Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

LISTA E KANDIDATËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË PËR REGJISTRIME

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2012/2013 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 28.08.2012, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e parë të regjistrimit, sipas fakulteteve

LISTA E KANDIDATËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË PËR REGJISTRIME

Parashtrimi i ankesave

Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e parë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 31.08.2012, në orën 16.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.

Komisioni Qendror për regjistrimin e studentëve ankesat eventuale do ti shqyrtojë me datë 3 gusht 2012.

Shënim:

1.

a. Kandidatët, të cilët nuk kanë aplikacion të kompletuar, mund ta kompletojnë dokumentacionin në afatin e dytë, nga 30 gusht deri 10 shtator 2012.

b. Kandidatët, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses provimin e maturës shtetërore, por që e kanë kaluar maturën shkollore ose provimin përfundimtar, do të konsiderohen për pranim në afatin të dytë.

c. Kandidatët të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm në shkolla qe nuk i nënshtohen provimit të maturës shtetërore do të konsiderohen për pranim në afatin e dytë.

2. Nëse në grupe studimore, përfundimisht me afatin e dytë të regjistrimit (10 shtator 2012), numri i kandidatëve do të jetë i pamjaftueshëm për formim të grupit në programin gjegjës të shpallur në konkursit, atëherë atyre kandidatëve do t’u ofrohet mundësia për regjistrim në programe studimore të ngjashme në Universitet.

3. Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 28 shtator 2012 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.

Regjistrimi i kandidatëvetë pranuardo të bëhet

nga data 03.09.2012 deri më 14.09.2012

Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.

E-mail: admissions@seeu.edu.mk

Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)

Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)

Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit

Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve në UEJL, për vitin akademik 2011/2012, se regjistrimi do të bëhet nga data 03.09.2012 deri më 14.09.2012.

Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:

Për studime të rregullta:

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

§ Biznes dhe ekonomi 55 300 den

§ Biznes dhe ekonomi (Anglisht) 61 500 den

§ Sistemet e Iinformacionit dhe menaxhmenti 30750den + 40 000 den

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore

§ drejtimi i Shkencave kompjuterike 55 300 den

§ drejtimi i Inxhinierisë kompjuterike 55 300 den

§ drejtimi Informatika e Biznesit 61 500 den

Fakulteti të Drejtësisë

§ Drejtimi i Drejtësisë 40 000 den

§ Drejtimi i Kriminalogjisë dhe Sigurisë 40 000 den

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike

§ drejtimi Administrim Publik 40 000 den

§ drejtimi Shkencat Politike 40 000 den

§ drejtimi Lidershipi dhe Puna me Rininë në Shoqëri 40 000 den

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

§ drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 40 000 den

§ drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40 000 den

§ drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40 000 den

§ drejtimi Komunikimi ndërkombëtar 40 000 den

Për studime me korrespodencë:

- Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisët 40 000 den

- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore 40 000 den

- Fakulteti të Drejtësisë 27 700 den

- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike 27 700 den

- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit 27 700 den

Shënim:Lartësia e pagesës së shkollimit për studime në distancë është e njejtë për të gjitha programet studimore në kaudë të fakultetit përkatës.

Pagesa e semestrit:

Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-se:

Data:

3 – 14 shtator 2012 Pagesa e semestrit

Pagesa në Denarë:

Pranues: Universiteti i EJL

Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup

Xhirollogaria: 200-0008775390-10

Qëllimi i pagesës: për shkollimit 2012/13

Pagesa nga jashtë në EURO:

Name of Institution: SEEU Tetovo

Address: Ilindenska bb, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA

Acc. number (EUR): 0009009090

IBAN: MK0720000090090902

Shënim:Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!

Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.

E-mail: bursary@seeu.edu.mk

Tel.: +389 44 356 049

Google+