Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Biznes dhe Ekonomi

Drejtimi: Financa dhe Kontabilitet
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-BABE/N-BABE-FA
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: I diplomuar në Biznes dhe Ekonomi / Drejtimi: Financa dhe Kontabilitet
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi

Programi studimor Biznes dhe ekonomi paraqet kombinim të barazpeshuar të njohurive bazë teorike dhe të shkathtësive specifike profesionale. Struktura e programit përfshin studime të cilat nga natyra janë dinamike dhe interaktive. Programi është i dizajnuar të ofrojë tema nga lëmi i ekonomisë dhe menaxhmentit, duke bërë implementinimin e konceptit në fjalë përmes programit studimor. Lëndët të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen mbi teorinë e cila është e ndërlidhur ngushtë me implementimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve përvetësim të aftësive dhe përvojave të nevojshme për: teoritë ekonomike, përdorimin e menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
Programi studimor ka për qëllim:
• T’i përgatisë studentët për pozita të liderëve në organizata profitabile apo joprofitabile në vend dhe çdo kund në botë.
• T’i përgatisë studentët për ndërtim të karrierës në lëmin e ekonomisë dhe menaxhmentit, por edhe të sektorit privat në lëmin e financave.
• Të mundësojë përvetësim të aftësive dhe përvoja hulumtuese për: teoritë ekonomike, përdorim të menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
• Ta zhvillojë konceptin e punës praktike tek studentët.
• Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik tek studentët.
• T’u mundësojë studentëve të kyçen në mënyrë aktive në ligjëratat me qëllim që në mënyrë të pavarur t’i kryejnë hulumtimet në të gjitha fushat e ekonomisë dhe menaxhmentit.
• Të mundësojë zhvillim të aftësive personale, komunikuese, hulumtuese dhe aftësive të tjera që janë të rëndësishme për punësim.
Gjatë kohës së studimeve, studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka ata do të aftësohen t’i implementojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëmi. 

Programi studimor Biznes dhe ekonomi do t’u mundësojë studentëve:
- Të fitojnë një arsimim të përgjithshëm në disiplina që nënvizojnë teorinë dhe praktikën e menaxhmentit ndërsa nga ana tjetër ende ngelen të specializuarit në ekonomi.;
- Të ndërmarrin studim të thelluar të ekonomisë me opsionet e menaxhmentit që do t’u mundësojë të shikohen në mënyrë kritike çështjet e menaxhmentit;
- Të fitojnë trajnim në parimet e ekonomisë dhe aplikimeve të tyre;
- Ta kuptojnë se menaxhmenti është një shkencë me bazë të gjerë sociale dhe fushë multidisiplinare;
- Të njihen me mjetet e përshtatshme të analizës për të trajtuar çështje dhe problematika të politikave ekonomike;
- T’i kuptojnë organizatat, aspektet kyçe të Menaxhmentit të tyre dhe ambientin e jashtëm në të cilin ato operojnë;
- Të kenë një mjedis ku ata mund t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre interpersonale dhe komunikative;
- Të kenë një bazë të fortë për studime të mëtejshme dhe për punësim;

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të nevojshme për funksionet biznesore si në vijim: ekonomi, menaxhment, financa,
biznes dhe menaxhment ne kontekstin global, parimet e kontabilitetit, financat e  korporatave, Menaxhmentin strategjik, Menaxhmentin e burimeve njerëzore dhe marketing;
- Ka njohuri të fushave funksionale të ekonomisë dhe menaxhmentit,hulumtimet dhe
inovacionet aktuale, trendet e ardhshme si dhe ndikimin e këtyre ndodhive në teori dhe praktikë.
- Ka njohuri dhe të kuptuarit e  situatës kombëtare, rajonale dhe globale ekonomike në treg;
- Ka njohuri të teorive menaxheriale, analizave dhe raportimeve;
- Fiton një bazë të fortë për atë se si të zhvillohet më shpejt ekonomia dhe është i gatshëm për karrierë dhe studime postdiplomike që kanë të bëjnë me ekonominë dhe menaxhmentin ose me drejtime tjera të përafërta;
- Ka njohuri për mjetet e ndryshme të nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të shkruar në mënyrë profesionale dhe zhvillim të mëtutjeshëm të detyrave në ekonomi dhe menaxhment dhe implementimi i tyre në jetën reale;
- Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të planeve të suksesshme të Menaxhmentit të përgjithshëm dhe strategjive;

Aftësitë për të vlerësuar

- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë dijet teorike dhe praktike dhe përvojën për identifikimin dhe analizën e problemeve ekonomike;
- Të analizojnë në mënyrë kritike dhe ta vlerësojnë identifikimin e mundësive menaxheriale;

Aftësitë e komunikimit

- Të tregojnë se e kuptojnë dinamikën individuale dhe grupore;
- Të funksionojnë në mënyrë efikase në punën ekipore;
- Të merren në mënyrë efektive me njerëz që kanë prejardhje të ndryshme në aspektin shoqëror, ekonomik, kulturor dhe fetar;
- Të demonstrojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri për përgjegjësitë etike, sociale dhe ligjore të kompanive;
- Të shfaqin idetë e biznesit në mënyrë efektive;
- Të demonstrojnë aftësi kyce negociuese;
-  Të interpretojnë të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomikë;

Aftësitë e të mësuarit

- Mund të hulumtojnë dhe t’i dektektojnë burimet e të mesuarit;
- Mund të trajnohen për mësim individual dhe ekipor;
- Kanë aftësinë për të përdorur literaturë shkencore dhe të bëjnë analiza të opinioneve dhe vlerësimeve të autorëve të tjerë;

Semestri 1

  • [CBE-102] [6 SETK] Parimet e marketingut
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njoftohen me konceptet themelore të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, si dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët gjithashtu do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
  • [CBE-103] [6 SETK] Parimet e menaxhmentit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët që njoftohen me bazat e menaxhmentit, gjenezën dhe përkufizimin e tij, si dhe me parimet themelore në të cilat do të bazohet puna e secilit menaxher të ardhshëm. Ndjekja e kësaj lënde ka për qëllim që studentët të përfitojnë njohuri themelore nga fusha e funksioneve bazike në menaxhment si planifikimi, organizimi, koordinimi, motivi dhe kontrolli. Të mësuarit e kësaj lënde studentëve do t’u mundësojë: - T’i mësojnë bazat e menaxhmentit dhe të aftësohen për to që të japin shembuj konkretë. - Të aftësohen ta shohin këtë lëndë si nevojë për fitimin e njohurive, të cilat do të jenë në kontekst të zbatimit në praktikë të asaj që kanë mësuar. - Të mendojnë në mënyrë efikase që do t’u ndihmojë të përballen me problemet afariste në jetën e tyre te mëtutjeshme.
  • [CBE-101] [6 SETK] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ta zhvillojë kuptimin bazik të koncepteve dhe teorive kryesore ekonomike, të cilat përdoren për analizë të çështjeve ekonomike. Kjo lëndë është e dizajnuar në atë formë që t’u mundësojë studentëve të pajisen me njohuri për parimet bazë, me konceptet dhe teknikat në fushën e ekonomisë si shkencë si dhe në analizat ekonomike. Kjo lëndë siguron hulumtimin e parimeve të mikroekonomisë dhe makroekonomisë, duke u fokusuar në implementimin e dijes në sjelljen e vendimeve në një ambient global. Pas mbarimit të lëndës, studentët duhet të aftësohen: ta përdorin modelin e ofertës dhe kërkesës dhe ta përcaktojnë ndikimin e ndryshimeve të kërkesës dhe ofertës mbi çmimin dhe sasinë; ta definojnë PBB (GDP) dhe të kalkulojnë matjen, përdorimin dhe kufizimin e PBB (GDP) si një mjet i mirëqenies ekonomike; ta definojnë inflacionin dhe ta kalkulojnë atë, të njihen me pasojat dhe si të përshtaten në to; si dhe t’i përshkruajnë rolet dhe mjetet e bankës qendrore.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CBE-201] [6 SETK] Parimet e kontabilitetit
    Qëllimi i programit të lëndës është t’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë thelbin e kontabilitetit, t’i mësojnë bazat e kontabilitetit financiar, konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Në mënyrë më specifike, studentët të fitojnë njohuri dhe t’i kuptojnë raportet financiare, komponentët e tyre, rregullat themelore të evidentimit të të dhënave kontabël, përdorimin e dokumenteve kontabël.
  • [CBE-202] [6 SETK] Matematikë biznesi
    Qëllimet e e lëndës matematikë e biznesit janë si në vijim: - Studentët të aftësohen ta zbatojnë sistemin e ekuacioneve lineare për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga lëmi i biznesit dhe ekonomisë. - Studentët të aftësohen t’i zbatojnë njohuritë e tyre për modelet lineare dhe vargjet e shumta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në biznes dhe ekonomi. - Studentët të fitojnë njohuri të avancuara në përllogaritjen e shkallës së ndërlikuar të kamatës, depozitave periodike, të rentave periodike, huave dhe vendimeve financiare.
  • [CBE-203] [6 SETK] Mikroekonomia
    Nëpërmjet kësaj lënde arrihen njohuri themelore për fenomenet ekonomike dhe për terminologjinë universale globale mikroekonomike. Ndiqen dhe analizohen qasjet teorike që mundësojnë të arrihet pasqyra vetanake për zgjidhjet e mundshme aplikativee për problemet e prodhimtarisë, këmbimit dhe organizimit të ndërmarrjeve individuale, degës ose tregut të veçantë. Komponentët e zhvillimit japin një dimension dinamik pa të cilët qasjet më pak komplekse do të ishin të papërdorshme. Bazat e mikroekonomisë mësohen në tërë botën si pjesë e përpjekjeve universale që të përafrohen dhe të definohen problemet e ngjashme dhe të vijë deri te mundësia që ato të zgjidhen në mënyra të ngjashme gjithkund në botë, por edhe për të ardhur deri te informacionet të cilat munden në nivelin agregat të ndihmojnë në formulimin e qëllimeve makroekonomike dhe të elementeve strategjike të planifikuara. Kjo është pjesë e nevojës që të ndërtohen shoqëri të ngjashme globale në të cilat kontaktet e shpeshta biznesore, politike, afariste do të jenë të njohura për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen në të njëjtën mënyrë duke përdorur instrumente të njejta komplementare të cilat gjithëkund janë të përdorshme.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 3

  • [CBE-301] [6 SETK] Statistika
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri që të jenë të aftë: - Ta përdorin analizën deskriptive gjatë analizës së të dhënave. - Ta përdorin gjasën dhe ndryshimet e rastit në zgjidhjen e problemeve të biznesit. - Ta kuptojnë përfundimin statistikor i cili paraqet bazë për interpretimin e rezultateve dhe sjelljen e vendimeve afariste. - T’i shfrytëzojnë korrelacionin dhe regresionin e thjeshtë dhe të përbërë. - T’i dinë bazat e analizës së variances. - T’i kuptojnë bazat e numrave indeksues dhe metodat e analizës së serive kohore Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: Matematika e biznesit.
  • [CBE-302] [6 SETK] Kalkulus biznesi
    Qëllimi i programit është t’i aftësojë studentët: - Të dëshmojnë që kanë njohuri dhe kuptim për varësitë ndërmjet madhësive të cilat të cilat zbatohen në biznes dhe ekonomi dhe modelet e thjeshta matematikore. - T’i identifikojnë relacionet ndërmjet kalkulusit diferencial dhe funksionet e biznesit dhe ekonomisë. - T’i aplikojnë këto relacione për studimin e varshmërive ndërmjet madhësive në biznes dhe ekonomi. - Ta aplikojnë kalkulusin diferencial për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të cilat aplikohen në biznes dhe ekonomi. Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: matematikë biznesi
  • [CBE-303] [6 SETK] Makroekonomia
    Studenti të do të përfitojnë njohuri për: - Termet dhe kategoritë makroekonomike, të cilat janë parakusht për funksionimin e një ekonomie nacionale e cila është pjesë e një sistemi të zgjeruar ekonomik global. - Rëndësinë e indikatorëve kryesorë makroekonomikë siç janë: bruto prodhimi kombëtar, të ardhurat kombëtare, rritja ekonomike, ciklet ekonomike, investimet dhe harxhimet publike, inflacionin, papunësinë, paratë dhe bankat, buxhetin, bilancin e pagesave etj. - Instrumentet themelore të analizës makroekonomike (oferta dhe kërkesa agregate) dhe politikat makroekonomike (politika monetare dhe fiskale) etj. - Funksionimi efikas i një ekonomike kombëtare, krahasuar me ekonomitë bashkëkohore të tregut, duke evidentuar në atë drejtim dallimet, ngjashmëritë dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse; - Njohuritë nga fusha e makroekonomisë, që do t’u mundësojnë qasje të thjeshtësuar kah lëndët tjera të avancuara makroekonomike. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje në ekonomi, Mikroekonomi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2

Semestri 4

  • [CBE-402] [6 SETK] Kontabiliteti financiar
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve dije më të avancuar në fushën e kontabilitetit dhe implementimin e saj në sistemin kontabël të entiteteve biznesore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e kontabilitetit.
  • [CBE-401] [6 SETK] Menaxhmenti i operacioneve
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri për t`u aftësuar: - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat realizohen prodhimet dhe shërbimet. - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat kontrollohen prodhimet dhe shërbimet. - Të gjejnë një qasje të përshtatshme për zgjidhjen e secilës situatë lidhur me problemet komplekse të prodhimeve dhe shërbimeve. - T’i mësojnë aktivitetet e ndryshme në organizatë dhe funksionimin e sistemit në tërësi të Menaxhmentit operativ. - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat krijohen kushte për prodhimet dhe shërbimet. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [CBE-403] [6 SETK] Marketing menaxhment
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të përgatiten t’i përdorin dhe t’i menaxhojnë 4 P-të në një organizatë ose kompani, ashtu që të jenë në gjendje t’i dizajnojnë elementet optimale të marketingut, produktin, çmimet, promocionin dhe metodat e shpërndarjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Në mënyrë më specifike qëllimi është të kuptohet kompleksiteti i vendimeve në Menaxhmentin e marketingut, si dhe kornizat për analizat e tregjeve, klientëve, konkurrentëve si dhe integrimi i koncepteve me planin origjinal të marketingut. Parakusht për ta regjistruar këtë lëndë: Parimet e marketingut.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-406] Menaxhmenti i investimeve
    • [EBE-408] Menaxhmenti i projekteve
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EBEM-504] Marketingu ndërkombëtar

Semestri 5

  • [CBEF-501] [6 SETK] Menaxhmenti financiar
    Qëllimi i kësaj lënde është studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi në fushën e Menaxhmentit financiar, si dhe aftësohen me dije bashkëkohore teorike dhe me përvoja të analizës së koncepteve themelore të financave për korporatat, të përgatiten për projekte financiare dhe reale të investimit dhe për vlerësimin e tyre përmes dimensionit kohor të parasë. Qëllimi i lëndës vazhdon me aftësimin e studentëve se si të përdorin burime adekuate të financimit, si të bëjnë Menaxhmentin e kapitalit dhe përcaktimin e strukturës së duhur në mënyrë efektive, pastaj përcaktimin e politikave të përshtatshme të shpërndarjes së fitimit dhe dividendës, politikën e planifikimit financiar dhe parashikimin. Arritja e qëllimeve të përcaktuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje konkurruese në tregun e punës ose i aftëson që në mënyrë më efikase të bëjnë Menaxhmentin e bizneseve të veta reale.
  • [CBEF-502] [6 SETK] Ekonomia monetare
    Lënda ka për qëllim të japë njohuri themelore të njërës prej kategorive më dinamike në ekonominë –parave dhe bankave, si një kusht pa të cilin nuk mund të imagjinohet asnjë ekonomi moderne kombëtare. Ajo gjithashtu ka për qëllim të vërë në dukje dhe të përshkruajë trajektore historike të zhvillimit të sistemit bankar, për të sjellë përvojat e vendeve të tjera të zhvilluara në botë dhe të japë njohuri për sistemet e vendeve fqinje si pjesë e mjedisit të tij të drejtpërdrejtë pas diplomimit i cili do të jetë pjesë e hapësirës së tyre punuese. Kuptimi i operacioneve bankare mundëson besimin më të lehtë te bankierët, ku nevoja për monitorimin e kreditit apo monitorimin bankar ose për monitorimin tjetër ofron një mundësi për të tërhequr vëmendjen, ose për të fituar besimin e klientëve të cilët janë pjesë e procesit të punës së kompanisë ku ekonomisti i ardhshëm do të punojë. Në anën tjetër sistemi bankar ofron profesion tërheqës dhe prestigjioz se është jo vetëm interesant, por siguron një pozitë dhe status të mirë në shoqëri dhe njëherësh edhe të ardhura të mira. Një pjesë e studentëve të diplomuar mund të orientohen në sektorin bankar, që më tej duke ndjekur kursin do të mund të gjejnë përgjigje për shumë pyetje lidhur me orientimin e tyre të përafërt profesional. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në biznes dhe ekonomi, Makroekonomi, Mikroekoomi.
  • [CBEF-507] [6 SETK] Kontabiliteti menaxherial
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri të kontabilitetit, të cilat shfrytëzohen nga menaxherët për marrjen e vendimeve. Në mënyrë të veçantë, qëllimi është të njoftojë studentët me konceptet e kontabilitetit për menaxherët dhe me mjetet e nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Parimet e kontabilitetit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBEM-703] Metodat dhe modelet matematikore në ekonomi
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [CBEE-603] Ekonometria
    • [CBA-132] Etika afariste
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBA087] Menaxhmenti i sigurimit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBEM-703] Metodat dhe modelet matematikore në ekonomi
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [CBEE-603] Ekonometria
    • [CBA-132] Etika afariste
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBA087] Menaxhmenti i sigurimit

Semestri 6

  • [CBEM-601] [6 SETK] Menaxhmenti strategjik
    Qëllimi i kësaj lënde është: vlerësimi dhe zbatimi i elementeve kyçe të analizës strategjike, duke zgjedhur strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël, pastaj të stimulojë të menduarit në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e strategjisë së formuluar. Qëllimi i lëndës është, po ashtu, që studentët të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve dhe problemeve që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin e trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka ndonjë mënyrë të vetme të drejtë për të zhvilluar strategji. Pas përfundimit të mësimit, studentët duhet të jenë në gjendje: - T’i kuptojnë teoritë dhe konceptet e Menaxhmentit strategjik. - Ta përvetësojnë fjalorin lidhur me Menaxhmentin strategjik. - T’i integrojnë njohuritë e fituara në funksionet e veçanta menaxheriale. - T’i zhvillojnë aftësitë analitike dhe të komunikimit, si dhe aftësi për punë ekipore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [CBEF-602] [6 SETK] Financat publike
    Qëllimet e programit mësimor: - Studentët të fitojnë njohuri të financave publike si një mjet i rëndësishëm i politikave makroekonomike, si një instrument themelor për funksionimin e një ekonomie kombëtare, si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. - Studentët të fitojnë njohuri për të mirat publike dhe të dalat, eksternaliet, për shpërndarjen e të ardhurave publike, alokimin dhe rialokimin e të ardhurave, të aspekteve krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre në tranzicion, për specifikat e sistemeve fiskale të Maqedonisë, tendencat dhe sfidat e tyre, decentralizimit fiskale etj. - Studentët të fitojnë njohuri për buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, për procedurat përgatitjes, miratimit, zbatimit dhe kontrollit të buxhetit dhe për teknikat e buxhetit si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. - Te studentët të krijohet një pasqyrë e qartë lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal, në aspektin e teorive të ndryshme fiskale me të cilat mund të bëjnë krahasime të ndryshme dhe për të gjetur pika të përbashkëta të funksionimit të këtyre sistemeve në vende të ndryshme. - Studentët të njoftohen me treguesit kryesorë të politikës fiskale në Republikën e Maqedonisë, duke krijuar një bazë të dhënash në kuadër të trendeve fiskale afatgjate në RM, duke inkurajuar studentët që të punojnë seminare të pavarura dhe ese mbi politikën fiskale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në biznes dhe ekonomi. Mikroekonomi. Makroekonomi.
  • [CBEF-601] [6 SETK] Financa ndërkombëtare
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi për faktin se si punojnë tregjet financiare ndërkombëtare, për kursin devizor dhe fluktacionin, t’i hulumtojnë metodat për të udhëhequr me rrezikun e tregut global. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje ne biznes, Makroekonomi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBEM-703] Metodat dhe modelet matematikore në ekonomi
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [CBEE-603] Ekonometria
    • [CBA-132] Etika afariste
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBA087] Menaxhmenti i sigurimit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBEM-703] Metodat dhe modelet matematikore në ekonomi
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [CBEE-603] Ekonometria
    • [CBA-132] Etika afariste
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBA087] Menaxhmenti i sigurimit

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [EBEF-604] [6 SETK] Revizioni
    Kjo lëndë është menduar që t’u ofrojë studentëve njohuri themelore për aspektet konceptuale, teorike dhe praktike të revizionit në mjedisin turbulent bashkëkohor. Realizimi i programit inspirohet nga dëshira e studentëve, të cilët janë përcaktuar ta studiojnë kontabilitetin dhe revizionin, t’u mundësohet atyre që në vazhdimësi, me disiplinat e kontabilitetit. t’i rrumbullakojnë njohuritë e fituara nga kontabiliteti dhe revizioni, të depërtojnë më thellë në fshehtësitë e profesionit të revizorit dhe të bëhen revizorë të suksesshëm në praktikë. Qëllimi kryesor i lëndës është të vihen në pah problemet kyçe, me të cilat ballafaqohet profesioni i revizorit në botë dhe tek ne në fillim të mileniumit të ri. Materia që do të përpunohet në kuadër të kësaj lënde i ndriçon fundamentet e profesionit të revizorit dhe ambientin në të cilin funksionon pa pengesë dhe në vazhdimësi, me fokusimin më të ngushtë të zbatimit të rregullativës profesionale, normave etike të veprimit profesional dhe rregullativës relevante ligjore. Në interes të përvetësimit sa më të lehtë të materies, studentëve u ofrohet një qasje komplekse, përkatësisht një qasje hap pas hapi e ndjekjes së procesit të revizionit nga faza iniciale e kontraktimit të angazhimit, përmes planifikimit të aktiviteteve dhe zbatimit të procedurave për revizion deri në fazën finale – prezantimi i raportit të revizionit të realizuar. Konceptet fundamentale të revizionit: koncepti material, risku revizorial dhe dëshmitë e revizionit janë objekt i observimit të hollësishëm nga aspekti i implementimit të tyre në praktikën bashkëkohore të revizionit. Në studimin dhe vlerësimin e sistemit të kontrollit intern, hap i parë inicial në zbatimin e revizionit është përkushtimi i vëmendjes së jashtëzakonshme.
  • [EBE-402] [6 SETK] Menaxhmenti i portfolios
    Qëllimi i kësaj lënde është që të shqyrtojë teorinë dhe praktikën e menaxhimit të portofolit. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të përdorin informacionin në dispozicion mbi tregjet financiare, si në nivelet makro ashtu edhe në ato mikro. Studentët do të njihen me grupet kryesore të investitorëve, me objektivat dhe kufizimet e investimeve të tyre, dhe si të zotërojnë aftësitë praktike në menaxhimin e investimeve, duke formuar pritjet e tregut të kapitalit dhe parashikimin e aktiviteteve të tregjeve.
  • [CBEF-701] [6 SETK] Kontabilitetit kombëtar dhe kontabilitetit i organizatve jo-fitimprurëse
    Lënda Kontabiliteti kombëtar dhe kontabilitetit i organizatave jofitimprurëse do t’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri për rolin dhe organizimin e sistemit kontabël në sektorin publik. Në këtë drejtim vemendje të veçantë u kushtohet parimeve bazë të kontabilitetit shtetëror, raportimit financiar shtetëror, kontabilitetit buxhetor dhe fondeve, përcaktimit të shpenzimeve dhe të ardhurave në entitetet shtetërore dhe jofitimprurëse, kontabilitetit të organizatave jofitimprurëse, revizionit të sektorit publik. Përmes përvetësimit të kësaj lënde studentët do të mund të: përpilojnë evidencë kualitative kontabël tek organizatat shtetërore dhe jofitimprurëse; t’i zbatojnë standardet dhe kodeksin etik ndërkombëtar të kontabilitetit dhe revizionit në sektorin publik; të sigurojnë të dhëna dhe informacione për kontabilitetin buxhetor dhe të fondeve; të zhvillojnë aftësinë për raportim financiar shtetëror përmes përpilimit të raporteve përkatëse financiare.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBEM-703] Metodat dhe modelet matematikore në ekonomi
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [CBEE-603] Ekonometria
    • [CBA-132] Etika afariste
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBA087] Menaxhmenti i sigurimit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [EBEF-602] [6 SETK] Analiza e raporteve financiare
    Kjo lëndë i përfshin temat në vijim: bazat e analizës financiare, llojet e analizave financiare, kornizën analitike për analizimin e pasqyrave financiare, sistemin e raporteve financiare, raportet themelore financiare, fitimin dhe mjetet kontabël, analizat e flukseve të parave, treguesit financiarë dhe analizat financiare, analizat integruese, analizat e mjeteve afatgjate, analizat e detyrimeve financiare, analizat e raporteve financiare, të sintezës, analizat e strukturës së kapitalit. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e kontabilitetit.
  • [CBEF-801] [6 SETK] Aplikimi i kontabilitetit financiar
    Lënda Kontabiliteti aplikativ financiar ka për qëllim t’u ofrojë studentëve një përdorim të theksuar të softuerit të kompjuterizuar të kontabilitetit, si një mjet për mbajtjen e shënimeve të kontabilitetit financiar për subjekte e mikro bizneseve, të biznesit të vogël dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë. Kjo lëndë ka për qëllim të zhvillojë aftësi të veçanta për zbatimin e duhur të njohurive teorike të kontabilitetit financiar nëpërmjet aplikimit softuerik të kontabilitetit në përputhje me Ligjin për standardet e kontabilitetit dhe të kontabilitetit që është në fuqi në legjislacionin e Maqedonisë. Përgatitja e të gjitha dokumenteve financiare dhe materialeve të nevojshme në njësitë e përditshme të biznesit dhe kryerjen e shpejtë e raporteve financiare dhe finalizimin me llogaritë vjetore të shoqërive tregtare për nevoja të brendshme dhe nevojat e klientëve. Regjistrin qendror dhe Drejtorinë e të hyrave publike. Studentët në këtë lëndë do të fitojnë mundësi të re, një hap më tej, për vetëpunësim më të shpejtë, në zyrën e ardhshme të tij/saj të re të kontabilitetit apo të bëjnë kontabilitetin financiar të bizneseve të tyre familjare. Arritja e këtyre objektivave do t’i rrisë atributet e studentëve dhe t'i bëjë ata më konkurrues në tregun e punës.
  • [CBEE-503] [6 SETK] Ekonomia e investimeve
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të marrin dije teorike dhe praktike nga sfera e investimeve dhe proceseve bashkëkohore investive si në planin mikro ashtu edhe në atë makro. Gjithashtu studentët duhet të trajnohen nëpërmjet analizave të investimeve si kategori ekonomike, t’i mësojnë motivet dhe funksionet e investimeve me theks të veçantë në ndikimin e investimeve në zhvillimin ekonomik të një ekonomie nacionale. Më tutje, në këtë lëndë studentët do të njihen me metodat më bashkëkohore të selektimit të investimeve financiare në arritjen e profitabilitetit më të madh. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Makroekonomia, Mikroekonomia.
  • [CBE-802] [6 SETK] Projekt - Studimi i rastit
    Qëllimet lëndës: - Të nxit të mësuarit aktiv; - Të ofroj mundësi për zhvillim të shkathtësive bazike si komunikim, punë ekipore dhe zgjidhje të problemit; - Lejimin e aplikimit të njohurive teorike me çka zvogëlon hendekun mes teorisë dhe praktikës; - T’u asistoj studentëve për ballafaqimin me paqartësitë; - T'u mundësojë studentëve të gjenerojnë dhe vlerësojnë zgjidhje të shumta;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBEM-703] Metodat dhe modelet matematikore në ekonomi
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [CBEE-603] Ekonometria
    • [CBA-132] Etika afariste
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBA087] Menaxhmenti i sigurimit
Google+