Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta penale

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-PhDLAWCR180C
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor i shkencave juridike - Drejtimi: E drejta penale
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor e drejta penale synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike penale me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëm duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës penale në R. e Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës që të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike penale si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të burimeve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të avancuara teorike, empirike dhe krahasimtare për shkencat penale juridike si dhe njohuri te avancuara për legjdhënien dhe praktikën gjyqësore në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
- Ka kuptim të jashtëzakonshëm për problemet që lidhen me krimin dhe sanksionet penale, veçanërisht në fushat e të drejtës krahasimtare penale dhe të së drejtës procedurale penale, kriminologjisë dhe penologjisë teorike dhe zbatimore, krimit të organizuar dhe shkencave forenzike (mjekësia, psikiatria dhe psikologjia gjyqësore).
- Ka njohuri specifike për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në sferën e të drejtës penale dhe të procedurës penale.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Identifikon dhe analizon problemet komplekse në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, kështu që mund të marrë pjesë aktive në të gjitha shkallët e procedurës penale si dhe interpreton çështje të avancuara të ligjdhënies penale (duke përfshirë këtu edhe punën si gjyqtar, prokuror ose avokat, pas fitimit të kualifikimeve të nevojshme sipas ligjdhënies së RM-së).
- Përdor njohuritë e fituara përmes punës kërkimore në procesin e zgjidhjes së problemeve me anë të krahasimit të praktikave dhe zgjidhjeve në sferën e parandalimit të kriminalitetit.

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.

Aftësitë e komunikimit

- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-penale.
- Sjell vendime të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe efektivisht si në fazën parapenale dhe në procedurën gjyqësore.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit si dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon rregullore për punë kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e kriminalitetit.

Semestri 1

  • [DLAW0101] [10 SETK] Metodologjia e Hulumtimit
    Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
  • [DCR0102] [10 SETK] E Drejta Penale - Programi i Thelluar
    Bazë për mësimdhënie në këtë lëndë janë programet e lëndëve e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e drejta penale - pjesa e posaçme. Me rastin e zhvillimit të mësimit në këtë lëndë, në vend të metodës tradicionale eks katedra, aktivisht do të zbatohet metoda e studimit të rastit si dhe metoda klinike.
  • [DCR0103] [10 SETK] E Drejta Procedurale Penale - Programi i Thelluar
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri solide teorike dhe praktike për dispozitat procedurale penale dhe për institutet me të cilat është e rregulluar ligjërisht veprimtaria e autoriteteve procedurale dhe e pjesëmarrësve të tjerë në procedurën penale, si dhe të aftësohen për zbatimin praktik të tyre.

Semestri 2

  • [DCR0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe Miratimi i Planit të Disertacionit të Doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDCR0101] Kriminologjia dhe Penologjia
    • [EDCR0102] Viktimologjia
    • [EDCR0103] Kriminalistika
    • [EDCR0104] Delikuenca e të Miturve
    • [EDCR0105] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [EDCR0106] Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDCR0101] Kriminologjia dhe Penologjia
    • [EDCR0102] Viktimologjia
    • [EDCR0103] Kriminalistika
    • [EDCR0104] Delikuenca e të Miturve
    • [EDCR0105] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [EDCR0106] Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë Kërkimore-Shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [PHD-S3-S4-03] [20 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 5

  • [DCR0106] [20 SETK] Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [CR-PhD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i Doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+