Programi: |
Ekonomi (2020/2021) |
Cikli i studimeve: | Cikli i tretë (doktoratë) |
Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
Kodi i programit: | N-PhDCO180C |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Doktor i shkencave ekonomike / Drejtimi: Ekonomi |
SETK: | 180 (3 vite) Akreditimi |
Vendimi: | Vendimi për fillim me punë |
Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të jenë të informuar dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregateve themelore makroekonomike dhe analizë kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[C2012]
[10 SETK]
Metodologjia sasiore të hulumtimit
Kjo lëndë i njofton studentët me problemet në ekonometri, përfshirë edhe zgjedhjen e formave funksionale dhe specifike, preventivën prej keqpërdorimeve të të supozimeve të modelit linear klasik, me elementet e gjasës dhe statistikat e ekonometrisë, intuitën dhe vlerësimin teorik të modeleve të regresionit, më një dhe më shumë ndryshime, realizimin e kërkimit origjinal empirik, modelin e përgjithshëm linear, strukturën e modelit dinamik dhe vlerësimin e ndryshimeve me ndërvarësi të kufizuar e tjera. Kjo lëndë, gjithashtu, është e dizajnuar për studentë të cilët përgatiten për të punuar projekttezën e doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizim të tezës së tyre në raport me gjetjen e çështjes së hulumtimit shkencor dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave dhe për analizë cilësore. Lënda është e fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave si bie fjala ç’është analiza statistikore, tekstet lidhur me teorinë dhe testimi i hipotezave. Pastaj me rëndësi janë edhe temat për inferencën deskriptive dhe kauzave, hulumtimet dhe studimet longitudinale, krahasimtare të rastit. Informata progresive do te ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar me tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale në funksion i të gjitha veprimeve teorike në funksion të dizajnimit dhe shkrimit të tezës. Aspektet epistemologjike të lëndës do të materializohen përmes pyetjeve – se si i pranojmë ne? Çka është teoria e njohjes, çka është njohja, si mund të arrijmë te dituritë shkencore dhe te e vërteta?
-
[C2013]
[10 SETK]
Ekonomia dhe teoria e përgjithshme
Objektivi i kësaj lënde është njohja e studentëve me parimet e avancuara të ekonomisë, si dhe me çështjet e biznesit bashkëkohorë. Lënda do t'i ndihmojë studentët të përcaktojnë fushën e tyre të interesit kërkimor. Në mënyrë të veçantë, qëllimet e lëndës janë që t'u mundësojë studentëve: - të zhvillojnë dhe kuptojnë teoritë dhe konceptet e mikroekonomisë dhe makroekonomisë dhe zbatimin e tyre në botën reale; - të zhvillojnë vlerësim të ndikimit mbi individët dhe shoqëritë e ndërveprimeve ekonomike ndërmjet kombeve; - të zhvillojnë njohje për çështjet e zhvillimit me të cilat përballen kombet dhe si ato i nënshtrohen procesit të ndryshimit.
-
[C2014]
[10 SETK]
Ekonomia e sjelljes në mjedisin jetësor
Lënda synon të ofrojë kuptimin e temave nga ekonomia e mjedisit dhe të burimeve nga një perspektivë e sjelljes ekonomike. Më në detaje, rezultatet e të nxënit do të jenë: - Sfondi rreth ekonomisë së sjelljes, përparësitë përkatëse teorike, paragjykimet e sjelljes, metodat eksperimentale. - Përmbledhje e përgjithshme e “ekonomia e jo-sjelljes”: mjetet ekzistuese të politikave, modelet teorike shkurtimisht. - Një kuptim i thelluar i përshtatjes dhe zbutjes së strategjive të paqartësisë nën lojërat e përdorimit të mirave publike, dobësitë dhe koordinimit e lojërave me të mirat publike. - Një kuptim i thellë i bashkëpunimit në lojërat (dinamike) të koordinimit, mekanizmat e ankandit, ofrimi i bisedës mjedisore me anë të pagesave për shërbimet e ekosistemit, subvencionet e përshtatjes së teknologjisë dhe roli i lidershipit. Fokusi do të jetë në instrumentet që mund të përdoren për të përmirësuar koordinimin dhe bashkëpunimin. - Qasja e ekonomisë së sjelljes ndaj qëndrueshmërisë - Studentët do të fitojnë njohuri se si të lidhin ekonominë e sjelljes dhe ekonominë mjedisore. - Studentët do të jenë në gjendje të analizojnë dhe përshkruajnë literaturën përkatëse, d.m.th., studimet e ekonomisë mjedisore duke përdorur perspektivën e sjelljes.
Semestri 2
-
[DBE0105]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës, përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
- [10 SETK] Lëndë zgjedhore
- [10 SETK] Lëndë zgjedhore
Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-01]
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) doktoranti e vazhdon aktivitetin kërkimor sipas planit të miratuar individual. Mentori jep vlerësimet në lidhje me këto aktivitete.
-
[PHD-S3-S4-02]
[15 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
-
[C2016]
[5 SETK]
Mobiliteti i studentëve
Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.
Semestri 5
-
[DBE0104]
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të pestë, pas aktiviteteve kërkimore në planin individual, doktoranti i prezanton publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të tezës dhe kërkimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 6
-
[EC-PhD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.