Qëllimet kryesore të programit janë:
- Kontributi në tendencat e mjedisit jetësor që zhvillohen në shoqërinë tonë
- Nxitja e opinionit publik për të zgjidhur problemet mjedisore
- Kërkimi shkencor
Me përfundimin e këtyre studimeve studentët fitojnë 60 ECTS kredi, me çka mund të vazhdojnë studimet e ciklit të tretë. 60 ECTS kreditë e fituara do t’u mundësojnë studentëve të vazhdojnë studimet e tyre në ato institucione të arsimit të lartë në vend dhe jashtë vendit që kanë studime të harmonizuara, ekuivalente dhe/ose analoge sipas procesit të Bolonjës.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Proceset natyrore që ndodhin në mjedis.
- Temat e mjedisit si efekti serë, shiu i athtë, ndotja e ajrit.
- Rëndësia e veprimit efektiv për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Hulumtimet shkencore.
- Njohja e proceseve ekologjike, ekonomike dhe edukativo-arsimore.
- Ndjekja e vazhdueshme e trendeve shkencore botërore.
Aftësitë për të vlerësuar
- Njohja e koncepteve, strategjive dhe mundësitë e aplikimit të tyre në zgjidhjen e problemeve të caktuara në fushën e menaxhimit të mjedisit.
- Njohja e marrëdhënieve reciproke midis shoqërisë dhe mjedisit.
- Shkathtësitë në mbledhjen, përgatitjen, analizimin dhe prezantimin e të dhënave mjedisore të nevojshme për menaxhim.
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për të shkëmbyer në mënyrë të qartë gjetjet dhe propozimet duke i argumentuar dhe duke ofruar mbështetje racionale me njerëz profesionistë dhe joprofesionistë.
- Marrje e përgjegjësisë për rezultatet e përbashkëta, udhëheqje dhe inicim i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Përgatitja e pyetjeve të duhura që çojnë drejt një studimi dhe hulumtimi të suksesshëm.
- Përkufizimi i koncepteve të tilla themelore siç janë: mjedisi jetësor, shoqëria, zhvillimi dhe teknologjia, pastaj aplikimi i përvojave lokale, kombëtare dhe globale.
- Zhvillimi i hipotezave të bazuara në informacione të ekuilibruara, analiza kritike dhe sinteza të kujdesshme dhe testimi i tyre ndaj informacioneve të reja, bindjeve dhe përvojës personale.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Qëllimi i kësaj lënde është që të njohë studentët me rëndësinë e metodologjisë së kërkimit shkencor, njohjen e thelbit të kërkimit shkencor, metodologjinë e hulumtimit, procedurat dhe llojet e hulumtimit, etj. Vëmendje e veçantë i kushtohet referimit të duhur të nxënësve në thelbin e kërkimit shkencor, interpretimit, vlerësimit të rezultateve të hulumtimit dhe përgatitjes së punimit shkencor. Studentët gjithashtu njihen me procedurën dhe fazat e përgatitjes së tezës së magjistraturës.
-
[6 SETK]
Sistemet e informacionit për menaxhimin e mjedisit jetësor
Përfitimi i njohurive të përgjithshme në lidhje me teknologjitë e informacionit, rreziqet dhe ndikimet në mjedisin jetësor dhe shëndetin. Njohuritë specifike për teknologjitë e informacionit dhe mënyrat e vlerësimit të informacioneve dhe teknologjive nga aspekti ekonomik.
-
[6 SETK]
Burimet natyrore
Qëllimet e kësaj lënde janë:
- T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri për mjedisin jetësor, problemet me të cilat ballafaqohet, burimet natyrore, disponibilitetin dhe ripërtëritjen natyrore të tyre, ndotjen e burimeve dhe efektin tyre në mjedisin jetësor.
- Roli i njeriut si një faktor kyç në ndotjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.
- Krijimi i shprehive pozitive në lidhje me ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, vetëdijësimi mjedisor, ruajtja dhe mirëmbajtja e burimeve natyrore.
- Përfitimi i njohurive shtesë dhe të avancuara lidhur me politikat kombëtare dhe globale në sferën e mjedisit (burimet natyrore).
- Menaxhimi i burimeve natyrore si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm.
- Përfitimi i njohurive rreth Strategjisë nacionale te RM për përdorimin racional të burimeve natyrore për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Zhvillimi teknologjik dhe mjedisi jetësor
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t’u mundësojë studentëve të fitojnë shkathtësi më të gjëra për zhvillimin teknologjik dhe teknologjinë e avancuar që përdoret nga kompanitë botërore dhe se si ato ndikojnë në mjedisin jetësor.
-
E drejta mjedisore
Qëllimi i lëndës është:
• T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të avancuara për të drejtat mjedisore, duke filluar nga korniza ligjore ndërkombëtare e deri te ajo kombëtare.
• Studentët gjithashtu do të njoftohen më gjerësisht me legjislacionin ndërkombëtar, standardet dhe normat që duhet të zbatohen nga fusha e mjedisit jetësor.
• E drejta mjedisore, pra, do të mësohet si një disiplinë akademike, por edhe perspektivat e saj me problemet konceptuale teorike e praktike dhe me problemet me të cilat ballafaqohemi gjatë procesit të implementimit të së drejtës mjedisore.
• E gjithë kjo, pra, me qëllim të përfitimit të njohurive sa më të avancuara mbi të drejtën mjedisore.
-
Energjia dhe mjedisi jetësor
Qëllimi i lëndës është:
Përfitimi i njohurive të përgjithshme në lidhje me teknologjitë e energjisë, rreziqet dhe ndikimet në mjedisin dhe shëndetin. Njohuritë specifike për energjinë dhe ndryshimet klimatike dhe mënyrat e vlerësimit të teknologjive të energjisë në aspekt mjedisor dhe ekonomik. Së fundi, vënia e njohurive të fituara në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik.
-
Struktura institucionale dhe bashkëpunimi mbi mjedisin jetësor
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që të zhvillojë njohuritë rreth institucioneve vendim-marrëse nga fusha e mjedisit dhe zhvillimit të ekoturizmit, të njihen me strukturën institucionale, me bashkëpunimin reciprok të tyre dhe me bashkëpunimin me institucionet nga fushat e tjera.
-
Ekonomia dhe menaxhimi i mjedisit jetësor
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me mjetet ekonomike dhe metodat për analizimin e problemeve themelore të mjedisit jetësor. Paraqet kombinim të analizës teorike me diskutimet e disa politikave mjedisore. Në kuadër të kësaj lënde do të trajtohen edhe tema të analizës mikroekonomike dhe makroekonomike, problemet e shpenzimeve shoqërore, politika e përforcimit të përfitimeve nga mjedisi jetësor, etj.
-
Edukimi mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Kjo lëndë ka për qëllim që të rrisë vetëdijësimin dhe kulturën në fushën e mjedisit, përfitimin e njohurive, të vlerave, shkathtësive dhe krijimin e qasjes pozitive ndaj mjedisit jetësor, si një nga shtyllat themelore të zhvillimit të qëndrueshëm.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i menaxhimit të mjedisit jetësor.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit jetësor
Kjo lëndë ka për qëllim t’i aftësojë studentët që të njihen me ndërveprimin e organizmave dhe të mjedisit të tyre, me mënyrat e ndotjes e të mbrojtjes prej sak dhe me mundësitë për përfshirjen aktive në mbrojtjen e mjedisit. I përgatit studentët me studime bashkëkohore dhe kujdeset për përsosje profesionale nga fusha e mjedisit jetësor.
-
Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregojë studentëve elementet teknike, strukturën e tekstit dhe përpunimin e një punimi shkencor.
• T’u mundësojë të fitojnë njohuri dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI, të nevojshëm për përgatitjen e punimeve shkencore.
• Zbatimin praktik të këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimeve individuale të studentit.
-
Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregojë studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimit, përpunimit, zbatimit përmes analizave dhe publikimit të të dhënave.
• T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe shkathtësi nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Zbatimin praktik të këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, raportet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.