Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra për eLearning –Trajnime të TI dhe Arsimim

Paraqitja e Teknologjive të Informacionit (TI), ka ndikuar në shfaqjen e një qasje të re në procesin mësimor. Tendenca e këtillë ka mundësuar paraqitjen e kërkesave të reja për stafin e fakulteteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me shkathtësi të domosdoshme, që të mund t’i përvetësojnë këto zhvillime dhe t’i shfrytëzojnë përfitimet që ofron teknologjia e informacionit në mësimdhënie.

Në këtë drejtim, Qendra eLearning e ndihmon bashkësinë e Universitetit në shfrytëzimin e potencialit të teknologjisë për të përmirësuar procesin mësimor. Nisur nga kjo, qëllimet kryesore të Qendrës eLearning janë: promovimi i arsimit cilësor të vetë-drejtuar të përqendruar te studentët përmes zhvillimit dhe ofrimit të lëndëve të mësimit të kombinuar me cilësi dhe promovimi i lëndëve të bazuara në ueb që mund të ofrohen online.

Për më tepër, Qendra eLearning siguron ndihmë në rritjen e efektivitetit të mësimdhënies dhe mësimit duke e mbështetur stafin për të zhvilluar një material shtesë interaktiv online për lëndët tradicionale, si dhe organizimin e seminareve trajnuese për stafin që të jetë në gjendje të zhvillojë dhe të sigurojë materiale online për lëndët e tyre.

Qendra eLearning synon të ketë rol udhëheqës në rajonin e Ballkanit dhe të udhëheqë përpjekjet drejt një përdorimi efektiv të arsimit të bazuar online për ta përmirësuar mësimdhënien dhe mësimnxënien. Deklarata e misionit të Qendrës eLearning është t’i përgatisë dhe mbështesë arsimtarët që të fuqizohen me shkathtësitë e nevojshme në eLearning për të ofruar përvoja të shkëlqyera mësimore. Prandaj, qendra ka ndërmarrë objektivat e mëposhtëm si mjetet për të realizuar misionin e saj:

  1. Të rrit vetëdijen e komunitetit të UEJL-së për potencialin e e-mësimit (e-learning), në rritjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
  2. Të sigurojë trajnim dhe mbështetje në përputhje me praktikat më të mira të TI-së në zhvillimet më të fundit në e-mësim, praktikat më të mira dhe cilësore për online mësimdhënien;
  3. Të sigurojë shërbime cilësore arsimore dhe efikasitet në aktivitetet e e-mësimit;
  4. Të promovojë zhvillimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve cilësore online.

Qendra eLearning ofron një numër shërbimesh për bashkësinë universitare për të arritur objektivat e tij, si p.sh.:

Punëtori të përgjithshme dhe të dedikuara

Qendra eLearning rregullisht organizon punëtori për çështje të ndryshme që lidhen me Teknologjitë e Informacionit dhe eLearning. Programet e trajnimit të përshtatura shpesh bëhen për fakultetet e UEJL-së për t'ua bërë të mundur që të zhvillojnë udhëzime dhe përmbajtje efektive online. Këto programe trajnimi mbulojnë një gamë të gjerë temash, duke filluar nga hartimi lëndëve online, ku pjesëmarrësit prezantohen me koncepte dhe mjete të ndryshme që ndihmojnë në hartimin dhe zhvillimin e përmbajtjeve online për lëndët. Për më tepër, Qendra ofron trajnime për aplikacionet e Google-it, të tilla si Google Classroom për t'u mundësuar anëtarëve të fakulteteve t’i publikojnë online lëndët e tyre.

Shfrytëzimi i softuerëve dhe burimet

Qendra eLearning mbështet stafin të përdorë Google Classroom në mënyrë që të sigurojë shpërndarjen e aktiviteteve të mësimit, të cilat përfshijnë krijimin e përmbajtjes së lëndës, shpërndarjen e lëndës, komunikimin dhe mjetet e vlerësimit. Për më tepër, Qendra eLearning ofron ndihmë për të gjithë anëtarët e fakulteteve për të zhvilluar materiale mësimore online për të rritur përvojën e të mësuarit të studentëve. 

Mbështetja e lëndëve në distancë

Qendra eLearning ka mbështetur Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë (BE), Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (SHTB) dhe Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (GJKK), që të ofrojnë disa programe online në ciklin e parë dhe të dytë dhe pret që në të ardhmen të vazhdojë mbështetja për ofertën e marketingut me programe për studime në distancë dhe online.

Qendra eLearning ndodhet në kampusin e U EJL-së në Tetovë, ndërtesa 701 dhe është e hapur gjatë gjithë javës 08:00 - 16:00.

Assoc. Prof. Dr. Jusuf Zeqiri
Drejtor i Qendrës eLearning
е-mail:j.zeqiri@seeu.edu.mk

Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni përmes e-mailit:  elc@seeu.edu.mk

Google+