Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Ndahen çmimet për studentët më të mirë në pasurimin e faqeve të Uikipedias

Sot(5.07.2012), në një ceremoni solemne në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup u ndanë çmimet për studentët më të mirë pjesëmarrës në projektin e pasurimit të faqeve të Uikipedia-s me informacione shkencore të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të UEJL dhe të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi.

Çmimet e fituara studentëve Bisera Dugaliq (për vendin e pare nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike), Liridon Selmani dhe Drini Aliu (në vendin e dytë dhe të tretë nga Universiteti i Evropës Juglindore) iu ndanë nga rektori I UEJL, Prof.dr. Zamir Dika, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Doc. dr. Bekim Fetaji dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Prof. dr. Dimitar Trajanov. Këto çmime do të kontribuojnë që këta studentë të fitojnë bursën e Ministrisë së e Arsimit dhe Shkencës, e cila njëherësh është edhe inicuese e këtij projekti të përbashkët midis Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit Shën Kirili dhe Metodi nga Shkupi. Rektori i UEJL, Prof. Zamir Dika, duke vënë në pah rëndësinë e këtij projekti tha se është shumë i dobishëm kontributi i studentëve, të cilat plotësojnë hapësirat e Uikipedia me informacione relevante shkencore.

“Dalëngadalë nismat e këtilla e bëhen më kuptimplote për shkencën në përgjithësi. Kështu nisi edhe Uikipedia, nga disa idealistë, fillimisht si lojë, e cila shumë shpejt u rrit në një bazë kontributdhënëse për zgjerimin e njohurive”, nënvizoi rektori Dika.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri tha se duhet përshëndetur kontributi i studentëve që me dijet dhe aftësitë e tyre kanë dhënë kontribut në përcjelljen informacionit shkencor dhe afirmimin e të njëjtit edhe përtej Maqedonisë.

“Artikujt e publikuar ju mundësojnë shfrytëzuesve të Uikipedias që më lehtë të kenë qasje në gjetjen e informatave të nevojshme”, përfundoi Neziri.

Prof. dr. Dimitar Trajanov ,tha se ky nuk është projekti i vetëm i bashkëpunimit midis këtyre dy fakulteteve. “Profesorët tanë arritën t’i nxisin studentët që të angazhohen në pasurimin e faqeve të Uikipedias dhe se ky moment është një kënaqësi e vërtetë për ne”,vijoi ai.

Doc. dr. Bekim Fetaji, theksoi se kjo nismë e e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe Uikimedia – Maqedoni rezultoi me sukses.

“Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke shënuar rezultate edhe më të mira”, tha ai.

Google+