Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Agrobiznesi i qëndrueshëm

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Drejtimi i agrobiznesit të qëndrueshëm, ka për synim parësor t’i pajisë studentët me njohuri nga fusha e agrobiznesit, duke i aftësuar për të qenë kompetentë për të planifikuar politika të reja në këtë fushë, të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe për shoqërinë. Programi interdisiplinar i pajis studentët me njohuri të gjera nga fusha e agrobiznesit dhe me ndikimin e tij në shoqërinë globale. Ky program është fokusuar në agrobiznes, sjelljen e subjekteve të biznesit, aftësitë dhe operacionet. Programi është orientuar në zbatimin praktik të mjeteve, teknikave dhe koncepteve të tilla.

Drejtimi i agrobiznesit të qëndrueshëm ka për qëllim:

  • T’i përgatisë studentët në zhvillimin e sipërmarrësisë në fushën e agrobiznesit përmes shfrytëzimit të resurseve vendore të tokës dhe fuqisë punëtore njerëzore.
  • T’i përgatisë studentët që të ndërtojnë karrierë në sferën e agrobiznesit, por edhe në sektorin privat dhe joqeveritar, ta lidhë teorinë dhe praktikën që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore për ndryshimet ekonomike, politike, shoqërore dhe teknologjike, të cilat e ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të punës.
  • T’i rrisë aftësitë komunikuese dhe hulumtuese dhe të mundësojë fitimin e përvojave të reja në fushën e menaxhimit,  marketingut dhe ekonomisë.
  • Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë bazën e njohurive për afrimin me profesionet, të cilat janë në zhvillimin e vetëdijes për mjedisin jetësor dhe realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm me ndihmën e zhvillimit të bujqësisë.
  • Zhvillimin e MSP-së me veprimtari bujqësore, ballafaqimin e suksesshëm në konkurrencë dhe adaptimin ndaj rregullativave të BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve.
  • Të krijojë kuadër të aftë, i cili do t’i udhëheqë kompanitë publike dhe private, si kuadër i cili profesionalisht është i aftë të bëjë analiza të përgjithshme dhe specifike në fushën e agrobiznesit dhe t’i elaborojë dallimet dhe nevojat e shoqërisë në tërësi nga aspekti shkencor dhe praktik.

Në kuadër këtij drejtimi, studentët pajisen me njohuri nga të gjitha fushat relevante që kanë të bëjnë me agrobiznesin, zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive teknike, ndërpersonale, strategjike, analitike dhe komunikuese, si dhe ndikimin e tyre në shoqërinë globale. Studentët e diplomuar në këtë drejtim, përvetësojnë njohuri themelore për ndryshimet ekonomike, politike, shoqërore dhe teknologjike, të cilët janë në gjendje të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të punës. Ata janë të aftë për të qenë të suksesshëm në kushtet e lira demokratike në ekonominë e tregut, duke u përfshirë në tregun ndërkombëtar të punës, të aftë për të menaxhuar kompanitë publike dhe private për të përmirësuar menaxhimin e agrobiznesit në vend, të aftë profesionalisht dhe kompetentë për të marrë pjesë në proceset integruese të vendit në Bashkimin Evropian.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Aplikim i diturive nga fusha e agrobiznesit duke u ballafaquar me problemet përkatëse në mjedise të reja;
  • Studime të pavarura të tregut të agrobiznesit duke analizuar nevojat e tregut, planet për zhvillim, relacionet, destinacionet, çmimet, aktivitetet promovuese dhe shitjet; 
  • Punë në fushën e agrobiznesit; 
  • Përpilim dhe dizejnim i planeve si dhe zbatim i studimeve përkatëse të tregut me qëllim të sigurimit të të dhënave autentike për zhvillim të strategjive të agrobiznesit. 
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Të demonstrojë njohuri dhe kuptim për lëndët e agrobiznesit dhe qëndrueshmërinë e saj,
  • Të demonstrojë njohuri dhe të kuptojë  problemet e agrobiznesit, të tilla si: zhvillimi i qëndrueshëm të agrobiznesit, ndikimi i agrobiznesit në mjedise, parimet e qëndrueshme të agrobiznesit , etj.
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të vlerësojë implikimet e marketingut për agrobiznes të qëndrueshëm, psh: dizajnimin e shërbimeve, të strategjive, çmimeve, promovimin efektiv dhe kënaqësinë e konsumatorëve në një mënyrë sistematike dhe kreative; 
  • Të jetë në gjendje të vlerëojë kushtet e tregut (pjesa e tregut, konsumatorët e synuar, mjedisin e njohur dhe atë të panjohur) në mënyrë që të planifikojnë prodhimet ose shërbimet, për të koordinuar aktivitetet e marketingut brenda kompanisë, kontrollin dhe monitorimin e këtyre aktiviteteve të njëjta në mënyrë të përsëritur brenda kompanisë; 
  • Të mendojë në mënyrë kritike për problemet e marketingut (produktin, çmimin, vendin, promovimin , njerëzit) si dhe situatën e biznesit në fushën e agrobiznesit.
 
Aftësitë e komunikimit
  • Të paraqesë strategjitë e marketingut dhe planeve brenda organizatës, institucioneve dhe organizatave të ndryshme, duke përdorur formën e duhur të reklamimit;
  • Të drejtojë dhe të inicojë aktivitete duke konsideruar planet dhe strategjitë për agrobiznes;
  • Të zgjedhë mjetet e duhura të komunikimit, për promovimin dhe shitjen e produkteve / shërbimeve; 
  • Transferimi i njohurive të agrobiznesit te brezat e rinj.
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Identifikimi i nevojave personale, dhe zgjedhjea e burimeve të përkatëse, 
  • Fitimi i aftësive dhe njohurive,
  • Vetiniciativa për hulumtim të pavarur për nevojat e tregut në mënyrë që të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.
 

Semestri 1

  • [6 SETK] Mikroekonomi
    Kjo lëndë ka të bëjë me hyrjen në parimet e makroekonomisë, shikuar si nga aspekti teorik, po ashtu edhe nga aspekti i zbatimit të tyre në degët e organizatës dhe të industrisë. Qëllimi është të shihet se si tregu bën alokimin e resurseve midis konkurrentëve të ndryshëm. Gjithashtu, tentohet të shihen anët e dobëta dhe të fuqishme të sistemit tregtar dhe shkaqet e intervenimit qeveritar në një ekonomi kapitaliste të tregut. Kjo lëndë ka për qëllim kuptimin e prodhimeve, vendimet konsumatore dhe të çmimeve të organizatave në kuadër të strukturave të ndryshme tregtare, përfshirë këtu një konkurrencë të përkryer, monopolin, konkurrencën monopol dhe oligopol.
  • [6 SETK] Agrobiznesi
    Lënda Agrobiznesi është dizajnuar me qëllim për të njoftuar studentët me agrobiznesin, me mënyrën udhëheqjes së agrobiznesit, me procedurat dhe rregullat e agrobiznesit, me menaxhimin e agrobiznesit, mundësitë në agrobiznes, etj.
  • [6 SETK] Hyrje në biznes
    Lënda hyrje në biznes është dizajnuar me qëllim që studentët të njihen me rrethin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërmarrjes. Me këtë rast, vëmendje do t’i kushtohet anës financiare, funksionit të marketingut dhe funksionit organizativ të ndërmarrjes. Përveç kësaj, do të shihet edhe ndikimi i ndërmarrjes ndaj bashkësisë në të cilën vepron. Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet, modelet, debatet dhe problemet kyçe në studimin e biznesit dhe menaxhmentit. Studentët do të mësojnë për punën e shoqatave tregtare, funksionimin e tyre dhe bashkëpunimin me mjedisin. Me këtë lëndë, gjithashtu studiohet se si menaxhohen këto organizata të biznesit, përfshirë këtu edhe strategjitë të cilat janë shfrytëzuar për menaxhimin e tyre dhe vendimet e involvuara në rolin e menaxherit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Të lira 1
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë Angleze 1
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Kimia
    • Botanika

Semestri 2

  • [6 SETK] Mikrobiologjia
    Në këtë lëndë studiohen bakteriet dhe viruset, sistematika e mikroorganizmave dhe taksonomisë, variabiliteti dhe gjenetika, filozofia, metabolizmi, bakteriologjia e aplikuar dhe patogjenetiku, imuniteti.
  • [6 SETK] Fizika
    Kjo lëndë i njofton studentët me multiplikimin e ligjeve të fizikës, të cilët kanë të bëjnë me bujqësinë dhe mënyrën se si të rritet efekti i tyre dhe dobia nga to. Temat përfshijnë: mekanikën, kinematikën lineare dhe qarkulluese, dinamikën, statikën, ngrohtësinë, ndryshimet elektrike, makinat, vlerën relative, sjelljen e ujit, formimin e reve, mjegullat, borën dhe shiun, radiacionin termal, radioaktivitetin dhe zbatimin e tij në bujqësi etj.
  • [6 SETK] Menaxhmenti i agrobiznesit
    Kjo lëndë është dizajnuar t’i njohë studentët me “gjuhën e menaxhmentit” (termet dhe teoritë) dhe rolin e menaxherëve në organizatë. Studentët do t’i zbatojnë njohuritë e fituara në studime të ndryshme të rastit, të cilat kanë të bëjnë me aspektet përkatëse. Kjo lëndë do t’i mbulojë: shkollat themelore dhe teoritë e menaxhmentit, të kuptuarit e menaxhmentit, menaxhmentin si proces dhe funksionet kryesore të menaxhmentit (planifikimi, organizimi, lidershipi, motivimi, menaxhimi i resurseve njerëzore dhe kontrolli).
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore- Të lira 2
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë Angleze 2
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Marketingu i agrobiznesit
    • Kontratat afariste

Semestri 3

  • [6 SETK] Mikrobiologjia e ushqimit
    Kjo lëndë është dizajnuar t’i mësojë studentët për lidhjet midis mikroorganizmave, kualitetit të ushqimit, ruajtjes së ushqimit të freskët dhe bioprocesimit. Kjo lidhet me lëndën e mikrobiologjisë të semestrit të parë.
  • [6 SETK] Matematika dhe Statistika
    Përmes kësaj lënde studentët do t’i kuptojnë dhe do t’i zbatojnë elementet e statistikës deskriptive, të teorisë së gjasës të ndjekur me gjasat dhe shpërndarjen e kopjeve, llogaritjen e parametrave distribuivë, llogaritjen dhe kontrollin e hipotezave statistike, testimin e hipotezave, analizën e varianteve, analizën lineare dhe analizën e serive kohore, regresionin linear dhe korrelacionin.
  • [6 SETK] Punë praktike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore- Të lira 3
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë Angleze për qëllime specifike
    • Anglishtja për qëllime specifike 1
    • Anglishtja për qëllime specifike 2

Semestri 4

  • [6 SETK] Planifikimi në agrobiznes
    Kjo lëndë i paijs studentët me konceptin e planifikimit të biznesit, karakteristikat e planeve të biznesit dhe të identifikimit të sjelljes dhe vlerësimin e mundësive për zhvillimin e biznesit. Studentët do të jenë në gjendje të analizojnë disa studime rasti dhe përvoja praktike në këtë fushë.
  • [6 SETK] Mekanizmi dhe proceset teknologjike
    Kjo lëndë u siguron studentëve njohuri lidhur me strukturën dhe funksionin e përdorimit më të shpeshtë të instalimeve mekanike të cilat kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë. Gjithashtu, në këtë lëndë do të studiohen edhe instalimet elektrike. Kjo lëndë ka një aplikim të madh praktik dhe u mundëson studentëve të mësojnë se si ta ruajnë një mekanizëm të tillë, si ta sigurojnë, si dhe si ta bëjnë sigurimin e lejes për menaxhimin me këto makina dhe mekanizma.
  • [6 SETK] Punë praktike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4/1
    • Kimia ushqimore
    • Praktikat e mira bujqësore
    • Praktikat e mira të prodhimit
    • Mjedisi jetësor dhe ekologjia
    • Etika afariste dhe përgjegjësia shoqërore
    • Kontabiliteti për agrobiznes
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4/2
    • Mjedisi jetësor dhe ekologjia
    • Etika afariste dhe përgjegjësia shoqërore
    • Kontabiliteti për agrobiznes
    • Kimia ushqimore
    • Praktikat e mira bujqësore
    • Praktikat e mira të prodhimit

Semestri 5

  • [6 SETK] Prodhimet shtazore
    Kjo lëndë merret me sëmundjet e shtazëve, ndihmën e parë, specifikat e rrethit për rritjen dhe kultivimin kafshëve shtëpiake, biologjinë, ekologjinë dhe vlerën ekonomike të kafshëve. Gjithashtu, do të trajtohen edhe disa sëmundje, mutacione, mikroorganizmat fitopatogjenë, higjiena, kushtet sanitare, vaksinimi dhe procedurat e ngordhjes.
  • [6 SETK] Menaxhmenti strategjik në agrobiznes
    Kjo lëndë është dizajnuar t’i njohë studentët me strategjitë e ndryshme si shkak për atë se pse organizatat i tejkalojnë konkurrentët e tyre dhe fitojnë një përparësi të caktuar konkurruese. Kjo lëndë nuk ka të bëjë kryesisht me planifikimin strategjik, por me analizën strategjike. Studentët do ta mësojnë procesin e menaxhmentit strategjik, duke filluar me formulimin e filozofisë dhe të misionit, vlerësimin e mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës dhe analizën e pozicionit konkurrues të ndërmarrjes e cila operon në sektorin bujqësor, metodat e analizave të këtij sektori dhe konkurrentët në suaza të saj, zhvillimin e planit dhe zbatimin e strategjisë.
  • [6 SETK] Pune praktike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5/1
    • Kapacitetet industriale dhe prodhuese dhe procesimi i të korrave
    • Prodhimi dhe procedimi i qumështit dhe mishit
    • Prodhimi dhe procesimi i pemëve dhe perimeve
    • Analizat ekonomike në agrobiznes
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5/2
    • Kapacitetet industriale dhe prodhuese dhe procesimi i të korrave
    • Prodhimi dhe procedimi i qumështit dhe mishit
    • Prodhimi dhe procesimi i pemëve dhe perimeve
    • Analizat ekonomike në agrobiznes

Semestri 6

  • [6 SETK] Menaxhimi i cilësisë totale
    Qëllimi i mësimit të kësaj lënde është t’i aftësojë studentët për ta kuptuar esencën e menaxhimit të cilësisë totale, rëndësinë e tij dhe anët pozitive të shfrytëzimit të tij. Në kuadër të kësaj kënde, do të mësohet se çka paraqet cilësia , si te prodhimet po ashtu edhe te shërbimet, si dhe pasojat nga cilësia e keqe, dobia dhe cilësia. Më tej, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhimit të cilësisë totale duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Objekt studimi do të jenë edhe elementet e menaxhimit të cilësisë totale. Analizohen teknikat më të rëndësishme lidhur me menaxhimin e cilësisë totale dhe në fund studiohet mënyra e menaxhimit të cilësisë totale, si dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet e njohura për cilësi në botë.
  • [6 SETK] Kualiteti i ushqimit dhe standardet për sigurimin e ushqimit
    Sistemi i sigurimit të kualitetit mundëson aplikimin dhe verifikimin e masave kontrolluese, të cilat janë orientuar në sigurimin e ushqimit kualitativ. Këto janë të domosdoshme në secilën hallkë të zinxhirit të prodhimit të ushqimit.
  • [6 SETK] Punë praktike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 6/1
    • Sistemet e sigurimit të ushqimit
    • Menaxhmenti operativ i zinxhirit të furnizimit
    • Menaxhimi i prodhimit
    • Menaxhimi i rrezikut në agrobiznes
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 6/2
    • Sistemet e sigurimit të ushqimit
    • Menaxhmenti operativ i zinxhirit të furnizimit
    • Menaxhimi i prodhimit
    • Menaxhimi i rrezikut në agrobiznes
Google+