COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrim Biznesi (2020/2021)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-PhDBA180C
Viti akademik: 2021 / 2022
Titulli: Doktor i shkencave ekonomike / Drejtimi: Administrim Biznesi
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të jenë të informuar dhe të kontribuojnë  në elaboratet shkencore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Llogaritja e agregateve themelore makroekonomike dhe analizë kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.

Aftësitë e komunikimit

- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [C2012] [10 SETK] Metodologjia sasiore të hulumtimit
    Kjo lëndë i njofton studentët me problemet në ekonometri, përfshirë edhe zgjedhjen e formave funksionale dhe specifike, preventivën prej keqpërdorimeve të supozimeve të modelit linear klasik, me elementet e gjasës dhe statistikat e ekonometrisë, intuitën dhe vlerësimin teorik të modeleve të regresionit, më një dhe më shumë ndryshime, realizimin e kërkimit origjinal empirik, modelin e përgjithshëm linear, strukturën e modelit dinamik dhe vlerësimin e ndryshimeve me ndërvarësi të kufizuar e tjera. Kjo lëndë, gjithashtu, është e dizajnuar për studentë, të cilët përgatiten për të punuar projekt-tezën e doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e çështjes së hulumtimit shkencor dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave dhe për analizë cilësore. Lënda është e fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave si bie fjala çfarë është analiza statistikore, tekstet lidhur me teorinë dhe testimi i hipotezave. Pastaj me rëndësi janë edhe temat për inferencën deskriptive dhe kauzave, hulumtimet dhe studimet longitudinale, krahasimtare të rastit. Informata progresive do te ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar me tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale në funksion i të gjitha veprimeve teorike në funksion të dizajnit dhe shkrimit të tezës. Aspektet epistemologjike të lëndës, do të materializohen përmes pyetjeve – se si i pranojmë ne? Çka është teoria e njohjes, çka është njohja, si mund të arrijmë te dituritë shkencore dhe te e vërteta?
  • [DBE0102] [10 SETK] Teoria e organizatës - qasje multidisciplinare
    Lënda do t’u mundësojë studentëve njohje fundamentale të teorive klasike dhe bashkëkohore të kësaj fushe. Në këtë lëndë do të trajtohen teoria klasike, sociale, ekonomia e organizuar, teoria institucionale, teoria ekologjike. Po ashtu në këtë lëndë do të elaborohen edhe përmbajtjet e mëposhtme si: teoria bihejvioristike e vendimmarjes organizacionale, krahasueshmëria dhe mësimi, procesi social i ndërtimit, format e organizimit, dizajni organizativ dhe kompleksiteti, kultura organizative dhe kontrolli, pavarësia organizative dhe fuqitë, qëllimet organizative dhe efikasiteti, organizimi dhe teknologjia, proceset informative dhe drejtimet në organizatë, lidhjet dhe rrjetet ndërkombëtare, teoritë e reja dhe të vjetra institucionale, zhvillimi i të ashtuquajturës ekologji e organizuar, procesi i ndryshimeve organizative, ndryshimet institucionale dhe lëvizjet e përgjithshme e të tjera. Në suaza të kësaj, studentët do të përfitojnë njohuri dhe analiza të organizimit si sistem.
  • [C2015] [10 SETK] Strategjia dhe menaxhimi i marketingut
    Programi i lëndës në fjalë do t’i: - ndihmojë studentët të mësojnë e të mendojnë në mënyrë strategjike kur marrin dhe zbatojnë vendime të marketingut; - ndihmojë studentët të mësojnë e të zbatojnë qasje specifike analitike, duke përdorur mjete për të kuptuar klientët, konkurrencën dhe tregjet; - ndihmojë studentët të përfitojnë aftësi të nevojshme analitike dhe konceptuale për zhvillimin e programeve të suksesshme të marketingut; - ndihmojë studentët të zhvillojnë mendime strategjike gjatë ballafaqimit me probleme dhe sfida komplekse me të cilat përballen drejtorët dhe menaxherët modernë; - ndihmojë studentët të përfitojë një pikëpamje rreth çështjeve moderne të marketingut dhe sfidave me të cilat përballen menaxherët e marketingut në një mjedis dinamik të biznesit; - ndihmojë studentët të zhvillojnë një kuptim rreth asaj se çka përfshihet në vendimmarrjen në lidhje me marketingun, duke përfshirë produktin, çmimin, promovimin, si dhe vendimmarrjen për të krijuar një miks të marketingut; - ndihmojë studentët të përdorin teknika për të kryer një analizë strategjike të tregut, si dhe të formulojnë strategji të marketingut.

Semestri 2

  • [DBE0105] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës, përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDBA0101] Menaxhimi i njohurive, inovacioneve dhe konkurrencës
    • [EDBA0102] Menaxhimi i ndërmarrësisë - Nivel i avancuar
    • [E2498] Menaxhmenti strategjik global
    • [EDBA0104] Sjellja e konsumatorëve - Nivel i avancuar
    • [E2504] Marketingu digjital
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDBA0101] Menaxhimi i njohurive, inovacioneve dhe konkurrencës
    • [EDBA0102] Menaxhimi i ndërmarrësisë - Nivel i avancuar
    • [E2498] Menaxhmenti strategjik global
    • [EDBA0104] Sjellja e konsumatorëve - Nivel i avancuar
    • [E2504] Marketingu digjital

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) doktoranti e vazhdon aktivitetin kërkimor sipas planit të miratuar individual. Mentori jep vlerësimet në lidhje me këto aktivitete.
  • [PHD-S3-S4-02] [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
  • [C2016] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre.

Semestri 5

  • [DBE0104] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    fund të semestrit të pestë, pas aktiviteteve kërkimore në planin individual, doktoranti i prezanton publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të tezës dhe kërkimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.

Semestri 6

  • [BA-PhD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+