Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konferencat

TAKIMI I PARË  SHKENCOR  I ALBANOLOGËVE TË RINJ
SFIDAT E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE NË FILLIM TË SHEK.XXI
Organizuar  nga Katedra e Gjuhës, Kulturës dhe Letërsisë Shqipe
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
UEJL, Tetovë – Shkup,  Maqedoni
21-22 prill 2017

APLIKO TANI

Konferenca studentore rajonale "Rinia udhëheqëse në epokën dixhitale"

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE 12-18 mars,2017


Parlamenti dhe asociacioni studentor në Universitetin e Evropës Juglindore, në Maqedoni ka kënaqësinë të shpallë konkursin pra bën thirrjen e hapur për konferëncë rajonale të studentëve "Rinia udhëheqëse në epokën dixhitale" e cila do të mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë,Republika e Maqedonisë nga 12 mars deri më 18 mars. Konferenca është e projektuar/dizajnuar për studentët e dalluar ju ofron mundësi udhëheqëse, kombinim në grup leksionesh,seminare dhe tryeza të cilat do të krijojnë një atmosferë miqësore për të mësuar dhe për shkëmbimin e njohurive dhe përvojës mes studentëve dhe ekspertëve të universitetit. Përveç kësaj konferenca do të mirëpresë folës të ftuar të ndryshëm , të cilët do të ndajnë njohuritë dhe përvojën në lidhje me temat e diskutimit gjatë konferencës. Gjuha e cila do të mbahet konferenca është gjuha angleze. Pjesëmarrësit që aplikojnë për konferencë priten të jenë të aftë në anglisht.

Të drejtë për t’u zgjedhur:

Konferenca është e hapur për aplikime nga të gjithë studentët nga çdo universitet i akredituar publik ose jo-publik në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi.

Shpenzimet:

Për të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhur, organizatorët e konferencës do të mbulojnë të gjitha shpenzimet që lidhen me strehim/akomodim, ushqim dhe të gjitha materialet e konferencës për kohëzgjatjen e të gjithë konferencës.Studentët që do të jenë pjesëmarrës do të jenë vet përgjegjës për udhëtimet nga qytetet e tyre për në Kampusin kryesor të Universitetit të Evropës Juglindore në Republikën e Maqedonisë.

SI TË APLIKONI?

Aplikacionet duhet të dergohen në email spa@seeu.edu.mk dhe duhet të përfshijnë:

  1. Biografi(CV)
  2. Letër Motivimi (max. 500 fjalë) duke shpjeguar arsyet që ju dëshironi të merrni pjesë në këtë konferencë dhe vlerat që do të i’u sjellë kjo konferencë.

Afati i fundit për të gjitha aplikimet është 24 shkurt, 2017.

Aplikacionet e pakompletuara ose aplikacionet pas afatit nuk do të merren parasysh.

Google+