Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe letërsi angleze

Drejtimi: Letërsi angleze
Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-PhDENELIT180
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor i shkencave filologjike Drejtimi: Letërsi angleze
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Departamenti i gjuhës dhe letërsisë angleze është departamenti më i madh i gjuhëve në Universitetin e EJL, me 14 të punësuar të rregullt dhe ka funksionuar që nga themelimi i Universitetit më 2001. Funksionon si pjesë e Fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe komunikimit. Departamenti i anglishtes ofron studime bachelor (BA) të gjuhës dhe letërsisë angleze me program trevjeçar në pajtim me modelin evropian me 180 kredi. Departamenti po ashtu ofron programin master në Mësimdhënien e gjuhës angleze, në ciklin e dytë, që mund të kryhet brenda dy viteve akademike. Sidoqoftë, nga viti akademik 2012/2013, Departamenti i anglishtes do të ofrojë program doktorate. Pas mbarimit të këtij programi, studentët do te marrin titullin doktor i shkencave filologjike në fushën e gjuhës angleze. Para së gjithash, ky program do të fokusohet në letërsi, kulturë, përkthim dhe metodologji të mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj. Me një ekip të stafit vendor dhe ndërkombëtar, të cilët janë me kualifikimet më të larta për të ligjëruar me metodat më moderne, departamenti ynë gëzon respekt në rajon dhe ofron më të mirën në instruksionet e gjuhës bashkëkohore. Kualiteti i Departamentit të gjuhëve në Fakultetin e gjuhëve, kulturave dhe komunikimit reflektoi në rangimin e Universitetit të EJL si i dyti në Maqedoni.

Programi i doktoratës ndjek një dizajn inovativ që përkrah kërkimin origjinal me zgjedhore lidhur ngushtë me fushën e studimit, që do të thellojnë dituritë ekzistuese të studentëve në fushën përkatëse. Të gjithë instruktorët e doktoratës janë hulumtues me përvojë të dëshmuar me publikime në fushën e letërsisë angleze, gjuhësisë dhe mësimit të gjuhës angleze. Programi u lejon studentëve të ndjekin një rrugë të strukturuar të zhvillimit akademik me mundësi të prezantojnë shkrime me rezultate kërkimore në parametrat e programit. Studentët do të përfitojnë nga mundësitë e interaksionit me kolegët e barabartë ku idetë do të mund të testohen dhe të zhvillohen. Në këtë mënyrë, studimet e doktoratës në anglisht mund të jenë shpërblyese dhe eksperienca sfiduese.

Studentët e suksesshëm të programit të doktoratës në anglisht mund të presin mundësi të gjerë të mundësive të mësimdhënies në nivelin e tretë dhe të dytë (të shkollave të mesme). Në fakt, vetëm të kualifikuarit me doktoratë do të kenë mundësi të ligjërojnë në nivel universitar në sektorin arsimor në Maqedoni pas vitit 2015. Sidoqoftë, opsionet për karrierë nuk kufizohen vetëm në profesion akademik. Studentët e suksesshëm mund të zgjedhin sfera të tjera siç janë politika kulturore, ndërmjetësimi kulturor dhe puna si përkthyes ose në fushën e mediave and shtëpive botuese, ose në organizata ndërkombëtare dhe turizëm.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Paraqet të kuptuarit sistematik të fushës së zgjedhur të hulumtimit dhe njohuri të përkryera të metodave dhe aftësive të hulumtimit.

Demonstron njohuri të specializuara të gjuhësisë së aplikuar, letërsisë angleze, kulturës dhe civilizimit të vendeve anglishtfolëse.

Posedon njohuri profesionale dhe të kuptuarit të trendeve më të mëdha në metodologjinë e mësimdhënies së anglishtes në nivel të dytë dhe të tretë.

Kërkon kapacitet akademik për hulumtim të pavarur akademik.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Paraqet mundësi interpretimi, dizajnimi, aplikimi dhe adaptimi të fushës kërkimore me integritet shkencor.

Jep kontribut nëpërmjet hulumtimit origjinal, që tejkalon kufijtë ekzistues të njohurive, zhvillon njohuri të reja, të vlerësuara me publikime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përdorimi i anglishtes së folur dhe të shkruar më mënyrë akademikë më qellim të bartjes së ideve të reja dhe rezultateve.

Aftësitë për të vlerësuar

Tregon mundësi për analiza kritike, vlerësim dhe sintetizim të ideve të reja komplekse;

Tregon mundësi për të iniciuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në rrjete dhe ngjarje hulumtuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Tregon mundësi për të iniciuar në mënyrë të pavarur projekte hulumtuese dhe të zhvillimit, nëpërmjet të cilave njohuri të reja do të kontribuojnë në fushën e kërkimit.

Eshtë në gjendje të vlerësojë në mënyrë të pavarur rëndësinë dhe substancën intelektuale të hulumtimit të kolegëve në fushën përkatëse.

Mund të bëjë gjykime komplekse metodologjike në dizajnin dhe analizën e hulumtimit në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze.

Aftësitë e komunikimit

Mund të komunikojë me kolegët e tij/saj, me komunitetin më të gjerë dhe shoqërinë si tërësi në fushën përkatëse

Tregon kompetencë komunikative në klasë në menaxhimin e klasës në nivel të dytë dhe të tretë

Tregon mundësi të nivelit intelektual në diskutimet në anglisht, në formë verbale ose të shkruar të ideve komplekse.

Aftësitë e të mësuarit

Aftësi për promovim të vetvetes në një sistem profesional akademik;

Është në gjendje ta përparojë hulumtimin e vet me një kornizë teknologjike, shoqërore ose kulturore në shoqërinë e  bazuar në dije.

Mund të hulumtojë në mënyrë të pavarur  cilën do lëndë që lidhet me fushën e tij/të saj duke përdorur mësimin dhe aftësitë hulumtuese.

Semestri 1

  • [DLCC0101] [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike etj. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
  • [DLCC0102] [10 SETK] Çështjet kyçe në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë
    Kjo lëndë ka për qëllim të njohë doktorantët me disa kapituj të rëndësishëm të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimit profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin e përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media etj. Përveç kësaj do të trajtohen edhe disa tema nga sfera e letërsisë gjermane.
  • [DLCC0103] [10 SETK] Shkrimi i disertacionit të doktoratës
    Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë në mënyrë të pavarur hulumtime shkencore gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës . Është paraparë që ky kurs të jetë praktik dhe t’ju japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye lënda më shumë është bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.

Semestri 2

  • [DLCC0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDELL0102] Shekspiri dhe koha e tij
    • [EDELL0103] Teoria e letërsisë
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi ndërkombëtar
    • Modernizmi transatlantik
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDELL0102] Shekspiri dhe koha e tij
    • [EDELL0103] Teoria e letërsisë
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi ndërkombëtar
    • Modernizmi transatlantik

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [PHD-S3-S4-03] [20 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 5

  • [DLCC0105] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [ELL-PHD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+