Drejtimi i agrobiznesit të qëndrueshëm, ka për synim parësor t’i pajisë studentët me njohuri nga fusha e agrobiznesit, duke i aftësuar për të qenë kompetentë për të planifikuar politika të reja në këtë fushë, të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe për shoqërinë. Programi interdisiplinar i pajis studentët me njohuri të gjera nga fusha e agrobiznesit dhe me ndikimin e tij në shoqërinë globale. Ky program është fokusuar në agrobiznes, sjelljen e subjekteve të biznesit, aftësitë dhe operacionet. Programi është orientuar në zbatimin praktik të mjeteve, teknikave dhe koncepteve të tilla.
Drejtimi i agrobiznesit të qëndrueshëm ka për qëllim:
- T’i përgatisë studentët në zhvillimin e sipërmarrësisë në fushën e agrobiznesit përmes shfrytëzimit të resurseve vendore të tokës dhe fuqisë punëtore njerëzore.
- T’i përgatisë studentët që të ndërtojnë karrierë në sferën e agrobiznesit, por edhe në sektorin privat dhe joqeveritar, ta lidhë teorinë dhe praktikën që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore për ndryshimet ekonomike, politike, shoqërore dhe teknologjike, të cilat e ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të punës.
- T’i rrisë aftësitë komunikuese dhe hulumtuese dhe të mundësojë fitimin e përvojave të reja në fushën e menaxhimit, marketingut dhe ekonomisë.
- Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë bazën e njohurive për afrimin me profesionet, të cilat janë në zhvillimin e vetëdijes për mjedisin jetësor dhe realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm me ndihmën e zhvillimit të bujqësisë.
- Zhvillimin e MSP-së me veprimtari bujqësore, ballafaqimin e suksesshëm në konkurrencë dhe adaptimin ndaj rregullativave të BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve.
- Të krijojë kuadër të aftë, i cili do t’i udhëheqë kompanitë publike dhe private, si kuadër i cili profesionalisht është i aftë të bëjë analiza të përgjithshme dhe specifike në fushën e agrobiznesit dhe t’i elaborojë dallimet dhe nevojat e shoqërisë në tërësi nga aspekti shkencor dhe praktik.
Në kuadër këtij drejtimi, studentët pajisen me njohuri nga të gjitha fushat relevante që kanë të bëjnë me agrobiznesin, zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive teknike, ndërpersonale, strategjike, analitike dhe komunikuese, si dhe ndikimin e tyre në shoqërinë globale. Studentët e diplomuar në këtë drejtim, përvetësojnë njohuri themelore për ndryshimet ekonomike, politike, shoqërore dhe teknologjike, të cilët janë në gjendje të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të punës. Ata janë të aftë për të qenë të suksesshëm në kushtet e lira demokratike në ekonominë e tregut, duke u përfshirë në tregun ndërkombëtar të punës, të aftë për të menaxhuar kompanitë publike dhe private për të përmirësuar menaxhimin e agrobiznesit në vend, të aftë profesionalisht dhe kompetentë për të marrë pjesë në proceset integruese të vendit në Bashkimin Evropian.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Aplikim i diturive nga fusha e agrobiznesit duke u ballafaquar me problemet përkatëse në mjedise të reja;
- Studime të pavarura të tregut të agrobiznesit duke analizuar nevojat e tregut, planet për zhvillim, relacionet, destinacionet, çmimet, aktivitetet promovuese dhe shitjet;
- Punë në fushën e agrobiznesit;
- Përpilim dhe dizejnim i planeve si dhe zbatim i studimeve përkatëse të tregut me qëllim të sigurimit të të dhënave autentike për zhvillim të strategjive të agrobiznesit.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të demonstrojë njohuri dhe kuptim për lëndët e agrobiznesit dhe qëndrueshmërinë e saj,
- Të demonstrojë njohuri dhe të kuptojë problemet e agrobiznesit, të tilla si: zhvillimi i qëndrueshëm të agrobiznesit, ndikimi i agrobiznesit në mjedise, parimet e qëndrueshme të agrobiznesit , etj.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të vlerësojë implikimet e marketingut për agrobiznes të qëndrueshëm, psh: dizajnimin e shërbimeve, të strategjive, çmimeve, promovimin efektiv dhe kënaqësinë e konsumatorëve në një mënyrë sistematike dhe kreative;
- Të jetë në gjendje të vlerëojë kushtet e tregut (pjesa e tregut, konsumatorët e synuar, mjedisin e njohur dhe atë të panjohur) në mënyrë që të planifikojnë prodhimet ose shërbimet, për të koordinuar aktivitetet e marketingut brenda kompanisë, kontrollin dhe monitorimin e këtyre aktiviteteve të njëjta në mënyrë të përsëritur brenda kompanisë;
- Të mendojë në mënyrë kritike për problemet e marketingut (produktin, çmimin, vendin, promovimin , njerëzit) si dhe situatën e biznesit në fushën e agrobiznesit.
Aftësitë e komunikimit
- Të paraqesë strategjitë e marketingut dhe planeve brenda organizatës, institucioneve dhe organizatave të ndryshme, duke përdorur formën e duhur të reklamimit;
- Të drejtojë dhe të inicojë aktivitete duke konsideruar planet dhe strategjitë për agrobiznes;
- Të zgjedhë mjetet e duhura të komunikimit, për promovimin dhe shitjen e produkteve / shërbimeve;
- Transferimi i njohurive të agrobiznesit te brezat e rinj.
Aftësitë e të mësuarit
- Identifikimi i nevojave personale, dhe zgjedhjea e burimeve të përkatëse,
- Fitimi i aftësive dhe njohurive,
- Vetiniciativa për hulumtim të pavarur për nevojat e tregut në mënyrë që të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Mikroekonomi
Kjo lëndë ka të bëjë me hyrjen në parimet e makroekonomisë, shikuar si nga aspekti teorik, po ashtu edhe nga aspekti i zbatimit të tyre në degët e organizatës dhe të industrisë. Qëllimi është të shihet se si tregu bën alokimin e resurseve midis konkurrentëve të ndryshëm. Gjithashtu, tentohet të shihen anët e dobëta dhe të fuqishme të sistemit tregtar dhe shkaqet e intervenimit qeveritar në një ekonomi kapitaliste të tregut. Kjo lëndë ka për qëllim kuptimin e prodhimeve, vendimet konsumatore dhe të çmimeve të organizatave në kuadër të strukturave të ndryshme tregtare, përfshirë këtu një konkurrencë të përkryer, monopolin, konkurrencën monopol dhe oligopol.
-
[6 SETK]
Agrobiznesi
Lënda Agrobiznesi është dizajnuar me qëllim për të njoftuar studentët me agrobiznesin, me mënyrën udhëheqjes së agrobiznesit, me procedurat dhe rregullat e agrobiznesit, me menaxhimin e agrobiznesit, mundësitë në agrobiznes, etj.
-
[6 SETK]
Hyrje në biznes
Lënda hyrje në biznes është dizajnuar me qëllim që studentët të njihen me rrethin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërmarrjes. Me këtë rast, vëmendje do t’i kushtohet anës financiare, funksionit të marketingut dhe funksionit organizativ të ndërmarrjes. Përveç kësaj, do të shihet edhe ndikimi i ndërmarrjes ndaj bashkësisë në të cilën vepron. Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet, modelet, debatet dhe problemet kyçe në studimin e biznesit dhe menaxhmentit. Studentët do të mësojnë për punën e shoqatave tregtare, funksionimin e tyre dhe bashkëpunimin me mjedisin. Me këtë lëndë, gjithashtu studiohet se si menaxhohen këto organizata të biznesit, përfshirë këtu edhe strategjitë të cilat janë shfrytëzuar për menaxhimin e tyre dhe vendimet e involvuara në rolin e menaxherit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore - Të lira 1
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore gjuhë Angleze 1
-
Niveli 1 i gjuhës angleze
Niveli 1 i gjuhёs angleze për fillestarё ёshtё lёndё një semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin A2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) duhet tё kuptojnё, të pёrdorin fraza tё njohura dhe fraza fillestare pёr tё kёnaqur nevojat e njё lloji konkret: tё prezantojnё veten dhe tё tjerёt dhe tё pyesin dhe pёrgjigjen pyetjeve qё kanё tё bёjnё me informatat personale, tё pёrshkruajnё rutinat ditore tё tyre, tё flasin pёr familjet e tyre, tё pёrshkruajnё njё person, dhomё apo vend, tё japin udhёzime dhe tё bashkёbisedojnё nё mёnyrё tё thjeshtё me kusht qё personi tjetёr tё flasё ngadalё dhe qartё dhe të jetë i gatshёm tё ndihmojё. Studentёt do tё munden tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё shkurtëra dhe tё thjeshta dhe t`i sqarojnё ata. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё munden nё mёnyrё tё drejtё tё shkruajnё njё paragraf nё temat qё kanё lidhje me materialin e pёrfshirё tё lёndёs.
-
Niveli 2 i gjuhës angleze
Niveli 2 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё nje semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B1 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) dhe studentёt do tё mund tё flasin pёr pёrvojat e kaluara, diskutojnё pёr kohёn, tё shkojnё nё shoping, diskutojnё rreth aranzhmaneve nё tё ardhmen, pёrdorin komparativin dhe superlativin pёr tё pёrshkruar njerёz ose sende dhe tё shkruajnё paragraf pёrshkrues.
-
Niveli 3 i gjuhës angleze
Niveli 3 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B2 KPE. Studentёt do tё kuptojnё dhe do tё kryejnё kёmbime rutinore tё thjeshta pa ndonjё pёrpjekje tё tepruar, tё jenё tё qartё dhe tё kёmbejnё ide dhe informata pёr tema tё njohura nё situata tё pёrditshme tё parashikuara (me kusht qё personi tjetёr tё ndihmojё nёse paraqitet nevoja). Studentёt do tё mund tё merren me situata tё pёrditshme me pёrmbajtje tё parashikueshme (megjithese ata ne situata te caktuara do te duhet te gjejnë fjalë të përshtatshme si dhe të jenë në gjendje të bëjnë monologje.). Pas pёrfundimit tё kёtij niveli studentёt duhet tё jetё tё aftё nё masё tё konsiderueshme tё bëjnë monologje. Studentёt do tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё thjeshta dhe tё japin mendime kritike pёr kёto tekste. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё mund tё shkruajnё nё mёnyrё tё logjikshme paragrafe treguese tё organizuara dhe tё lidhura mirё.
-
Niveli 4 i gjuhës angleze
Niveli 4 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt pritet tё arrin nivelin B2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane). Studentёt duhet tё kuptojnё tё folurit tё qartё standart pёr cёshtje tё njohura. Studentёt duhet po ashtu tё kuptojnё tё folurit mё tё gjatё ose ligjerata me kusht qё tema tё jetё e njohur. Ata po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrbёhen nё masё tё madhe nga fjalё qё pёrdoren nё gjuhёn e pёrditshme. Studentёt duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrshkruajnё ngjarje, artikuj dhe raporte qё kanё tё bёjnё me probleme tё pёrkohshme nё tё cilat autorёt pёrshtasin qёndrime dhe pikёpamje tё veçanta. Studnetёt po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё inicojnё dhe bisedojnё mё gjatё pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal. Ata duhet tё jenё nё gjendje tё shkruajnё tekste tё qarta dhe mirё tё organizuara (paragrafe, ese) pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal.
-
Anglishtja akademike
Anglishtja akademike ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Fokusi i lёndёs ёshtё nё dy aftësi qё shpesh lihen prapa nё pёrgjithёsi tё lexuarit dhe tё shkruarit. Duke iu referuar hulumtimeve nё lёmin e zhvillimit të kompetencave gjuhёsore kёto dy aftësi ndërlidhen sё bashku. Lёnda pёrfshin tё lexuarit akademik dhe tё shkruarit akademik nё mёnyrё interaktive. Me fjalё tjera, teknikat qё ndёrlidhen me njё aftësi janё tё lidhura ngushtё me planin e lёndёs tjetër që mundëson aftësi të ngjashme për studentët.
-
Anglishtja akademike e avancuar
Anglishtja akademike e avancuar ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Lёnda ka pёr qёllim tё shёrbejё si hyrje nё praktikat e Anglishtes pёr qёllime specifike dhe t’u ndihmojё studentёve tё fitojnё aftësi qё nevojiten gjatё aplikimit tё kёtyre praktikave nё karrierёn akademike dhe profesionale nё tё ardhmen.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
Kimia
Kjo lëndë ka të bëjë me njohuritë bazë të fushës së kimisë për qëllime bujqësore dhe është ndarë në: pjesën e përgjithshme, organike dhe inorganike. I përfshin temat për ndryshimet kimike të vendit, strukturën e atomit, hipotezën e Avogadros dhe zbatimin e saj, peshën molekulare, peshën ekuivalente, elektrolizën, acidet, substancat alkale, oksidimin, reduksionin e kështu me radhë.
-
Botanika
Kjo lëndë i studion bimët, përfshirë këtu edhe strukturën e tyre, zhvillimin, gjenetikën, ekologjinë dhe evolucionin. Modulet laboratorike kanë të bëjnë me punën në terren dhe bërjen e eksperimenteve. Studentët do të trajnohen me shfrytëzimin e mikroskopit dhe përgatitjen e analizave të ndryshme për bakteriet, viruset, kërpudhat etj..
Semestri 2
-
[6 SETK]
Mikrobiologjia
Në këtë lëndë studiohen bakteriet dhe viruset, sistematika e mikroorganizmave dhe taksonomisë, variabiliteti dhe gjenetika, filozofia, metabolizmi, bakteriologjia e aplikuar dhe patogjenetiku, imuniteti.
-
[6 SETK]
Fizika
Kjo lëndë i njofton studentët me multiplikimin e ligjeve të fizikës, të cilët kanë të bëjnë me bujqësinë dhe mënyrën se si të rritet efekti i tyre dhe dobia nga to. Temat përfshijnë: mekanikën, kinematikën lineare dhe qarkulluese, dinamikën, statikën, ngrohtësinë, ndryshimet elektrike, makinat, vlerën relative, sjelljen e ujit, formimin e reve, mjegullat, borën dhe shiun, radiacionin termal, radioaktivitetin dhe zbatimin e tij në bujqësi etj.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti i agrobiznesit
Kjo lëndë është dizajnuar t’i njohë studentët me “gjuhën e menaxhmentit” (termet dhe teoritë) dhe rolin e menaxherëve në organizatë. Studentët do t’i zbatojnë njohuritë e fituara në studime të ndryshme të rastit, të cilat kanë të bëjnë me aspektet përkatëse. Kjo lëndë do t’i mbulojë: shkollat themelore dhe teoritë e menaxhmentit, të kuptuarit e menaxhmentit, menaxhmentin si proces dhe funksionet kryesore të menaxhmentit (planifikimi, organizimi, lidershipi, motivimi, menaxhimi i resurseve njerëzore dhe kontrolli).
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore- Të lira 2
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore gjuhë Angleze 2
-
Niveli 1 i gjuhës angleze
Niveli 1 i gjuhёs angleze për fillestarё ёshtё lёndё një semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin A2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) duhet tё kuptojnё, të pёrdorin fraza tё njohura dhe fraza fillestare pёr tё kёnaqur nevojat e njё lloji konkret: tё prezantojnё veten dhe tё tjerёt dhe tё pyesin dhe pёrgjigjen pyetjeve qё kanё tё bёjnё me informatat personale, tё pёrshkruajnё rutinat ditore tё tyre, tё flasin pёr familjet e tyre, tё pёrshkruajnё njё person, dhomё apo vend, tё japin udhёzime dhe tё bashkёbisedojnё nё mёnyrё tё thjeshtё me kusht qё personi tjetёr tё flasё ngadalё dhe qartё dhe të jetë i gatshёm tё ndihmojё. Studentёt do tё munden tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё shkurtëra dhe tё thjeshta dhe t`i sqarojnё ata. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё munden nё mёnyrё tё drejtё tё shkruajnё njё paragraf nё temat qё kanё lidhje me materialin e pёrfshirё tё lёndёs.
-
Niveli 2 i gjuhës angleze
Niveli 2 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё nje semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B1 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) dhe studentёt do tё mund tё flasin pёr pёrvojat e kaluara, diskutojnё pёr kohёn, tё shkojnё nё shoping, diskutojnё rreth aranzhmaneve nё tё ardhmen, pёrdorin komparativin dhe superlativin pёr tё pёrshkruar njerёz ose sende dhe tё shkruajnё paragraf pёrshkrues.
-
Niveli 3 i gjuhës angleze
Niveli 3 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B2 KPE. Studentёt do tё kuptojnё dhe do tё kryejnё kёmbime rutinore tё thjeshta pa ndonjё pёrpjekje tё tepruar, tё jenё tё qartё dhe tё kёmbejnё ide dhe informata pёr tema tё njohura nё situata tё pёrditshme tё parashikuara (me kusht qё personi tjetёr tё ndihmojё nёse paraqitet nevoja). Studentёt do tё mund tё merren me situata tё pёrditshme me pёrmbajtje tё parashikueshme (megjithese ata ne situata te caktuara do te duhet te gjejnë fjalë të përshtatshme si dhe të jenë në gjendje të bëjnë monologje.). Pas pёrfundimit tё kёtij niveli studentёt duhet tё jetё tё aftё nё masё tё konsiderueshme tё bëjnë monologje. Studentёt do tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё thjeshta dhe tё japin mendime kritike pёr kёto tekste. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё mund tё shkruajnё nё mёnyrё tё logjikshme paragrafe treguese tё organizuara dhe tё lidhura mirё.
-
Niveli 4 i gjuhës angleze
Niveli 4 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt pritet tё arrin nivelin B2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane). Studentёt duhet tё kuptojnё tё folurit tё qartё standart pёr cёshtje tё njohura. Studentёt duhet po ashtu tё kuptojnё tё folurit mё tё gjatё ose ligjerata me kusht qё tema tё jetё e njohur. Ata po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrbёhen nё masё tё madhe nga fjalё qё pёrdoren nё gjuhёn e pёrditshme. Studentёt duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrshkruajnё ngjarje, artikuj dhe raporte qё kanё tё bёjnё me probleme tё pёrkohshme nё tё cilat autorёt pёrshtasin qёndrime dhe pikёpamje tё veçanta. Studnetёt po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё inicojnё dhe bisedojnё mё gjatё pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal. Ata duhet tё jenё nё gjendje tё shkruajnё tekste tё qarta dhe mirё tё organizuara (paragrafe, ese) pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal.
-
Anglishtja akademike
Anglishtja akademike ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Fokusi i lёndёs ёshtё nё dy aftësi qё shpesh lihen prapa nё pёrgjithёsi tё lexuarit dhe tё shkruarit. Duke iu referuar hulumtimeve nё lёmin e zhvillimit të kompetencave gjuhёsore kёto dy aftësi ndërlidhen sё bashku. Lёnda pёrfshin tё lexuarit akademik dhe tё shkruarit akademik nё mёnyrё interaktive. Me fjalё tjera, teknikat qё ndёrlidhen me njё aftësi janё tё lidhura ngushtё me planin e lёndёs tjetër që mundëson aftësi të ngjashme për studentët.
-
Anglishtja akademike e avancuar
Anglishtja akademike e avancuar ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Lёnda ka pёr qёllim tё shёrbejё si hyrje nё praktikat e Anglishtes pёr qёllime specifike dhe t’u ndihmojё studentёve tё fitojnё aftësi qё nevojiten gjatё aplikimit tё kёtyre praktikave nё karrierёn akademike dhe profesionale nё tё ardhmen.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
Marketingu i agrobiznesit
Qëllimi i mësimit të kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri nga fusha e menaxhimit të aktiviteteve të marketingut, rrethit të marketingut dhe dinamikës së tij dhe ndikimin stimulues ndaj punës së ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e bujqësisë, vendimet e marketingut, të cilat menaxherët i bëjnë në lidhje me strategjitë të cilat i zbatojnë dhe pasojat nga ato strategji, planifikimin e marketingut dhe kontrollin e marketingut. Duke u nisur nga fakti se në qendër të vëmendjes së secilës ndërmarrje duhet të jetë konsumatori dhe nevojat dhe dëshirat e tij, është e nevojshme të sillen vendime të drejta të marketingut si në nivel të ndërmarrjes, po ashtu edhe në nivelet më të ulëta të organizatës.
-
Kontratat afariste
Kjo lëndë studion zbatimin e të drejtës afariste në drejtim të plotësimit të nevojave të veta dhe zhvillimit të karrierës. Disa nga temat që duhet të mbulohen janë: historia e të drejtës, kontratat, marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëtorit, mbrojtja e konsumatorëve, instrumentet e negocimit dhe instrumentet tjera juridike. Kjo lëndë ofron edhe njohjen me bazat e sistemit të sotëm juridik dhe ndikimet e tij ndaj individëve. Studentët do të fitojnë njohuri dhe do t’i zbatojnë ato gjatë aktiviteteve të ndryshme në klasë në drejtim të zhvillimit të aftësive për mendim kritik. Temat përfshijnë: të drejtën, etikën, sistemin gjyqësor, kontratat, huatë, kërkesat dhe falimentimin.
Semestri 3
-
[6 SETK]
Mikrobiologjia e ushqimit
Kjo lëndë është dizajnuar t’i mësojë studentët për lidhjet midis mikroorganizmave, kualitetit të ushqimit, ruajtjes së ushqimit të freskët dhe bioprocesimit. Kjo lidhet me lëndën e mikrobiologjisë të semestrit të parë.
-
[6 SETK]
Matematika dhe Statistika
Përmes kësaj lënde studentët do t’i kuptojnë dhe do t’i zbatojnë elementet e statistikës deskriptive, të teorisë së gjasës të ndjekur me gjasat dhe shpërndarjen e kopjeve, llogaritjen e parametrave distribuivë, llogaritjen dhe kontrollin e hipotezave statistike, testimin e hipotezave, analizën e varianteve, analizën lineare dhe analizën e serive kohore, regresionin linear dhe korrelacionin.
-
[6 SETK]
Punë praktike
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore- Të lira 3
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore gjuhë Angleze për qëllime specifike
-
Anglishtja për qëllime specifike 1
Anglishtja për qëllime specifike 1 (ESP) është një plan-program i plotë i ESP-së për studentët që studiojnë Biznesin dhe Ekonominë. Të gjithë studentët e fakultetit të biznesit dhe ekonomisë janë të detyruar të marrin këtë lëndë nga semestri i tyre i tretë, mbasi të kenë kaluar nivelin e katërt të Anglishtes së përgjithshme. Në këtë nivel, studentët pritet të jenë në nivelin mesatar të anglishtes dhe të njohin konceptet themelore të biznesit dhe ekonomisë në gjuhën e tyre të parë (amtare).
Kjo është një lëndë gjithëpërfshirëse që ngërthen shkathtësitë e të lexuarit, të folurit, të dëgjuarit dhe të shkruarit për studentët me minimum nivel mesatar të anglishtes të cilët janë të interesuar të kuptojnë dhe shprehin konceptet bazë në biznes dhe ekonomi. Këto koncepte janë marrë nga fushat më të rëndësishme të menaxhimit, prodhimit, marketingut, financave dhe makro-ekonomisë. Lënda oforhet me 6 kredi (ECTS) dhe me nga 4 orë mësimi në javë.
-
Anglishtja për qëllime specifike 2
Anglishtja për qëllime specifike 2 (ESP) është një plan-program i plotë i ESP-së për studentët që studiojnë Biznesin dhe Ekonominë. Të gjithë studentët e fakultetit të biznesit dhe ekonomisë janë të detyruar të marrin këtë lëndë nga semestri i tyre i katërt, mbasi të kenë kaluar Anglishten për qëllime specifike 1 (ESP 1). Kjo është një lëndë gjithëpërfshirëse që ngërthen shkathtësitë e të lexuarit, të folurit, të dëgjuarit dhe të shkruarit për studentët me minimum nivel mbi-mesatar të anglishtes të cilët janë të interesuar të kuptojnë dhe shprehin konceptet bazë në biznes dhe ekonomi. Këto koncepte janë marrë nga fushat më të rëndësishme të menaxhimit, prodhimit, marketingut, financave dhe makro-ekonomisë. Lënda oforhet me 6 kredi (ECTS) dhe me nga 4 orë mësimi në javë.
Semestri 4
-
[6 SETK]
Planifikimi në agrobiznes
Kjo lëndë i paijs studentët me konceptin e planifikimit të biznesit, karakteristikat e planeve të biznesit dhe të identifikimit të sjelljes dhe vlerësimin e mundësive për zhvillimin e biznesit. Studentët do të jenë në gjendje të analizojnë disa studime rasti dhe përvoja praktike në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Mekanizmi dhe proceset teknologjike
Kjo lëndë u siguron studentëve njohuri lidhur me strukturën dhe funksionin e përdorimit më të shpeshtë të instalimeve mekanike të cilat kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë. Gjithashtu, në këtë lëndë do të studiohen edhe instalimet elektrike. Kjo lëndë ka një aplikim të madh praktik dhe u mundëson studentëve të mësojnë se si ta ruajnë një mekanizëm të tillë, si ta sigurojnë, si dhe si ta bëjnë sigurimin e lejes për menaxhimin me këto makina dhe mekanizma.
-
[6 SETK]
Punë praktike
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 4/1
-
Kimia ushqimore
Kjo lëndë merret me natyrën dhe sjelljen kimike të përbërësve të ushqimit, përfshirë këtu proteinat, enzimet, pigmentet dhe elementet plotësuese që vihen në ushqim për t’i dhënë shije. Në këtë lëndë, theks i veçantë u është vënë ndryshimeve kimike dhe fizike të cilat ndodhin gjatë prodhimit të ushqimit.
-
Praktikat e mira bujqësore
Rritja e sëmundjeve lidhur me prodhimet bujqësore krijon nevojën e një lënde të këtillë. Ndotja mund të ndodhë gjithkund në procesin e prodhimeve bujqësore, duke përfshirë edhe vendet ku ato shiten. Kjo lëndë fokusohet në praktikat e mira bujqësore të cilat zbatohen në format dhe sipërfaqet e tokës punuese, si dhe në vendoret e paketimit, për t’u ulur rreziqet e dëmeve mikrobiologjike.
-
Praktikat e mira të prodhimit
Praktikat e mira të prodhimit shfrytëzohen në prodhimin dhe testimin e prodhimeve ushqimore, sepse këto i shfrytëzojnë njerëzit. Ekziston një rregullativë e caktuar, e cila duhet të ruhet gjatë përpunimit të këtyre prodhimeve. Kjo lëndë i studion masat rregullative, si dhe zbatimin e tyre në studimet laboratorike dhe në proceset prodhuese.
-
Mjedisi jetësor dhe ekologjia
Kjo lëndë studion marrëdhëniet midis mjedisit dhe ekonomisë, duke u fokusuar në atë se si ekonomia mund të identifikojë aspektet kryesore të problemeve mjedisore. Konceptet ekonomike janë përdorur për të gjetur një zgjidhje për ndotjen, menaxhimin e burimeve shoqërore, si dhe mundësinë e zhvillimit të qëndrueshëm.
-
Etika afariste dhe përgjegjësia shoqërore
Kjo lëndë trajton normat etike dhe parimet e kompanive dhe rolin e tyre në shoqëri. Lënda konsideron aktivitetet e biznesit dhe praktikat në drejtim të normave morale, në mënyrë që të realizojnë rezultate më të mira të biznesit. Qëllimi i lëndës është edhe shqyrtimi i rolit dhe funksionimi i etikës në biznes, metodat e analizave etike në shoqëri, etj.
-
Kontabiliteti për agrobiznes
Kjo lëndë i përfshin këto tema: standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, kapitalin, mjetet dhe rezervat permanente, mjetet financiare, detyracionet, letrat me vlerë, kërkesat e blerësve, kufizimet aktive kohore, detyrimet ndaj furnitorëve, rezervat afatgjata dhe afatshkurtra, kufizimet pasive kohore, rezervat materiale, prodhimet, mallin tregtar, shpenzimet materiale dhe jomateriale, shpenzimet e rrogave dhe amortizimin, konfirmimin e detyrimeve për TVSH-në dhe tatimin e fitimit, konfirmimin e rezultatit financiar, llogaritjen e shpenzimeve të prodhimeve dhe shërbimeve, llojet e shpenzimeve, llogaritjen dhe evidentimin e shpenzimeve direkte dhe indirekte, konfirmimin e shpenzimeve të punës së porositur (JOC), konfirmimin e shpenzimeve të procesit (PC), ndarjen e shpenzimeve indirekte në bazë të metodës ABC, pikën kritike e rentabilitetit (CVPA), buxhetin master, buxhetin fleksibil, buxhetimin kapital, kontrollin i shpenzimeve, qendrat e shpenzimeve, qendrat e profitit, qendrat e investimit, sjelljen e vendimeve afariste në bazë të informacioneve relevante etj.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 4/2

Semestri 5
-
[6 SETK]
Prodhimet shtazore
Kjo lëndë merret me sëmundjet e shtazëve, ndihmën e parë, specifikat e rrethit për rritjen dhe kultivimin kafshëve shtëpiake, biologjinë, ekologjinë dhe vlerën ekonomike të kafshëve. Gjithashtu, do të trajtohen edhe disa sëmundje, mutacione, mikroorganizmat fitopatogjenë, higjiena, kushtet sanitare, vaksinimi dhe procedurat e ngordhjes.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti strategjik në agrobiznes
Kjo lëndë është dizajnuar t’i njohë studentët me strategjitë e ndryshme si shkak për atë se pse organizatat i tejkalojnë konkurrentët e tyre dhe fitojnë një përparësi të caktuar konkurruese. Kjo lëndë nuk ka të bëjë kryesisht me planifikimin strategjik, por me analizën strategjike. Studentët do ta mësojnë procesin e menaxhmentit strategjik, duke filluar me formulimin e filozofisë dhe të misionit, vlerësimin e mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës dhe analizën e pozicionit konkurrues të ndërmarrjes e cila operon në sektorin bujqësor, metodat e analizave të këtij sektori dhe konkurrentët në suaza të saj, zhvillimin e planit dhe zbatimin e strategjisë.
-
[6 SETK]
Pune praktike
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 5/1
-
Kapacitetet industriale dhe prodhuese dhe procesimi i të korrave
Rëndësia e kulturave në të kaluarën, zhvillimi i tanishëm dhe i ardhëm i bujqësisë në botë, do të shihen në aspektin e prodhimit dhe blerjes. Temat do të trajtojnë çështje të tilla si: cilësia e mjedisit, popullsia në botë dhe uria, siguria e ushqimit, prodhimi dhe kështu me radhë. Gjatë leksioneve, studentët do të pajisen me parimet themelore të klasifikimit të bimëve dhe farërave, strukturën e bimëve, rritjen e të korrave.
-
Prodhimi dhe procedimi i qumështit dhe mishit
Kjo lëndë merret me menaxhimin e fermave dhe marketingun e tipit të tillë të prodhimeve, trendeve prodhuese dhe kërkesave të blerësve. Fillon me prezantimin e proceseve fiziologjike në zhvillimin, rritjen dhe digjestionin, riprodukimin, laktacionin, si dhe mbeturinat gjenetike dhe fiziologjike të rrethit. Do të bëhen analiza dhe përgatitje të datotekave, organizimi dhe zhvillimi i prodhimeve të mishit, mbrojtja etj..
-
Prodhimi dhe procesimi i pemëve dhe perimeve
Kjo lëndë merret me pemët e imta si: dredhëza, qershiza, ullinj, etj. dhe me prodhimin e tyre, teknologjinë, marketingun, ruajtjen dhe procesimin. Në pjesën praktike të lëndës, studentët do të planifikojnë, do të mbjellin, do t’i trajtojnë dhe do t’i zhvillojnë të mbjellat me prodhime të tilla. Në këtë mënyrë, studentët do të jenë të aftë të kënaqin kualitetin dhe kërkesat e eksportit të prodhimeve të tilla.
-
Analizat ekonomike në agrobiznes
Lënda përqendrohet në analizën e kushteve ekonomike në agrobiznes, investimet potenciale si dhe mundësitë për zhvillimin e agrobiznesit, rolin i këtij sektori në ekonominë kombëtare. Temat përfshijnë analizën e aktiviteteve financiare dhe të investimeve, profitabilitetin, rritjen, vlerën ekonomike dhe vlerësimin e borxheve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 5/2

Semestri 6
-
[6 SETK]
Menaxhimi i cilësisë totale
Qëllimi i mësimit të kësaj lënde është t’i aftësojë studentët për ta kuptuar esencën e menaxhimit të cilësisë totale, rëndësinë e tij dhe anët pozitive të shfrytëzimit të tij. Në kuadër të kësaj kënde, do të mësohet se çka paraqet cilësia , si te prodhimet po ashtu edhe te shërbimet, si dhe pasojat nga cilësia e keqe, dobia dhe cilësia. Më tej, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhimit të cilësisë totale duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Objekt studimi do të jenë edhe elementet e menaxhimit të cilësisë totale. Analizohen teknikat më të rëndësishme lidhur me menaxhimin e cilësisë totale dhe në fund studiohet mënyra e menaxhimit të cilësisë totale, si dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet e njohura për cilësi në botë.
-
[6 SETK]
Kualiteti i ushqimit dhe standardet për sigurimin e ushqimit
Sistemi i sigurimit të kualitetit mundëson aplikimin dhe verifikimin e masave kontrolluese, të cilat janë orientuar në sigurimin e ushqimit kualitativ. Këto janë të domosdoshme në secilën hallkë të zinxhirit të prodhimit të ushqimit.
-
[6 SETK]
Punë praktike
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 6/1
-
Sistemet e sigurimit të ushqimit
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t’u sigurojë studentëve njohuri themelore nga roli i mjekësisë veterinere në prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, lidhur me produktet e mishit, qumështit, vezëve etj., si dhe disa sisteme për sigurimin e ushqimit të prodhuar nga bimët. Do të trajtohen edhe parimet dhe konceptet e programit HACCP, masat preventive të cilat mund të ndërmerren për sigurimin dhe mbrojtjen e produkteve ushqimore etj..
-
Menaxhmenti operativ i zinxhirit të furnizimit
Lënda ka të bëjë me krijimin e prodhimeve dhe shërbimeve bujqësore dhe dërgimin e tyre te konsumatorët. Duke pasur parasysh se tërë kjo është veprimtaria plotë e organizatave, mund të konkludohet se menaxhmenti operativ ka vlerë të madhe në punën e organizatës. Prandaj, secili student duhet të ketë njohuri për rolin, qëllimet dhe aktivitetet e menaxhmentit operativ. Marketingu mund t’i gjejë konsumatorët dhe t’i informojë për prodhimin. Megjithatë, menaxhmenti operativ është ai që bart përgjegjësi për kënaqjen ose zhgënjimin e konsumatorëve nga të cilët varet tërë organizata.
-
Menaxhimi i prodhimit
Lënda ka të bëjë me prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe shërbimet. Temat e përfshira janë të lidhura me formimin e një produkti, me çmimet e përshtatshëme të produktit, duke bërë një proces të krijimit të një prodhimi të veçantë dhe të një teknologjie të nevojshme për prodhimin e tij.
-
Menaxhimi i rrezikut në agrobiznes
Lënda mbulon zhvillimet kryesore të koncepteve themelore dhe funksionet e kapitalit, ndërmjetësve të tregut, instrumenteve, parimet e organizimit dhe funksionimit, rolin e tyre në ekonomi në përgjithësi dhe në sistemin financiar të ekonomive kombëtare në veçanti. Këto tregje dhe instrumentet financiare janë të kohëve të fundit. Funksionojnë në ekonomitë e zhvilluara perëndimore. Pamja dhe zhvillimi i tyre e tyre inkurajon zhvillimin e sektorit real, përdorimin optimal dhe alokimin e burimeve, kursen ndikimin makroekonomik dhe vlerat.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 6/2