Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Në UEJL u mbajt shkolla verore ndërkombëtare për përgatitjen e liderëve të ardhshëm

Nga 13-26 gusht në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt Shkolla Verore, ku u diskutuan tema të ndryshme për përgatitjen e liderëve të ardhshëm. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga 19 vende të ndryshme të botës, si SHBA, Kinë, Rusi, Ukrainë, Jordani, Çeki, Egjipt dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të shkollës verore janë realizuar disa seminare në tema specifike, ku pjesëmarrësit kanë patur mundësi të mësojnë për përvojat e reja në përgatitjen e liderëve të ardhshëm dhe të tregojnë përvojën nga vendete tyre amë.

Në kuadër të agjendës së kësaj shkolle janë mbajtur një mori ngjarjeshspeciale, udhëtime në qytete të ndryshme dhe vende kulturore e turistike të Tetovës, vizita nëinstitute të ndryshme,si dhe janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kuadër të Kampusit të Universitetit të Evropës Juglindore, si nëfutboll, volejboll, tenis, shah, ping – pong, vizita të klubeve të natës, etj.

Në fund të shkollës verore,rreth 50 studentë pjesëmarrës u pajisën me certifikata.

Google+