COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të sigurisë (2020/2021)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: SEC60
Viti akademik: 2020 / 2021
Titulli: Magjistër i shkencave juridike - Drejtimi: Studime të sigurisë
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi:

Programi studimor studime të sigurisë synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt  profesionet juridike dhe  profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RMV. Titujt  profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore si: gjyqësia dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RMV. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës). Studentët në këtë program, gjithashtu profesionalisht aftësohen edhe për të gjitha profesionet në fushën e sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë të ushtrimit të profesioneve në kuadër të organeve të sistemit të sigurisë në vend.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të avancuara teorike dhe praktike mbi sistemin e sigurisë nacionale  dhe i riprodhon njohuritë mbi qëllimet dhe standardet e sigurisë;
- Ka njohuri dhe kuptime specifike mbi masat dhe veprimet preventive dhe represive të sigurisë në kuadër të menaxhimit me situata të krizës dhe mbi prioritetet në fushën e sigurisë;  
- Ka njohuri të detajuara mbi kuptimin dhe pranimin e parimeve themelore të etikës profesionale në fushën e sigurisë;
- Ka kuptim specifik mbi teknologjitë dhe metodologjitë e hulumtimit në fushën e sigurisë;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- I identifikon dhe i zbaton politikat, procedurat dhe rregullat në fushën e sigurisë;
- I identifikon dhe i analizon çështjet më komplekse në fushën e sigurisë, duke marrë pjesë aktivisht në të gjitha fazat e implementimit të politikave, të procedurave dhe të vendimeve në fushën e sigurisë dhe në krijimin e standardeve të sigurisë në organizata dhe institucione të fushës së sigurisë;
- I interpreton dhe i diskuton çështjet bashkëkohore komplekse që ndërlidhen me rreziqet, sfidat dhe kërcënimet në fushën e sigurisë;
- Formulon plane, raporte dhe dokumente strategjike në lëmin e menaxhimit me situata të krizës dhe të shfrytëzimit të teknikave e të mekanizmave kontrolluese të standardeve të sigurisë;
- I zbaton njohuritë e përfituara nëpërmjet hulumtimit të procesit të zgjidhjes së çështjeve komplekse dhe praktike të sigurisë;

Aftësitë për të vlerësuar

- Merr vendime për zgjidhjen e rasteve më komplekse praktike nëpërmjet hulumtimit të krijimit të politikave, procedurave dhe vendimeve nga fusha e sigurisë;
- I vlerëson dhe i dallon standardet e sigurisë të organizatave dhe të institucioneve nga fusha e sigurisë;
- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.

Aftësitë e komunikimit

- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e sigurisë.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.

Semestri 1

  • [MCCR1220] [6 SETK] E drejta penale materiale
    Bazë për mësimdhënie në këtë lëndë janë programet e lëndëve e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e drejta penale - pjesa e posaçme. Me rastin e zhvillimit të mësimit në këtë lëndë, në vend të metodës tradicionale eks katedra, aktivisht do të zbatohet metoda e studimit të rastit si dhe metoda klinike.
  • [MCCR1040] [6 SETK] Kriminologjia
    Përvetësimi i njohurive të avancuara mbi lëndën e studimit të kriminologjisë dhe të institucioneve kryesore kriminologjike, çështjet dhe tendencat bashkëkohore si dhe të bëhen studime mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike lidhur me kryesin dhe viktimën e veprës penale si dhe identifikimi dhe analizimi çështjeve bashkëkohore kriminologjike.
  • [MCCR2040] [6 SETK] Kriminalistika
    Specializimi në këtë fushë është i nevojshëm sidomos për ato kuadro që do të punojnë në organet e drejtësisë – në gjykata, prokurori publike dhe në policinë gjyqësore. Kriminalistika në thelbin e saj e ka legjislacionin penal material dhe procedural, si dhe aktet nënligjore që burojnë prej zbatimit të tyre. Çdo qenie ligjore e veprës penale pëmban në vete përcaktimin e tërësisë së fakteve dhe të rrethanave që janë relevante për zgjidhjen e gjithanshme dhe të drejtë të rastit penal.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
    • [EM478] Metodika kriminalistike
    • [MCCR3010] Viktimologjia
    • [MCCR2010] Penologjia
    • [MCCR1310] E drejta procedurale penale
    • [MCCR1420] Delikuenca e të miturve
    • [EM477] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [MCCR3020] Krimi i organizuar
    • [MCSS2031] Teknikat dhe taktikat kriminalistike
    • [MCSS2032] Psikologjia kriminalistike
    • [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
    • [MCSS3040] Etika në kriminalistikë
    • [MCSS2030] E drejta policore
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE15] Аplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
    • [EM478] Metodika kriminalistike
    • [MCCR3010] Viktimologjia
    • [MCCR2010] Penologjia
    • [MCCR1310] E drejta procedurale penale
    • [MCCR1420] Delikuenca e të miturve
    • [EM477] E drejta penale krahasuese e të miturve
    • [MCCR3020] Krimi i organizuar
    • [MCSS2031] Teknikat dhe taktikat kriminalistike
    • [MCSS2032] Psikologjia kriminalistike
    • [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
    • [MCSS3040] Etika në kriminalistikë
    • [MCSS2030] E drejta policore

Semestri 2

  • [MCSS4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të komplikuar - shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+