Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

U mbajt konferenca ndërkombëtare për studimet amerikane

“Zbatimi i risive në mësimdhënie në programet studimore të studimeve amerikane”ishte tema e konferencës ndërkombëtare, që u mbajt në UEJL, të martën (22 gusht 2012), në organizim të Asociacionit Fullbrajt.

Konferenca i tuboi në një vend profesorët e studimeve amerikane nga e tërë Evropa Juglindore, që këtë herë u mbajt në Maqedoni, kurse nikoqir ishte Universiteti i Evropës Juglindore.

Para përfaqësuesve të universiteteve nga Evropa Juglindore ( Universiteti i Zagrebit, Beogradit, Sarajevës dhe universiteteve nga Maqedonia), foli drejtoresha ekzekutive e Asociacionit Fullbrajt Meri Elen Shmider dhe atashaeu për kulturë dhe arsim nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni, Brajan P. Bauer. .

Prorektori për hulmtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, pasi iu uroi mirëseardhje të pranishmive, foli për rëndësinë e studimeve amerikane.

“Është kënaqësi për mua të hapi këtë konferencë të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë të të kemi këtu në Universitetin tonë drejtoreshën ekzekutive të Asociacionit Fullbrajt, Prof.Dr. Mari Elen Shmider.

Shpresojmë të rishikojmë lidhjen historike, politike dhe kulturore në SHBA dhe ndërmjet SHBA-ve dhe bashkësisë globale, duke sjellë së bashku në një vend përfaqësues të universiteteve dhe anëtarë të bashkësive të interesuara në ridizajnimin e programeve studimore për studime amerikane”,tha prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka.

Google+