Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E Drejta Ndërkombëtare (2020/2021)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: IL60
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Magjistër i shkencave juridike - Drejtimi: E drejta ndërkombëtare
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor e drejta ndërkombëtare synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt  profesionet juridike dhe  profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RMV. Titujt  profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore si: gjyqësia dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RMV. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës). Studentët në këtë program, gjithashtu profesionalisht aftësohen edhe për të gjitha profesionet në fushën e diplomacisë, të drejtës diplomatike dhe konsullore, organizatat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, institutet e të drejtës ndërkombëtare private si dhe të punojnë  në tërë shërbimin diplomatik dhe konsullor të shtetit dhe në tribunalet e të arbitrazhit ndërkombëtar.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri solide nga disiplinat nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare si dhe të drejtës së organizatave ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtës ndërkombëtare publike, të drejtës ndërkombëtare private, të drejtës ndërkombëtare penale, të drejtës ndërkombëtare ekonomike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Ka njohuri për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në lëmin e së drejtës ndërkombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Është i aftë që të interpretojë teoritë e së drejtës ndërkombëtare dhe rastet relevante nga praktika.
- Zbaton njohuri teorike në situata praktike që paraqiten në lëmin e së drejtës ndërkombëtare si mbrojtja e të drejtave të njeriut, diplomacia dhe zgjidhja e kontesteve dhe kolizionini i ligjeve si dhe negociatat dhe mediacioni.
- Sintetizon njohurinë e fituar dhe i zbaton ato në rrethana konkrete.

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.

Aftësitë e komunikimit

- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-ndërkombëtare.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në  shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.

Semestri 1

  • [MCIL1012] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare publike
    Lënda përbëhet në punën e rasteve nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare, kurse pjesërisht përfshin edhe punën praktike (intership) në institucionet relevante, gjë që mund të përfshijë edhe punën shkencore-kërkimore të studentëve në grupe.
  • [MCCL2011] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare private
    Nëpërmjet këtij moduli, studentët do të fitojnë njohuri të avancuara për burimet e së drejtës që do të duhet të zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike civile - me element të huaj (nacionale dhe ndërkombëtare) dhe mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve civile-juridike me element të huaj (mënyra direkte dhe indirekte (kolizionale) që është karakteristike vetëm për këtë modul) si dhe elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe të zbatimit të DNP, faktet përmes të cilit paraqitet elementi i huaj (fakte të identifikimit), pikat e lidhjes dhe institutet përmes të cilave shmanget aplikimi i të drejtës meritore në DNP.
  • [MCCR1120] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë . - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMIPL0050] Organizatat ndërkombëtare
    • [MCSS1070] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
    • [MCIPL2040] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [EMCIL1015] Diplomacia Multilaterale dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
    • [EMCIL1018] Siguria ndërkombëtare
    • [MCIL1011] Marrëdhëniet ndërkombëtare
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE15] Аplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMIPL0050] Organizatat ndërkombëtare
    • [MCSS1070] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
    • [MCIPL2040] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [EMCIL1015] Diplomacia Multilaterale dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
    • [EMCIL1018] Siguria ndërkombëtare
    • [MCIL1011] Marrëdhëniet ndërkombëtare
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE15] Аplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCIPL4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktik dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë që të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+