Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Lira Bojku e mori certifikatën si studente më e mirë në Fakultetin e Drejtësisë

Në një ceremoni solemne, të enjten ( 28 qershor 2012), rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, ia ndau certifikatën Lira Bojkut, si studente më e mirë në Fakultetin e Drejtësisë.

Me këtë rast rektori Dika, theksoi se Universiteti vazhdon të kujdeset dhe t’i përkrah studentët edhe pasi i kryejnë studimet. Nëpërmjet qendrave dhe asociacioneve të ndryshme, që funksionojnë këtu studentët e kanë tërë logjistikën e duhur për të patur një karrierë të suksesshme.

“Kam kënaqësinë që ë ndaj këtë certifikatë, sidëshmi e kujdesit dhe punës që ka bërë studentja Lira Bojku në këtë Universitet. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Lirën dhe të gjithë studentët tjerë në karrierën e tyre”, tha rektori Dika.

Universiteti i Evropës Juglindore për çdo vit shpall studentët më të mirë të gjeneratës për secilin fakultet në veçanti.

Google+