Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

U ndanë 28 certifikata për studentët e Kosovës në Lidership dhe Punën Rinore në Komunitet

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Qendra për arsimim joformal “Triagolnik”, organizuan sot (6 shtator 2012), ndarjen solemne të certifikatave për 28 studentë nga Kosova, të cilët me sukses e kanë kryer Nivelin e 2 të programit Lidershipi dhe Puna Rinore në Komunitet.

Ceremoninë e hapi prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili me këtë rast tha se studentët e këtij programi janë të privilegjuar, që janë pjesë e këtij programi, që u mundëson përgatitje të fuqishme profesionale, që është shumë e rëndësishme jo vetën në zhvillimin profesional, por edhe në zhvillimin e biznesit privat.

Mr. Demush Bajrami, këshilltar i rektorit:“Sot, bota e zhvilluar ka hyrë gjerësisht në epokën që unë do ta quaja “epoka revolucionit arsimor”, duke çmuar vlerën dhe përgatitjet individuale të secilit prej nesh. Shkalla e njohurive dhe aftësive të fituara, në një kuptim më të përgjithshëm,duhet të bartë me vete ritmin e këtyre trendeve botërore. Shpresoj se edhe kjo gjeneratë e juaja që e ka mbaruar këtë trajnim me sukses do të dijë ta gjejë udhën e duhur në garën që do ta ketë para vetes. Vetëm kështu, tani e tutje do të kemi kuadro më të përgatitur për tregun e punës. Prandaj, nuk duhet harruar se, ky treg i dedikohet individëve të trajnuar mirë që t’i kontribuojnë të ardhmes. Çdo përpjekje për të përmirësuar ekonominë dhe zvogëlimin e papunësisë bazohet në sistemin efektiv të cilësisë së arsimimit dhe shkathtësive të fituara”.

Studentët nga Kosova i uroi edhe dekania e Fakulteti të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Elena Andreevska.

Prorektori i Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Jonuz Abdullai, tha se sot do të ndajmë certifikata për studentët, të cilët me sukses e kanë kryer Programin Lidershipi dhe Puna Rinore në Komunitet, duke u pajisur me 60 kredi, te cilët mund t’i transferojnë në vazhdimin e studimeve në ciklin e parë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në universitete të tjera.

Mirjana Gjorgjevska, përfaqësuese e Organizatës joqeveritare “Triagolnik”, tha se studentët, të cilët sot pajisen me certifikata kanë bërë një punë të lodhshme të studimit dhe hulumtimit akademik. Besoj se në të ardhmen lidhjet e krijuara, që këta 28 liderë, do të ndikojnë në transferimin e shoqërisë kosovare drejt perspektivave evropiane.

Albulena Zaimi, përfaqësuese e Organizatës “CED”, tha se studentët kanë bërë një rrugë të gjatë, por të suksesshme. Shpresojmë se ata do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë kosovare.

Arif Kamberi, njëri nga studentët, të cilët u pajisën me certifikata, shprehu përshtypjet e tij dhe të grupit për suksesin e këtij programi studimor.

Ai falënderoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe Organizatën “Triagolnik” për mbështetjen e dhënë.

Ky është viti i dytë, që në UEJKL, organizohet ceremonia e dhënies së certifikatave për kryerjen e kursit në kuadër të Programit Lidershipi dhe Puna Rinore në Komunitet.

Google+