Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Zyra e Shërbimit juridik dhe Shërbimit të prokurimit

Zyra e Shërbimit juridik dhe Shërbimit të prokurimitsi pjesë e Sekretariatit synon të përmbushë misionin e Universitetit të Evropës Juglindore:

Shërbimi juridik angazhohet që të ofrojë shërbime nëpërmjet interpretimit efektiv të dispozitave ligjore nga lëmia e arsimit të lartë dhe lëmenjve tjerë, gjithashtu të ofrojë interpretim të statutit, rregulloreve dhe procedurave të universitetit dhe këshillim në lidhje me të njëjtat, në kohë dhe në mënyrë cilësore stafit të universitetit dhe studentëve.

Shërbimi i prokurimit angazhohet që nëpërmjet një procesi transparent, të drejtë dhe konkurrues, në pajtueshmëri me ligjet, rregulloret dhe procedurat e universitetit të ofrojë shërbime në kohë dhe cilësore stafit të universitetit, studentëve dhe konsumatorëve të jashtëm.

Arkivi nëpërmjet sistematizimit dhe arkivimit elektronik kujdeset për një nga pasuritë më të vlefshme të universitetit si që janë dokumentet lidhur me historinë e universitetit, dokumentet mbështetëse gjatë procesit të vendimmarrjes dhe dokumenteve tjera, duke i shërbyer në mënyrë cilësore dhe transparente stafit të universitetit, studentëve dhe klientëve të jashtëm.

Google+