Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Prof. dr. Zamir Dika ngushëllon familjen Xhaferi dhe PDSH-në

Arbni iku përgjithmonë, por ai gjithnjë do të mbetet i gjallë në kujtesën tonë si një njeri i madh, i cili me përkushtimin e tij gjithnjë ishte në shërbim të kauzës kombëtare.

Në telegramin e tij të ngushëllimit Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. dr. Zamir Dika ka ngushëlluar familjen me rastin e vdekjes së z. Arbën Xhaferi.

“E nderuara familje e z. Arbën Xhaferi, me keqardhje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta tënjeriut të urtë, z. Arbën Xhaferi, me të cilin për shumë vite kemi qenë miq dhe shokë. Arbni iku përgjithmonë, por ai gjithnjë do të mbetet i gjallë në kujtesën tonë si një njeri i madh, i cili me përkushtimin e tij gjithnjë ishte në shërbim të kauzës kombëtare. Arbën Xhaferi me gjithë qenien e tij ishte në ballë të iniciativës për krijimin e Universitetit të Evropës Juglindore, andaj me këtë rast, në emrin tim dhe në emër të stafit dhe studentëve të këtij universiteti ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”. Gjithashtu, një telegram ngushëllimi rektori Dika i ka dërguar edhe kreut të PDSH-së.

Google+