Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Turizmi i qëndrueshëm (120 SETK)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
SETK: 120 (2 vite)
Vendimi:

Fakulteti, duke pasur parasysh interesin e studentëve dhe përvojat e fakultetit, ka zhvilluar një program studimi me objektivat e mëposhtme: studenti të përfitojë njohuri të përgjithshme dhe të kuptojë lëndët në fushën e turizmit, sidomos konceptin dhe përmbajtjen e turizmit të qëndrueshëm, si dhe përgatitjen e nxënësve për të planifikuar një turizëm të qëndrueshëm, të jenë në gjendje të kuptojnë mjedisin dhe qëndrueshmërinë e turizmit, si dhe menaxhimin e klientëve në turizëm. Programi turizmi i qëndrueshëm ka një qëllim parësor të pajisë studentët me njohuritë e turizmit në funksion të rritjes së vetëdijësimit për mjedisin dhe realizimin e  turizmit të qëndrueshëm. Programi u ofron studentëve njohuri të gjerë në fushën e biznesit dhe turizmit dhe ofron një ndikim në shoqërinë globale.

Pas diplomimit studentët do të jenë në  gjendje:
 
  • Të njohin, të përcaktojnë dhe të dallojnë prioritetet dhe çështjet e ndryshme në fushën e turizmit dhe të biznesit sipas rëndësisë së tyre, të zbulojnë nevojat dhe asetet e shoqërisë, 
  • Të posedojnë aftësi ndërpersonale, gjuhësore, analitike, organizative dhe komunikuese, 
  • Të identifikojnë zgjidhjet e mundshme alternative për probleme të veçanta dhe të bëjnë një zgjedhje të bazuar në metoda dhe procedura  që kanë të bëjnë me ta, 
  • Të jenë të përfshirë aktivisht në stërvitjen e politikave sektoriale dhe mikro-ekonomike rajonale, 
  • Të angazhohen në punë individuale dhe grupore në kërkim për një turizëm të qëndrueshëm, 
  • Të mbledhin informacione në lidhje me çdo aspekt të sektorit dhe kështu të kontribuojnë në përpjekjet shkencore për një kuptim më të mirë rreth fenomeneve që ndodhin në këtë sektor në nivel vendor, mikro apo makro-rajonal, 
  • Të jenë në gjendje të përmirësojnë cilësinë e menaxhimit të ndërmarrjeve turistike në vend; 
  • Të kenë përgatitje të studimeve të fizibilitetit për investime në këtë rajon dhe për të vlerësuar mundësit e tregut për  investime që dalin nga ky sektor; 
  • Të kenë përgatitj të llojeve të ndryshme të festave, turneve individuale, etj. 
  • Të jenë të përgatitur për zhvillimin e rrjetit të integruar të relacioneve ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe të klientëve.
 
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Demonstrojnë njohuri dhe të kuptuarit e lëndëve nga fusha e turizmit dhe qëndrueshmërinë e tij; 
  • Demonstrojnë njohuri dhe të kuptuarit e çështjeve të turizmit, si: zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, ndikimet mjedisore të turizmit, parimet e turizmit të qëndrueshëm, eko-turizmi dhe turizmi i qëndrueshëm, studimet e rasteve për praktikat e turizmit të qëndrueshëm, etj 
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aplikimi i njohurive të tyre dhe të kuptuarit e  industriaë së turizmit duke zgjidhur problemin në mjedise turistike të reja ose të panjohura; 
  • Hulumtimi i tregut të turizmit duke i analizuar nevojat e tyre dhe menaxhimin e planeve turistike, marrëdhëniet, destinacionet, çmimet, aktivitetet promovuese, si dhe shitjet; 
  • Punësimi në industritë turistike si dhe sektorët privatë që veprojnë në tregun turistik; 
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Vlerësimi implikimeve të marketingut për turizmin e qëndrueshëm si dizajnimi i shërbimeve, strategjitë të çmimeve, i mediave, pastaj promovimi efektiv dhe kënaqësia e konsumatorëve në një mënyrë sistematike dhe kreative; 
  • Vlerësimi i kushteve në mënyrë që të planifikojnë prodhimet ose shërbimet, për të koordinuar aktivitetet e marketingut në kuadër të kompanisë turistike si dhe kontrollimin dhe monitorimin e këtyre aktiviteteve të vazhdueshme në kuadër të kompanisë; 
  • Të menduarit në mënyrë kritike mbi çështjet e marketingut (produkti, çmimi, promovimi, njerëzit) si dhe situata e biznesit në mjediset e turizmit. 
 
Aftësitë e komunikimit
  • Drejtimi dhe inicimi i  aktiviteteve strategjike si dhe planet turistike; 
  • Zgjidhja e mjeteve të duhura të komunikimit, për produktin, promovimin dhe shitjen e produkteve / shërbimeve; 
  • Shpërndarja dhe  transferimi i njohurive të brezave të rinj në fushën e turizmit të qëndrueshëm. 
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Identifikimi i nevojës personale, dhe zgjidhja e burimeve të duhura për të mësuar njohuri të mëtejshme dhe veorimi i pavarur; 
  • Fitimi i njohurive dhe shkathtësive të reja autonome; 
  • Kryerja e nismave të pavarura duke studiuar nevojat e tregut në mënyrë që të përmbushin nevojat e konsumatorëve dhe dëshirat.
 

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi kryesor i këtij kursi është që të zhvillojë metoda hulumtuese dhe teknika që përdoren në studimet e turizmit. Ky kurs do t’i ndihmojë nxënësit që të përmirësojnë aftësitë e tyre analitike dhe përdorimin e metodave kërkimore të ndryshme në fushën e turizmit. Fokusi do të jetë në çështjet e aplikimit të metodave hulumtuese, që komuniteti i biznesit përballet në fushën e turizmit si në tregun e brendshëm ashtu edhe në tregun global. Gjithashtu, ky kurs do të shqyrtojë rolin e metodave kërkimore, justifikimin si dhe aplikimin e tyre në fushën e turizmit. Kjo lëndë do të mundësojë studentët të përdorin teknika të ndryshme analitike dhe metoda për hulumtimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me turizmin.
  • [6 SETK] Kontabiliteti financiar për turizëm
    Qëllimi i studimit të kësaj lënde është që t’i ndihmojë studentët për të kuptuar thelbin e kontabilitetit. Lënda kontabiliteti financiar lidhet me bazat e kontabilitetit financiar. Kjo lëndë u prezanton studentëve fushën e kontabilitetit financiar dhe mbulon fushat e mëposhtme: kontabilitetin e përgjithshëm, pasqyrat financiare - bilancin e gjendjes dhe të suksesit, raportet financiare të të ardhurave, ecurinë e parave si dhe pasqyrën e ndryshimeve në kapital të pronësisë, të aktiveve dhe detyrimeve e kështu me radhë.
  • [6 SETK] Politikat zhvillimore të turizmit
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që të zhvillojë idetë themelore në lidhje me politikat dhe planifikimin e zhvillimit të turizmit. Kjo lëndë do t’i ndihmojë studentët për të përmirësuar aftësitë e tyre analitike dhe përdorimin e strategjive të ndryshme për zhvillimin e politikave të turizmit. Fokusi do të jetë në çështjet e politikave për zhvillimin e turizmit, me të cilat përballet komuniteti i biznesit në fushën e turizmit si në tregun e brendshëm ashtu edhe në tregun global. Gjithashtu, kjo lëndë do të shqyrtojë politikat e ndryshme, planifikimin dhe strategjitë si dhe zbatimin e tyre në zhvillimin e turizmit. Kjo lëndë do t'u mundësojë nxënësve të jenë të vetëdijshëm për zhvillimin e politikave aktuale dhe të ardhshme si dhe planifikimin e turizmit në çdo fushë.
  • [12 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    Lëndë zgjedhore të lira
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 2

  • [6 SETK] Marketingu i destinacioneve turistike
    Qëllimi i këtij kursi është që t’i njohë studentët me konceptin e marketingut të destinacioneve turistike, me specifikat e marketingut si dhe me menaxhimin e shërbimeve turistike, me marketingun e brendshëm, të jashtëm, të integruar si pjesë përbërese e marketingut të integruar në shërbimet në turizëm, pastaj me kuptimin dhe qasjet e ndryshme për monitorimin e kënaqësisë së përdoruesve të shërbimeve dhe cilësisë së shërbimit dhe, përfundimisht edhe me rolin dhe rëndësinë e teknologjisë së re (internetit) në komunikim, në dizajnim, në ofertë si dhe me komunikimin në shërbimet turistike.
  • [6 SETK] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    Qëllimi i lëndës menaxhimi me burimet njerëzore është për t’i njohur studentët me rëndësinë dhe rolin e menaxhimit të burimeve njerëzore në organizatat e bizneseve bashkëkohore. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njihen me procesin e burimeve njerëzore si në teorinë gjithashtu edhe në praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore.
  • [9 SETK] Lëndë zgjedhore 2/1
    • Menaxhimi i kualitetit në turizëm dhe në industrinë e hotelierisë
    • E drejta biznesore
    • Turizmi rural në Republikën e Maqedonisë
    • Eko Turizmi në Republikën e Maqedonisë
  • [9 SETK] Lëndë zgjedhore 2/2
    • Menaxhimi i kualitetit në turizëm dhe në industrinë e hotelierisë
    • E drejta biznesore
    • Turizmi rural në Republikën e Maqedonisë
    • Eko Turizmi në Republikën e Maqedonisë

Semestri 3

  • [6 SETK] Strategjitë e marketingut për zhvillimin e turizmit
    Strategjitë e marketingut për zhvillimin e turizmit do të përgatisin studentët që të përdorin dhe të menaxhojnë 4P-të në turizëm, në mënyrë që të jenë në gjendje për të hartuar elemente optimale të marketingut, etj., si produktet, çmimet, promovimin dhe metodat e shpërndarjes me të cilat kompanitë përballen. Zgjidhjet në Marketing përfshijnë analiza të kujdesshme të situatës, përdorimin inteligjent të kërkimit, si dhe parimet e marketingut. Qëllimi i kësaj lënde është që të kuptohet kompleksiteti i vendimeve në strategjitë e marketingut për zhvillimin e turizmit, si dhe kornizat për analizën e tregjeve, konsumatorët, konkurrentët si dhe konceptet integruese me planin origjinal të marketingut.
  • [6 SETK] Menaxhimi i kapaciteteteve turistike në R. të Maqedonisë
    Lënda menaxhimi i objekteve turistike në Republikën e Maqedonisë ka për qëllim të përgatisë studentët me njohuri specifike në lidhje me menaxhimin e objekteve turistike, me theks të veçantë për administrimin e objekteve turistike në Republikën e Maqedonisë. Duke marrë parasysh natyrën e lëndës, ajo do të jetë krejtësisht praktike dhe vëmendje e veçantë do t'u jepet situatave praktike me të cilat ballafaqohen organizatat e biznesit në fushën e turizmit në Maqedoni.
  • [9 SETK] Lëndë zgjedhore 3/1
    • Turizmi dhe relacionet ndërkulturore
    • Menaxhimi i klienteve në turizëm
    • Inovacionet në turizëm
    • Marketingu i shërbimeve
  • [9 SETK] Lëndë zgjedhore 3/2
    • Turizmi dhe relacionet ndërkulturore
    • Menaxhimi i klienteve në turizëm
    • Inovacionet në turizëm
    • Marketingu i shërbimeve

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli-Mësimoro Shkencor i Fakulteti. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli Mësimoro-Shkeconr formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimoro-Shkecor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Turizëm.
Google+