Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në praninë e përfaqësuesve të trupit diplomatik, rektorë të universiteteve shtetërore nga vendi, si: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” , Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”, Universiteti “Goce Dellçev” dhe universiteti privat “Fon”, si dhe rektorët e Universitetit të Tiranës, Prishtinës dhe nga universitete tjera, në një atmosferë solemne u shënua 10 vjetori i themelimit të këtij institucioni të lartë arsimor.
Në një ceremoni formale akademike, më 19 nëntor 2011, Universiteti i Evropës Juglindore i ndau titullin Doktor Honoris Causa rektorit të Universitetit të Indianës (UI), Majkëll MekRobi (Michael A. McRobbie).
Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorge Ivanov solemnisht, të premten (18 nëntor 2011), Universitetit të Evropës Juglindore i ndau Urdhrin për merita në Republikën e Maqedonisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të mërkurën ( 9 nëntor 2011), qëndroi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku nga Instituti për demokraci dhe zhvillim iu nda Çmimi vjetor për Lidership për vitin 2009, ndërsa para studentëve të shumtë mbajti një ligjëratë për integrimet euroatlantike.
Gjatë kësaj jave (28 nëntor-3 dhjetor 2011), Universitetin e Evropës Juglindore është nikoqir i trajnimit të përbashkët, që organizohet nga Shkolla për Biznes Keli (Kelley School of Business ), nga Universiteti Indiana dhe Instituti Indian për Menaxhment, nga qyteti Luknou, Indi.