Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra për Biznes dhe Inovacion

Qëllimi i Qendrës për biznes dhe inovacion (BIC) është të jetë urë lidhëse mes sektorit të biznesit dhe Universitetit. Gama e shërbimeve të kësaj qendre përfshin trajnime dhe konsultime profesionale për biznese dhe individë, ofron kushte të volitshme për start-up kompanitë, shërbime akomodimi në konvikte për studentë dhe staf, si dhe dhënie me qira të hapësirave të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL).

Në kuadër të QBI-së funksionojnë tri departamente, edhe atë:

Konviktet


Një veçori unike e UEJL-së është mundësia e akomodimit në qytezë, e cila posedon 7 konvikte, me kapacitet strehimi për 450 studentë. Objektet e konviktit janë të ndara në objekte për meshkujt dhe objekte për femra. Për të gjitha kërkesat dhe problemet, që mund të kenë studentët, kujdeset kujdestari i konvikteve. Siguria e studentëve është pjesa e veçantë dhe për këtë qëllim, në tërë kampusin, bëjnë kujdestari ekipet e sigurimit të universitetit. Pas orarit të përcaktuar me rregulloren e brendshme të universitetit, çdo hyrje dhe dalje nga kampusi evidentohet. Siguria e studentëve është në nivelin maksimal.
Raportoni problemet lidhur me konviktet duke plotësuar formën në vazhdim: Helpdesk-u i konvikteve

Kushtet
Objektet e konvikteve janë moderne, kurse dhomat janë të pajisura me inventarin e nevojshëm. Karakteristikë është se në kuadër të dhomave janë edhe kuzhinat, të cilët janë të pajisura me aparaturën e nevojshme.
Të gjitha konviktet kanë qasje në rrjetin e universitetit (internet) dhe janë të dizajnuar për të përmbushur standardet e konvikteve moderne, duke u ofruar banuesve mundësinë e një vendi adekuat për studime. Të gjithë të interesuarit për vendosje në qytezë duhet, për shkak të kërkesës së madhe, të aplikojnë në afat sa më të shkurtër. Prioritet kanë studentët që vijnë nga qytetet që janë më larg.

Apliko duke përdorur formularin (për studentët brenda në Maqedoni): FORMULAR

Apliko duke përdorur formularin (për studentët ndërkombëtar): FORMULAR

Qiradhënia


Përveç shërbimit të konvikteve për studentët dhe stafin, departamenti i Menaxhimit me asetet, menaxhon dhe ofron edhe objekte me qira për biznese dhe organizata të tjera.

Kontakt: dormitory@seeu.edu.mk
Tel: +389 (0) 44 356 116


Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB), luan rolin e ndërmjetësuesit mes komunitetit të biznesit dhe Universitetit të Evropës Juglindore.
Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese, konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera private dhe publike, si dhe organizimin e evenimenteve. QZHB është partneri i juaj për t’ju aftësuar në pikëpamje profesionale dhe organizative. Në mënyrë të vazhdueshme i ndjek trendet e biznesit bashkëkohor dhe për këtë qëllim shërbimet tona ofrojnë zgjidhje optimale për nevojat tuaja.

Për më shumë informata klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.seeu.edu.mk/bdc/

Kontakt: seeu-bdc@seeu.edu.mk
Tel: +389 (0) 44 356 251


Një vend ku idetë e biznesit shndërrohen në biznese fitimprurëse, një vend ku trajnimi plotëson hulumtimet dhe bëhet burimi kryesor për rritjen e ekonomisë dhe mundësive të punësimit në vend, një vend ku hulumtimi, zhvillimi dhe inovacioni mbajnë rezultate të shkëlqyera: ky është Parku teknologjik.

Për më shumë informata klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://techpark.seeu.edu.mk

Kontakt: techpark@seeu.edu.mk
Tel: +389 (0) 44 356 165

Google+