Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrimi publik

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Kodi i programit: N-PA
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: I diplomuar në administrim publik
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi i administrimit publik ka një qasje multidisiplinare të elementeve kryesore të studimit në fushën e Administratës publike dhe menaxhimit, të drejtës, shkencave socio-ekonomike. Në suazat e programit  përshkruhen dhe identifikohen konceptet themelore, parimet, proceset administrative dhe ligjore, teoritë në administrimin publik, siç janë: sjellja njerëzore dhe institucionale, procesi i politikave publike, ekonomia e sektorit publik dhe menaxhimi i organizatave publike dhe jo fitimprurëse.
Qëllimet kryesore të programit janë t’i pëgatisin studentët për:
- Përgatitje të dokumenteve administrative, planifikim dhe koordinim të punës ndërinstitucionale, arkivim, regjistrim të lëndëve administrative përmes përdorimit të sistemit të informacionit.
- Aplikim të njohurive profesionale në përmbushjen e detyrave në institucionet shtetërore  dhe në administratën publike, në organizatat private dhe shoqërinë civile.
- Të zhvilluar të menduarit kritik në lidhje me punën në institucionet shtetërore dhe ato publike në rast të shkeljes së rregullave administrative, burokracisë dhe jotransparencës.
- T’i aftësuar në mënyrë analitike ta zhvillojnë rolin e administratës publike dhe shtetërore në dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë dhe në shtetet në rajon.
- T’i njohur me trendet bashkëkohore dhe veprimet e shtetit në institucionet publike dhe menaxhimin publik  në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara.
- T’i aftësuar të marrin iniciativa për identifikimin dhe adresimin e nevojave për mësim për institucionet shtetërore dhe administratën publike.

Studimet e administrimit publik mundësojnë plotësimin e nevojave arsimore në përkrahjen e studentëve në fillimin e karrierës së tyre profesionale në agjencitë qeveritare në nivel qendror dhe vendor, komunat, institucionet publike, administratën e shkollave, organizatat jofitimprurëse, universitetet dhe ndërmarrjet.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Studenti fiton njohuri multidisiplinare dhe i kupton elementet kryesore të studimit në fushën e administrimit publik dhe menaxhimit, të së drejtës, shkencave socio-ekonomike.
- I përshkruan dhe i identifikon konceptet themelore, parimet, proceset administrative dhe ligjore, teoritë në administrimin publik, siç janë ato lidhur me sjelljen njerëzore dhe institucionale, procesin e politikave publike, ekonominë e sektorit publik dhe menaxhimin e organizatave jofitimprurëse.
- I kupton sistemet e ndryshme të administrimit publik- administrimit shtetëror, menaxhimin publik dhe ndërveprimin e institucioneve politike dhe proceset, politikat qeveritare dhe administrative.
- Fiton njohuri rreth proceseve të integrimit në Bashkimin Evropian nga administrimi publik dhe shtetëror dhe aspektet institucionale.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- T’i aplikojë njohuritë lidhur me punën komplekse në administratën shtetërore dhe publike si dhe të zbatojë rregullat dhe procedurat adekuate.
- Të mund të demonstrojë aftësi për të përgatitur dokumente administrative, të ndihmojë në planifikimin dhe koordinimin e punës ndërinstitucionale, arkivimin, regjistrimin e lëndëve administrative përmes përdorimit të sistemit të informacionit.
- Të mund t’i aplikojë njohuritë profesionale në përmbushjen e detyrave në institucionet shtetërore dhe publike, organizatat private dhe shoqërisë civile. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Të jetë në gjendje t’i dallojë karakteristikat dhe trendet aktuale në institucionet shtetërore dhe ato publike, në organizatat private dhe organizatat joqeveritare në vend.
- Ta zhvillojë të menduarit kritik në lidhje me punën në institucionet shtetërore dhe ato publike në rast të shkeljes së rregullave administrative, burokracisë dhe jotransparencës.
- Të vlerësojë strukturat dhe proceset e ndryshme të menaxhimit të sektorit publik, këshllimin dhe kontrollin.
- Ta krahasojë në mënyrë kritike zhvillimin e rolit të shtetit dhe të administrimit publik në dekadat e fundit në Maqedoni dhe rajon. 

Aftësitë e komunikimit

- Të jetë në gjendje të flasë dhe të shkruajë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze në përputhje me protokollet dhe rregullat që kanë të bëjnë me administratën publike.
- Të mund të përdorë mjete të ndryshme të komunikimit dhe të respektojë standardet etike gjatë punës në institucionet shtetërore dhe si faktor publik.
- Të mund të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të koordinohet me të tjerët me qëllim të përmbushjes së detyrave të ndryshme në nivele kierarkike.

- T’i sqarojë rolet ndërpersonale dhe ndërorganizative të individëve në kuadër të shërbimit publik. 

Aftësitë e të mësuarit

- I njeh trendet bashkëkohore dhe veprimet në shtet dhe në institucionet publike dhe menaxhimin publik në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara.
- Mund të aplikojë një mënyrë të re transparente të punës në administratën shtetërore dhe publike duke përdorur mjete të reja teknologjike.
- Mund të ndërmarrë iniciativë për identifikimin dhe adresimin e nevojave mësimore për institucionet shtetërore dhe administratën publike.
- Ka aftësi për mësim të përhershëm dhe vetëmësim në fushën e administrimit publik.
- Ka aftësi për të propozuar plan dhe të kryejë trajnime për personët e sektorit të administatës dhe institucioneve publike.

Semestri 1

  • [CPA-102] [6 SETK] Fillet e së drejtës
    Fillet e së drejtës përdor njohuritë, konceptet dhe kategoritë themelore nga disiplinat e tjera të së drejtës dhe ka për detyrë studentëve t‘u japë njohuri themelore, të përgjithshme dhe hyrëse lidhur me shtetin dhe të drejtën.
  • [CPA-101] [6 SETK] Hyrje në administrimin publik
    Administrimi publik pëfraqëson një fushë me interes të veçantë për shkencën. Me lëndën Hyrje në administrimin publik studentët marrin njohuri mbi konceptet themelore të administrimit publik. Theks i veçantë do t’i kushtohet vlerësimit të administrimit publik si dhe reformave në këtë fushë në vendin tonë. Studentët do të kenë mundësi të njihen me këtë fushë dhe në mënyrë kritike të analizojnë zhvillimin dhe dukuritë në administrimin publik. Meqë kjo fushë është subjekt i ndryshimeve konstante, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet teorive të reja si dhe teorive klasike të administrimit publik. Subjekti i hulumtimit përbëhet nga: termet dhe njohuritë themelore lidhur me parimet dhe institucionet e administrimit publik; roli dhe rëndësia e administrimit publik në shoqërinë e organizuar; gjeneza dhe zhvillimi historik i administrimit publik; struktura organizative e administrimit publik; funksionimi i institucioneve të administratës publike; nëpunësit civilë; kontrolli dhe pëgjegjësia e administrimit publik; komunikimi në administrimin publik; administrimi publik si shërbim për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut, etj.
  • [CPA-103] [6 SETK] Bazat e ekonomisë
    Lënda është dizajnuar me qëllim që studentët të njihen me mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërmarrjes. Megjithatë, vëmendje do t’i kushtohet funksionit të financimit, marketingut dhe atij organizativ të ndërmarrjes. Përveç kësaj, analizohet ndikimi i ndërmarrjes në rrethinën ku ajo vepron.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CPA-301] [6 SETK] Bazat e statistikës
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore të metodave themelore statistikore dhe zbatimin e tyre me qëllim që të ndjekin literaturën profesionale, që të mund në mënyrë koncize të paraqiten rezultatet dhe përfundimet e hulumtimit të bërë. Aspektet kryesore të studimit të kësaj lënde janë: përcaktimi i disiplinave, lidhja e të dhënave, analiza statistikore, zbatimi i metodave statistikore në fushën e shkencave humane, demonstrimi i të dhënave statistikore dhe lidhshmëria e statistikës me shkencat tjera.
  • [CPA-202] [6 SETK] E drejta kushtetuese
    Përmes kësaj lënde studentët përfitojnë njohuri teorike dhe praktike nga e drejta kushtetuese si degë themelore e së drejtës, nga Kushtetuta si akti më i lartë juridik dhe politik i shtetit si dhe nga kushtetushmëria dhe ligjshmëria si parime bazë të shtetit juridik.
  • [CPA-203] [6 SETK] Parimet e sociologjisë
    Lënda Parimet e sociologjisë ka për qëllim të përgatisë studentët me njohuri të përgjithshme rreth fenomeneve sociale si dhe me njohuri të veçanta dhe specifike rreth proceseve dhe fenomeneve shoqërore me të cilat ata përballen dhe do të përballen në të ardhmen si qytetarë dhe akademikë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedinase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CPA-401] [6 SETK] Institucionet dhe politikat e BE-së
    Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me natyrën komplekse të fenomeneve që përbëjnë integrimin evropian, institucionet dhe politikat. Pjesa e parë e këtij moduli mbulon zhvillimin e institucioneve, procesin e sjelljes së vendimeve dhe rolin e aktorëve kryesorë, ndërsa pjesa e dytë mbulon politikat e BE-së. Gjithashtu, kjo lëndë ka për qëllim të njoftojë studentët me interpretimet kryesore teorike dhe zhvillimin e BE-së, si dhe të marrë në konsideratë sfidat aktuale dhe të ardhshme me të cilat përballet BE në kuadër të institucioneve dhe politikave të saj.
  • [CPA-302] [6 SETK] Hyrje në politikat publike
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve t’i kuptojnë më lehtë politikat publike, parimet për krijimin e tyre, udhëheqjen e një politike konkrete, analizën, implementimin, vlerësimin dhe zhvillimin e saj. Menaxhimi i politikave publike është një disiplinë për zgjidhjen e problemeve të cilat rezultojnë në njohuri nga metodologjitë dhe teoritë themelorë të shkencave sociale, të profesioneve sociale dhe të filozofisë së politikave.
  • [CPA-303] [6 SETK] E drejta administrative
    Qëllimi kryesor i lëndës E drejta administrative është të mësuarit e materialit që më mirë dhe më lehtë të kuptohet organizimi dhe funksionimi i administrimit në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar. Njohje më e mirë e akteve ligjore, llojeve të akteve ose metodologjisë për krijimin e mjeteve dhe instrumenteve për kontrollin e administratës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LPCEN-01] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CPA-201] [6 SETK] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
    Kjo lëndë ka për qëllim të njoftojë studentët me mënyrën se si liderët dhe udhëheqësit i zhvillojnë dhe s ii zbatojnë arritjet e misionit dhe vizionit në një organizatë të dhënë në sektorin publik; zhvillimin e vlerave të nevojshme për sukses afatgjatë dhe zbatimin e tyre nëpërmjet aktiviteteve dhe shprehive të përshtatshme; si liderët dhe udhëheqësit janë personalisht të përfshirë në sigurimin që sistemet e menaxhimit të sigurisë do të zhvillohen dhe zbatohen. Gjithashtu i njofton për mënyrën se si organizata e realizon misionin dhe vizionin e saj përmes një strategjie të qartë të bazuar në pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara, të mbështetur nga të gjitha politikat relevante, planet, qëllimet dhe proceset.
  • [CPA-402] [6 SETK] Procedura administrative
    Në lëndën Proceduara administrative studentët do të fitojnë njohuri lidhur me karakteristikat themelore të legjislacionit pozitiv për procedurën e përgjithshme administrative në Republikën e Maqedonisë si dhe në procedurat e veçanta të cilat zhvillohen në organet kompetente, si e drejta formale, por edhe nga aspekti krahasues me vendet tjera e veçanërisht atyre të rajonit.
  • [CPA-501] [6 SETK] Konceptet dhe parimet bashkëkohore të menaxhimit në sektorin publik
    Studentët do të mund të njihen me aspektet fundamentale të menaxhimit publik si një fushë shkencore dhe si profesion si dhe të analizojnë aktivitetet e qeverisë nga perspektiva e së drejtës, menaxheriale dhe politike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPA-406] Globalizimi dhe rrjetet sociale
    • [EPA-403] Nomoteknika
    • [EPA-407] Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM
    • [CPA6040] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EPA-504] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPA-401] Ekonomia e punës dhe sociale
    • [EPA-503] Problemet politike të integrimeve në BE
    • [EPA-505] E drejta administrative në Bashkimin Evropian
    • [EPA-506] E drejta humanitare dhe roli i nëpunësve publik
    • [EPA-605] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [EPA-603] Teoritë e sjelljes organizative
    • [CPS-403] Menaxhmenti politik
    • [EPA-606] Planifikimi zhvillimor dhe vlerësimi i ndikimit të politikave publike
    • [CPA071] Politikat sociale
    • [EPA-607] Rregullativa afariste qeveritare
    • [EPA-608] Sistemi i nëpunësve shtetërorë
    • [EPA-701] Mirëqeverisja
    • [EPA-702] Sociologjia e punës dhe organizatave
    • [EPA-703] Biznesi ndërkombëtar
    • [EPA-801] Shërbimet publike
    • [EPA-802] Menaxhmenti publik
    • [CPS-201] Psikologjia sociale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LPCEN-02] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 2

Semestri 5

  • [CPA082] [6 SETK] Metodat kuantitative
    Qëllimi i kësaj lënde është të përqëndrohet në dy qasjet e përgjithshme në analizën e të dhënave, në atë sasiore dhe cilësore. Në aspektin e analizës kuantitative (sasiore) fokusohet në përdorimin e analizës statistikore, ndërsa në aspektin e analizës kualitative (cilësore) përkufizohet si ato qasje në të cilat nuk janë përfshirë qasjet kuantitative ose qasjet të cilat nuk përdorin manipulime numerike. Po ashtu kjo lëndë do t’i analizojë edhe studime rasti për prezantimin e metodave të hulumtimit, disa pjesë të hulumtimeve shkencore sociale, qasjet e dizajnit hulumtues, perms zbatimit empirik si dhe analizës multivariable.
  • [CPA-502] [6 SETK] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    Studentët e Fakultetit të administrimit publik dhe shkencave politike duhet të fitojnë aftësi themelore madje edhe më të thella lidhur me organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes vendore. Po ashtu duhet të njihen me marrëdhëniet e pushtetit vendor dhe qendror dhe parimet bazë të vetëqeverisjes vendore në shtetet me vetëqeverisje vendore tradicionale, në shtetet e Evropës Juglindore dhe në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi i studimit të kësaj lënde është studentët të jenë të pëgatitur në nivelin e duhur që të mund të kryejnë detyrimet tërësisht dhe me pëgjegjësi.
  • [CPA-503] [6 SETK] Financat publike
    Studentëve u sigurohet njohuri lidhur me financat publike, si një nga rolet kryesore të politikave makroekonomike dhe instrumenteve themelore për funksionimin e një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. Studentët njoftohen me njohuri për të mirat publike dhe shpenzimet, alokimin dhe rialokimin e të hyrave, aspektet krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre të tranzicionit, specifikat e sistemeve fiskale ne Maqedoni, trendet dhe sfidat e të njëjtave, decentralizimi fiskal etj. Njoftohen me njohuri profesionale lidhur me buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, procedurave rreth përgatitjes, përpunimit, përmbledhjes, miratimit, krahasimit dhe kontrollit të buxhetit, si dhe teknikave të buxhetit si në nivel vendor ashtu edhe në nivel qendror. Krijphet një pasqyrë e qartë për studentët lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal të dhënë, duke u dhënë pikat e referimit për sa i përket teorive të ndyshme fiskale me të cilat do të mund realizojnë ndryshimet krahasuese dhe të gjejnë pikat e përbashkëta të funksionimit të këtyre sistemeve në vendet e ndryshme. Marrin njohuri informative për treguesit kryesorë të politikës fiskale në RM, krijohet një bazë reale e të dhënave në aspekt të trendeve fiskale afatgjata në RM duke stimuluar studentët të punojnë punime seminarike dhe ese të pavarura në fushën fiskale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPA-406] Globalizimi dhe rrjetet sociale
    • [EPA-403] Nomoteknika
    • [EPA-407] Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM
    • [CPA6040] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EPA-504] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPA-401] Ekonomia e punës dhe sociale
    • [EPA-503] Problemet politike të integrimeve në BE
    • [EPA-505] E drejta administrative në Bashkimin Evropian
    • [EPA-506] E drejta humanitare dhe roli i nëpunësve publik
    • [EPA-605] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [EPA-603] Teoritë e sjelljes organizative
    • [CPS-403] Menaxhmenti politik
    • [EPA-606] Planifikimi zhvillimor dhe vlerësimi i ndikimit të politikave publike
    • [CPA071] Politikat sociale
    • [EPA-607] Rregullativa afariste qeveritare
    • [EPA-608] Sistemi i nëpunësve shtetërorë
    • [EPA-701] Mirëqeverisja
    • [EPA-702] Sociologjia e punës dhe organizatave
    • [EPA-703] Biznesi ndërkombëtar
    • [EPA-801] Shërbimet publike
    • [EPA-802] Menaxhmenti publik
    • [CPS-201] Psikologjia sociale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPA-406] Globalizimi dhe rrjetet sociale
    • [EPA-403] Nomoteknika
    • [EPA-407] Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM
    • [CPA6040] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EPA-504] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPA-401] Ekonomia e punës dhe sociale
    • [EPA-503] Problemet politike të integrimeve në BE
    • [EPA-505] E drejta administrative në Bashkimin Evropian
    • [EPA-506] E drejta humanitare dhe roli i nëpunësve publik
    • [EPA-605] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [EPA-603] Teoritë e sjelljes organizative
    • [CPS-403] Menaxhmenti politik
    • [EPA-606] Planifikimi zhvillimor dhe vlerësimi i ndikimit të politikave publike
    • [CPA071] Politikat sociale
    • [EPA-607] Rregullativa afariste qeveritare
    • [EPA-608] Sistemi i nëpunësve shtetërorë
    • [EPA-701] Mirëqeverisja
    • [EPA-702] Sociologjia e punës dhe organizatave
    • [EPA-703] Biznesi ndërkombëtar
    • [EPA-801] Shërbimet publike
    • [EPA-802] Menaxhmenti publik
    • [CPS-201] Psikologjia sociale

Semestri 6

  • [CPA7030] [6 SETK] Aspektet krahasuese të sistemeve të administratës publike
    Në këtë lëndë studentët do të fitojnë njohuri mbi karakteristikat e administratës publike në shtete të ndryshme. Qëllimi kryesor është të hulumtohen llojet dhe format e veprimit të institucioneve në vende të ndryshme. Me anë të kësaj lënde studentët do të njoftohen me funksionimin e sistemeve të ndryshme administrative në vende të ndryshme duke analizuar sistemet e ndryshme organizative. Për më tepër studentët do të njoftohen me strukturën organizative dhe funksionimin e institucioneve, komponentët ekzekutivë- administrativë si dhe format tjera të funksionimit të administratës. Këto dije dhe njohuri janë të rëndësishme në kontekst të globalizimit dhe proceseve të integrimit.
  • [CPA-403] [6 SETK] Menaxhimi me burimet njerëzore në sektorin publik
    Menaxhimi i burimeve njerëzore (MBNJ) është një aspekt i rëndësishëm i menaxhimit organizativ. Kjo lëndë fokusohet në shprehje të shumta të menaxhimit të burimeve njerëzore në sektorin publik. Nëpërmjet kësaj lënde do të shqyrtohen teoritë dhe praktikat e MBNJ në kontekstin e faktorëve, të demokratizimit të shoqërisë, zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dhe globalizimit që drejtëpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin e MBNJ. Njëkohësisht shkoqitet edhe roli i MBNJ në organizata me theks të rekrutimit, seleksionimit dhe testimit, trajnimit, zhvillimit dhe kompensimit të burimeve njerëzore në organizatë. Gjithashtu aktivitetet e rëndësishme të MBNJ përfshijnë edhe analizën dhe përshkrimin e vendeve të punës. Të menduarit strategjik gjatë analizës së sfidave organizative dhe kadrovike u ofron zgjidhje konkrete udhëheqësve të sektorit publik. Kjo lëndë i përgatit studentët të jenë menaxherë të suksesshëm duke ekzaminuar teoritë, praktikat dhe politikat bashkëkohore të MBNJ.
  • [CPA-604] [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPA-406] Globalizimi dhe rrjetet sociale
    • [EPA-403] Nomoteknika
    • [EPA-407] Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM
    • [CPA6040] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EPA-504] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPA-401] Ekonomia e punës dhe sociale
    • [EPA-503] Problemet politike të integrimeve në BE
    • [EPA-505] E drejta administrative në Bashkimin Evropian
    • [EPA-506] E drejta humanitare dhe roli i nëpunësve publik
    • [EPA-605] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [EPA-603] Teoritë e sjelljes organizative
    • [CPS-403] Menaxhmenti politik
    • [EPA-606] Planifikimi zhvillimor dhe vlerësimi i ndikimit të politikave publike
    • [CPA071] Politikat sociale
    • [EPA-607] Rregullativa afariste qeveritare
    • [EPA-608] Sistemi i nëpunësve shtetërorë
    • [EPA-701] Mirëqeverisja
    • [EPA-702] Sociologjia e punës dhe organizatave
    • [EPA-703] Biznesi ndërkombëtar
    • [EPA-801] Shërbimet publike
    • [EPA-802] Menaxhmenti publik
    • [CPS-201] Psikologjia sociale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPA-406] Globalizimi dhe rrjetet sociale
    • [EPA-403] Nomoteknika
    • [EPA-407] Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM
    • [CPA6040] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EPA-504] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPA-401] Ekonomia e punës dhe sociale
    • [EPA-503] Problemet politike të integrimeve në BE
    • [EPA-505] E drejta administrative në Bashkimin Evropian
    • [EPA-506] E drejta humanitare dhe roli i nëpunësve publik
    • [EPA-605] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [EPA-603] Teoritë e sjelljes organizative
    • [CPS-403] Menaxhmenti politik
    • [EPA-606] Planifikimi zhvillimor dhe vlerësimi i ndikimit të politikave publike
    • [CPA071] Politikat sociale
    • [EPA-607] Rregullativa afariste qeveritare
    • [EPA-608] Sistemi i nëpunësve shtetërorë
    • [EPA-701] Mirëqeverisja
    • [EPA-702] Sociologjia e punës dhe organizatave
    • [EPA-703] Biznesi ndërkombëtar
    • [EPA-801] Shërbimet publike
    • [EPA-802] Menaxhmenti publik
    • [CPS-201] Psikologjia sociale

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [CPA118] [6 SETK] Sistemet politike bashkëkohore
    Synim parësor i lëndës Sistemet politike bashkëkohore është t’i pajisë studentët me njohuri rreth funksionimit të sistemeve politike që hasen sot në mbarë botën, duke i përfshirë këtu jo vetëm sistemet politike që konsiderohen si demokratike. Lënda është strukturuar asisoj që të pajisen studentët me njohuri përkatëse teorike rreth teorive dhe koncepcioneve bazë mbi sistemet politike, duke i njoftuar ato njëkohësisht edhe me funksionimin praktik të më tepër sistemeve politike nga bota. Shikuar nga ky këndvështrim, si qëllime të veçanta të kësaj lënde mund të theksohen: - Studentët të njoftohen me sistemet politike nga këndvështrimi i nocionit, specifikave dhe zhvillimit historik të tyre. - Studentët të pajisen me njohuri themelore rreth teorive dhe koncepcioneve kryesore mbi sistemet politike - Studentët të pajisen me njohuri mbi qasjet kyç ndaj klasifikimit të sistemeve politike. - Studentët të aftësohen që t’i identifikojnë specifikat e sistemeve të veçanta politike. . Marrë në përgjithësi, kjo lëndë ka edhe qëllimet vijuese gjenerale: - Përfitim i njohurive terminologji, klasifikime, trende) - Mësimin e teorive ose parimeve themelore. - Mësimi se si njohuritë e fituara mund të shndërrohen në aksione (për të përmirësuar mënyrën e të menduarit, aftësia për të zgjedhur problem dhe për të sjellë vendime) - Zhvillim i shkathtësive specifike, kompetencës dhe qasjeve ndaj mendimit për situata dhe probleme - Përfitimi i aftësisë për bashkëpunim me të tjerë si pjesë e grupeve të punës ose ekipeve - Nxitje e kreativitetit - Zhvillimi i aftësisë për shprehje të shkruar dhe gojore të mendimeve dhe qëndrimeve - Mësimi si të gjenden dhe të shfrytëzohen burime përkatëse për mësim dhe zgjedhje të problemeve - Zhvillimi i një kuptimi më të qartë mbi vlerat personale dhe zhvillimi i tyre - Aftësim për analizë kritike të ideve, argumenteve dhe mendimeve - Nxitje për të marrë pjesë në debate dhe për të ngritur çështje për diskutim.
  • [CPA7020] [6 SETK] Ekonomia e aplikuar në sektorin publik
    Qëllimet e programit të lëndës: Ekonomia në tërësi ndikon në mënyrën se si ne kujdesemi në mënyrë efikase për planetin tonë, për të ardhmen që ne duam të jemi pjesë e saj, për burimet që kemi në dispozicion, për masën me të cilën kujdesemi për të varfrit dhe të pasurit. Por duhet veçmas të theksohet se parimet ekonomike dhe konceptet pavarësisht nga niveli i zhvillimit të ekonomisë nuk ndryshohen. Ekonomia e sektorit publik ka për qëllim ta përkufizojë ekonominë dhe rolin e shtetit në ekonomi, rolin e institucioneve publike në ekonomi. Ajo ka për qëllim ta përkufizojë ofertën agregate dhe kërkesën agregate, ndikimin e politikës fiskale dhe monetare në tregje.
  • [CPA-701] [6 SETK] Menaxhimi strategjik në sektorin publik
    Qëllimet e programit të lëndës: Ekonomia si tërësi ndikon në mënyrën se si ne kujdesemi për planetin tonë, për të ardhmen që ne duam të jemi pjesë e saj, për burimet që kemi në dispozicion në masën në të cilën kujdesit për të varfrit dhe të pasurit. Por veçmas duhet të theksohet se parimet ekonomike dhe konceptet pavarësisht nga niveli i zhvillimit të ekonomisë nuk ndryshohen. Përmes kësaj lënde studentët fitojnë kuptime themelore të fenomeneve ekonomike, marrëdhënieve të biznesit me kapacitetet administrimit të vendit. Ky program jep informacion mbi marrëdhëniet e komunitetit të biznesit, sistemin administrativ dhe institucionet politike. Njohuritë do të zbatohen për paraqitjen e problemeve aktuale socio-ekonomike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPA-406] Globalizimi dhe rrjetet sociale
    • [EPA-403] Nomoteknika
    • [EPA-407] Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM
    • [CPA6040] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EPA-504] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPA-401] Ekonomia e punës dhe sociale
    • [EPA-503] Problemet politike të integrimeve në BE
    • [EPA-505] E drejta administrative në Bashkimin Evropian
    • [EPA-506] E drejta humanitare dhe roli i nëpunësve publik
    • [EPA-605] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [EPA-603] Teoritë e sjelljes organizative
    • [CPS-403] Menaxhmenti politik
    • [EPA-606] Planifikimi zhvillimor dhe vlerësimi i ndikimit të politikave publike
    • [CPA071] Politikat sociale
    • [EPA-607] Rregullativa afariste qeveritare
    • [EPA-608] Sistemi i nëpunësve shtetërorë
    • [EPA-701] Mirëqeverisja
    • [EPA-702] Sociologjia e punës dhe organizatave
    • [EPA-703] Biznesi ndërkombëtar
    • [EPA-801] Shërbimet publike
    • [EPA-802] Menaxhmenti publik
    • [CPS-201] Psikologjia sociale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [CPA-801] [6 SETK] E drejta e punës dhe sociales
    Qëllimet e programit të lëndës: Lënda fokusohet në ekonominë e tregut të punës. Në këtë drejtim do të përpunohen determinantat e kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, determinantat e pagave, dallimet e pagave midis grupeve, investimet në kapitalin njerëzor, punësimin dhe papunësinë. Qëllimi është që të punohet me studime rasti në tregun e punës në vendet në tranzicion. Përmes ligjëratave dhe ushtrimeve studentët do të njoftohen me fushat kryesore të tregut të punës me çka do të sigurohet baza për kërkime origjinale në këtë fushë.
  • [EPA-604] [6 SETK] Etika në administratën publike
    Qëllimet e planprogramit të lëndës (kompetencat): - Të ketë njohuri dhe ta kuptojë semantikën dhe konceptet e moralit e të etikës, standardet e sjelljes, arsyetimin moral dhe filozofinë morale. - Të zhvillojë qëndrim për pozitën e moralit në jetën profesionale. - Të formojë qëndrime të qarta për të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve në administratën publike dhe atë shtetërore. - Të ketë aftësi për t’u ballafaquar me situata problematike etike. - Ta ketë ndjenjën e karakterit të nevojshëm në profesionin e administratorit. - Të njihet me literaturë për etikën në sferën a administrimit publik. - Të ketë gatishmëri për të përdorur mjete të komunikimit dhe të respektojë standardet etike në punën në institucionet shtetërore dhe aktorëve publikë.
  • [CPA-802] [6 SETK] Ekonomia për menaxherët në organizatat publike dhe jofitimprurëse
    Qëllimet e programit të lëndës: Ekonomia si tërësi ndikon në mënyrën se si ne kujdesemi për planetin tonë, për të ardhmen që ne duam ta kemi si pjesë e tij, për burimet që kemi në dispozicion në masën në të cilën kujdesemi për të varfrit dhe të pasurit. Por veçmas duhet të theksohet se parimet ekonomike dhe konceptet pavarësisht nga niveli i zhvillimit të ekonomisë nuk ndryshohen. Përmes kësaj lënde studentët fitojnë kuptime themelore të fenomeneve ekonomike, marrëdhënieve të biznesit me kapacitetet administrimit të vendit. Ky program jep informacion mbi marrëdhëniet e komunitetit të biznesit, sistemin administrativ dhe institucionet politike. Njohuritë do të zbatohen për paraqitjen e problemeve aktuale socio-ekonomike.
  • [CPA-803] [6 SETK] Projekt - Rast studimor
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet të shkruajnë një projekt, zakonisht lidhur me punën e tyre të diplomës, ta përpunojnë strukturën e projektit, të bëjnë hulumtime dhe ta shkruajnë raportin.

Google+