COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike (2020/2021)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: N-PhDCST180C
Viti akademik: 2021 / 2022
Titulli: Doktor i Shkencave Kompjuterike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Studimet e ciklit të tretë (të doktoratës) në Shkenca kompjuterike në Fakultetin e shkencave dhe teknologjive bashkëkohore mbështesin teknologjitë tradicionale, me theks të veçantë në orientimin e biznesit drejt industrisë. Kjo ekspertizë është unike dhe është e një rëndësie të madhe për tregun e punës dhe klientët që duan të integrojnë E-sistemet e tyre në IT infrastrukturat tradicionale. Programi paraqet vazhdimësinë e edukimit të kuadrove, të cilët i kanë përfunduar studimet deridiplomike dhe pasdiplomike. Programi do të mundësojë shkallë më të lartë të përgatitjes shkencore, hulumtuese dhe në lëmenjtë profesionale dhe në aktivitetet vetanake te hulumtimeve, sikurse edhe në karrierën profesionale dhe akademike. Me këtë proces të studimit studentët do të pajisen me kompetenca dhe shkathtësi akademike, intelektuale dhe teknike për komunikime nëpërmjet formave të ndryshme për përgatitje në punën shkencore-hulumtuese. Ndryshimet e hovshme në shoqëri imponojnë dhe kërkojnë qasje të reja për përgatitjen e gjeneratave të reja me njohuri shkencore për nevojat e shoqërisë, të cilat bazohen në dije, dhe janë të dedikuara për tregun global të punës në lëmin e Shkencave kompjuterike.

Programi paraqet vazhdimësinë e edukimit të kuadrove, të cilët i kanë përfunduar studimet deridiplomike dhe pasdiplomike. Programi do të mundësojë shkallë më të lartë të përgatitjes shkencore - hulumtuese në lëmenjtë profesionalë dhe në aktivitetet vetanake te hulumtimeve, sikurse edhe në karrierën profesionale dhe akademike. Me këtë proces të studimit studentët do të pajisen me kompetenca dhe shkathtësi akademike, intelektuale dhe teknike për komunikim nëpërmjet formave të ndryshme, por edhe do të përgatiten për punën shkencore-hulumtuese. Ndryshimet e hovshme në shoqëri imponojnë dhe kërkojnë qasje të reja për përgatitjen e gjeneratave të reja me njohuri shkencore për nevojat e shoqërisë së bazuar në dije  dhe janë të dedikuara për tregun global të punës në lëmin e Shkenca kompjuterike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

-Posedimi i njohurive dhe të kuptuarit e fushës së Shkencave Kompjuterike dhe arkitekturave të informacionit, shoqërive të rrjetit dhe kulturave të internetit, Internetit dhe teknologjive të internetit të zgjeruara proporcionalisht krahasuar me studimet e ciklit të dytë.
-Aftësia për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe krijuese në mjedise ku mbivendosen ose fusha të ndërlidhura të Teknologjisë së Informacionit.
-Aftësia për të aplikuar njohuri ndërdisiplinore dhe demonstrim të kompetencave të specializuara në teknologjinë e informacionit.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

-Aftësia për të zgjidhur në mënyrë kritike, të pavarur dhe krijuese të problemeve në mjedise të reja, të paperceptuara më parë ose në mjediset për të cilat nuk ka përvojë paraprake në një kontekst multidisiplinar dhe të një mjedisi organizativ real.
-Planifikimi, administrimi dhe vlerësimi i hulumtimeve të pavarura në fushën e Shkencave Kompjuterike të bazuar në botime kombëtare dhe ndërkombëtare me relevancë.
-Kreativitet dhe origjinalitet në interpretimin e njohurive të proceseve elektronike teknologjike dhe përdorimin e duhur të mjeteve dhe mjediseve të bazuara në kompjuter dhe të bazuar në teknikat e përcaktuara për hulumtim.

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për integrim dhe sintezë kreative të njohurive nga shumë fusha që lidhen me shkencat kompjuterike dhe përdorimin e mjeteve dhe teknikave kompjuterike.
- Aftësia për t'u marrë me situata komplekse që lidhen me proceset specifike të teknologjisë së informacionit, për të identifikuar instancat e duhura të specializuara në fushën e shkencës kompjuterike dhe informatikës dhe për të bërë vlerësime të shëndosha në situata të mungesës së informacionit ose të dhënave të plota dhe të bazuara në personale, sociale dhe parimet etike dhe përgjegjësitë që lidhen me zbatimin e njohurive dhe mirëkuptimit.

Aftësitë e komunikimit

-Aftësi për të komunikuar në mënyrë të qartë të konkluzioneve, rezultateve, studimeve si dhe njohuri të specialistike në shkencat kompjuterike me aftësinë për të rregulluar stilin dhe formën e shprehjes për jo-specialistë.
-Kompetencë për hulumtime kritike, të pavarura dhe të argumentuara në mënyrë krijuese, vlerësimin e metodologjive dhe propozimin dhe mbrojtjen e hipotezave të reja.
-Aftësia për të iniciuar, udhëhequr dhe marrë përgjegjësi për individët dhe grupet në rastet kur komunikimi, kompetencat organizative dhe digjitale janë thelbësore.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësia për të identifikuar nevojat dhe udhëzimet personale për arsimim individual dhe autonom dhe implementimin e tij në mënyrë të pavarur dhe autonome në fushat e shkencës kompjuterike.
- Aftësia për të marrë përgjegjësi për mësimin e vazhdueshëm individual në teknologjitë e specializuara dhe të reja të informacionit.

Semestri 1

  • [DET0101] [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimet e lëndës: -T’i kuptojnë debatet e avancuara shkencore-hulumtuese që kanë të bëjnë me lëndën e fushës së zgjedhur, veçanërisht në raport me zhvillimin e koncepteve kyçe, me aspektet epistemologjike të hulumtimit. -Të mbledhin material hulumtues, material relevant që do ta shfrytëzojnë në aktivitetet e tyre shkencore dhe publikuese. -Ta kuptojnë vëllimin e procesit hulumtues dhe qasjen në metodat e ndryshme të hulumtimit shkencor dhe të jenë në gjendje që këto t’i përdorin me teknika përparimtare në veprimtarinë shkencore dhe profesionale. -T’i hulumtojnë me një qasje të avancuar marrëdhëniet ndërmjet teorisë dhe praktikës hulumtuese. -Të zbatojnë shkathtësi dhe njohuri të cilat i kanë fituar në tezat e tyre të doktoratës, në projekte.
  • [DET0106] [10 SETK] Tema të avancuara nga procesimi në Cloud
    Lënda ofron një kuptim të thellë të strukturës së GRID / CLOUD sistemeve dhe Grid / CLOUD përllogaritjeve. Lënda paraqet komponentët e ndryshëm të një Grid dhe Cloud sistemi, si dhe si këto komponentë përshtaten së bashku. Qëllimi i kursit është të paraqesë një pamje të përditësuar të sistemeve Grid dhe Cloud, reflekton këtë progres në këto sisteme dhe raporton për përvojat reale dhe shpjegon teknologjitë e disponueshme sot si dhe ato që dalin nga laboratorë, kompani dhe organe për standarde. • Si një plan i projektimit, lënda ka për qëllim inxhinierët e softuerit, menaxherët e qendrave informatike, menaxherët e programeve të teknologjisë, zyrtarët kryesorë të informacionit dhe profesionistët e tjerë të cilët do të ngarkohen me zhvillimin dhe vendosjen e Gridave dhe Retë. Ky plan ka për qëllim të përshkruajë se si do të duken Gridët dhe Retë, se si do të ndërtohen, dhe se si do të funksionojnë. • Si një udhëzues përdorimi, lënda ka për qëllim t’u adresohet shkencëtarëve, inxhinierëve dhe programuesve të cilët do të zhvillojnë aplikacione për sistemet Grid dhe Cloud. Për këta përdorues, ne duam të shpjegojmë se si do të duken aplikacionet Grid dhe Cloud, se si do të zhvillohen ato dhe cilat mënyra të reja të të menduarit dhe programimit i kërkojnë. • Si një agjendë kërkimore, lënda ka për qëllim që studentët, hulumtuesit dhe menaxherët e kërkimit që duan ta kuptojnë gjendjen e fundit në disiplinat përkatëse dhe fushat në të cilat kanë boshllëqe në njohuritë e tyre dhe kërkojnë hulumtime të mëtejshme.
  • [DET0103] [10 SETK] Tema të avancuara të sistemeve të informacionit
    Qëllimet e lëndës: Studimi i koncepteve të avancuara nga fusha dhe terminologjia e sistemeve të informacionit. - Sisteme të informacionit dhe koncepte të avancuara: harduer, softuer, rrjeta - E-World: zgjedhje të avancuara për E-biznes dhe E-tregti - Procese zhvilluese Të mësojnë më tepër për sistemet e informacionit dhe teknologjitë e avancuara të cilat i përmirësojnë biznes vlerat dhe biznes proceset e ndryshme nëpër organizata. T’i aplikojnë e-konceptet me disiplina të ndryshme udhëheqëse, gjatë procesit të analizës, interpretimit, vlerësimit dhe vendimmarrjes. Ta kuptojnë procesin e ridizajnimit të organizatave duke përdorur sistemet e informacionit. Ta përshkruajnë rolin e sistemeve të informacionit në vendimmarrje. Ta shqyrtojnë sigurinë e informacioneve, si dhe pyetjet etike dhe sociale. Të njoftohen me Internetin, tregtinë elektronike (e-tregti) dhe biznesin elektronik (e-biznesin). Të aftësohen të punojnë në projekte, individualisht ose në grupe, të cilët nga natyra mund të jenë: studime të rastit, projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvilluese ose punë praktike.

Semestri 2

  • [C2017] [10 SETK] Metodat e hulumtimit në shkencat kompjuterike
    Qëllimi i lëndës është të prezantojë konceptet e metodave të hulumtimit në Shkencat Kompjuterike për studentët doktorantë që do t’i shqyrtojnë në studimin e tyre, të kuptojnë pikat e forta dhe të dobëta të secilës prej këtyre metodave, si të zgjedhin metodën (at) e përshtatshme për hulumtimet e tyre, si të kryhen hulumtime duke përdorur këto metoda, të identifikohen siç duhet mangesitë që lidhen me këto metoda dhe si të merren me to, si dhe raportimi i rezultateve të këtyre hulumtimeve.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [EET0101] Tema të avancuara nga inxhinieria sofuerike
    • [EET0102] Tema të avancuara nga statistika e aplikuar për përpunimin e të dhënave
    • [EET0103] Tema të avancuara nga XML dhe uebi semantik
    • [EET0104] Tema të avancuara nga arqitektura e internetit
    • [EET0105] Tema të avancuara nga arqitekturat kompjuterike
    • [EET0106] Tema të avancuara nga analiza dhe dizajni i algoritmeve
    • [EET0112] Tema të avancuara nga siguria në teknologjitë e informacionit
    • [EET0114] Tema të avancuara nga zbatimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në fusha të tjera
    • [EET0115] Analiza e avancuar e Big Data
    • [DET0104] Tema të avancuara në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit
    • [EET0113] Tema të avancuara nga fushat e përzgjedhura të gjurmimit të të dhënave
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [EET0101] Tema të avancuara nga inxhinieria sofuerike
    • [EET0102] Tema të avancuara nga statistika e aplikuar për përpunimin e të dhënave
    • [EET0103] Tema të avancuara nga XML dhe uebi semantik
    • [EET0104] Tema të avancuara nga arqitektura e internetit
    • [EET0105] Tema të avancuara nga arqitekturat kompjuterike
    • [EET0106] Tema të avancuara nga analiza dhe dizajni i algoritmeve
    • [EET0112] Tema të avancuara nga siguria në teknologjitë e informacionit
    • [EET0114] Tema të avancuara nga zbatimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në fusha të tjera
    • [EET0115] Analiza e avancuar e Big Data
    • [DET0104] Tema të avancuara në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit

Semestri 3/4

  • [DET0105] [20 SETK] Përgatitja dhe dorëzimi i planit të disertacionit të doktoratës - hulumtim
    Pas semestrit të dytë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
  • [DET0106-S3] [10 SETK] Seminar për doktoratë dhe prezentimi i raportit I
    Kandidatët do të dorëzojnë një listë të të gjitha seminareve të ndjekura, të cilat janë relevante për fushën dhe / ose interesin e tyre kërkimore çdo kund në botë, në formularët e bashkëngjitur të përcaktuar nga udhëheqësit e tyre si dëshmi. Këto seminare kërkimore duhet të jetë hulumtuese nga natyra. Raporti duhet të shkruhet nga studenti me fjalët e tij për çdo seminar që ka marrë pjesë. Raporti përmbledh pikat kyçe dhe jep vlerësimin kritik të studentit. Studenti është i detyruar të iniciojë dhe të diskutojë me hulumtues të tjerë në temë që do t’i ndihmonte atij / asaj të shkruajë raportin.

  • [DET0107] [10 SETK] Hulumtim dhe organzimi i puntorisë për praktikën hulumtuese
    Hulumtimi dhe organizimi i një punëtorie për kërkime është pjesë integrale e programit të doktoratës. Doktorantët do të zgjerojnë njohuritë e tyre, do të zgjerojnë opinion kërkimor, do të përmirësojnë të menduarit dhe aftësitë komunikuese. Pjesëmarrja në punëtori dhe diskutimet e ngjashme me kërkuesit e tjerë mbi temat e trajtuara në këtë punëtori, do të ndihmojnë në aftësimin e doktorantëve për të kryer disertacionin.
  • [DET0108] [15 SETK] Publikime
    Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
  • [C2021] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.

Semestri 5

  • [DET0109] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht
  • [DET0106-S5] [10 SETK] Seminar për doktoratë dhe prezentimi i raportit II
    Kandidatët do të dorëzojnë një listë të të gjitha seminareve të ndjekura, të cilat janë relevante për fushën dhe / ose interesin e tyre kërkimor çdo kund në botë, në formularët e bashkëngjitur të përcaktuar nga udhëheqësit e tyre si dëshmi. Këto seminare kërkimore duhet të jenë hulumtuese nga natyra. Raporti duhet të shkruhet nga studenti me fjalët e tij për çdo seminar që ka marrë pjesë. Raporti përmbledh pikat kyçe dhe jep vlerësimin kritik të studentit. Studenti është i detyruar të iniciojë dhe të diskutojë me hulumtues të tjerë në temë që do t’i ndihmonte atij / asaj të shkruan raportin.

Semestri 6

  • [CST-PHD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+