Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe me dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- T’i zbatojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve, t’i analizojnë çështjet komplekse nga sfera e biznesit, financave, menaxhimit dhe marketingut,
- T’i njohin dhe t’i caktojnë problemet dhe çështjet sipas rëndësisë së tyre,
- T’i mbledhin dhe t’i sintetizojnë të dhënat nga literatura profesionale në gjuhën shqipe, maqedonase dhe në gjuhën angleze (burimet ndërkombëtare),
- T’i identifikojnë alternativat e mundshme për probleme specifike dhe të implementojnë zgjidhje praktike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike për politikat aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim i tendencve të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe të ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe e përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre që kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
-
[6 SETK]
Ekonomia e avancuar
Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit brenda ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmëria, sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: prodhimin bruto të vendit, inflacionin, papunësinë, kursimin, investimet, kursin devizor etj.. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrën e karakterin e politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti strategjik
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët ta kuptojnë procesin e sjelljes së vendimeve, përkatësisht si menaxherë të ardhshëm, në mënyrë efektive të sjellin vendime të duhura afariste. Kjo materie mësimore mundëson që studentët të afrohen me qasjen themelore sistematike, analizën sistematike, teorinë e informacionit dhe teorinë e sistemit të informacionit, të cilat gjerësisht studiohen në vitet e ardhshme studimore. Sjellja e vendimeve është pjesë qenësore e profesionit të menaxherit. Gjatë realizimit të ushtrimeve, studentët praktikojnë punë individuale dhe ekipore. Në këtë mënyrë i afrohen organizimit real dhe aftësimit të zgjidhjes së dejtë të problemeve afariste.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
Lëndë zgjedhore të lira
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
• T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Statitika aplikative
Përmes kësaj lënde studentët do t’i kuptojnë dhe do t’i zbatojnë elementet e statistikës deskriptive, teorinë e gjasës të ndjekur me gjasën dhe shpërndarjen e kopjeve, llogaritjen e parametrave shpërndarëse, llogaritjen dhe kontrollimin e hipotezave statistike, testimin e hipotezave, analizën e variantit, analizat lineare dhe analizat e serive kohore, regresionin dhe korrelacionin e thjeshtë linear.
-
Marketingu ndërkombëtar
Marketingu ndërkombëtar është një ndër disiplinat më të reja shkencore të ekonomisë afariste, e cila nga këndi specifik i vëzhgon dhe analizon aktivitetet ndërkombëtare të marketingut të ndërmarrjes. Në kuadër të kësaj lënde studiohen fenomenet dhe proceset e shumta, të cilat sot janë të pranishme në ekonominë botërore dhe, të cilat, vënë në pah se qasjet tradicionale ngadalë, por me hapa të sigurt zënë vend në histori. Në vendin e tyre lind bota, e cila ekonomikisht është në ndërvarësi dhe e cila nuk njeh kurrfarë kufijsh politik, të cilët me një fjalë quhen shtete. Me mësimin e materies fitohen njohuri se të gjithë parametrat ekonomikë patjetër duhet të orientohen në drejtimin, në të cilin zhvillohet ekonomia ndërkombëtare dhe tregu botëror. Njohuritë e fituara nga marketingu ndërkombëtar dhe zbatimi i tyre në praktikë do të na afrojnë me ndërmarrjet e suksesshme dhe vendet e suksesshme, të cilat dinë se ç’duan nga burimet e veta dhe ekonomitë e veta në kontekst me tregun botëror.
-
Menaxhmenti ndërkombëtar
Objektivat e lëndës janë:
* Analiza e problemeve themelore të ekonomisë ndërkombëtare;
* Diskutimi i marrëdhënieve midis biznesit vendas dhe atij ndërkombëtar;
* Vlerësimi i faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në menaxhmentin ndërkombëtar;
* Kompletimi i një analize SWOT të kompanive të ndryshme ndërkombëtare dhe përcaktimi i tregjeve të reja globale;
Semestri 2
-
[6 SETK]
Kërkimet e tregut
Studimi i nevojave të informacioneve të marketingut dhe burimeve përfshin grumbullimin dhe zgjerimin e të dhënave primare dhe sekondare. Përkufizimi i problemit, dizajni i studimit, teknikat provuese, grumbullimi dhe analiza e të dhënave, pasqyra e përgjithshme e metodave për matjen e reagimeve të klientëve, për karakteristikat e projektit, efektivitetin e reklamimit dhe devizat tjera promovuese, janë pjesë të rëndësishme të studimit.
-
[6 SETK]
Zhvillimi teknologjik dhe globalizimi
Lënda i dedikohet njohjes së studentëve me proceset bashkëkohore teknologjike, si pjesë e globalizimit të ekonomisë botërore dhe ndikimi i tyre në ekonominë kombëtare. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: karakteristikat e zhvillimit bashkëkohor teknologjik, domenet themelore të ndryshimeve teknologjike, efektet ekonomike dhe ndryshimet teknologjike, globalizimi i ekonomisë botërore, bartësit e ndryshimeve teknologjike dhe ekonomike në kohën e globalizimit, politikat e zhvillimit teknologjik në Republikën e Maqedonisë.
-
[6 SETK]
Konceptet dhe politikat bashkëkohore makroekonomike
Qëllimi i lëndës është prezantimi i koncepteve dhe politikave dominuese makroekonomike, ndikimi i tyre gjatë realizimit dhe zbatimit të politikës makroekonomike në disa vende. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: bazat mikroekonomike të koncepteve dhe politikave makroekonomike, politikat makroekonomike keynesiane dhe neokeynesiane, monetarizmi dhe politikat makroekonomike, makroekonomia e re klasike, teoria e zgjedhjes publike dhe politikat makroekonomike, ekonomia e re keynesiane dhe politikat makroekonomike, konfrontimi i koncepteve dhe politikave bashkëkohore makroekonomike me faktet e jetës reale ekonomike, konceptet makroekonomike dhe implikacionet e tyre në disa vende.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 2
Lëndë zgjedhore të lira
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
• T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2
-
Statitika aplikative
Përmes kësaj lënde studentët do t’i kuptojnë dhe do t’i zbatojnë elementet e statistikës deskriptive, teorinë e gjasës të ndjekur me gjasën dhe shpërndarjen e kopjeve, llogaritjen e parametrave shpërndarëse, llogaritjen dhe kontrollimin e hipotezave statistike, testimin e hipotezave, analizën e variantit, analizat lineare dhe analizat e serive kohore, regresionin dhe korrelacionin e thjeshtë linear.
-
Marketingu ndërkombëtar
Marketingu ndërkombëtar është një ndër disiplinat më të reja shkencore të ekonomisë afariste, e cila nga këndi specifik i vëzhgon dhe analizon aktivitetet ndërkombëtare të marketingut të ndërmarrjes. Në kuadër të kësaj lënde studiohen fenomenet dhe proceset e shumta, të cilat sot janë të pranishme në ekonominë botërore dhe, të cilat, vënë në pah se qasjet tradicionale ngadalë, por me hapa të sigurt zënë vend në histori. Në vendin e tyre lind bota, e cila ekonomikisht është në ndërvarësi dhe e cila nuk njeh kurrfarë kufijsh politik, të cilët me një fjalë quhen shtete. Me mësimin e materies fitohen njohuri se të gjithë parametrat ekonomikë patjetër duhet të orientohen në drejtimin, në të cilin zhvillohet ekonomia ndërkombëtare dhe tregu botëror. Njohuritë e fituara nga marketingu ndërkombëtar dhe zbatimi i tyre në praktikë do të na afrojnë me ndërmarrjet e suksesshme dhe vendet e suksesshme, të cilat dinë se ç’duan nga burimet e veta dhe ekonomitë e veta në kontekst me tregun botëror.
-
Menaxhmenti ndërkombëtar
Objektivat e lëndës janë:
* Analiza e problemeve themelore të ekonomisë ndërkombëtare;
* Diskutimi i marrëdhënieve midis biznesit vendas dhe atij ndërkombëtar;
* Vlerësimi i faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në menaxhmentin ndërkombëtar;
* Kompletimi i një analize SWOT të kompanive të ndryshme ndërkombëtare dhe përcaktimi i tregjeve të reja globale;
Semestri 3
-
[6 SETK]
Biznesi ndërkombëtar
Qëllimi i lëndës është që studentët të jetë në gjendje :
* Ta kuptojnë dallimin midis krijimit global, mirëmbajtjes dhe modifikimit në krahasim me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar;
* Të fitojnë dituri për të kryer një analizë kosto-përfitim nga një perspektivë globale.
* Të kryejnë analiza SWOT për kompanitë e ndryshme ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje të mësojnë për tregjet e reja globale.
* Ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe përdorimin e komunikimit global;
* Të përcaktojnë dhe përdorin strategji për vlerësimin e ndërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture), unifikimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të fitojnë qasje në tregjet e reja.
* Të sjellin vendim në lidhje me zgjidhjet e segmentimit të tregut dhe mënyrat për të hyrë në to.
-
[6 SETK]
Ekonomia ndërkombëtare
Qëllimi kryesor i lëndës është të prezantohen tendencat moderne në ekonominë ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në ekonomitë nacionale. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: hyrje në ekonominë ndërkombëtare, tendencat bashkëkohore të globalizimit të rrjedhave ekonomike ndërkombëtare, zhvillimi teknologjik dhe ndryshimet strukturore në ekonominë botërore, bazat teorike të ekonomisë ndërkombëtare, politika e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, problemi i detyrueshmërisë së tepërt të vendeve në zhvillim, politika makroekonomie në kushtet e ekonomisë së hapur, problemet ekonomike ndërkombëtare të vendeve në tranzicion, vendi i Republikës së Maqedonisë në ekonominë ndërkombëtare.
-
[6 SETK]
Financat ndërkombëtare
Objektivat e lëndës janë:
* Të kuptohet si funksionojnë tregjet financiare ndërkombëtare;
* Të ndërtohen njohuri për faktorët që e përcaktojnë kursin e këmbimit;
* Të krahasohen metoda të ndryshme për sigurimin e kursit të këmbimit;
* Të kuptohet thelbi i sistemit monetar ndërkombëtar;
* Të ndërtohen njohuritë e financave ndërkombëtare dhe ato të përdorimit të komunikimit global.
* Të përcaktohen dhe përdoren strategji për vlerësimin e ndërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture),për unifikimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të fitohet qasja në tregjet e reja;
* Të kuptohet roli dhe rëndësia e bilancit të politikës makroekonomike të vendit;
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 3
-
Teoria e lojës
Lënda synon ta përmirësojë aftësinë strategjike vendim-marrëse të studentëve në situata konkurruese në të cilën vlerësimi i tyre për rezultatin e një veprimi varet jo vetëm nga zgjedhjet që bëjnë ata, por edhe nga zgjedhjet e bëra nga të tjerët. Ne përqendrohemi në një metodë analitike e cila rrjedh nga teoria e lojës dhe e cila ofron një kornizë rigoroze analitike për strukturimin e situatave konkurruese, identifikimin e alternativave, duke zgjedhur mes tyre. Qasja themelore do të jetë thyerja e kompleksitetit në copa, përdorimi i mjeteve lojëra teorike për të analizuar pjesët dhe pastaj grumbullimi i pjesëve në një kuptim logjik koherent. Qëllimi ynë është që studentët të bëhen krijues më të mirë strategjikë vendim-marrës kur të përballen me sfidat konkurruese. Objektivat tona kryesore do të jenë përdorimi i koncepteve të teorisë së lojës dhe i mjeteve për identifikimin, diagnostifikimin dhe analizimin e sfidave konkurruese me të cilat përballen firmat në industri dinamike dhe zbatojnë konceptet e teorisë së lojës dhe mjetet e zhvillimit të strategjive për përparësinë konkurruese. E gjithë kjo do të bëhet duke analizuar lojëra të ndryshme.
-
Menaxhimi i korporatave
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri rreth rrjedhave të gjithmbarshme të administrimit të korporatave bashkëkohore, me tendencë që njohuritë teorike botërore të ndërlidhen me realitetin e funksionimit të shoqatave aksionare në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të kësaj lënde do të përfshihen aspektet siç janë: korniza e përgjithshme teorike për korporatat dhe llojet e korporatave, pronësia ndaj korporatave dhe ndarja e tyre, mënyra e funksionimit të bordit të drejtorëve, roli dhe detyrimet e bordit të drejtorëve në procesin e sjelljes së vendimeve kryesore në kuadër të korporatës, mënyra e funksionimit të bordit të drejtorëve në kuadër të sistemit të administrimit korporativ në Republikën e Maqedonisë.
-
Strategjitë e eksportit dhe politika e konkurrencës
Lënda i njofton studentët me ndikimin e strategjive eksportuese dhe me politikën e konkurrencës ndaj trendeve të ardhshme zhvillimore të ekonomive kombëtare dhe ndaj aftësisë së subjekteve ekonomike në qasjen konkurruese në ekonominë ndërkombëtare. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: nevoja strategjisë së përfshirjes në MEO, strategjitë eksportuese rajonale, strategjitë eksportuese të orientuara në vendet në zhvillim, strategjitë specifike të vendeve të industrializuara, determinantet e strategjisë eksportuese të kompleksit agro-industrial të Maqedonisë.
-
Menaxhimi i cilësisë totale
Qëllimi i lëndës është që t’i aftësojë studentët që ta kuptojnë thelbin e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde, do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, si dhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, duke filluar nga autorët klasik, perëndimorë dhe japonez. Lëndë e mësimit do të jenë elementet e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme. Do të analizohen teknikat më të rëndësishme të lidhura me menaxhmentin e cilësisë së përgjithshme, si dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 4

Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli-Mësimoro Shkencor i Fakulteti. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli Mësimoro-Shkeconr formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimoro-Shkecor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.