Universiteti i Evropës Juglindore

Vendndodhja

Universiteti i Evropës Juglindore gjendet në jug-perëndim të qytetit të Tetovës, në afërsi të magjistrales Shkup – Gostivar. Kampusi universitar është i lidhur me akset kryesore të komunikacionit.

Drejtimet rrugore deri ne UEJL

Nga qendra e Shkupit

Me veturë: Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi zgjat 45-60 minuta.

Me autobus: Nga stacioni i autobusëve në Shkup deri në stacionin e autobusëve në Tetovë ju nevojitet një orë udhëtim. Nga stacioni në Tetovë deri në UEJL ju duhen edhe 10-15 minuta, nëse shfrytëzoni transportin urban. Bileta e autobusit Shkup-Tetovë kushton 120 denarë ( 2 euro).

Nga Qendra e Tetovës

Në këmbë: Nga qendra e qytetit për të arritur në UEJL ju nevojiten afërsisht 20 minuta, kurse nëse niseni nga stacioni i autobusëve ju duhen 25 minuta

Me veturë: Udhëtimi zgjat 5-10 minuta dhe kjo varet nga ngarkesa e trafikut.

Me taksi: Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi kushton 100 denarë (1,75 euro).

Autobus/minibus: Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi kushton 10 denarë (0,15 euro).

Rekomandime