Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Zyra për Planifikim Akademik

Zyra për Planifikim Akademik është njësi organizative në kuadër të Universitetit. Kjo zyrë është përgjegjëse  për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e proceseve akademike nën drejtimin e prorektorit për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim.

Zyra për Planifikim Akademik e organizon dhe e mbështet realizimin e procesit të mësimdhënies përmes menaxhimit të kujdesshëm të resurseve të universitetit, duke filluar nga procesi i akreditimit të programeve studimore, deri në realizimin e orarit të ligjëratave/provimeve, për t'i ndihmuar studentët në arritjen e synimeve të tyre akademike dhe suksesin personal.

Prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim

Udhëheq dhe menaxhon, në nivel strategjik, më tepër departamente dhe procese universitare në fusha të caktuara për të siguruar që qëllimet strategjike dhe efektshmëria operacionale e Universitetit të zhvillohen, zbatohen dhe arrihen.

Ofron këshilla dhe udhëheqje strategjike në fushat e përcaktuara nga rektori dhe prezanton vizionin e Universitetit.

Udhëheq zhvillimin e çështjeve akademike, sipas politikave të Universitetit, duke  i dhënë prioritet sferës së digjitalizimit me qëllim të  përshpejtimit të arritjeve në nivele sa më të larta.

Koordinatori për Çështje Akademike

Bën koordinimin e çështjeve akademike, duke kontribuar në administrimin efektiv qendror, siç është akreditimi i programeve studimore, akreditimi i mentorëve në studimet e doktoratës, menaxhimi i të dhënave për programet studimore dhe informimi në lidhje me ciklet e studimit, përgaditja e konkursit për regjistrim të studentëve, përgaditja e kalendarit akademik të universitetit, bashkëpunim efektiv me prorektorin për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, dekanatet, fakultetet/qendrat, Shkollën e Doktoratës, Zyrën e Shërbimit Juridik, koordinatorin për Planifikimin e Orarit dhe Shërbimin Studentor, këshillimi  dhe mbështetja e stafit akademik në lidhje me çështjet akademike.   

Koordinatori për Planifikimin e Orarit

Bën koordinimin e planifikimit të orarit, duke përfshirë operimin dhe zbatimin efektiv të administrimit të orarit të ligjëratave dhe provimeve sipas cikleve të studimit, bashkëpunimin efektiv me prorektorin për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, koordinatorin për Çështje Akademike, dekanatet, fakultetet/qendrat, Shërbimin Studentor, këshillimin dhe mbështetjen e stafit dhe studentëve në lidhje me këto çështje.

Prof. Dr. Vladimir Radevski
Prorektor për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim
Tel: +389 44 356 031
еmail:v.radevski@seeu.edu.mk

Ema Murtezani, MA
Koordinatore për Çështje Akademike
Tel: +389 44 356 031
еmail:e.murtezani@seeu.edu.mk

Burim Ismaili
Koordinator për Planifikimin e Orarit
Tel: +389 44 356 050
еmail:b.ismaili@seeu.edu.mk

Google+