Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të drejtësisë

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-LAW
Viti akademik: 2017 / 2018
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Titulli: I diplomuar në drejtësi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Titulli: Jurist i diplomuar

Programi studimor i studimeve të drejtësisë synon që:
- T’i realizojë nevojat e të gjithë atyre që mendojnë ta vazhdojnë karrierën e vet në fushën e shkencave juridike.
- Të ofrojë një sërë modulesh që do të përfshijnë bazën e njohurive juridike për afrimin me profesionet që ndërlidhen me fushën e së drejtës.
- Të ofrojë njohuri solide dhe sistematike në lidhje me institucionet dhe bazat e së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë.
- Të sigurojë njohuri themelore të koncepcioneve dhe parimeve themelore të së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë dhe mënyrës së funksionimit të saj në kontekst ndërkombëtar.
- Të ofrojë mundësinë për ligjërata nga ana e stafit vizitues akademik ndërkombëtar.
- Të zhvillojë një kritikë të ndërgjegjshme të së drejtës në kontekstin komparativ, historik, socio-ekonomik dhe politik dhe t’u ofrojë studentëve një  varg koncepcionesh të ndryshme teorike të ndërlidhura me studimet juridike.
- T’u mundësojë studentëve që të qëndrojnë dhe të studiojnë jashtë vendit brenda suazava të programeve për shkëmbimin e studentëve.
- T’u ofrojë një sërë obsionesh që do tu mundësojnë studentëve të studiojnë fushat specifike të së drejtës.
- T’u mundësojë studentëve të jenë pjesë e veprimtarisë hulumtuese në kuadër të studimeve të tyre.
- Të ofrojë mundësi për zhvillimin e aftësive personale, komunikimin, hulumtimin dhe aftësi të tjera të rëndësishme të nevojshme për punësimin e të diplomuarve në institucionet që tashmë kanë krijuar kontakte përmes Qendrës së karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore.
- Të potencohet mësimi shumëgjuhësor dhe të promovohet dialogu ndëretnik dhe ndërkulturor.
Sipas njohurive dhe shkathtësive të fituara nga ky program deridiplomik në Fakultetin furidik, studentët e diplomuar do të jenë në gjendje t’i identifikojnë çështjet juridike që duhet të hulumtohen, do t’i përdorin në mënyrë efikase burimet primare dhe sekondare të së drejtës, ta hulumtojnë shkencën juridike, t’i vlerësojnë në mënyrë kritike çështjet juridike si në aspektin e doktrinës, ashtu dhe në aspektin socio-ekonomik.

Diploma e Fakultetit juridik pranohet në RM dhe në botën e jashtme.
Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore, siç janë: gjykatat, prokuroritë publike, avokatia, noteria dhe përmbaruesia, etj. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe me Odën e avokatëve të RM.
Për studentët ambicia e të cilëve është që të merren me punë shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të tyre të magjistraturës dhe të doktoratës.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Të kenë njohuri themelore të shkencës juridike dhe mënyrës së krijimit të së drejtës, të zhvillohet dhe të ndryshohet përvoja e tyre duke përfshirë edhe burimet edhe institucionet e së drejtës në kontekstin e tyre më të gjerë;
- Të kenë njohuri solide nga degët më të rëndësishme të së drejtës, siç janë: e drejta kushtetuese dhe administrative, e drejta civile, e drejta e punës, e drejta penale, procedura civile dhe penale, si dhe e drejta ndërkombëtare publike dhe private;
- Të kenë njohuri në lidhje me strukturën, përmbajtjen dhe funksionimin e sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tij me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane;
- Ta njohin kontekstin social-ekonomik dhe historik në të cilin veprojnë normat juridike.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- I identifikon dhe aplikon parimet dhe rregullat themelore në fusha të caktuara,  sikurse janë: e drejta administrative dhe kushtetuese, e drejta civile, e drejta e punës, e drejta penale, procedura civile dhe penale, dhe e drejta ndërkombëtare publike dhe private;
- I identifikon problemet juridike që mund të paraqiten në situata të ndryshme faktike dhe propozon zgjidhje për to;
- Përdor metoda shkencore për të krijuar një punim hulumtues në disa degë të së drejtës.

Aftësitë për të vlerësuar

- Identifikon, shpjegon, analizon dhe zgjidh probleme juridike në mënyrë që pritet nga një jurist i ri;
- Interpreton dhe sintetizon kuptimin e normave juridike si pjesë e sistemit ligjor dhe e aplikon në situata të shumta që mund të ndodhin në jetën e përditshme;
- I vlerëson në mënyrë kritike normat ekzistuese juridike dhe etike me të cilat rregullohet profesioni juridik.

Aftësitë e komunikimit

- Komunikon në mënyrë efektive me gojë dhe me shkrim me subjekte publike dhe private;
- Shkruan dhe redakton në nivel themelor dokumente me karakter juridik, siç janë: kërkesa, ankesa, kontrata, testamenti, padia etj;
- Merr iniciativa dhe përgjegjësi për aktivitete individuale dhe grupore përmes së cilave implementohet pjesëmarrja efektive në profesionin e juristit.

Aftësitë e të mësuarit

- Merr iniciativë dhe përgjegjësi për të identifikuar dhe aplikuar nevojat e mësimit në degët më të rëndësishme të së drejtës;
- Zhvillon sistemin e të mësuarit që përfshin identifikimin, klasifikimin, sintetizimin dhe përdor burime të ndryshme;
- Ka aftësi të shfrytëzojë bibliotekën për të marrë njohuri juridike;
- I shfrytëzon aftësitë kompjuterike për të fituar dituri juridike.

Semestri 1

  • [CLE-104] [6 SETK] Historia e së drejtës
    Kjo lëndë ka për qëllim: - T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. - Të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. - Studentët duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio – juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. - Studentët të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). - Studentët duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • [CLE-101] [6 SETK] Fillet e së drejtës
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ndeshet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Т’i shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • [CLE-403] [6 SETK] E drejta e BE-së
    Me përfundimin e kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje të njohin esencën dhe shtrirjen e të drejtës së BE, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative - juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe aplikimin e rregullt të dispozitave të akteve të UE që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CLE-201] [6 SETK] E drejta kushtetuese
    Qëllimet e lëndës: - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institucionet e të drejtës kushtetuese, si dhe të institucioneve shtetërore në RM, duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; Nëpërmjet këtij moduli studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RM, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RM dhe në kuadër të UE-së, me ç’rast do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian i cili në të ardhmen si profesionist do të duhet të interpretojë dhe të aplikojë të drejtën kushtetuese evropiane si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami gjithashtu do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RM që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RM, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin vendor, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami do ta përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore e pushtetit shtetëror në RM, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001 që kanë ndikim të madh për demokracinë e RM, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RM, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005 në lidhje me reformat e gjyqësore në RM; - Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RM në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe bashkësive etnike;
  • [CLE2020] [6 SETK] E drejta civile
    Qëllimi i programit studimor E drejta civile është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës civile, për subjektet, për parimet e së drejtës civile, për burimet e së drejtës civile, për zotësinë juridike dhe zotësinë e veprimit, për marrëdhënien juridiko-civile, për punët juridike etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute si edhe shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentit ligjor nga lëmia e së drejtës civile.
  • [CLE1020] [6 SETK] E drejta romake
    Qëllimet e programit studimor: - t’u ofrojë studentëve të dhëna për procesin e krijimit, zhvillimit dhe ndryshimeve të institucioneve dhe normave të së drejtës romake nën ndikimin e rrethanave të ndryshme historike; - t’i njoftojë studentët me rolin e së drejtës romake si forcë unifikuese në traditën juridike europiane; - t’u ofrohet studentëve mundësia e përvetësimit të bazave të terminologjisë juridike romake; - të tregohet historia e mendimit juridik romak prej fillimeve të veta në periudhën republiane në Romë; - të shpjegohet rëndësia historike e recipimit të së drejtës romake në Evropën kontinentale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/Maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CLE2030] [6 SETK] E drejta administrative
    Në kuadër të lëndës studiohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Si objekt studimi janë parimet e organizimit, punës dhe fushëveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore që e përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe raporti midis qytetarëve dhe administratës. Qëllimet e programit të lëndës konsistojnë që studentët: -T'i përkufizojnë dhe kuptojnë nocionet mbi administratën dhe funksionin administrativ; -Të identifikojnë dhe analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RM; -T’i njohin veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; -Ta bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe t'i përvetësojnë hapat e parë të përpilimit të akteve të tilla; -T’i mësojnë llojet e kontrollit administrativ; -T'i njohin mekanizmat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para konsumatorëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; -T’i fitojnë aftësitë dhe shkathtësitë për punësimin e ardhshëm në organet e administrates të RM-së, organizatat joqeveritare, dhe në të gjitha institucionet ku vendosen lëndët e natyrës juridike-administrative.
  • [CLE025] [6 SETK] E drejta sendore
    Qëllimi i lëndës mësimore E drejta sendore është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet që të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës sendore, për subjektët e së drejtës sendore, për parimet e së drejtës sendore, për posedimin, për të drejtën e pronësisë, për të drejtën e servitutit, për të drejtën e pengut, për barrët sendore për librat publikë etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute dhe me shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentimit ligjor në lëminë e së drejtës sendore.
  • [CLE-303] [6 SETK] E drejta familjare dhe trashëgimore
    Lënda studion marrëdhëniet juridiko - familjare, të drejtën martesore dhe të drejtën prindërore. Pas vështrimit të shkurtër historik për llojet e familjes përgjatë historisë, lënda fokusohet në tema bashkëkohore, përkatësisht në gjendjen e RM në lidhje me këto marrëdhënie. Pas mbarimit të ligjëratave nga kjo lëndë nga studentët pritet të fitojnë njohuri lidhur me: nocionin dhe objektin e së drejtës familjare në aspektin nacional dhe ndërkombëtar; burimet e marrëdhënieve familjare dhe martesore; kushtet për lidhjen e martesës dhe format e tyre në rastin kur bashkëshortët janë shtetas të RM, ose në rastin kur njëri nga bashkëshortët ka shtetësi të huaj; miratimin dhe kujdestarinë në aspektin nacional dhe ndërkombëtar. Nga e drejta trashëgimore studentët e mësojnë rregullimin juridik të kalimit të pronës së individit në personat e tjerë në rast të vdekjes së tij. Sidomos, mësohen bazat juridike të trashëgimisë, rendet trashëguese sipas të drejtës së RM, pjesa e domosdoshme e trashëgimisë dhe trashëgimtarët e domosdoshëm, trashëgimi testamental, mundësia e krijimit të testamentit dhe llojet e testamentit, kushtet për plotfuqishmërinë e testamentit, momenti i kalimit të pronës nga trashëgimlënësi te trashëgimtarët, nocioni i legatit, etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LAWEN-01] Gjuhë angleze për drejtësi 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CLE-401] [6 SETK] E drejta penale
    Qëllimi i kësaj lënde mësimore është që studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës penale. Pas përfundimit të suksesshëm të kësaj lënde pritet që studentët të kenë fituar njohuri solide në lidhje me temat që kanë të bëjnë me të drejtën penale dhe ligjin penal, veprën dhe përgjegjësinë penale të kryerësit, dënimin dhe pasojat e tjera juridike të veprës penale. Pas përfundimit të lëndës studentët pritet që të jenë në gjendje për të diskutuar në mënyrë të argumentuar konceptet e mësuara, të jenë të aftësuar për hulumtime thelbësore në lidhje me to: ta vlerësojnë kompetencën dhe rregullsinë e vendimeve relevante gjyqësore.
  • [CLE-404] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare publike
    Qëllimi i këtij programi të lëndës është që studentët të njoftohen me kuptimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike, paraqitjen e kësaj discipline shkencore, zhvillimin e saj si dhe aspektet kryesore.
  • [CLE-402] [6 SETK] E drejta e detyrimeve
    Qëllimet e planprogramit mësimor: me studimin e kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri për bazat e të drejtës detyrimore dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve juridike – detyrimore. Studentët nëpërmjet edukimit do të duhet të fitojnë njohuri që u nevojiten në kuadër të qarkullimit të të drejtave subjektive civile. Në lëmin e studimit të përgjithshëm të detyrimeve (marrëdhënieve detyrimore), studentët duhet të fitojnë shkathtësi në aplikimin e instituteve të përgjithshme të së drejtës detyrimore të llojeve të veçanta të marrëdhënieve detyrimore. Në mënyrë të posaçme, studentët duhet të fitojnë shkathtësi për të negociuar, për të lidhur dhe për të aplikuar llojet e veçanta të kontratave detyrimore, si dhe të mësojnë për mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve mbi përmbushjen e detyrimeve të debitorit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet juridike bashkëkohore në botë
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-608] E drejta noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [ELE-610] E drejta e librave të tokës
    • [ELE088] E drejta e konsumatorit
    • [ELE011] E drejta bankare
    • [ELE087] E drejta e sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i mbrojtjes sociale të fëmijëve të mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia juridike-civile për dëmin e shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së drejtës
    • [ELE-613] E drejta turistike
    • [ELE-614] Lufta kundër korrupcionit
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsulare
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi vendor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LAWEN-02] Gjuhë angleze për drejtësi 2

Semestri 5

  • [CLE-501] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare penale
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare penale. Pas mbarimit të suksesshëm të lëndës nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide në lidhje me nocionin dhe objektin e DNP, normat e DNP, pushtetin represiv dhe juridiksionin e shteteve, ekstradimin, azilin, transferin e procedurës penale, ndihmën dhe bashkëpunimin juridik – penal, korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe juridiksionin e instancave penale ndërkombëtare. Pas përfundimit të lëndës nga studentët pritet të jenë në gjendje në mënyrë të argumentuar të diskutojnë nocionet e mësuara; të bëhen të aftësuar për hulumtimin thelbësor në lidhje me to; të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve gjyqësore relevante ndërkombëtare.
  • [CLE-302] [6 SETK] E drejta tregtare
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës tregtare. Kështu, studentët njihen me rregullat juridike për ushtrimin e ndonjë aktiviteti afarist, me mënyrën e organizimit të subjekteve afariste, me kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe të tregtarit individual, si dhe me mënyrat e shuarjes së subjekteve afariste; me mënyrën për të krijuar ndonjë marrëdhënie juridike - afariste, me kushtet për paraqitjen e atyre marrëdhënieve, me efektet dhe pasojat; me punën e letrave me vlerë: me mënyrat e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, me mënyrat e mbrojtjes së subjekteve afariste nga konkurrenca joluajale: me mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve e të tjera.
  • [CLE-503] [6 SETK] E drejta e procedurës penale
    Qëllimi i lëndës, e drejta e procedurës penale, është që studentët të njihen me dispozitat procedurale – penale me të cilat rregullohet ligjërisht aktiviteti i organeve procedurale dhe i pjesëmarrësve të tjerë proceduralë dhe të aftësohen për aplikimin juridik të tyre në praktikë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet juridike bashkëkohore në botë
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-608] E drejta noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [ELE-610] E drejta e librave të tokës
    • [ELE088] E drejta e konsumatorit
    • [ELE011] E drejta bankare
    • [ELE087] E drejta e sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i mbrojtjes sociale të fëmijëve të mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia juridike-civile për dëmin e shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së drejtës
    • [ELE-613] E drejta turistike
    • [ELE-614] Lufta kundër korrupcionit
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsulare
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi vendor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet juridike bashkëkohore në botë
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-608] E drejta noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [ELE-610] E drejta e librave të tokës
    • [ELE088] E drejta e konsumatorit
    • [ELE011] E drejta bankare
    • [ELE087] E drejta e sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i mbrojtjes sociale të fëmijëve të mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia juridike-civile për dëmin e shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së drejtës
    • [ELE-613] E drejta turistike
    • [ELE-614] Lufta kundër korrupcionit
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsulare
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi vendor

Semestri 6

  • [CLE6010] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare private
    Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri themelore për: - Emërtimin e lëndës (pse emërtohet e drejta ndërkombëtare e pse emërtohet e drejta private); - Ndarjen dhe dallimin midis marrëdhënieve juridike - civile dhe marrëdhënieve juridike – civile me element të huaj; - Burimet e së drejtës (nacionale dhe ndërkombëtare) të cilat duhet të aplikohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike - civile me element të huaj; - Mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve juridike - civile me elementin e huaj (direkte dhe indirekte - kolizive) - mënyrë karakteristike e rregullimit vetëm për DNP; - Elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe aplikimit të DNP, faktet përmes së cilave paraqitet elementi i huaj (faktet e identifikimit), pikat e lidhjes, si dhe institutet përmes së cilave shmanget aplikimi i së drejtës rëndom kompetente në DNP. -
  • [CLE6030] [6 SETK] E drejta e procedurës civile
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri solide nga lëmi i të drejtës së procedurës civile. Pas mbarimit të suksesshëm të lëndës nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide në lidhje me karakteristikat themelore të procedurës kontestimore; parimet e procedurës kontestimore; subjektet e procedurës kontestimore; veprimet dhe institutet kontestimore; rrjedhat e procedurës; procedurat e veçanta kontestimore; e drejta jashtëkontestimore; procedura përmbaruese. Pas mbarimit të lëndës nga studentët pritet të jenë në gjendje në mënyrë të argumentuar t’i diskutojnë nocionet e mësuara; të jene të aftësuar për hulumtimin thelbësor në lidhje me të njëjtat; të vlerësojnë kompetentësinë dhe rregullsinë e vendimeve relevante gjyqësore.
  • [CLE4030] [6 SETK] E drejta e punës dhe e sigurimit social
    Studimi i lëndës E drejta e punës dhe e drejta e sigurimit social studentëve do t’u mundësojë: - të njihen me korpusin e çështjeve dhe problemeve të cilat janë pjesë përbërëse e së drejtës së punës, duke u nisur nga premisa fundamnetale se secili nga ne një ditë do të themelojë marrëdhënie pune dhe pikërisht për atë arsye njohja e të drejtave nga marrëdhënia e punës paraqet edhe një mori çështjesh në luftën për jetë më cilësore; - të njihen me aspektet e ndryshme të realizimit të të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive nga marrëdhënia e punës, si dhe me institucionet juridike nga lëmi i punës; - t’i studiojnë marrëdhëniet e punës në praktikë përmes – procedurës së punësimit, lidhjen e kontratës për punësim, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës te punëdhënësi dhe organet kompetente; procedurën e përgjegjësisë së të punësuarve; pushimin e marrëdhënies së punës, përkatësisht pushimin e vlefshmërisë së kontratës për punësim; - të përpunojnë aktet konkerete në lidhje me të gjitha institutet të cilat janë përfshirë me rregullativën ligjore pozitive nga lëmi i marrëdhënieve të punës në RM; - të mundësohen forma të ndryshme të pjesëmarrjes së studentëve dhe të inkorporohet mundësia për përvetësimin e numrit sa më të madh të mundshëm të poenave të parashikuara për aktivietin.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet juridike bashkëkohore në botë
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-608] E drejta noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [ELE-610] E drejta e librave të tokës
    • [ELE088] E drejta e konsumatorit
    • [ELE011] E drejta bankare
    • [ELE087] E drejta e sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i mbrojtjes sociale të fëmijëve të mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia juridike-civile për dëmin e shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së drejtës
    • [ELE-613] E drejta turistike
    • [ELE-614] Lufta kundër korrupcionit
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsulare
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi vendor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet juridike bashkëkohore në botë
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-608] E drejta noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [ELE-610] E drejta e librave të tokës
    • [ELE088] E drejta e konsumatorit
    • [ELE011] E drejta bankare
    • [ELE087] E drejta e sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i mbrojtjes sociale të fëmijëve të mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia juridike-civile për dëmin e shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së drejtës
    • [ELE-613] E drejta turistike
    • [ELE-614] Lufta kundër korrupcionit
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsulare
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi vendor

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [CLE-701] [6 SETK] E drejta familjare dhe trashëgimore - program i aplikuar
    Duke ndjekur lëndën E drejta familjare dhe trashëgimore - Programi i aplikuar, pritet që studentët e Fakultetit juridik të fitojnë njohuri më të thella në rregullimin ligjor nacional dhe ndërkombëtar të marrëdhënieve në familje, si dhe me sistemet bashkëkohore trashëgimore-juridike në Evropë dhe me të drejtën trashëgimore në Republikën e Maqedonisë. Në fushën e së drejtës familjare - studentët nëpërmjet mësimit të këtij seksioni do t’i fokusojnë njohuritë e tyre në format moderne të marrëdhënieve familjare, rregullimin ndërkombëtar të këtyre marrëdhënieve, si dhe rregullimin bashkëkohor juridik të inseminimit biomedikal, mekanizmat e reja për zgjidhjen alternative të kontesteve juridike-familjare - ndërmjetësim familjar. Në fushën e të drejtës procedurale familjare, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet trajnimit praktik me anë të monitorimit të seancave të simuluara gjyqësore. Në fushën e të drejtës trashëgimore - studentët do të fitojnë njohuri për karakteristikat më të rëndësishme të sistemit ligjor të trashëgimisë në Evropë dhe vende të tjera në mbarë botën, me theks të veçantë në trashëgiminë dhe ligjin e trashëgimisë në R. të Maqedonisë. Studentët do të kenë mundësi të njihen me procedurën e transferimit të trashëgimisë te trashëgimtarët, si dhe me teknikën e ekzekutimit të shpërndarjes së trashëgimisë nëpërmjet linjave trashëguese. Nga kjo lëndë studentët do pritet që të mësojnë se si t'i interpretojnë dispozitat nga Ligji për trashëgimi të RM-së. Lënda E drejta familjare dhe trashëgimore - Programi i aplikuar" synon nxitjen e punës hulumtuese shkencore tek studentët përmes detyrave të caktuara për të cilat studentët do të jenë të përgatitur për çdo leksion pasues, në mënyrë që të nxitet kreativiteti i tyre dhe dëshira për kërkime në këto dy degë kryesore civile-ligjore në rendin ligjor të Republikës së Maqedonisë.
  • [CLE-702] [6 SETK] E drejta penale - program i aplikuar
    Bazë për zhvillim të mësimdhënies së kësaj lënde janë programet nga lëndët E drejta penale-pjesa e përgjithshme dhe e posaçme, të cilat mësohen në semestrin e katërt. Gjatë zhvillimit të kësaj lënde, në vend të metodës tradicionale eks-katedra aplikohet metoda e ashtuquajtur klinike. Së këndejmi së pari gjatë orëve të kësaj lënde analizohen disa shembuj të dalluar të lëndëve të gjykuara nga praktika gjyqësore (më së shpeshti aktgjykime nga Gjykata supreme e RM, por edhe nga gjykatat më të ulta), të lidhura me ndonjë institut nga pjesa e përgjithshme e KPM ose me ndonjë vepër penale konkrete nga pjesa e posaçme. Më pas vijon zgjidhja e më shumë shembujve – detyrave, me të cilat studentët ushtrojnë zhvillimin (kualifikimin) e një situate faktike (rast) në bazë të një norme të përcaktuar juridike-penale. Po ashtu studentët, nën udhëheqjen e ligjëruesve të lëndës, simulojnë raste dhe punojnë raste me klientë të vërtetë të cilëve Fakulteti, në kushte të përcaktuara u ofron ndihmë juridike.
  • [CLE-703] [6 SETK] E drejta administrative - program i aplikuar
    Aftësimi i studentëve: - t’i përkufizojnë dhe t’i kuptojnë nocionet e administratës dhe funksionit administrativ; - ta njohin dhe ta analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RM; - t’i shqyrtojnë veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; ta bëjnë shpërkufizimin midis llojeve të akteve të administratës dhe t’i zotërojne hapat e parë në krijimin e akteve të këtilla; - t’i mesojnë llojet e mbikëqyrjeve administrative; - t’i njohin mekanizmat e kontrollit mbi punën e administratës dhe përgjegjësinë e saj përpara organeve të tjera shtetërore, por edhe përpara klientëve – shfrytëzuesve të tyre të shërbimeve të saj; - për punësimin e ardhshëm në organet e administratës së RM, organizatat joqeveritare, si dhe të gjitha institucionet në të cilat vendosen çështje të natyrës juridike-administrative.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet juridike bashkëkohore në botë
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-608] E drejta noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [ELE088] E drejta e konsumatorit
    • [ELE011] E drejta bankare
    • [ELE087] E drejta e sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i mbrojtjes sociale të fëmijëve të mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia juridike-civile për dëmin e shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së drejtës
    • [ELE-613] E drejta turistike
    • [ELE-614] Lufta kundër korrupcionit
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsulare
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi vendor

Semestri 8

  • [CLE-801] [6 SETK] E drejta e procedurës civile - program i aplikuar
    Qëllimi i mësimit të lëndës mësimore është që studentët të pajisen me njohuri solide nga lëmi i së drejtës procedurale civile, respektivisht, nga E drejta kontestimore, E drejta jokontestimore dhe E drejta përmbaruese. Përogrami studimor E drejta procedurale civile – program i aplikuar në kuptimin përmbajtësor është komponuar ashtu që i përfshin aspektet praktike të pjesëve përbërëse të së drejtës procedurale civile. Në këtë kuadër, studentët fitojnë mundësi që njohuritë e fituara teorike nga disiplina përkatëse t’i aplikojnë në praktikë.
  • [CLE-802] [6 SETK] E drejta financiare
    Qëllimi i lëndës është që t’u mundësojë studentëve dituri themelore nga lëmi i të drejtës financiare përkatësisht i marrëdhënieve financiare juridike (nga aspekti përmbajtësor dhe formal juridik).
  • [CLE-803] [6 SETK] Filozofia e së drejtës
    Përmes studimit të lëndës Filozofia e së drejtës studentët: - do të kenë njohiri solide për raportin e filozofisë së të drejtës me disiplinat tjera juridke dhe shkencat shoqërore; - - do të përfitojnë njohuri të domosdoshme për analizë kritike të qasjeve ndaj së drejtës dhe për identifikimin e problemeve të cilat dalin nga analiza e normave juridike; - - do të jenë në gjendje t’i përshkruajnë llojet e koncepteve në lidhje me probleme si vlefshmëria e ligjit, statusi ontologjik i së drejtës, raporti mes së drejtës dhe sistemve tjera normative (morali, religjioni, etj.) në kontekstin e zhvillimit të tyre historik.
  • [LAW-804] [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet juridike bashkëkohore në botë
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-608] E drejta noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [ELE-610] E drejta e librave të tokës
    • [ELE088] E drejta e konsumatorit
    • [ELE011] E drejta bankare
    • [ELE087] E drejta e sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i mbrojtjes sociale të fëmijëve të mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia juridike-civile për dëmin e shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së drejtës
    • [ELE-613] E drejta turistike
    • [ELE-614] Lufta kundër korrupcionit
    • [ELE089] E drejta penale mjekësore
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsulare
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi vendor
Google+