Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

UEJL me ofertë konkrete për perspektivën e tregut global të punës

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, më 9-13 prill, i hapi dyert për të gjithë maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjerë për aktivitetin "Ditët e hapura". Ky universitet është i pari, i cili ka bërë organizimin e këtij aktiviteti jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe tashmë, duke u shndërruar në aktivitet tradicional.

Rektori i UEJL-së, Prof. dr. Zamir Dika, thotë se në vitin e ri akademik, UEJL ofron një gamë të gjerë të programeve studimore të ciklit të parë dhe të dytë studimor që është një ofertë pët ofruar mundësi punësimi në tregun vendor dhe global.

“Në ciklin e parë të studimeve (deridiplomike), ofrohen 17 programe studimore dhe në ciklin e dytë (pasdiplomike) ofron 25 programe studimore, sipas modeli 3+2 dhe 4+1, në pesë fakultete në Tetovë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre programeve ofrohen edhe në Shkup”, thotë rektori Dika.

UEJL ofron edhe programe studimore në bashkëpunim me Universitetin e Londrës (London School of Economy), Universitetin e Jonçepingut në Suedi dhe një sërë programesh të tjera studimore që ofrohen vetëm në gjuhën angleze.

Qëllimi i Ditëve së hapura është që t'i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë e studimit, që ofron UEJL, duke filluar nga programet studimore, kushtet për studim, infrastrukturën e fakulteteve, teknologjinë informatike, etj.

"Gjatë ditëve të hapura, secili fakultet pati ditën e tij, që do të thotë se njëra ditë e javës i ishte rezervuar për njërin nga fakultetet e UEJL-së. Pati pika informimi në tërë qytezën, si dhe u organizuan disa aktivitete rekreative për maturantët e shumtë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe profesorët e prindërit e tyre", thotë Mr. Demush Bajrami, këshilltar i rektorit.

Google+