të kriminologjisë dhe penologjisë, me institucionet kryesore kriminologjike dhe penologjike, rëndësinë dhe ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, hulumtimet kriminologjike në lidhje me kryerësin dhe viktimën e veprës penale, zhvillimin e idesë së dënimit si përgjigje ndaj veprës penale, tipat e sanksioneve penale sipas legjislacionit të RM dhe ekzekutimin e tyre si dhe institucionet penitenciare në RM. - Identifikimi dhe analizimi i problemeve kriminologjike dhe penologjike. - Analiza kritike e koncepteve dhe terminëve karakteristikë për hulumtimet kriminologjike dhe penologjike. - Përdorimi i suksesshëm i terminologjisë së përvetësuar në lëmin e kriminologjisë dhe penologjisë përmes debateve dhe argumentimeve. - Zhvillimi i sistemit të të mësuarit përmes identifikimit të burimeve kryesore të kriminologjisë dhe penologjisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LAWEN-01] Gjuhë angleze për drejtësi 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CCR-601] [6 SETK] Etika e kriminalistikës
    Etika në kriminalistikë është pjesë e etikës së përgjithëshme e cila studion çështjetn e masave preventive dhe represive me qëllim të mbrojtjes së shoqërisë nga kriminaliteti në mënyrën profesionale dhe efikase dhe njëkohësisht kërkon të respektohen parimet kushtetuese dhe ligjore për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Kjo lëndë është e rëndësishme pasi që puna policore trajtohet si profesion, kurse standardet etike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën e realizimit të profesionit.
  • [CLE-401] [6 SETK] E drejta penale
    Qëllimi i kësaj lënde mësimore është që studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës penale. Pas përfundimit të suksesshëm të kësaj lënde pritet që studentët të kenë fituar njohuri solide në lidhje me temat që kanë të bëjnë me të drejtën penale dhe ligjin penal, veprën dhe përgjegjësinë penale të kryerësit, dënimin dhe pasojat e tjera juridike të veprës penale. Pas përfundimit të lëndës studentët pritet që të jenë në gjendje për të diskutuar në mënyrë të argumentuar konceptet e mësuara, të jenë të aftësuar për hulumtime thelbësore në lidhje me të njëjtat: të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve relevante gjyqësore.
  • [CCR-402] [6 SETK] Kriminalistika - teknika dhe taktika
    Qëllimi i përpunimit të temave të veçanta nga kriminalistika në këto studime është përgatitja dhe aftësimi – specializimi i studentëve për përdorimin dhe aplikimin e mjeteve bashkëkohore për zbulimin, sqarimin dhe parandalimin e kriminalitetit. Specializimi në këtë drejtim është i nevojshëm veçanërisht për ato kuadro që do të punojnë në organet e drejtësisë – gjykata, prokurori publike dhe polici gjyqësore. Kriminalistika si bazë juridike ka legjislacionin penal dhe atë të procedurës penale, si dhe aktet nënligjore që dalin nga
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-402] Kriminaliteti kompjuterik
    • [ELE-405] Tregtia me njerëz
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [ELE-505] E drejta penale e krahasuar
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LAWEN-02] Gjuhë angleze për drejtësi 2

Semestri 5

  • [CLE-501] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare penale
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare penale. Pas mbarimit të suksesshëm të lëndës nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide në lidhje me nocionin dhe objektin e DNP, normat e DNP, pushtetin represiv dhe juridiksionin e shteteve, ekstradimin, azilin, transferin e procedurës penale, ndihmën dhe bashkëpunimin juridik – penal, korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe juridiksionin e instancave penale ndërkombëtare. Pas përfundimit të lëndës nga studentët pritet të jenë në gjendje në mënyrë të argumentuar të diskutojnë nocionet e mësuara; të bëhen të aftësuar për hulumtimin thelbësor në lidhje me to; të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve gjyqësore relevante ndërkombëtare.
  • [CCR-502] [6 SETK] Metodika kriminalistike
    Metodika kriminalistike është pjesë e veçantë e taktikës kriminalistike e cila i studion mënyrat dhe metodat për zbulimin e llojeve ose grupeve të veçanta të veprave penale dhe kryerësve të tyre. Kjo disiplinë shkencore gjithashtu studion dallimet që paraqiten gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetuese për veprat e ndryshme penale.
  • [CLE-503] [6 SETK] E drejta e procedurës penale
    Qëllimi i lëndës e drejta e procedurës penale, është që studentët të njihen me dispozitat procedurale – penale me të cilat rregullohet ligjërisht aktiviteti i organeve procedurale dhe i pjesëmarrësve të tjerë proceduralë dhe të aftësohen për aplikimin juridik të tyre në praktikë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-402] Kriminaliteti kompjuterik
    • [ELE-405] Tregtia me njerëz
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [ELE-505] E drejta penale e krahasuar
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-402] Kriminaliteti kompjuterik
    • [ELE-405] Tregtia me njerëz
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [ELE-505] E drejta penale e krahasuar
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore

Semestri 6

  • [CCR-403] [6 SETK] Penologjia
    Qëllimet e programit të lëndës janë: - Fitimi i njohurive rreth lëndës së studimit të kriminologjisë dhe penologjisë, institucionet kryesore penologjike dhe kriminologjike, rëndësia dhe ndikimi i faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike të ndërlidhura me kryersin dhe viktimën e veprës penale, zhvillimi i idesë për dënimin si përgjigje ndaj veprës penale, llojet e dënimeve sipas legjislacionit të RM-së dhe zbatimi i tyre, si dhe institucionet penitensiare në RM ; - Identifikimi dhe analizimi i problemeve penologjike dhe krimnologjike; - Analizimi kritik i koncepteve dhe termave karakteristikë për hulumtimet kriminologjike dhe penologjike; Përdorimi i suksesshëm i terminologjisë së mësuar nga lëmi i kriminologjisë dhe penologjisë në debate dhe argumentime të ndryshme në këtë fushë. - Zhvillimi i sistemit të mësimit përmes identifikimit dhe përdorimit të burimeve kryesore të kriminologjisë dhe penologjisë.
  • [CCR-602] [6 SETK] Viktimologjia
    Qëllimi i lëndës është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i viktimologjisë. Problematika e viktimës, procesi i viktimizimit, rritja e numrit të njerëzve që i nënshtrohen viktimizimit, kompensimi i dëmit dhe parandalimi i viktimitetit janë njohuritë themelore të cilat do t’i fitojnë studentët. Viktimizimi dhe mbrojtja e viktimave janë preokupim i madh në shoqërinë bashkëkohore. Kështu ndodh ngase në mbarë botën është rritur numri i viktimave. Konfliktet politike, diversiteti dhe moskuptimet kulturore, luftërat dhe konfliktet e armatosura, varfëria, papunësia e nxisin migracionin e popullsisë. Të gjitha këto kanë shkaktuar shumë probleme në marrëdhëniet familjare. Këto gjendje janë terren i përshtatshëm për paraqitjen e tregtisë me njerëz, aktet terroriste, të dhunës familjare, krimeve të luftërave dhe të fenomeneve të tjera patologjike. Të gjitha këto rrethana kanë ndikuar në rritjen e vuajtjeve dhe viktimizimin e njerëzve në pjesët e ndryshme të botës.
  • [CCR-603] [6 SETK] Delikuenca e të miturve
    Kriminaliteti si fenomen negativ dhe i rrezikshëm për shoqërinë manifestohet në forma të ndryshme përgjatë gjithë historisë së zhvillimit të njerëzimit. Të miturit në të drejtën penale gjithmonë janë trajtuar më ndryshe nga personat e rritur, dhe pozicioni i tyre ligjor gjithmonë ka evoluar në dobinë e tyre. Delikuentët e mitur janë në lidhje të ngushtë edhe me fenomenet e tjera sociopatologjike, siç janë: narkomania, alkoolizmi dhe prostitucioni, fenomene të cilat sot pothuajse përhapen në çdo vend të botës, dhe këto fatkeqësisht janë pranishme edhe në Maqedoni. Qëllimi themelor i këtij planprogrami mësimor është: të zbulohen dhe evidentohen format e reja të këtij fenomeni kriminal, të sqarohen shkaqet e pranisë së tyre dhe të propozohen masa për parandalimin dhe ndëshkimin e tyre. Studentët nga kjo lëndë do të marrin njohuri për delikuencën e të miturve dhe format e manifestimit të tij, gjithashtu do të përpunohet Ligji për drejtësinë e të miturve në Republikën e Maqedonisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-402] Kriminaliteti kompjuterik
    • [ELE-405] Tregtia me njerëz
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [ELE-505] E drejta penale e krahasuar
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-402] Kriminaliteti kompjuterik
    • [ELE-405] Tregtia me njerëz
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [ELE-505] E drejta penale e krahasuar
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [ELE-603] [6 SETK] Mjekësia ligjore
    Qëllimet e lëndës: Studentët do të fitojnë njohuri themelore të shkencës forenzike nga veprat penale kundër jetës dhe shëndetit. Përmes këtij moduli studenti do të jetë në gjendje t’i formulojë kërkesat, urdhrat dhe shkresat e tjera midis gjykatës dhe ekspertëve të mjekësisë ligjore për dhënien e urdhërave për ekspertizë për lëndime trupore, urdhra për identifikimin e personaliteteve të gjalla, kufomave dhe mbetjeve skeletore.
  • [CCR-701] [6 SETK] Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm
    Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm paraqet pjesë të strategjive të institucioneve shtetërore të krijuara me qëllim të parandalimit dhe dënimit të veprimit të dhunshëm lidhur me qëllimet ideologjike dhe të aktivistëve politikë. Kjo lëndë e analizon fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, format e paraqitjes së tij, faktorët që i shtyejnë njerëzit që të afrohen me strukturat që përdorin dhunë në veprimet e tyre si dhe faktorët të cilët këta persona i tërheqin drejt organizatave të tilla. Lënda e analizon aspektin penalo-juridik të inkriminimit të pjesëmarrjes në forcat e huaja të armatosura dhe i kushton vëmendje të veçantë mënyrës në të cilën institucionet shtetërore ballafaqohen me personat që marrin pjesë në organizatat e tilla si dhe masat të cilat ndërmerren me qëllim të de-radikalizimit të tyre.
  • [ECR-501] [6 SETK] Eksperimentet kriminalistike
    Pas mbarimit të kësaj lënde studentët duhet të jenë në gjendje të sigurojnë: vendin e ngjarjes, pastaj të dinë si të lëvizin në vendin e ngjarjes që të mos i zhdukin gjurmët e rëndësishme, të dinë si dhe ku t’i përdorin metodat teknike për stimulimin, gjetjen dhe fiksimin e gjurmëve të padukshme (mikro dhe makro gjurmët) veçanërisht të gjurmëve të gjirmëve të gishtave, të gjurmëve të këmbës, gjakut, pështymës, spermës, flokut, gjurmëve të barutit, projektileve, etj. Studentët gjithashtu do të fitojnë njohuri për përdorimin e metodave teknike për zbulimin dhe ndriçimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve, falsifikimit të parave, fatkeqësive të simuluara të komunikacionit, etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-402] Kriminaliteti kompjuterik
    • [ELE-405] Tregtia me njerëz
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [ELE-505] E drejta penale e krahasuar
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore

Semestri 8

  • [CCR-801] [6 SETK] Terrorizmi ndërkombëtar
    Terrorizmi ndërkombëtar paraqet njërën nga sfidat më të njohura me të cilat ballafaqohen subjektet e të drejtës ndërkombëtare. Ushtrimi i dhunës së motivuar politikisht mbi rendin juridik botëror është një fenomen që u kanoset të gjitha vendeve të botës, i shkel normat kushtetuese, juridike dhe politike etj. Ky fenomen bëhet cak i kundërvajtjeve dhe veprave penale, atëherë kur ato forca radikale ose grupe të ndryshme terroriste të pakënaqura me raportet ose me aktet ekzistuese nacionale dhe ndërkombëtare përpiqen t’i ndërrojnë ato me shfrytëzimin e formave të ndryshme terroriste.
  • [ECR-601] [6 SETK] Kriminaliteti ekonomik
    Kriminaliteti ekonomik pa dyshim që paraqet një nga format më të rrezikshme me të cilat shkatërrohet ekonomia e një shteti. Prandaj kriminaliteti ekonomik është paraparë si lëndë e veçantë në kuadër të studimeve për kriminalistikë dhe siguri. - Studentët do të njihen me format dhe manifestimet e këtij lloji të kriminalitetit si dhe me masat për ndalimin dhe luftimin e tij. - Rol të rëndësishëm në pengimin e kriminalitetit në përgjithësi, e veçanërisht të kriminalitetit ekonomik, luajnë: gjykatat, prokuroritë publike, policia, shërbimet doganore dhe policia financiare. - Gjithashtu edhe implementimi i legjislacionit penal ka rëndësi të veçantë në pengimin dhe luftën e suksesshme kundër kriminalitetit ekonomik. - Studentët do të fitojnë njohuri mbi konceptet e kriminalitetit ekonomik, masat e parapara në legjislacionin nacional dhe ndërkombëtar, si dhe institucionet që luftojnë këtë lloj të kriminalitetit.
  • [ECR-401] [6 SETK] E drejta policore
    Qëllimet e programit të lëndës nënkuptojnë që studentët: - Të fitojnë njohuri themelore lidhur me të drejtën policore, burimet e të drejtës policore, kornizën juridike, kompetencat e policisë dhe organizimin e brendshëm të policisë në RM; - Të kenë njohuri më të hollësishme për të drejtën policore në RM si dhe njohuri komparative për të drejtën policore në shtetet tjera; - Ta kenë mendimin e tyre kritik; - Të jenë në gjendje të bëjnë analizën dhe hulumtimin e koncepteve të veçanta si dhe ngjarjeve relevante për të drejtën policore; - Të kenë aftësi për prezantimin e rezultateve nga hulumtimi i tyre, punën ekipore dhe debatet e realizuara; - Të jenë në gjendje ta aplikojnë teorinë në rastet praktike në jetën e përditshme.
  • [LAW-804] [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-402] Kriminaliteti kompjuterik
    • [ELE-405] Tregtia me njerëz
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [ELE-505] E drejta penale e krahasuar
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ECR-503] Psikologjia gjyqësore
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
Google+