Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Universiteti i Evropës Juglindore trajnon stafin në Krushevë

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, tha se qëllimi i këtij tajnimi është që të punësuarit të personalizohen me Universitetin. Në rajnim kishte edhe espertë ndërkombëtarë. “Motivimi dhe cilësia”, ishte temae trajnimit, të cilën e mbajti drejtori ekzekutiv i Insitutit NacionalDemokratik (NDI), në Maqedoni, Kris Henshou. Ai foli edhe për aspekte të ndryshme të lidershipit dhe motivimit të të punësuarve.

Në kuadër të programit për zhvillimin dhe trajnimin e stafit, prej 21 deri 24 gusht të punësuarit e Universitetit të Evropës Juglindore kanë qëndruar në Krushevë, ku janë zhvilluar trajnime të sferave të ndryshme. Trajnues kanë qenë ekspertë të njohur nga vendi dhe jashtë.

Në prezantimin e tij, rektori i UEJL-së,Prof. Dr. Zamir Dika, tha se qëllimi i këtij trajnimi është që të punësuarit të personalizohen me Universitetin. Duke folur për strategjinë e zhvillimit dhe sfidat që e presin Universitetin, ai tha se “ne jemi si një tren, i cili është gjithnjë në ngjitje dhe se ky trend do të mbahet vetëm nëse ne e mbajmë binarin e duhur dhe vazhdojmë të dallohemi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”.

Në trajnim kishte edhe ekspertë ndërkombëtarë. “Motivimi dhe cilësia”, ishte tema e trajnimit, të cilën e mbajti drejtori ekzekutiv i Insitutit Nacional Demokratik (NDI), në Maqedoni, Kris Henshou. Ai foli edhe për aspekte të ndryshme të lidershipit dhe motivimit tëtë punësuarve.

Në kuadër të trajnimit për administratën u zhvilluan disa punëtori për Standardet e shërbimeve, të udhëhequra nga sekretari i përgjithshëm, Xhevair Memedi. Po ashtu, u zhvilluan edhe trajnime të posaçme për finalizimin e standardeve të shërbimeve të caktuara.

Dekani I Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, amerikani Endrju Godspid, foli për komunkimin etik dhe profesional,duke analizuar edhe raste konkrete studimi.

Trajnime për stafin mbajtën edhe dekanët e fakulteteve, pjesëtarët e ekipit të rektorit etj. Në kuadër të trajnimit,fakultetet në veçanti trajtuan temat: Studimet e magjistraturës –standardizimi i syllabusit, procedurës, integrimi më i mirë i ligjëratave, orëve praktike,vëllimit të punës së studentëve - Bolonja,

Gjithashtu, në fokus të këtij trajnimi ishte edhe rritja e cilësisë së studimeve të magjistraturës, diversifikimi i metodave për vlerësimin e studentëve, SWOT analiza dhe planifikim për përmirësim, rishikimi dhe përmirësimi i lëndës së tezës së magjistraturës etj.

Kjo, është hera e dytë, që i gjithë stafi i Universitetit të Evropës Juglindore organizon trajnime të përbashkëta jashtë kampusit të universitetit.

Google+