Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës

Të mërkurën (13 qershor), rektori i i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Prof. dr. Zamir Dika priti homologun e tij nga Universiteti “EqremÇabej” i Gjirokastrës, Prof. dr. Gëzim Sala, me ç’rast nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë midis dy universiteteve.

“Universiteti i Evropës Juglindore, i themeluar në vitin 2001 dhe i përkrahur nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA dhe vendet e BE, tanimë i ka të gjitha premisat e një universiteti-model evropian dhe si i tillë po e luan rolin kryesor në sfidën e progresit të sotëm akademik dhe shkencor, duke u shndërruar në gjenerator të përparimit, përmes krijimit të një kuadri të përgatitur për tregun e punës”, theksoi rektori Dika, duke shtuar se është koha për konkretizimin e projekteve hulumtuese dhe shkencore në kuadër të një bashkëpunimi ballkanik dhe evropian.

Ndërkaq, rektori Sala, në përkrahje të idesë së bashkëpunimit vuti në pah kontributin mbi 30-vjeçar të Universitetit të Gjirokastrës në fusha të ndryshme të dijes dhe shkencës, duke dhënë kështu një kontribut të vyer në arsimimin e shqiptarëve.

Google+