Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Udhëzim për kompletim akademik në UEJL

Duke pasur paraszsh përvojën në jetë, punë dhe karrierë për kompletimin e programit akademik

UEJL, është duke filluar një nismë për të mbështetur kompletimin akademik për studentët tanë që dikur e kanë patur statusin e studentit të rregullt ose me korrespondencë në programet studimore deridiplomieke ose pasdiplomike, por nuk i kanë përfunduar studimet e tyre. Kompletimi akademik përbëhet nga një strukturë e organizuar e organeve dhe procedurave akademike dhe administrative, duke filluar nga pika e Shprehjes së Interesit, deri në ofrimin e shërbimeve për kompletimin e programeve akademike.

Kthimi prapa për të përfunduar studimet jo gjithmonë është një vendim i lehtë, por besojmë fuqimisht se ky është një vendim për t'u inkurajuar dhe se UEJL duhet të mbështesë kandidatët e kësaj kategorie me përpjekje shtesë.
Përveç kësaj dhe sipas politikave tona të përgjithshme, ne duam ta realizojmë këtë mbështetje në mënyrë shumë të personalizuar dhe akademikisht të bazuar mirë.
Kështu duam të marrim parasysh jetën, karrierën dhe përvojën profesionale që një kandidat mund të ketë marrë që nga momenti kur ai/ajo kanë ndërprerë studimet e tij/saj të rregullta.
Ne po propozojmë një format në të cilin mund të organizoni portofolin tuaj dhe ne jemi të angazhuar që ta marrim në konsideratë atë gjatë lëshimit të udhëzimeve për kompletimin tuaj akademik.

Hapi i parë në këtë proces është dorëzimi online i portfolios së kandidatit.

Pas realizimit të hapit të parë, kandidatët, do të kontaktohen individualisht nga zyrtarët e UEJL-së dhe do t’ua komunikojnë udhëzimet për kompletimin akademik.

Rezultati i procesit, do të jetë Programi i kompletimit akademik, pasur parasysh përvojën në Jetë, Punë dhe Karrierë.

Ju lutemi, organizoni portfolin tuaj, duke i plotësuar të dhënat në Pjesën 1 dhe 3.  Përdorni fjalor profesional. Për të gjitha dokumentet e ofruara në gjuhë tjetër përveç anglishtes - ofroni përkthim zyrtar dhe dorëzoni dokumentin në të dy versionet origjinal dhe të përkthyer.

Për çdo ndihmë të nevojshme, na kontaktoni në:
8:00 deri 16:00 (E hëne - E premte)
registry@seeu.edu.mk

Google+