Programi: |
Agrobiznesi i qëndrueshëm |
| Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
| Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
| SETK: | 120 (2 vite) |
| Vendimi: |
Duke u nisur nga interesi i studentëve dhe nga fakti se si është zhvilluar përvoja e deritanishme e fakultetit, ky program studimor ka përsynim që studentët të pajisen me njohuritë përkatëse nga fusha e agrobiznesit në përgjithsi dhe agrobiznesit të qëndrueshëm në veçanti, si dhe të aftësohen për të zhvilluar dhe për të propozuar politika të reja në këtë fushë. Ky program interdisciplinar u ofron studentëve njohuri të thelluara nga lëmi i agrobiznesit dhe ndikimi i tij në shoqërinë globale. Ky program është përqendruar në disa fusha të lidhura me qëndrueshmërinë e agrobiznesit, si ekonomia e agrobiznesit, formulimi i strategjive agrikulturale si dhe analiza e mjedisit të agrobiznesit.
Qëllimet e programit:
Pas përfundimit të studimeve studentët do të jenë në gjendje:
- Të promovojnë një shkallë më të lartë të përgjegjësisë rreth ndikimeve mjedisore, socio-kulturore dhe ekonomike të agrobiznesit;
- Të posedojnë njohuri përkatëse rreth ballafaqimit me pasojat negative nga mangësitë e agrobiznesit vendor;
- Të kenë të zhvilluar sensin mbi qëndrueshmërinë e agrobiznesit;
- Të disponojnë me aftësi dhe njohuri kritike rreth koncepteve shkencore dhe praktike në fushën e agrobiznesit;
- Të bëjnë inkorporimin e parimeve të agrobiznesit të qëndrueshëm në menaxhimin dhe zhvillimin e agrobiznesit dhe produkteve.
Në kuadër këtij drejtimi, studentët pajisen me njohuri nga të gjitha fushat relevante që kanë të bëjnë me agrobiznesin, zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive teknike, ndërpersonale, strategjike, analitike dhe komunikuese, si dhe ndikimin e tyre në shoqërinë globale. Studentët e diplomuar në këtë drejtim, përvetësojnë njohuri themelore për ndryshimet ekonomike, politike, shoqërore dhe teknologjike, të cilët janë në gjendje të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të punës. Ata janë të aftë për të qenë të suksesshëm në kushtet e lira demokratike në ekonominë e tregut, duke u përfshirë në tregun ndërkombëtar të punës, të aftë për të menaxhuar me kompanitë publike dhe private për të përmirësuar menaxhimin e agrobiznesit në vend, të aftë profesionalisht dhe kompetentë për të marrë pjesë në proceset integruese të vendit në Bashkimin Evropian.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të demostrohet dituri dhe kuptim nga lëmi i agrobiznesit të qëndrueshëm në suaza të lëndëve që janë pjesë e këtij programi studimor;
- Të demonstrohet dituri dhe kuptim mbi çështjet e ndryshme të agrobiznesit si: zhvillimi i qëndrueshëm i agrobiznesit, impaktet mjedisore të agrobiznesit, parimet e agrobiznesit etj.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aplikim i diturive nga fusha e agrobiznesit duke u ballafaquar me problem përkatëse në mjedise të reja;
- Studime të pavarura të tregut të agrobiznesit duke analizuar nevojat e tregut, planet për zhvillim, relacionet, destinacionet, çmimet, aktivitetet promovuese dhe shitjet; Independently research the agribusiness market by analyzing their needs and managing plans, relations, destinations, prices, promotional activities, and sales;
- Punë në fushën e agrobiznesit;
- Përpilim dhe dizejnim i planeve si dhe zbatim i studimeve përkatëse të tregut me qëllim të sigurimit të të dhënave autentike për zhvillim të strategjive të agrobiznesit.
Aftësitë për të vlerësuar
- Evaluim dhe shqyrtim i imlikacioneve të marketingit në fushën e agrobiznesit si dizejnim i shërbimeve, strategji të vendosjes së çmimit, vlerësim i mediave, promocion efektiv si dhe satisfaksion i konsumatorëve në mënyrë sistematike dhe kreative;
- Vlerësim i kushteve të tregut (pjesëmarja në treg, konsumatorët e targetuar, mjedisi) me qëllim të planifikimit të produkteve ose shërbimeve, koordinimit të aktiviteteve të marketingut në sektorin e agrobiznesit si dhe kontroll e monitorim në kontinuitet të aktiviteteve të tilla në suaza të kompanisë;
- Mendim kritik mbi çështjet e marketingut (produkti,çmimi,vendi, promocioni, njrëzit) si dhe situatat biznesore në mjedisin e agrobiznesit.
Aftësitë e komunikimit
- Prezantim i strategjive dhe planevetë marketingut në suaza të organizatës para audiencës nga institucione dhe organizata të ndryshme, paralelishtë me shfrytëzimin e mediave dhe formave përkatëse të të shprehurit;
- Uhëheqje dhe inicim i aktiviteteve në fushën e planeve dhe strategjive turistike;
- Përzgjedhje e metodave më të mira të komunikimit gjatë prodhimit, promovimit dhe shitjes së produkteve/shërbimeve;
- Transfer i diturive te gjeneratat e reja në fushën e agrobiznesit të qëndrueshëm.
Aftësitë e të mësuarit
- Identifikim i nevojave personale si dhe selektim i burimeve përkatëse për të mësuar si dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur;
- Sigurim autonom i diturive dhe shkathtësive të reja;
- Zbatim i pavarur i iniciativave personale përmes studimit të nevojave të tregut me qëllim të plotësimit të kërkesave dhe nevojave.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Synimi parësorë i kësaj lëndë është shtjellimi i metodave dhe teknikave të hulumtimit shkencore në fushën e agrobiznesit. Kjo lëndë do t’u ndihmojë studentëve t’i avansojnë aftësitë e tyre analitike dhë të implementojnë metoda të ndryshme hulumtuese në fushën e agrobiznesit. Fokusi do të vendoset në çëshjet që kanë të bëjnë me zbatimin e metodave të hulumtimit në realitetin e tregut vendor dhe ndërkombëtar. Krahas kësaj, përmes kësaj lënde, do të analizohet roli i metodave hulumtuese, arsyeshmëria teknike e tyre si dhe mundësitë për aplikimin e tyre në fushën e agrobiznesit. Kjo lëndë do t’u mundësojë studentëve të shfrytëzojnë teknika dhe metoda të ndryshme analitike gjatë studimeve të tyre në fushën e agrobiznesit.
-
[6 SETK]
Menaxhimi në agrobiznes
Përmes kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuri specifike mbi ndryshimet rurale dhe menaxhimin me to. Duke pasur parasysh natyrën e problematikës, lënda do të jetë tërësisht e orientuar drejt praktikës së organizatave agrare.
-
[6 SETK]
Ndryshimet klimatike
Kjo lëndë përfshin, pos tjerash, studimin e mundësive për promovim të vetëdijes ekologjike si dhe mundësitë për zhvillimin e saj. Krahas kësaj do të analizohen dhe sistemi për menaxhim me ndryshimet klimatike si dhe rregullativa dhe dokumentet strategjike në fushën e ndryshimeve klimatike. Një ndërlidhëshmëri midis zhvillimeve klimatike dhe gjendjes socio-ekonomike do të bëhet në kontinuitet gjatë shtjellimit të lëndës.
-
[12 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
Semestri 2
-
[6 SETK]
Ekonomija e burimeve rurale
Synimi kryesor i kësaj lënde është shtjellimi i teorive të ndryshme për zhvillim rajonal duke pasur parasysh metodat përkatëse për analiza rajonale. Kjo lëndë do t’u ndihmojë studentëve në zhvillimin e aftësive të tyre analitike si dhe të shfrytëzojnë teorinë ekonomike për të analizuar zhvillimin rural dhe rajonal. Ndonëse fokusi i lëndës është në teknikat e analizës së zhvillimit rural dhe rajonal, një rëndësi e duhur do t’u kushtohet dhe argumenteve pro dhe kundër intervenimit qeveritar në zhvillimin rural. Krahas kësaj do të analizohen dhe politikat e ndryshme, planifikimi dhe strategjitë dhe implementimi i tyre në fushën e ekonomisë së burimeve rurale. Kjo lëndë do të analizojë ndikimin e politikave të qeverisë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të mjediseve rurale.
-
[6 SETK]
Strategjitë për agrobiznes
Lënda strategjia për agrobiznes synon pajisjen e studentëve me nohuroi dhe aftësimin e tyre për të bërë zbatimin e elementeve thelbësore të analizës strategjike, zghjedhjen e strategjisë përkatëse në suaza të planeve fleksibël si dhe të nxitet mendimi kritik mbi problemet në pjesën e implementimit të strategjive. Kjo lëndë pra synoin nxitjen e mendimit kritik të studentëve lidhur me çështjet dhe problemet që kanë të bëjmë me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin turbulent dhe dinamik si dhe të kuptojnë që nuk ekziston vetëm një qasje e vetme për zhvillim të strategjisë.
- [9 SETK] Lëndë zgjedhore 2/1
- [9 SETK] Lëndë zgjedhore 2/2
Semestri 3
-
[6 SETK]
Marketingu në agrobiznes
Kjo lëndë u kushtohet mënyrave se si kompanitë bëjnë plotësimin e marketing qëllimeve të tyre përmes përcaktimit të tregut të targetuar me shfrytëzim të strategjive përkatëse të marketingut për një servisim të sukseshëm të tregut të tillë. Roli i marketingut dhe menaxhimit të marketingut në agrobiznes, ndërlidhëshmëria midis tregjeve të agrobiznesit, ndarja e tregut,, segmentimi i tregut, vlerësimi i kërkesës në treg, pozicionimi i produkteve bujqësore, kërkesa në treg, sjellja e konsumatorit, menaxhimi me elementet e marketing miksit, menaxhimi i politikës çmimore, menaxhim i politikës së distribiuimit dhe shitjes, menaxhimi i promocionit. Studentët njohtohen me elementet e procesit të menaxhimit dhe planifikimit të aktiviteteve të marketingut dhe planit të marketingut, me strategjitë e marketingut, taktikat e marketingut, organizimin e marketingut si dhe kontrollin e marketingut dhe implementimin e sukseshëm të saj në praktikë.
-
[6 SETK]
Kontabiliteti financiar për agrobiznes
Synimi i kësaj lënde është t’i ndihmojë studentët të kuptojnë esencën e kontabilitetit. Në suaza të kësaj lënde studentët pajisen me njohuri themelore rreth kontabilitetit financiar duke përfshirë, midis tjerash, edhe fushat në vijim: hyrje në kontabilitet, raportet financiare, raportet e rrjedhës së parasë, kapitali pronësor, mjetet dhe obligimet etj.
- [9 SETK] Lëndë zgjedhore 3/1
- [9 SETK] Lëndë zgjedhore 3/2
Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli-Mësimoro Shkencor i Fakulteti. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli Mësimoro-Shkeconr formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimoro-Shkecor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Agrobiznes i qëndrueshëm.