COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Menaxhimi dhe udhëheqja në arsim (2020/2021)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: PhD-ELM
Viti akademik: 2021 / 2022
Titulli: Doktor i shkencave nga menaxhimi dhe udhëheqja në arsim
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Programi studimor Menaxhimi dhe Udhëheqja në Arsim synon të ofrojë një gamë të moduleve që përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi rritjen e nivelit akademik të procesit të transformimit të arsimimit në mjedis, por edhe më gjerë në rajon.

Kuadër me njohuri të reja në arsim.
Me aftësi që të bëjë hulumtime  në sferën e arsimit.
Me aftësi të krijoj politika të arsimit dhe të shkollimit.
Me aftësi për menaxhimin efektiv me institucionet arsimore.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Të kuptuarit e ndryshimeve vendore, rajonale dhe globale në arsim.
- Studentët do të jenë liderë në inovacionet arsimore.
- Studentët do të jenë të udhëzuar drejt për reformat në procesin arsimor të Maqedonisë dhe të rajonit, kështu ata do të posedojnë shkathtësi për implementimin e planeve aksionare dhe  për programet për reformë.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Studentët do të jenë në gjendje t’i këshillojnë politikanët qeveritarë dhe joqeveritarë për arsimin. Përveç kësaj do t’i planifikojnë  nevojat vendore dhe rajonale të kuadrit duke i përshtatur ato me ofertat e burimeve ekonomike të vendit, por, gjithashtu edhe duke i theksuar shkathtësitë e udhëheqjes strategjike.
- Studentët do të mund t’i marrin rolet udhëheqëse në institucionet arsimorë në Maqedoni e më gjerë.

Aftësitë për të vlerësuar

- Studentët do të ballafaqohen me riskun dhe me sfidat  e ndryshimeve prej sistemit tradicional në atë modern të arsimit.
- Do të jenë gjendje ta bëjnë vlerësimin e programeve, planeve mësimore, të kuadrit dhe të politikave arsimore.

Aftësitë e komunikimit

- Do të fitojnë shkathtësi të  shkëlqyeshme të komunikimit
- Do të fitojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë në klasë dhe në administratë, me qëllim të funksionimit të suksesshëm në shoqëri dhe në institucionet e diturisë.

Aftësitë e të mësuarit

- Do të fitojnë shkathtësi për t’i udhëhequr shkollat në RMV dhe për implementim të hulumtimeve në institucionet arsimore;
- Do të fitojnë shkathtësi për menaxhim me resurset njerëzore, ekonomike dhe teknologjike;
- Do të ushtrohen dhe do të bëhen kompetentë për marrjen e përgjegjësive lidhur me avancimin e arsimit. Përmes trajnimit në mënyre efikase do të mund të ndikojnë në mjedise multikulturore dhe multigjuhësore.

Semestri 1

  • [DLCC0101] [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike etj. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
  • [C2018] [10 SETK] Çështjet kyçe në mësimdhënien e udhëheqjes në arsim
    Lënda është krijuar për të ndihmuar studentët të kuptojnë dinamikën organizative të shkollave. Njohuritë e fituara duhet të ndihmojnë studentët në identifikimin dhe propozimin e alternativave për programet dhe rregullsinë e sjelljes që mund të hasen në shkolla ose në organizata të shërbimit njerëzor. Lënda do të trajtojë çështje që lidhen me kulturën organizative dhe zhvillimin profesional të stafit, si dhe zhvillimin e planifikimit shkollor. Në këtë modul studentët do të zhvillojnë kompetencat në vijim: • do të mësojnë dhe do të kenë njohuri të përparuara në lidhje me perspektivat historike, filozofike, sociologjike të arsimit në shoqëri; • do të thellojnë njohuritë mbi tendencat shoqërore dhe arsimore, teorinë dhe praktikën; • do të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë për perceptimin, identifikimin dhe hulumtimin e aspekteve multikulturore të arsimit dhe ndërveprimit me fenomenet sociale; • do të mësojnë teknikat dhe do të përmirësojnë aftësitë për punën kërkimore shkencore, jetën dhe komunikimin me komunitetin; • do të mësojnë për përgjegjësitë profesionale të mësuesve, profilin dhe misionin e tyre në shoqëri;
  • [DLCC0103] [10 SETK] Shkrimi i disertacionit të doktoratës
    Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë në mënyrë të pavarur hulumtime shkencore gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës . Është paraparë që ky kurs të jetë praktik dhe t’ju japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye lënda më shumë është bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.

Semestri 2

  • [DLCC0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2503] Komunikimet në institucionet arsimore
    • [E2502] Udhëheqja dhe aktivitetet pedagogjike
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi ndërkombëtar
    • [E2501] Psikologjia e arsimit
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2503] Komunikimet në institucionet arsimore
    • [E2502] Udhëheqja dhe aktivitetet pedagogjike
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi ndërkombëtar
    • [E2501] Psikologjia e arsimit

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [PHD-S3-S4-02] [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
  • [C2019] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.

Semestri 5

  • [DLCC0105] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [EML-PHD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+