Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca kompjuterike

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: N-COMP
Viti akademik: 2017 / 2018
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Titulli: I diplomuar në shkenca kompjuterike
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Titulli: Inxhinier i diplomuar në shkencat kompjuterike

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë UEJL-Tetovë është institucion i arsimit të lartë me qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të  inxhinierisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit.
Plan-programi “Shkencat kompjuterike” është dizajnuar që të plotësojë kërkesat e tregut vendor, por edhe të ofrojë një perspektivë moderne dhe globale.
Qëllimet arsimore të programit janë:
- t’u mundësojë studentëve  të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, të atyre gjuhësore dhe analitike,
- t’u mundësojë studentëve  të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat kompjuterike dhe ato t’i aplikojë në jetën reale,
- t’i aftësojë studentët të kyçen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike,
- t’i aftësojë studentët të punojnë në projekte individuale dhe grupore, që sipas natyrës mund të jenë: projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike,
- t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndryshimeve të reja teknologjike/të tregut,
- të mundësojë shkathtësi dhe përkrahje gjatë organizimit, realizimit dhe gjatë implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët e diplomuar do të kenë mundësi të punojnë në fusha të ndryshme të industrisë, siç janë: kompanitë e orientuara drejt TI, sektori i biznesit, administrata publike, etj.
Të diplomuarit do të jenë të aftë:
- t’i shfrytëzojnë sistemet kompjuterike dhe teknologjitë informatike në jetën e përditshme dhe më tej;
- t’i aplikojnë në mënyrë efikase algoritmet dhe metodat e mësuara;
- të programojnë zgjidhje për probleme të ndryshme;
- t’i organizojnë bazat e të dhënave, të dizajnojnë, të implementojnë dhe mirëmbajnë më tej si dhe të përkujdesen për performansat;
- të dizajnojë dhe të implementojë rrjeta kompjuterike;
- t’i përdorin teknologjitë e Internetit në mënyrë efikase;
- të organizojnë dhe ndihmojnë për zgjidhjet teknike për t’u përgjigjur kërkesave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shkencore-teknike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Posedim njohurie dhe kuptim për aspektet teorike dhe praktike të shkencave kompjuterike. Kjo njohuri përfshin lëmenjtë kryesorë, si matematika për shkencat kompjuterike, algoritmet, teknologjitë informatike, rrjetet, paradigmat e programimit dhe aplikimi i tyre, bazat e të dhënave si dhe një shumëllojshmëri të lëndëve të specializuara në lëmenj të ndryshëm të shkencave kompjuterike.
- Njohuri dhe kuptim të metodologjive të ndryshme të programimit në skenarë të ndryshëm të zgjidhjes së problemeve (programimi procedural, i orientuar në objekte, funksional, etj.)
- Njohuri dhe kuptim për udhëheqjen e projekteve hulumtuese dhe aplikative në përmasa të vogla në fushën e shkencave kompjuterike.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të aplikuar dhe përdorur në nivel të avancuar sistemet kompjuterike dhe sistemet i informimit për zgjidhjen e detyrave të rëndomta.
- Aftësi për të aplikuar në mënyrë autonome dhe kreative metodat dhe algoritmet standarde për zgjidhjen efikase të problemeve, zhvillimin e aplikacioneve (desktop, web dhe mobile) duke shfrytëzuar mjete kompjuterike të avancuara.
- Aftësi për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur programe, duke përdorur metodologji, mjete dhe praktika të ndryshme.
- Aftësi për të krijuar, për të organizuar dhe për të mirëmbajtur baza relacionale.
- Aftësi për të dizajnuar dhe për të zhvilluar rrjete vendore kompjuterike të vogla dhe të mesme.
- Aftësi për të organizuar sistemet e informimit me qëllim të zgjidhjes së detyrave të ndryshme sociale, ekonomike dhe teknologjike.
- Aftësi për të propozuar zgjidhje për sistemet e informimit në nivel fillestar dhe mesatar, përfshirë edhe analizën, dizajnimin, zhvillimin dhe raportimin.

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për t’i mbledhur dhe analizuar të dhënat më qëllim të propozimit të zgjidhjeve softuerike.
- Aftësi për t’i vlerësuar platformat dhe mjetet për zhvillim të programeve.
- Aftësi për t’i vlerësuar zgjidhjet softuerike të ndryshme si dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja softuerike.

Aftësitë e komunikimit

- Aftësi për të përdorur zgjidhje të ndryshme softuerike dhe për të përkrahur të tjerët në fushën e sistemeve të informimit duke përshtatur nivelin sipas audiencës.
- Aftësi për të zhvilluar projekte efikase të sistemeve të informimit dhe për t’i prezantuar ato në respekt të standardeve profesionale.
- Aftësi për të kontribuuar në organizimin e shoqërisë civile (e-society)  duke marrë pjesë në takime dhe trupa vendimmarrës në nivele të ndryshme.
- Posedon aftësi dhe përvojë për punë në grup.
- Aftësi për komunikim me shkrim dhe në të folur mbi të gjitha fazat e propozimit dhe krijimit të softuerit si dokumentacion teknik, specifikim i kërkesave dhe prokurimeve në gjuhë angleze dhe së paku në njërën nga gjuhët vendore në nivel të avancuar.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësi për t’i ndjekur zhvillimet e reja në fushën e shkencave kompjuterike.
- Aftësi për t’i mësuar shpejt teknologjitë e reja, gjuhët e programimit, mjetet (toolkits) dhe libraritë (frameworks).
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnime mbi sistemet e informimit nëpër shkolla dhe organizata.
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit gjatë krijimit dhe menaxhimit të projekteve.

Semestri 1

  • [CCS-203] [6 SETK] Programimi
    Kjo lëndë ofron një hyrje në programim dhe mbulon koncepte si tipat e të dhënave, aritmetikë, operatorë, komandat për hyrje-dalje, kushtet, strukturat ciklike, funksionet, rekurzivitetin, algoritmet me vektorë dhe matrica, algoritmet për kërkim dhe radhitje, pointerët dhe operacionet mbi to, deklarimin e strukturave të reja të të dhënave
  • [CCS-101] [6 SETK] Hyrje në shkenca kompjuterike
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të pajisen me njohuritë praktike rreth koncepteve themelore nga lënda e kalkulusit. Në dy-tre javët e para mësohet për konceptin e funksionit si koncept themelor i kësaj lënde: përkufizohen funksione të llojeve të ndryshme nëpërmjet dy bashkësive të ndryshme numerike, bëhet parashtrimi i funksioneve në mënyra të ndryshme (tabelare, diagrame, analitike, grafike etj.). Më pastaj, bëhet llogaritja e vlerës kufitare të funksionit, derivati, diferenciali dhe integrali i një funksioni numerik, zbatimi i tyre në jetën praktike dhe në lëndët tjera natyrore. Po ashtu, tri javët e fundit janë rezervuar për mësimin e disa koncepteve nga teoria e algjebrës lineare.
  • [CCS-103] [6 SETK] Kalkulus dhe algjebër lineare
    Kjo lëndë paraqet një hyrje të gjerë dhe të integruar në konceptet themelore të shkencave kompjuterike. Lënda mbulon tema siç janë: historia e llogaritjes; logjika dhe sistemet digjitale; hyrje në arkitekturën kompjuterike, algoritme të thjeshta, zgjidhje problemesh dhe struktura të të dhënave; hyrje në gjuhët e programimit, sistemet operative, bazat e të dhënave, rrjetat, inxhinieria e softuerit dhe ueb-it; llojet e aplikacioneve, përfshirë edhe përshkrimin e disa programeve specifike (procesorë teksti, baza të dhënash, shfletues, etj.); procedimi i të dhënave tradicionale dhe multimediale.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CCS-201] [6 SETK] Strukturat diskrete 1
    Kjo lëndë mbulon disa koncepte në lidhje me numrat e plotë, pjesëtuesit dhe shumëfishat, disa bashkësi speciale dhe operacione me ato bashkësi, funksionet dhe vargjet, vetitë e funksioneve, logjikën joformale, analizën e gjykimeve, metodat e vërtetimit, shfrytëzimin e matematikës logjike në vërtetimet dhe analizën e argumenteve, relacionet, digrafet dhe grafet, matricat, relacionet e ekuivalencës.
  • [CCS-202] [6 SETK] Arkitektura kompjuterike
    Lënda ka të bëjë me dizajnimin dhe teknologjinë e arkitekturave moderne kompjuterike dhe programimin në nivele të makinave. Lënda ofron përshkrimin e hollësishëm të komponentëve harduerikë dhe softuerikë, organizimin dhe ndërlidhjen e njësive përbërëse të kompjuterëve si dhe përcaktimin e performansave së tyre.
  • [CCS-303] [6 SETK] Programimi i orientuar në objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllim shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët do të njoftohen me trashëgiminë e klasave, me hierarkinë dhe me polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CCS-102] [6 SETK] Teknologjitë e Internetit
    Qëllimi kryesor i lëndës është që t’u japë studentëve njohuri praktike mbi mekanizmat themelorë, shërbimet dhe protokollet e rrjetit global - Internetit. Lënda ofron mësimin e arkitekturës së përgjithshme të uebfaqeve efikase, skalabile dhe të sigurta. Studentët do të fitojnë njohuri të thella teknike të XML, XHTML (listat, tabelat, figurat, multimedia dhe formularët), CSS (formatimi, stilet dhe layout-i), si dhe JavaScript (variablat, kushtet, ciklet dhe funksionet).
  • [CCS-301] [6 SETK] Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
    Lënda mundëson njohje me konceptet dhe parimet themelore për analizimin dhe hartimin e algoritmeve si dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të algoritmeve. Shqyrton algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Në hollësi shqyrton kompleksitetin kohor dhe hapësinor të algoritmeve. Vendos kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studion hartimin e strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe konsideron mundësinë e krijimit të strukturave të reja të të dhënave si dhe zbatimin konkret të tyre. Pjesa e fundit e këtij moduli paraqet hyrje në grafe dhe shqyrtim i modeleve themelore të graf-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve, që më tej do t’u lejojë përfshirje të drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin konkret të projekteve softuerike.
  • [CCS-302] [6 SETK] Strukturat diskrete 2
    Qëllimi i kësaj lënde është vazhdimësia e mësimit të koncepteve nga strukturat diskrete si bazë e teknologjisë informatike. Theksi vihet në zbatimin e këtyre koncepteve në shkencat kompjuterike. Në këtë kontekst, do të mësohet për disa koncepte nga teoria e grafeve dhe zbatimi i tyre, konceptet nga analiza e matricave, zbatimi i relacioneve të ekuivalencës, të kuptojnë se ku mund të bëhet zbatimi i koncepteve nga teoria e numrave, si dhe të mësojnë për algjebrën e Bulit. Po ashtu, qëllimi i kësaj lënde është të mësohen disa koncepte nga analiza numerike e që kanë të bëjnë me zgjidhjen e përafërt të barazimeve me një të panjohur si dhe metodat e ndryshme që zbatohen për atë qëllim.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [CSTEN-01] Gjuhë angleze për shkenca kompjuterike 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CCS-401] [6 SETK] Sistemet operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [CCS-402] [6 SETK] Bazat e të dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti i cili do ta përfundojë me sukses këtë modul do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe të hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Po ashtu do të mundë të përdorë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [CCS-403] [6 SETK] Probabiliteti dhe statistika
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara etj. Po ashtu qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [CSTEN-02] Gjuhë angleze për shkenca kompjuterike 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS-401] Programimi i avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi digjital logjik Д
    • [EAIT-403] Sistemet multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet numerike
    • [ECS-506] Programimi i pajisjeve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
    • [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në përpunimin paralel
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECS-500] E -tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS-702] Etika kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in semantik
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECS3036] Programimi paralel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe simulimi kompjuterik i qarqeve logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor

Semestri 5

  • [CCS-501] [6 SETK] Ueb programimi
    Kjo lëndë mbulon dizajnimin dhe zhvillimin e ueb aplikacioneve, përfshirë programimin në anën e klientit dhe atë të serverit. Gjithashtu, lënda përfshin edhe dizajnimin e bazave të të dhënave për ueb, gjuhët e programimit për ueb si dhe integrimin e të dhënave në ueb aplikacione.
  • [CCS-502] [6 SETK] Inxhinieria e softuerit
    Qëllimi është t’i pajisë studentët me njohuri të thella, kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerik; analiza dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim të projektimeve të aplikacioneve softuerike efikase. Studentët do të kenë kuptim të qartë për mjetet dhe metodologjitë për zhvillim të zgjidhjeve softuerike.
  • [CCS-503] [6 SETK] Rrjetat kompjuterike
    Qëllimi i programit të lëndës është njoftimi me konceptet dhe parimet themelore të rrjetave kompjuterike. Shqyrtohen komponentët e ndryshëm të rrjetës dhe ndërlidhja mes tyre. Ofrohet përshkrimi i hollësishëm i dizajnimit dhe arkitekturës së rrjetave. Në kuadër të lëndës ilustrohen konceptet më të rëndësishme të arkitekturës së rrjetave si Ethernet dhe Internet. Studentët do të fitojnë aftësi për analizë, dizajn dhe implementim të LAN rrjetave dhe optimalizimin e performansave të tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS-401] Programimi i avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi digjital logjik Д
    • [EAIT-403] Sistemet multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet numerike
    • [ECS-506] Programimi i pajisjeve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
    • [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në përpunimin paralel
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECS-500] E -tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS-702] Etika kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in semantik
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECS3036] Programimi paralel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe simulimi kompjuterik i qarqeve logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS-401] Programimi i avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi digjital logjik Д
    • [EAIT-403] Sistemet multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet numerike
    • [ECS-506] Programimi i pajisjeve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
    • [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në përpunimin paralel
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECS-500] E -tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS-702] Etika kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in semantik
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECS3036] Programimi paralel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe simulimi kompjuterik i qarqeve logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor

Semestri 6

  • [CCS-601] [6 SETK] Grafika kompjuterike
    Lënda i përmban elementet themelore të grafikës kompjuterike, algjebrës lineare si dhe përdorimin e platformës grafike OpenGL API. Rekomandohen njohuri nga gjuhët programuese, posaçërisht C/C++ që do të jenë të nevojshme për zgjidhjen e detyrave praktike. Gjithashtu rekomandohen edhe njohuri elementare në lëmin e gjeometrisë dhe trigonometrisë si dhe disa njohuri nga algjebra lineare, vektorët dhe matricat. Në këtë kurs do të përfshihen temat nga grafika kompjuterike siç janë: transformimet dhe matricat, kuptimet mbi viewport-in, viewing plane-in dhe framebuffer-in, konceptet mbi anti-aliasing, mapimi i teksturës, përdorimi i kamerave dhe dritave si dhe disa teknika dhe algoritme për realizim të koncepteve të lartpërmendura.
  • [CCS-602] [6 SETK] Sistemet e shpërndara
    Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet themelore të sistemeve të shpërndara. Analizohen arkitekturat e ndryshme të sistemeve të shpërndara si dhe përparësitë dhe disavantazhet e tyre në krahasim me sistemet tradicionale të centralizuara. Studentët do të mësojnë për mënyrën e komunikimit në mes të proceseve si dhe për Internet protokollet për komunikim. Ilustrohen bazat e programimit klient-server, platformat middleware (CORBA, JavaBeans, DCOM,. NET), Web teknologjitë dhe Web Shërbimet si teknologji të sistemeve të shpërndara. Pjesa e fundit e kësaj lënde merret me transaksionet, transaksionet e përbëra dhe transaksionet e shpërndara. Studentët do t’i njohin nga afër zgjidhjet aplikative standarde për sistemet e shpërndara.
  • [CCS-603] [6 SETK] Projekt praktik
    Ky është aktiviteti i punimit të diplomës dhe projekti i vendosjes profesionale në fushën e shkencave kompjuterike. Studentët janë të angazhuar ta kompletojnë një projekt, zakonisht një softuer, lidhur me punimin e diplomës, ta strukturojnë punimin e tyre, të hulumtojnë si dhe ta shkruajnë punimin e diplomës. Idealisht projektet paraqesin një sistem komplet ose një produkt, një analizë të integruar, simulim apo dizajn softueri dhe hardueri, nëse është e aplikueshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi digjital logjik Д
    • [EAIT-403] Sistemet multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet numerike
    • [ECS-506] Programimi i pajisjeve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
    • [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në përpunimin paralel
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECS-500] E -tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS-702] Etika kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in semantik
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECS3036] Programimi paralel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe simulimi kompjuterik i qarqeve logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS-401] Programimi i avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi digjital logjik Д
    • [EAIT-403] Sistemet multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet numerike
    • [ECS-506] Programimi i pajisjeve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
    • [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në përpunimin paralel
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECS-500] E -tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS-702] Etika kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in semantik
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECS3036] Programimi paralel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe simulimi kompjuterik i qarqeve logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [CBI-601] [6 SETK] Innxhinieria e të dhënave
    Të gjitha fushat e aplikimit janë dëshmitarë të "përmbytjes në të dhëna", d.m.th. ritja gjithnjë e më shumë e vëllimit të të dhënave digjitale në dispozicion si pjesë e përditëshmërisë së aktiviteteve në biznes, shkencë, arsim, argëtim, etj Në të vërtetë, të dhënat dhe " Big data" janë bërë pjesë e të folurit modern të ditës së sotme. Inxhinieringu, menaxhimin dhe analizimin e të dhënave të këtilla është çelës në suksesin e të gjitha organizatave. Përveç nevojës për tu ballafaquar me vëllime të mëdha të të dhënave, aplikacionet aktuale gjithashtu sfidohen edhe me të dhëna multi-modale, duke përfshirë të dhëna të pa dhe gjysmë-strukturuara, imazhe dhe të dhënave video, të dhëna hapësinore dhe kohore, etj. Kjo lëndë mbulon të gjithë cikli e jetës së të dhënave, duke përfshirë krijimin e të dhënave, modelimin, përvetësimin, përfaqësim, përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen dhe asgjësimin. Pasi pjesa më e madhe e të dhënave ruhen në bazat e të dhënave, gjithashtu do të shqyrtohen qasje të ndryshme inxhinierike në bazat e të dhënave me qëllim për të mbështetur menaxhimin e të dhënave, duke përfshirë dizajnimi e bazës së të dhënave, magazinimin e të dhënat, mirëmbajtjen dhe analitikën. Standardet e të dhënave, cilësia e të dhënave dhe sfida e "bazave të mëdha" gjithashtu do të kihen parasysh.
  • [CCS-701] [6 SETK] Menaxhimi i projekteve
    Lënda paraqet një hyrje në fushën e menaxhimit të projektit softwar-ik, duke paraqitur teknikat dhe qasjet me qëllim të zhvillimit të një vetëdijeje kritike të sfidave dhe mangësive ne kete fushe. Moduli bazohet në njohuritë e Inxhinierisë softuerike dhe në kurse tjera qe lidhen me sistemet e informacionit.
  • [CCS-702] [6 SETK] Modelimi llogaritor
    Lënda ka për qëllim të japë hyrje në teorinë e modelimit kompjuterik dhe perllogaritjeve përmes gjuhëve formale dhe automatave të fundme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS-401] Programimi i avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi digjital logjik Д
    • [EAIT-403] Sistemet multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet numerike
    • [ECS-506] Programimi i pajisjeve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
    • [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në përpunimin paralel
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECS-500] E -tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS-702] Etika kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in semantik
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECS3036] Programimi paralel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe simulimi kompjuterik i qarqeve logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [CCS-801] [6 SETK] Siguria e sistemeve kompjuterike
    Kjo lëndë i përmban bazat e sigurisë së rrjetave. Studentët do të njihen me dobësitë dhe format tjera e kanosjes ndaj rrjetave kompjuterike si dhe mënyrat dhe teknikat për mbrojtjen e rrjetave kompjuterike. Ky kurs do të aftësojë studentët se si të bëjnë planifikimin e aspektit të sigurisë së rrjetave nëpërmjet teknologjive ekzistuese të rrjetave. Poashtu do të aftësojë studentët se si të bëjnë organizimin e sigurisë së rrjetave si dhe të kenë njohuri për aspektet juridike dhe etike që janë të lidhur me sigurinë e rrjetave.
  • [CCS-802] [6 SETK] Programim logjik dhe funksional
    Lënda ka për qëllim që t’i njoftojë studentët me paradigmën e programimit logjik nëpërmjet gjuhës Prolog. Lënda fokusohet në sintaksën dhe semantikën e Prolog-ut, funksionimin e një përkthyesi Prolog dhe aplikacione të ndryshme në Prolog. Në mënyrë të veçantë, lënda fokusohet në pyetësorët për baza të dhënash, parsim, meta-programim dhe në zgjidhjen e problemeve në intelegjencën artificiale.
  • [CST-803] [12 SETK] Punim diplome
    Në këtë lëndë studentët do të punojnë në kompletimin e një projekti të aplikuar ose teorik. Qëllimi i lëndës është që t'u mundësojë studentëve t’i integrojnë njohuritë e fituara nga lëndët e programit studimor, në mënyrë që të ofrojnë një "produkt", qoftë softuer apo në formë teze. Studentët do të kenë mundësi të fitojnë përvojë në dizajnimin, programimin dhe vlerësimin e një projekti nga lëmi i shkencave kompjuterike. Në fund, studentët e dokumentojnë punën e tyre në formë të raporteve me shkrim dhe të prezantimeve gojore, të cilat vlerësohen nga një komision i fakultetit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    Në këtë lëndë studentët do të punojnë në kompletimin e një projekti të aplikuar ose teorik. Qëllimi i lëndës është që t'u mundësojë studentëve t’i integrojnë njohuritë e fituara nga lëndët e programit studimor, në mënyrë që të ofrojnë një "produkt", qoftë softuer apo në formë teze. Studentët do të kenë mundësi të fitojnë përvojë në dizajnimin, programimin dhe vlerësimin e një projekti nga lëmi i shkencave kompjuterike. Në fund, studentët e dokumentojnë punën e tyre në formë të raporteve me shkrim dhe të prezantimeve gojore, të cilat vlerësohen nga një komision i fakultetit.
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS-401] Programimi i avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi digjital logjik Д
    • [EAIT-403] Sistemet multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet numerike
    • [ECS-506] Programimi i pajisjeve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
    • [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në përpunimin paralel
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [ECS-500] E -tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS-702] Etika kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in semantik
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECS3036] Programimi paralel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe simulimi kompjuterik i qarqeve logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
Google+