Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Aplikim për lehtësim financiar në pagesë të shkollimit për vitin akademik 2011/12

Me vendim të Rektoratit të UEJL-së, lehtësimi financiar në pagesë të shkollimit për dy apo më tepër studentë të një familje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë vëlla apo motër) që studiojnë në UEJL do të bëhet sipas skemës në vijim: · Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit; · Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit; · Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit;

Me vendim të Rektoratit të UEJL-së, lehtësimi financiar në pagesë të shkollimit për dy apo më tepër studentë të një familje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë vëlla apo motër) që studiojnë në UEJL do të bëhet sipas skemës në vijim:

· Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit;

· Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit;

· Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit;

Kriteret e pakos së lehtësimit financiar:

- Reduktimi nga pagesa e shkollimit bëhet në semestrin veror;

- Lehtësimi parcial nga pagesa e shkollimit aplikohet te studenti i dytë dhe i tretë;

- Lehtësimi parcial i pagesës së shkollimit vlenë derisa të dy apo tre anëtarë të familjes studiojnë në UEJL;

- Lehtësimi financiar nuk vlenë në rast se ndonjëri prej studentëve të familjes është akorduar me bursë ose ndihmë financiare ose nëse është i angazhuar në programin „Punë-studim“;

- Lehtësimi financiar nuk vlenë në rast se ndonjëri prej studentëve të familjes për vitin akademik 2011/12 ka ngarkesë financiare më të ulët se 50 % e çmimit të një semestri.

Dokumentacioni i nevojshëm:

- Formulari për aplikim

- Vërtetim se janë studentë në UEJL

Shënim:Ata student që aplikojnë për herë të parë për lehtësim financiar do të duhet të dorëzojnë edhe çertifikatën e lindjes

Aplikimi:

- Formulari për aplikim mund të merret në web faqe: www.seeu.edu.mk duke KLIKUAR KËTU, në e-serviceose në ndërtesën administrative 802.04 Shërbimi për Ndihma Financiare dhe të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar më poshtë.

- Afati për aplikim: 15.12.2011 deri 28.02.2012

Nga Shërbimi studentor

Google+