Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Plani i pagesës në këste

Zyra e bursarit merret me çështjet e gjitha pagesave për studim, duke përfshirë pagesat dhe ngarkesat e papaguara.
Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për programin përkatës të studimeve dhe për vitin përkatës së studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë vjetore dhe studentët mund të parashikojnë rritje eventuale të pagesës për studime gjatë tri viteve të studimit. Shumat caktohen nga Bordi i universitetit dhe publikohen në konkursin për regjistrim të studentëve.
Pagesa shtesë administrative aplikohen në këto raste:

  • 50 euro për lëshimin e diplomës dhe çertifikatën
  • 15 euro për ri-lëshim të kartelës ID

Plani i pagesës në këste

Pagesat për studime deridiplomatike

Pagesa për studime mund të paguhet në më shumë mënyra.

Studentët mund të paguajnë kompensimin e tyre për studime për gjithë vitin akademik paraprakisht kur të regjistrohen.
Lartësia e pagesës varet nga regjimi i studimeve(i rregullt, me korrespondencë).
Për studentët që paguajnë paraprakisht për gjithë vitin akademik mundësohet lehtësim prej 3% nga detyrimi vjetor.
Ky lehtësim nuk vlen për studentët që marrin bursa.


Përshkrimi Afati Drejtësi/ GJKK/ SHSHB BE/ SHTB PS në anglisht
Kësti i parë Tetor 1300 EU 1800 EU 2000 EU
Zbritje 3% 39 EU 54 EU 60 EU

Studentët që zgjedhin pagesën në dy këste duhet të bëjnë pagesën e semestrit dimëror më së voni gjer 30 tetor kurse pagesën e semestrit veror gjer 28 shkurt të vitit gjegjës akademik.


Përshkrimi Afati Drejtësi/ GJKK/ SHSHB BE/ SHTB PS në anglisht
Semestri dimëror Tetor 650 EU 900 EU 1000 EU
Semestri veror Shkurt 650 EU 900 EU 1000 EU

Studentët që zgjedhin pagesën e studimit ta bëjnë në katër këste duhet të bëjnë atë në 4 pagesa të barabarta sipas këtij plani:

  • 30 tetor
  • 30 dhjetor
  • 28 shkurt
  • 30 prill

Përshkrimi Afati Drejtësi/ GJKK/ SHSHB BE/ SHTB PS në anglisht
Kësti i 1 Tetor 325 EU 450 EU 500 EU
Kësti i 2 Dhjetor 325 EU 450 EU 500 EU
Kësti i 3 Shkurt 325 EU 450 EU 500 EU
Kësti i 4 Prill 325 EU 450 EU 500 EU

Studentët që zgjedhin të paguajnë në dymbëdhjetë këste duhet të bëjnë pagesa të barabarta mujore për tërë vitin akademik (pagesat deri në fund të çdo muaji nga tetori deri në shtator)
Për studentët që zgjedhin të paguajnë detyrimet në dymbëdhjetë këste mund të aplikohet ngarkesë/pagese shtesë. Kjo shtesë definohet nga Bordi dhe publikohet.


Përshkrimi Afati Drejtësi/ GJKK/ SHSHB BE/ SHTB PS në anglisht
Kësti i 1 Tetor 100 EU 150 EU 150 EU
Kësti i 2 Nëntor 100 EU 150 EU 150 EU
Kësti i 3 Dhjetor 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 4 Janar 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 5 Shkurt 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 6 Mars 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 7 Prill 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 8 Maj 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 9 Qershor 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 10 Korrik 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 11 Gusht 110 EU 150 EU 170 EU
Kësti i 12 Shtator 110 EU 150 EU 170 EU

Nëse në llogarinë e studentit vërehet tejkalim i afatit të pagesës, Zyra e bursarit lëshon Kujtesë zyrtare dhe në këtë rast do të aplikohet ngarkesë/pagese shtesë për pagesën e vonuar. Atëherë studentit do t’i jepet një afat prej 14 ditë kalendarike për ta realizuar pagesën e mbetur.


Nëse edhe pas këtij afati studenti nuk e ka bërë pagesën atëherë qasja e studentit në shërbimet/pajisjet e universitetit do të pezullohet. Kjo përfshin - por nuk kufizohet me - lëshimin e transkriptave, certifikatave dhe diplomave, qasjen në rrjetën kompjuterike (duke përjashtuar Learning Management System), bibliotekë, sistemin informativ universitar (formën e regjistrimit, regjistrimin e lëndës, regjistrimin e provimit). Kjo dispozitë do të zbatohet derisa detyrimi të jetë përmbushur dhe statusi i bllokuar të jetë fshirë nga zyra përkatëse.


Nëse studenti e di se do të ketë vështirësi në përmbushjen e pagesës, duhet që të kontaktojë Zyrën e bursarit, përpara datës së pagesës, për të shqyrtuar një marrëveshje të mundshme alternative


Pagesa e vonuar 1.5 EU (100 MKD)
Google+