COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Përkthim dhe interpretim (2019/2020)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër në përkthim dhe interpretim
SETK: 60 (1 vit)
Vendimi:

Parashikohet  se në 5-10 vitet e ardhshme, Republika e Maqedonisë së Veriut sigurisht do të arrijë të bëhet anëtare e BE-së. Procesi i bashkimit dhe zhvillimit që do të rezultojë me pranim. Periudha më pas do ta rrisë në mënyrë të konsiderueshme nevojën për shërbime përkthimi dhe interpretimi në gjuhët maqedonase / shqip në gjuhët e BE-së (duke përfshirë anglishten/frëngjishten/gjermanishten). Ndërkohë, ndërmarrjet e biznesit dhe sektori turistik do të vazhdojnë të kenë nevojë për përkthyes dhe interpretues kompetentë, pastaj për dokumente dhe për mbledhje e konferenca; si rrjedhim i kësaj ka një nevojë tash dhe do të ketë edhe në të ardhmen në treg për përkthyes dhe interpretues të pavarur apo brenda institucioneve.

Fokusi kryesor i këtij programi pasdiplomik për përkthim dhe interpretim do të jetë për të hapur mundësi për përkthim për individët gjuha amtare e të cilëve është gjuha shqipe. Studentët e suksesshëm do të jenë në gjendje të përkthejnë në dhe prej shqipes/ maqedonishtes në anglisht si edhe në gjuhët frënge/gjermane. Si pasojë, programi i përmbush kërkesat e BE-së për kompetencë në të paktën dy gjuhët kryesore të BE-së: anglisht dhe frëngjisht/gjermanisht. Programi gjithashtu lidhet me misionin e Universitetit të EJL-së për forcimin e mundësive arsimore të komunitetit shqiptar në RMV. Njëherësh kështu sigurohet një mjedis mësimi Evropian, shumëgjuhësor dhe ndërkulturor.    

Elementet kryesore për mundësinë e punësimit të të diplomuarve në treg nga programi pasdiplomik përkthim dhe interpretim janë si më poshtë:

  • Studentët do të kenë kompetencë në gjuhën e tyre amtare plus dy gjuhë evropiane (anglisht dhe frëngjisht/gjermanisht). Kjo e përmbush kërkesën e BE-së për përkthyesit për të treguar kompetencë në më së paku dy gjuhë kryesore të BE-së.
  • Studentët do të mësojnë për çështjet politike dhe ekonomike në lidhje me funksionimin e BE-së gjatë studimeve të tyre në këto kurse: Përkthim për BE-në dhe organizatat ndërkombëtare, institucionet e BE-së dhe për fushat e buxhetimit dhe integrimit në BE dhe zgjerimi të këtij unioni.
  • Studentët do të marrin trajnim në përkthim për qëllime specifike duke përfshirë përkthime juridike, afariste dhe teknike.
  • Studentët do të jenë të detyruar të ndjekin praktikë në vende pune/stazh si pjesë e studimeve të tyre dhe kjo do të monitorohet dhe do të vlerësohet si pjesë e programit.
  • Programi u dedikohet studentëve gjuha amtare e të cilëve është gjuha shqipe apo gjuha maqedonase dhe për këtë arsye ai ofron mundësi për të dy gjuhët e komuniteteve brenda RMV.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka zotërim të plotë të më së paku dy gjuhëve: një gjuhë të Ballkanit (shqip/maqedonisht) dhe një gjuhë evropiane (anglisht/gjermanisht/frëngjisht);
  • Ka kuptim të thellë të çështjeve teorike në lidhje me fushën e përkthimit;
  • I njeh teknikat dhe metodat e përkthimit;
  • I ka zotëruar çështjet gramatikore dhe gjuhësore të ngritura gjatë projekteve dhe detyrave të  përkthimit;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Tregon kompetencë në përkthim konsekutiv dhe simultan;
  • Është në gjendje të gjejë ekuivalencë të përshtatshme për terme të vështira dhe formulime të pazakonta;
  • Mund të përdorë mjetet e përkthimit me ndihmën e kompjuterit;
  • Mund të përshtatet në kushtet e interpretimit për organizata të mëdha;
Aftësitë për të vlerësuar
  • Është në gjendje të bëjë gjykime të dalluara të zgjedhjes së fjalëve dhe strukturës së fjalisë gjatë bërjes së detyrave të përkthimit dhe interpretimit;
  • Bën gjykime lidhur me vështirësinë e mundshme të aspekteve të ndryshme të gjuhës në objektiv: ndërtimi i foljes dhe kohës, nyjat e shquara dhe të pashquara, parafjalët, kategoritë tjera gramatikore, shprehjet idiomatike, renditjet leksikore dhe formimi i fjalëve;
  • Aftësi për të identifikuar dhe përcaktuar një lëmi të studimit për përkthim për hulumtimin pasdiplomik;
  • Tregon ndjeshmëri për çështjet kulturore që mund të lindin në detyrat e përkthimit dhe interpretimit;
Aftësitë e komunikimit
  • Ka shqiptim të shkëlqyer të gjuhës në objektiv;
  • Mund të formulojë fjali dhe fraza në mënyrë të qartë dhe të rrjedhshme nga një gjuhë në tjetër;
  • Mund të shkruajë në mënyrë të qartë dhe të saktë gjatë përkthimit të teksteve të shkruara;
  • Kupton çështjet e tingëllimit gjuhësor dhe stilit në lidhje me detyrat e interpretimit;
Aftësitë e të mësuarit
  • Është në gjendje t’i vetëmonitorojë dhe t’i përshtatë metodat e përkthimit në përputhje me detyrat e veçanta që i ka;
  • Inicion dhe përfundon punë të pavarur hulumtuese të një standardi të lartë akademik brenda një periudhe të caktuar kohore;
  • Është i/e aftë për të përdorur aftësitë e hulumtimit për të marrë të dhënat e nevojshme të sfondit lidhur me detyrat e veçanta të përkthimit të natyrës teknike, akademike apo letrare.
  • Mund të përshtatë dhe të përdorë mjete përkthimi të ndihmuara nga kompjuteri që janë në zhvillim;

Semestri 1

  • [MTI-101] [6 SETK] Linguistika për Përkthyes (Gjuhë angleze)
    Qëllimi i linguistikës për përkthyes (Gjuhë angleze) është t’u mundësojë studentëve ta përmirësojnë kompetencën gjuhësore në gjuhën angleze dhe t’i rifreskojnë, t’i përforcojnë dhe t’i rishikojnë konceptet teorike gjuhësore si të zbatueshme në disiplinën e përkthimit. Ajo është e dizajnuar në veçanti për studentët për të cilët gjuha angleze është një gjuhë e dytë apo e tretë. Kjo lëndë do t’u japë një kuptim të thellë për strukturat gjuhësore të gjuhës në objektiv nga perspektiva e përkthyesit. Kjo lëndë po ashtu ka për qëllim ta studiojë një gjuhë dhe t’i krahasojë aftësitë e transferueshme të ndryshme gjuhësore nga gjuha burim në gjuhën në objektiv. Kjo lëndë do të rishikojë dhe do të fusë koncepte nga linguistika e aplikuar. Këto koncepte do të jenë të dobishme për përkthyesit në praktikën e tyre profesionale. Fushat e mbuluara përfshijnë morfologjinë, sintaksën, leksikologjinë, fushat semantike, kombinime fjalësh, kohezionin dhe analizën kontekstuale. Gjatë gjithë orëve do të jepen shembuj se si të kuptuarit e strukturës së gjuhës angleze informon procesin e përkthimit.
  • [MTI-103] [6 SETK] Përkthim për Qëllime Specifike
    Kjo lëndë trajton çështje të lidhura me përkthimin dhe interpretimin brenda një fushe të caktuar profesionale. Në fakt bëhet fjalë për përkthimin ekuivalent të lëndës të njohur mirë - anglishtja për qëllime specifike (AQS). Lënda ka për qëllim ta kombinojë teorinë dhe praktikën për t’iu qasur përkthimit nga pikëpamja e konteksteve profesionale të ‘botës reale’ ku terminologjia teknike dhe e specializuar ka nevojë të shndërrohet nga një gjuhë në një tjetër. Ajo ka për qëllim të shërbejë si një lëndë hyrëse në lidhje me çështjet dhe strategjitë e mundshme të përkthimit që duhet të përvetësohen gjatë përkthimit të teksteve të specializuara. Lënda do të prezantojë disa nga fjalët e specializuara të ligjit dhe rregullores, biznesit dhe financave, teknologjisë industriale dhe TI me qëllim të rritjes së burimeve terminologjike të studentëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet terminologjisë juridike nga anglishtja në gjuhën në objektiv dhe anasjelltas. Lënda do të vazhdojë përmes diskutimit teorik të konteksteve të ndryshme të përkthimit dhe të mjediseve sociale pranë përkthimit praktik të teksteve autentike të cilat do të shërbejnë për të ilustruar çështjet e përfshira. Një sesion tipik i orës do të përfshijë prezantimin dhe diskutimin e leximeve nga tekstet e kërkuara. Po ashtu këtu do të ketë edhe ushtrime të fokusuara dhe redaktim të kolegëve me krahasim dhe analiza të teksteve dhe dokumenteve të përkthyera.
  • [MTI-301] [6 SETK] Metodat e Hulumtimit në Studimet për Përkthim
    Kjo lëndë ka për qëllim që të trajnojë dhe përgatisë studentët për hulumtime të avancuara në studimet e përkthimit, në mënyrë specifike për tezën e tyre të magjistraturës, e cila është pika e kompletimit të programit pasdiplomik në përkthim dhe Interpretim. Ky modul ka për qëllim t’i përgatisë studentët të hulumtojnë dhe të shkruajnë një disertacion të magjistraturës apo koment (trajtesë) projekti në studimet e përkthimit/interpretimit. Ata do të mësojnë si të përdorin një sërë metodash të hulumtimit dhe mjeteve të kërkimit në bibliotekë. Studentët po ashtu do të mësojnë për karakteristikat specifike kapitull pas kapitullit të disertacioneve. Kjo lëndë do t’i pajisë studentët me shkathtësitë e nevojshme të hulumtojnë dhe të shkruajnë një tezë magjistrature në përkthim. Ajo do të mbajë mësim mbështetës në përgatitjen dhe shkrimin e tezës së magjistraturës. Ajo, gjithashtu, do t’i sugjerojë sferat e fushës të studimeve të përkthimit, ku hulumtimi i tanishëm është duke u ndërmarrë. Kjo do të lejojë hapësirë edhe për një hyrje në analizën krahasuese të përkthimit përmes vlerësimit krahasues të përkthimeve klasike dhe komentin që ka evoluar në këto si një rrugë e mundshme e kërkimit të të dhënave për tezën e magjistraturës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMTI-101-I] Gjuhë Gjermane 1
    • [EMTI-101-II] Gjuhë Gjermane 2
    • [EMTI-101-III] Gjuhë gjermane 3
    • [MTI-303] Teknologjitë për Përkthim
    • [EMTI-103] Institucionet e Bashkimit Evropian dhe Buxhetimi
    • [EMTI-104] Përkthimi Juridik, Afarist dhe Teknik
    • [EMTI-105] Integrimin në Bashkimin Evropian dhe Zgjerimi
    • [EMTI-106] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EMTI-107] Punë Praktike
    • [MIC-303] Globalizimi dhe Mediumet e Reja
    • [MTI-102] Metoda dhe Qasje të Studimeve për Përkthim
    • [MTI-201] Linguistika për Përkthyes (Gjuhë Shqipe/Maqedonase)
    • [MTI-202] Interpretimi Simultan/Konsekutiv
    • [MTI-302] Përkthimi për Bashkimin Evropian dhe Organizatat Ndërkombëtare
    • [MTI-203] Analiza Kontrastive
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe Multikulturalizmi
    • [MFE05] Komunikimi Profesional
    • [MFE11] Menaxhimi i Projekteve
    • [MFE12] Metodat e Optimizimit
    • [MFE13] Çështjet Etike dhe e Drejta në Teknologjitë e Informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të Drejtave të Nnjeriut
    • [MFE15] Аplikacionet e TI për Përpilimin e një Punimi Shkencor
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMTI-101-I] Gjuhë Gjermane 1
    • [EMTI-101-II] Gjuhë Gjermane 2
    • [EMTI-101-III] Gjuhë gjermane 3
    • [MTI-303] Teknologjitë për Përkthim
    • [EMTI-103] Institucionet e Bashkimit Evropian dhe Buxhetimi
    • [EMTI-104] Përkthimi Juridik, Afarist dhe Teknik
    • [EMTI-105] Integrimin në Bashkimin Evropian dhe Zgjerimi
    • [EMTI-106] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EMTI-107] Punë Praktike
    • [MIC-303] Globalizimi dhe Mediumet e Reja
    • [MTI-102] Metoda dhe Qasje të Studimeve për Përkthim
    • [MTI-201] Linguistika për Përkthyes (Gjuhë Shqipe/Maqedonase)
    • [MTI-202] Interpretimi Simultan/Konsekutiv
    • [MTI-302] Përkthimi për Bashkimin Evropian dhe Organizatat Ndërkombëtare
    • [MTI-203] Analiza Kontrastive
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe Multikulturalizmi
    • [MFE05] Komunikimi Profesional
    • [MFE11] Menaxhimi i Projekteve
    • [MFE12] Metodat e Optimizimit
    • [MFE13] Çështjet Etike dhe e Drejta në Teknologjitë e Informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të Drejtave të Nnjeriut
    • [MFE15] Аplikacionet e TI për Përpilimin e një Punimi Shkencor

Semestri 2

  • [MTI-400] [30 SETK] Punimi i Magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Kolegjiumi arsimor i studimeve pasdiplomike dhe nga Këshilli mësimor-shkencor i Fakultetit. Pas përgatitjes së versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komisionin prej tre anëtarësh, që e përgatit raportin, i cili mund të pranohet ose të refuzohet. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas mbrojtjes me sukses të tezës, studenti merr titullin – Magjistër në përkthim dhe interpretim.
Google+