Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Thirrje për punime shkencore - SEEU Review

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 30 prill 2012!

Thirrje për punime shkencore

SEEU Review

Vëll. 8 Nr. 1

SEEU Reviewështë revistë shkencore me karakter ndërkombëtar, e cila botohet nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe ka për qëllim që të sigurojë një forum ndërkombëtar për hulumtime, analiza dhe debate në fushën e: së drejtës, ekonomisë, administratës publike, marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, gjuhëve, komunikimit, shkencave të teknologjisë, mjedisit jetësor etj.

Revista ka për synim të publikojë punime origjinale të cilat demonstrojnë aktualitet dhe relevancë për fushën e studimit. Artikujt e dorëzuar do të redaktohen nga recensentë të fushave specifike të përfshira në revistë.

SEEU Review botohet dy herë në vit.

Rregullat për dorëzim të punimeve

Dorëshkrimi i dorëzuar, në të njëjtën kohë, nuk duhet të jetë dorëzuar, për publikim, diku tjetër. Autorët duhet t’ia kalojnë të drejtën e autorësisë Universitetit të Evropës Juglindore, në qoftë se dorëshkrimi zgjidhet për publikim.

Gjuha e preferuar për dorëshkrimet është gjuha angleze, mirëpo dorëshkrimet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, mund të pranohen, në bazë të ndonjë kërkese specifike. Dorëshkrimet duhet të dorëzohen tek redaktori në këtë adresë elektronike: review@seeu.edu.mk

Autorët duhet të dorëzojnë artikujt e tyre, në formë elektronike në formatin Microsoft Word. Para se të dorëzohen, duhen të jenë të lekturuara nga lektorë që gjuhën angleze e kanë gjuhë amtare. Të gjitha dorëshkrimet duhet t’i përmbahen stilit për format dhe referenca - APA (American Psychological Association). Fusnotat dhe shënimet përfundimtare nuk lejohen. Dorëshkrimi nuk duhet të kalojë kufirin e 8.000 fjalëve, duke përfshirë edhe abstraktin (i cili duhet të jetë nga 200 deri 300 fjalë), referencat dhe elementet tjera.

I gjithë dorëshkrimi, duke përfshirë abstraktin, listën e referencave dhe çdo lloj tabele, duhet të jetë në madhësi A4 me një hapësirë në mes (1.0), me font 12 Times New Roman. Punimi duhet të fillojë me faqen hyrëse, që përfshin titullin e punimit, emrin (emrat) e autorit (autorëve), lidhjen me institucionet dhe adresat e korrespondencës, e-mail adresën, titulli i shkurtër i sugjeruar dhe tri deri pesë fjalë kryesore. Në faqen tjetër, duhet vendosur titulli i artikullit dhe abstrakti, pastaj duhet vazhduar me përmbajtjen e artikullit. Të gjitha faqet duhet të kenë numra.

Autorët luten të mos përdorin figura. Në qoftë se ka ndonjë arsye të fortë për të pasur figura, autorët doemos duhet ta dorëzojnë një kopje elektronike origjinale në EPS, TIF, ose format JPG me rezolucion të lartë. Në qoftë se ka tabela, ato duhet të jenë të krijuara në Word dhe jo në Excel.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 30 prill 2012!

Google+