Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca politike

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Administrimi Publik dhe Shkencat Politike
Kodi i programit: N-PAPS
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: I diplomuar në shkenca politike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi

Programi i shkencave politike synon të njoftojë studentët me parimet themelore të politikës, organizimin dhe funksionimin e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, po ashtu edhe të autoriteteve politike, mendimit politik dhe çështjeve teorike të qeverisjes. Në suazat e programit përshkruhen dhe identifikohen degët e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor; bashkëveprimi tyre në sundimin e së drejtës dhe demokracia funksionale.
Qëllimet kryesore të programit janë:
- Studentët të fitojnë njohuri teorike dhe ta kuptojnë rëndësinë e proceseve politike nëpërmjet  qasjes politike krahasuese.
- T’i aftësojë të marrin pjesë në nivele të ndryshme të sistemit qeveritar dhe jetës publike dhe si analistë politikë të japin pikëpamjet e tyre lidhur me problemet politike.
- T’i përgatisë studentët për vlerësimin e tendencave politike në shoqërinë dhe shtetin, ta vlerësojnë ndikimin e tyre në proceset evrointegruese në vend dhe rajon.
- T’i aftësojë studentët për të indentifikuar nevojat e grupeve të interesit dhe të institucioneve shtetërore në kuadër të procesit politik.
- Të mund të marrin iniciativë për identifikimin dhe adresimin e nevojave për mësim funksionimit të institucioneve shtetërore dhe administratës publike. 

Studimet e Shkencave politike mundësojnë plotësimin e nevojave arsimore në përkrahjen e studentëve në fillimin e karrierës së tyre profesionale në agjencitë qeveritare në nivel qendror dhe vendor, komunat, institucionet publike, partitë politike, organizatat jofitimprurëse, universitetet dhe ndërmarrjet.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të parimeve themelore të politikës, organizimin dhe funskionimin e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare dhe autoriteteve politike, mendimit politik dhe çështjeve teorike për udhëheqjen.
- Ka njohuri të degëve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe të bashkëveprimit të tyre me sundimin e së drejtës dhe demokracisë funskionale.
- Ka njohuri teorike dhe kuptim të rëndësisë së proceseve politike përmes qasjes krahasuese politike. 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Ka mundësi të punojë në organizime politike të institucioneve qeveritare dhe  joqeveritare si dhe të sigurojë analizë për proceset e ndryshme politike.
- Mund të marrë pjesë në nivele të ndryshme të sistemit qeveritar dhe jetës publike, si analist politik duke dhënë analiza profesionale në favor të zgjidhjes së problemeve politike.
- Është në gjendje të realizojë një anketë publike dhe të implementojë metodologji përkatëse.
- Është në gjendje të demonstrojë aftësinë për të lobuar, të posedojë dhe negociojë me më shumë aktorë me ndikim politik në shoqëri.
- Mund të aplikojë njohuri teorike, të realizojë hulumtime për të zgjidhur fenomenet shoqërore dhe të zhvillojë karrierë në fushën akademike. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka aftësi për të menduar në mënyrë kritike dhe aktivisht të përfshihet në çështjet aktuale politike në nivel qendror dhe vendor.
- Të bëjë dallimin e fenomeneve të ndryshme që lidhen me kulturën politike të një komuniteti.
- Në mënyrë kritike krahason trendet politike në shoqëri dhe shtet dhe vlerëson ndikimin e tyre në proceset  integruese të vendit. 

Aftësitë e komunikimit

- Është në gjendje të marrë pjesë në debate politike, ndërmjetësim dhe negociata, duke siguruar analizë të argumentuar të diskursit politik.
- Posedon aftësi koherente për të shkruar ngjarje dhe fjalime politike.
- Tregon aftësi për komunikim profesional me më shumë aktorë në frymën e ekipit dhe qasje gjithëpërfshirëse.

Aftësitë e të mësuarit

- Mund ta definojë dhe ta vërtetojë rolin e politikës në shoqëri të bazuar në dije.
- Mund të ndërmarrë iniciativë për identifikimin e interesave të grupeve dhe institucioneve shtetërore në kuadër të procesit politik.
- Ka shkathtësi për të zbatuar të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe vetedukim në fushën e shkencave politike. 
- Aftësi për të trajnuar qytetarët për sistemin politik dhe shoqërinë demokratike.

Semestri 1

  • [CPS-104] [6 SETK] Teoria e shtetit dhe e së drejtës
    Lënda studentëve ju ofron njohuri hyrëse teorike për konceptet dhe institutet kryesore në fushën e shtetit dhe të drejtës. Në mënyrë plotësuese program i lëndës është thelbësor për studimin e një vargu të lëndëve të tjera gjatë studimeve.
  • [CPA065] [6 SETK] Sociologjia politike
    Studentët pas përfundimit të programit: - Mund t’i shpjegojnë modelet e psikologjisë sociale; - Mund t’i analizojnë mënyrat e ndryshme të aplikimit të psikologjisë sociale; - Mund t’i analizojnë modelet e psikologjisë sociale që lidhen me perceptimin;
  • [CPS-103] [6 SETK] Hyrje në shkencat politike
    Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri për kategoritë themelore, për konceptet dhe definicionet, të cilat do t’u ndihmojnë t’i kuptojnë, studiojnë dhe në mënyrë kritike t’i qasen politikës dhe shoqërisë bashkëkohore. Me këtë rast duhet: - Ta përmirësojnë kulturën dhe vetëdijen e tyre politike me ndihmën e teksteve nga autorët klasikë dhe ata bashëkohorë si dhe analistëve politikë. - Të rrisin njohuritë dhe kapacitetet e tyre për studimin e etikës politike evropiane. - Studentët duhet ta përsosin shkrimin, mendimin dhe të shprehurit e tyre lidhur me politikën. Përmes ligjëratave studentët duhet të marrin disa përgjigje për pyetjet vijuese themelore, si për shembull: - Çka është politika dhe pse ajo është aq e rëndësishme për jetën tonë dhe të shoqërisë? - Si është zhvilluar njeriu si krijesë politike? - Çka e karakterizon shoqërinë bashkëkohore demokratike? - Cilat janë karakteristikat e shoqërisë së Maqedonisë si shoqëri politike? - Çka është politika? - A është ajo pjesë integrale e njeriut? - Pse dhe si e mësojmë politikën?
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CPS-201] [6 SETK] Psikologjia sociale
    Temat e diskutimit përfshijnë: përceptimin e personalitetit, marrëveshjet, formimin e qëndrimeve, vlerësimin dhe ndryshimet, paragjykimet, agresivitetin, të mësuarit social, dinamikën grupore, psikologjinë sociale dhe aplikimin shoqëror, ligjor dhe organizativ.
  • [CPS-202] [6 SETK] Hyrje në politikën ekonomike
    Në suazat e lëndës Ekonomia politike studiohet roli i proceseve ekonomike në formësimin e shoqërisë dhe kulturës. Me këtë rast bëhet një analizë e përgjithshme e jetës politike, sociale, kulturore, ekologjike dhe lidhet bashkëveprimi i tyre me proceset ekonomike dhe zhvillimore. Çështjet themelore që kjo lëndë përfshin janë: si ndikojnë institucionet politike në rritjen dhe zhvillimin ekonomik? Si ndikojnë kushtet ekonomike në procesin e vendimmarrjes dhe te politikat.
  • [CPS-204] [6 SETK] Filozofia politike
    Qëllimet e programit të lëndës: - E ndërlidh filozofinë moderne politike me praktikën shoqërore, teorinë liberale dhe i drejton studentët kah aktivitetet e tyre të jetës dhe të punës - Demostrojnë dhe kuptojnë nga aspekti i mendimit politik, teorinë bashkëkohore politike, lëvizjet, institucionet duke e kahësuar qenjen politike të njeriut kah institucionet - Implementojnë, realizojnë shkathtësi hulumtuese dhe analitike, sjellin vendime, participojnë në jetën politike dhe publike - Vlerësohen aspeket humane, kulturore, etike - kritikohet liberalizmi, dobësitë e elitave politike, kultura. - Aftësi për bashkëpunim perms formave të komunikimit politik në një mjedis ku demokracia ende nuk është ndërtuar plotësisht. - E modelojnë ardhmerinë e tyre politike, vendosin forma kooperative, përmes iniciativave, projekteve hulumtuese, bashkëpunimit institucional.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/Maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CPS-304] [6 SETK] Analiza e të dhënave
    Qëllimi i kësaj lënde është të përqëndrohet në dy qasjet e përgjithshme në analizën e të dhënave: sasiore dhe cilësore. Në aspektin e analizës sasiore fokusohet në përdorimin e analizës statistikore, ndërsa në aspektin e analizës cilësore në të cilën definohet si ato qasje që nuk përfshihen qasjet sasiore ose qasjet të cilat nuk përdorin manipulime numerike. Po ashtu kjo lëndë do t’i analizojë edhe përmes studimit të rastit do t’i prezantojë metodat e hulumtimit, pjesët e hulumtimit shoqëror shkencor, qasjet e dizajnit hulumtues, zbatimin e dizajnit empirik si dhe analizën multivariable.
  • [CPA120] [6 SETK] Politikat publike
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve ta kuptojnë më lehtë dhe ta përvetësojnë politikën publike si një disiplinë e re shkencore dhe marrëdhëniet me shkencat e tjera sociale. Gjithashtu në këtë lëndë studentët do t’i mësojnë parimet themelore të politikës publike, duke krijuar një analizë specifike të politikave, zbatimin dhe vlerësimin. Përmes mësimit praktik studentët do të njihen me llojet e ndryshme të politikave publike si dhe bartësve ose kreatorëve të tyre në praktikë, kështu që të kenë mundësi të binden për rolin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për çështjet më të rëndësishme shoqërore.
  • [CPS-305] [6 SETK] Politika e Evropës dhe Bashkimit Evropian
    Kjo lëndë ka të bëjë me njohjen e konceptit në shkencat krahasimtare politike për studimin e Evropës bashkëkohore. Kursi kërkon njohuri paraprake të koncepteve dhe metodave themelore në shkencat politike dhe njohjen e historisë së Evropës pas Luftës së dytë botërore. Lënda do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë e kursit do të fokusohet në politikën evropiane në nivel mbikombëtar të kontekstit historik, institucionet politike dhe politikat e Bashkimit Evropian. Në pjesën e dytë do të mësohen teoritë kryesore të politikës krahasimtar të cilat mund të ndihmojnë të kuptohet variacioni në institucionet, sjelljet politike dhe në politikat e vendeve evropiane dhe të vetë BE-së. Gjatë kursit do të zgjidhen disa nga sfidat me të cilat përballet Evropa dhe BE-ja sot dhe do të analizohet me kujdes një varg debatesh të rëndësishme shoqërore dhe politikat bashkëkohore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LPCEN-01] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [EPS-504] [6 SETK] Sistemi politik i RM-së
    Lënda sistemi politik i RM-së ka për qëllim që studentët në studimet deridiplomike në Fakultetin e administrimit publik dhe Shkencave politike të fitojnë njohuri të përgjithshme dhe të veçanta rreth funskionimit të sistemit politik në Republikën e Maqedonisë në tërësi dhe funksionimit të institucioneve të veçanta të sistemit politik të Republikës së Maqedonisë.
  • [CPS-402] [6 SETK] Marrëdhëniet ndërkombëtare
    Përmes kësaj lënde studentët njihen me komponentët teorikë në marrëdhëniet ndërkombëtare, me idetë kyçe dhe debatet kryesore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e sidomos me konceptet themelore, me aktorët në marrrëdhëniet ndërkombëtare, me politikën e jashtme, fuqinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ligjëratat gjithashtu do të fokusohen në politikën ekonomike ndërkombëtare dhe politikën e mirëqenies globale, problemet ekzistuese dhe të ardhshme në sistemin ndërkombëtar duke përfshirë edhe konfliktet e armatosura, ekonominë, demografinë dhe mjedisin jetësor.
  • [EPS-505] [6 SETK] Institucionet publike
    Qëllimet programit të lëndës: T’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë kontekstin më të gjerë të funksionimit të institucioneve publike. T’i motivojë studentët për t’i përmirësuar aftësitë e tyre të analizës, dhe të punojnë në matricën institucionale të menaxhimit modern publik me theks të veçantë në ndjeshmërinë ndaj parimeve demokratike Të zhvillohet vetëdija për zbatimin e këtyre parimeve në praktikë në sektorin publik dhe jofitimprurës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CPS-401] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-405] Hyrje në ekonomi
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] E drejta kushtetuese
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [EPS-703] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [EPS8020] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LPCEN-02] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 2

Semestri 5

  • [CPS-505] [6 SETK] Parimet e së drejtës ndërkombëtare
    Kjo lëndë siguron një hyrje në konceptet dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, me theks të veçantë në ndikimin e saj praktik në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo është e strukturuar në tri pjesë. Pjesa e parë fokusohet në bazat e së drejtës ndërkombëtare (objekti, burimet, parimet dhe marrëdhëniet midis të drejtës ndërkombëtare dhe asaj të brendshme). Pjesa e dytë ka të bëjë me tri fusha kryesore të së drejtës ndërkombëtare, përkatësisht të drejtës kontratuese nderkombetare, me përgjegjësinë e shtetit dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Pjesa e tretë do t’u kushtohet disa fushave të specializuara të së drejtës ndërkombëtare, siç janë mjedisi, të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik dhe kështu me radhë.
  • [CPS-304] [6 SETK] Metodat hulumtuese në shkencat politike
    Përmes kësaj lënde studentëve u mundësohet të njihen me metodat hulumtuese shkencore në sferat shoqërore dhe në dukuritë politike. Studentët do të fitojnë njohuri nga aspekti teorik dhe praktik, për metodat kërkimeve shkencore dhe për rëndësinë e tyre për shkencën, si dhe për individët në shoqëri. Përmbajtja e lëndës përbëhet nga hulumtimet teorike dhe empirike, ndërkaq do të përfshihen temat vijuese: proporcionet e metodikës dhe teorisë së njohjes; njohuritë shkencore dhe struktura e tyre; roli dhe funksioni i projekteve kërkimore shkencore; monitorimi; pyetësori; klasifikimi; interpretimi i materialit të mbledhur fotografik etj.
  • [PS-501] [6 SETK] Ekonomia e sektorit publik
    Qëllimi I programit të lëndës: Ekonomia si tërësi ndikon në mënyrën se si ne kujdesemi për planetin tonë, për të ardhmen që ne duam ta kemi si pjesë e tij, në burimet që kemi në dispozicion, në faktin se në ç’masë kujdesemi për të varfrit dhe të pasurit. Por duhet veçmas të theksohet se parimet dhe konceptet ekonomike pavarësisht prej nivelit të zhvillimit të ekonomisë nuk ndryshohen. Ekonomia e sektorit publik ka për qëllim të përkufizojë ekonominë dhe rolin e shtetit në ekonomi, rolin e institucioneve publike në ekonomi. Ajo ka për qëllim ta përkufizojë ofertën agregate dhe kërkesën agregate, ndikimin e politikës fiskale dhe monetare në tregjet.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CPS-401] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-405] Hyrje në ekonomi
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] E drejta kushtetuese
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [EPS-703] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [?PS8020] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CPS-401] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-405] Hyrje në ekonomi
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] E drejta kushtetuese
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [EPS-703] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [?PS8020] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare

Semestri 6

  • [CPS-601] [6 SETK] Sistemet politike krahasuese
    Në suazat e kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri për: nocionin e politikës dhe të sistemit politik, sistemet politike dhe disciplinat e tjera të ngjashme shkencore, aspektin historik të zhvillimit të sistemeve politike, sistemet politike në mendimin politik antik, sistemet politike në mendimin politik bashkëkohor, klasifikimin e sistemeve politike, sistemet politike dhe ideologjinë politike, sistemet politike dhe demokracinë, sistemet politike dhe shtetin, sistemet politike dhe globalizimin, sistemet politike të shteteve perëndimore, sistemet politike të vendeve postkomuniste, sistemet politike të vendeve në zhvillim.
  • [CPS-403] [6 SETK] Menaxhimi politik
    Në kuadër të kësaj lënde, studenti duhet: - Të përvetësojë njohuri themelore të termeve politike dhe të menaxhmentit; - Të njihen me mjetet themelore dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me dallimin e proceseve politike sipas kritereve të ndryshme; - Të përfitojë njohuri adekuate për përgatitje të anketës dhe punës në terren. - T’i aplikojë njohuritë e fituara nga lëndët tjera si për shembull për metodologjinë për përpunimin e eseve-punimeve seminarike.; - T’i analizojë proceset zgjedhore dhe mënyrën e realizimit; - Të përgatisë fjalim politik dhe të simulojë një ngjarje politike. - Të tregojë aftësi për pjesëmarrje aktive në debat të organizuar nga Unioni i studentëve; - Të tregojë aftësi për të përgatitur dhe për të marrë pjesë në projekte hulumtuese si dhe t’i prezantojë rezultatet e veprimtarisë së kërkimit shkencor; - Të përcaktojë mënyra të ndryshme për përdorimin e burimeve shkencore, të mësojë të lexojë selektivisht dhe në mënyrë krahasimtare t’i analizojë proceset politike.
  • [CPA-604] [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CPS-401] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-405] Hyrje në ekonomi
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] E drejta kushtetuese
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [EPS-703] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [?PS8020] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CPS-401] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-405] Hyrje në ekonomi
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] E drejta kushtetuese
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [EPS-703] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [?PS8020] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [EPS7010] [6 SETK] Arbitrazhi dhe zgjidhja paqësore e kontesteve
    Përmes kësaj lënde studentët do t’i pasurojnë njohuritë e tyre ekzistuese në fushën e konfliktit, si dhe mënyrën dhe metodat për zgjidhjen e tyre paqësore në shoqërinë moderne. Ata do të fitojnë njohuri të avancuara për qasje shkencore drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve përmes metodave bashkëkohore me ç’rast do të mnjihen me praktikat e mira dhe rezultatet nga negociatat dhe konferencat e deritashme paqesore. Gjithashtu studentët do të njihen me mjetet dhe aktivitetet lidhur me parandalimin e konflikteve, në raport të zbulimit të hershëm të burimeve të mundshme. Në mënyrë plotësuese studentët do të fitojnë njohuri përkatëse për pjesëmarrje aktive në proceset paqesore dhe të përgatisin strategji dhe taktika për shkathtësitë e suksesshme negociuese në procesin e negociatave.
  • [EPS-404] [6 SETK] Kultura politike
    Termi kulturë politike në vete i përfshin normat, vlerat dhe simbolet të cilat e ndihmojnë legjitimimin e sistemit të fuqisë politike. Në kuadër të kësaj fraze nënkuptohet edhe tradita politike e një kombi, vetitë të cilat u japin domethënie institucioneve politike, rregullat jozyrtare të cilat i japin ngjyrë jetës politike, qëllimet të cilat i përmend ideologjia politike dominante. Kulturës politike i përshkruhen shumë veti të tjera, duke filluar nga paragjykimet politike, metodat politike, fryma politike si dhe deri te ajo që thirret legale ose jolegale. Edhe pse term i ri, përdorimi modern i së cilës daton që nga periudha e Luftës së dytë botërore, ai është shumë i rëndësishëm në kuadër të politikës, para së gjithash për ballafaqimin e besimit të qytetarëve përkundër skandaleve, apokalipsave, rënieve dhe katastrofave politike, për kuptimin e kulturave politike të vërteta dhe të imponuara.
  • [CPS-701] [6 SETK] Demokracia dhe shoqëria civile
    Studentët në këtë lëndë do t’i fitojnë aftësitë, njohuritë dhe qasjet në vijim: - Të kuptuarit e proceseve, teoritë dhe analizat empirike që lidhen me institucionet politike dhe sjelljen politike; - Aftësi për të zbatuar procesin e të menduarit kritik dhe aplikimin e metodave bazë të hulumtimit dhe analiza sasiore; - Fitimin e aftësive efektive të komunikimit me shkrim.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CPS-401] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-405] Hyrje në ekonomi
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] E drejta kushtetuese
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [EPS-703] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [?PS8020] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [EPS7020] [6 SETK] Institucionet Euro-Atlantike të sigurisë
    Lënda është dizajnuar si një pasqyrë dhe interpretim i gjenezës se koncepteve themelore dhe mekanizmave institucionalë për sigurinë e shteteve anëtare dhe partnerëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, me referencë të veçantë për SHBA dhe BE pas përfundimit të Luftës së ftohtë, me theks të veçantë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet anëtare të saj. Qëllimet janë: futja e studentëve në zhvillimin modern të koncepteve të sigurisë, në marrëdhëniet komplekse të SHBA-ve me partnerët e tyre evropianë SHBA pas vitit 1989; përpjekjet e BE-së për të ndërtuar identitetin e vet dhe dilemat e (jo) pavarësisë së politikës së pavarur të sigurisë; shpjegimi i dyshimeve dhe dallimet në mes të anëtarëve të BE-së në lidhje me aftësitë dhe përfitimet, zhvillimin dhe zbatimin e një politike të pavarur të sigurisë; një pasqyrë e rezultateve dhe problemeve në zbatimin praktik të CFSP / PESM; çështjet lidhur me lidhshmërinë e koncepteve të sigurisë Euro-Atlantike në Evropën Juglindore.
  • [CPS-801] [6 SETK] Analiza e opinionit publik
    Qëllimi i këtij kursi është që të përqëndrohet në dy metoda të përgjithshme të analizës së të dhënave, pra sasiore dhe cilësore. Në raport me metodën e analizës sasiore fokusohet në përdorimin e analizës statistikore në raport me analizën cilësore në të cilën përkufizohet si ato qasje në ato analiza në të cilat nuk janë përfshirë qasjet sasiore – ose qasjet të cilat nuk shfrytëzojnë manipulim numerik. Gjithashtu ky kurs do t’i analizojë dhe përmes studimeve të rastit do t’i prezantojë metodat e hulumtimit, disa pjesë të hulumtimit shoqëror shkencor, qasjet për dizajn hulumtues, zbatimin e dizajnit empirik si analizë multivariabile.
  • [CPS-802] [6 SETK] Çështjet bashkëkohore gjeopolitike
    Qëllimet e programit të lëndës: Studentet të fitojnë njohuri për rrjedhat e proceseve gjeopolitike, problemet kryesore të gjeopolitikës botërore dhe për ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi. Veçmas ne momentin aktual të rendit botëror kur paralajmërohet kthimi i gjeopolitikës së vjetër nga lufta e ftohte, pas ndodhive në Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri.
  • [CPA-803] [6 SETK] Projekt - Rast studimor
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet të shkruajnë një projekt, zakonisht lidhur me punën e tyre të diplomës, ta përpunojnë strukturën e projektit, të bëjnë hulumtime dhe ta shkruajnë raportin.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CPS-401] Partitë politike dhe modelet zgjedhore
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-405] Hyrje në ekonomi
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] E drejta kushtetuese
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [EPS-703] Strategjitë për kërkim të mundësive për karrierë
    • [?PS8020] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
Google+