Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta kushtetuese dhe administrative

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-PhDLAWCAL180C
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor i shkencave juridike - Drejtimi: E drejta kushtetuese dhe administrative
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor e drejta administrative dhe kushtetuese synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike administrativo-kushtetuese  me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës kushtetuesedhe administrative në R. të Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe  BE-ja.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike kushtetuese-administrative si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të resurseve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Tregon kuptimin sistematik në fushën e hulumtimit dhe njohjen e perfeksionuar të metodave dhe shkathtësive për hulumtim në kuadër të së drejtës kushtetuese dhe administrative sipas standarteve më të larta ndërkombëtare. 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Tregon aftesi konstitucionalisht dhe administrativisht të interpretojë, dizajnojë, zbatojë dhe adaptojë lëndën esenciale të hulumtimit me integritet shkencor;
- Jep kontribut nëpërmjet hulumtimeve origjinale të cilët i tejkalojnë kufijtë ekzistues të dijeve, duke zhvilluar dije të reja, të vlerësuara në nivel të publikimeve të recensuara nacionale e ndërkombëtare nga lëmi i të drejtës kushtetuese dhe administrative. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë e ideve të reja dhe komplekse, duke pasur komepetencë për vlerësim;
- Aftësi për inicimin e pavarur dhe pjesëmarrje në rrjete hulumtuese nacionale e ndërkombëtare dhe ngjarje me integritet shkencor;
- Aftësi për inicimin e pavarur të proekteve hulumtuese dhe zhvillimore, nëpërmjet të cilave do gjenerojë dije të reja dhe shkathtësi për zhvillimin e të drejtës kushtetuese dhe administrative.

Aftësitë e komunikimit

- Mund të komunikojë me kolegët e vet, komunitetin më të gjerë akademik dhe me shoqërinë në tërësi në kuadër të lëmisë të së drejtës kushtetuese dhe administrative.

Aftësitë e të mësuarit

- Pritet të jetë i aftë të promovohet në korniza akademike dhe profesionale dhe në zhvillimin teknologjik, shoqëror apo kulturor në shoqërinë e bazuar në dije. 

Semestri 1

  • [DLAW0101] [10 SETK] Metodologjia e Hulumtimit
    Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
  • [DCAL0101] [10 SETK] E Drejta Administrative e Përgjithshme dhe e Posaçme
    Në kuadër të lëndës mësohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Objekt i të mësuarit janë parimet e organizimit, punës dhe rrethveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore që përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe marrëdhëniet midis qytetarëve dhe administrates. I studiojnë, analizojnë dhe zbulojnë elementet më të rëndësishme mbi të cilat bazohet nocionet administrata dhe funksioni administrativ dhe domethënia e tyre shkencore; e analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administrates publike në RM dhe japin propozime për ndryshime dhe plotësime të saj; i ndajnë dhe analizojnë veprimtaritë e funksionit administrativ me qëllim që ato të përmirësohen dhe në mënyrë precise të definohen në shkencë dhe legjislacion; bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe i zotërojnë finesat e krijimit të akteve të tilla; i studiojnë dhe hulumtojnë karakteristikat, gjendjet aktuale dhe mangësitë eventuale të llojeve të kontrollit administrativ; i hulumtojnë mekanismat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj përpara organeve të tjera shtetërore, por edhe përpara klientëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; menaxhimin me organet e administratës së RM-së; organisatat jo-qeveritare dhe të gjithë institucionet e tjera që vendosin çështje të natyrës juridiko-administrative, si dhe punësim dhe angazhim në qendra hulumtuese dhe kompani konsultative që kryejnë shërbime juridike nga lëmi i së drejtës administrative.
  • [DCAL0102] [10 SETK] Teoria e Kushtetutës
    Në kornizat e kësaj lënde do të mësohen: - Koncepti, përmbajtja, struktura dhe kuptimi i kushtetutës; - teoritë klasike dhe moderne të llojeve të kushtetutave; - Miratimi dhe ndryshimi i kushtetutës; - Interpretimi i kushtetutës; - Origjina e kushtetutës dhe zhvillimi i përgjithshëm i kushtetutshmërisë në botë; - Zhvillimi i kushtetutshmërisë në RM.

Semestri 2

  • [DCAL0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe Miratimi i Planit të Disertacionit të Doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDCAL01] Sistemet Administrative Krahasimtare
    • [EDCAL02] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EDCAL03] Trendet Bashkëkohore të Parlamentarismit
    • [EDCAL04] Teoria e Sistemeve Qeverisëse
    • [EDCAL05] Problemet Aktuale të Filozofisë të së Drejtës
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDCAL01] Sistemet Administrative Krahasimtare
    • [EDCAL02] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EDCAL03] Trendet Bashkëkohore të Parlamentarismit
    • [EDCAL04] Teoria e Sistemeve Qeverisëse
    • [EDCAL05] Problemet Aktuale të Filozofisë të së Drejtës

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë Kërkimore-Shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore-shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [PHD-S3-S4-03] [20 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 5

  • [DCAL0105] [20 SETK] Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [CAL-PHD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i Doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+